
Pas gjashtë vitesh lidhjeje, këngëtarja nga Kosova Nora Istrefi ka vendosur që të martohet me të fejuarin e saj, muzikantin Robert Berisha.
Në llogarinë e saj në Instagram, e veshur me fustan te bardhe ajo thotë për fansat se dasma do të jetë ne 2 shtator të këtij viti.
Nora ka veshur një fustan nusërie nga dizajneri i saj preferuar Valdrin Sahiti, por gjasat janë që ky nuk do jetë fustani i ceremonisë, pasi Nora gjithmonë ka qënë mjeshtre e surprizave në veshje.
Nga aq sa e njohim, presim që këngëtarja e "I jemi je" në bashkëpunim me Valdrinin të krijojnë diçka ekstravagante që vetëm trupi i saj perfekt mund ta tolerojë.
Edhe pse nuk kanë bërë ende ceremoninë zyrtare, Nora dhe Roberti prej kohësh jetojnë si të martuar në vilën e tyre në një kompleks luksoz, me fqinj si këngëtarja e njohur Jehona Sopi dhë shumë të huaj, rezidentë në Prishtinë.