Social Buzz

E dinit ju që Kendall Jenner ka një 'vëlla binjak'?!

27 Janar 2018

E dinit ju që Kendall Jenner ka një 'vëlla binjak'?!

Ju mund të njihni çdo njeri në klanin Kardashian-Jenner, por ndoshta nuk keni dëgjuar për vëllain e çuditshëm të Kendall-it. Njihuni me Kirby-n, personazhin e famshëm në Instagram, i vetëdeklaruar si vëllai binjak i modeles.

E dinit ju që Kendall Jenner ka një 'vëlla binjak'?!

Në profilin e tij, ai e cilëson veten model amator dhe vëlla binjak të Kendall-it, por sigurisht që sqaron në intervista të ndryshme se është thjesht një fans.

“Unë jam një njeri normal me një karrierë të mirë, bëj një jetë të zakonshme dhe kam disa miq që më përkrahin”, shprehet komediani për Daily Mail.

E dinit ju që Kendall Jenner ka një 'vëlla binjak'?!

Falë aftësive të tij në fotoshop, ai çmendi internetin me fotot e shumta ku shfaqej përkrah “motrës”, dhe sot numëron 789 mijë ndjekës.

E dinit ju që Kendall Jenner ka një 'vëlla binjak'?!

Fotot humoristike të Kirby-t nuk mund të mos i binin në sy supermodeles, e cila e ndjek dhe vazhdimisht pëlqen postimet e tij.

E dinit ju që Kendall Jenner ka një 'vëlla binjak'?!