Art & Libra

Libri i javës: ‘Mendo dhe bëhu i pasur,’ rruga drejt suksesit në 13 parime

22 Janar 2018

Libri i javës: ‘Mendo dhe bëhu i pasur,’ rruga drejt
Photo courtesy of @conwayconsulting

Napoleon Hill, ish këshilltar i Presidentit Franklin D. Roosevelt, shkrimtar i kohës së Depresionit të Madh, vendosi që të gjente çelësin drejt pasurisë dhe suksesit. Ai intervistoi më shumë se 500 njerëz të suksesshëm duke përfshirë Henry Ford, Andrew Carnegie dhe Charles Schwab. Rezultati i punës së tij është libri që mbajmë sot në duar: “Mendo dhe bëhu i pasur”.

Ndoshta hyrja ishte e mërzitshme, por kushdo që e ka lexuar këtë libër betohet se jeta u ka ndryshuar drastikisht për mirë. Hill sjell tek lexuesi 13 parime që përbëjnë “Filozofinë e Arritjeve”. Shkurtimisht, Hill thotë se dëshira, besimi dhe vullneti, mund ta kthejnë një njeri të zakonshëm në të jashtëzakonshëm, vetëm nëse shtyp mendimet negative dhe foksuohet tek qëllimi afatgjatë.

“Mendo dhe bëhu i pasur” ishte ndër të parët e zhanrit të vet, të librave që të ndihmojnë të bëhesh njeri më i mirë, pa ndihmën e të tjerëve (self help). Si i tillë, shtroi bazat për gjithë botimet e ngjashme pas tij. Është i të thuash, kreu i librave motivues. Këshillat e Hill mund të zbatohen në çdo fushë të jetës, jo vetëm në biznes. 

Libri i javës: ‘Mendo dhe bëhu i pasur,’ rruga drejt

Në Goodreads, libri ka një vlerësim prej 4.17 nga 5. Nga një numër mediash prestigjoze është konsideruar si një nga librat që duhet lexuar patjetër dhe ka hasur sukses të gjerë edhe në Shqipëri. Problemi i vetëm me botimin në shqip është përkthimi, i cili sipas blerësve nuk është kurrkund cilësor.

Nëse dini anglisht, librin mund ta lexoni në versionin pdf, falas në internet, mund ta porosisni në Amazon për $6.39, ose mund ta dëgjoni falas në Audible.

Në shqip, libri gjendet në çdo librari kryesore dhe tek sajti i Bukinist.al

Libri i javës: ‘Mendo dhe bëhu i pasur,’ rruga drejt
Photo courtesy of Bukinist.al

Lexim (ose dëgjim) të këndshëm. Çdo të hënë, Anabel do të sjellë tek ju një libër që ia vlen të lexohet. Zhanre të ndryshëm, libra artistikë dhe jo artistikë, poezi, novela grafike, comics, e çdo gjë përmidis. Nëse ju duhet një libër i mirë, na ndiqni.