
10. Inteligjenca
Inteligjenca mund të jetë shumë tërheqëse për gratë, por vetëm kur përdoret në mënyrën e duhur. Tregohuni interesantë dhe të thjeshtë. Nëse dini diçka për një temë të caktuar mbani qëndrimin “Di shumë për këtë gjë, më lejo të të tregoj”, jo "Jam shumë i zgjuar, ndërsa ti nuk je”.
9. Sfida
Nuk ka asnjë dyshim: Femrat (veçanërisht tërheqëset dhe interesantet) janë mësuar të qëndrojnë në piedestal. Nëse dëshironi të ndaheni nga pjesa tjetër e tufës, sfidojeni. Nëse silleni sikur jeni indiferent, ato do të bëjnë të pamundurën të marrin vëmendjen tuaj.
Kjo i çmend femrat, edhe pse nuk do ta pranojnë kurrë.
8. Vëmendja
Kjo shkon bashkë me karakteristikën e mësipërme. Më tepër se dhuratat dhe komplimentet, femrat duan të dinë që ju po mendoni për to. Edhe nëse i thoni që nuk ju pëlqen fakti që ajo po del me dikë tjetër, asaj do t’i pëlqejë shumë, sepse i tregon që ju mendoni për të.
Mbani mend: Një grua e bukur nuk vishet seksi aksidentalisht. Nëse i ka flokët e rregulluara bukur, nuk është pa qëllim. Gratë janë shumë të tërhequra nga meshkujt që vënë re detajet.
7. Zemërgjerësia
Kjo është arma juaj sekrete. Gratë mund të arrijnë çdo gjë që dëshirojnë në jetë, prandaj mos i impresiononi me dhurata. Bjerini atyre në sy duke iu treguar që shpenzoni kohë duke menduar për mirëqënien e të tjerëve. Bëni një donacion, ndihmoni një më të pafat, shpenzoni kohë për të ndihmuar dikë me problem dhe ftojeni edhe vajzën në këto aktivitete.
Gjithë këto do ta bëjnë zemrën e saj të fluturojë.
6. Mjeshtëria në shtrat
Femrat e duan seksin po aq sa dhe meshkujt. Por, si çdo gjë në jetë, një partner i mirë në shtrat është i vështirë për t’u gjetur.
Gratë tërhiqen menjëherë nga një mashkull që di sit ë sillet në shtrat.
5. Romanca
Mësoni të jeni mashkulli që di si të lidhet emocionalisht me një femër dhe do të jeni i artë. Në vend që të përqëndroheni në sipërfaqen e një gruaje, shikoni të gjeni pjesët e bukura në shpirtin e saj. Përdorni imagjinatën për komente poetike, histori interesante dhe magjepsëse dhe interpretim emocional për gjithçka. Kështu do t’ja merrni mendjen pa humbur kohë.
4. Dominimi
Është një fakt shkencor që femrat tërhiqen në nëndërgjegje nga meshkujt “dominantë”. Gratë i pëlqejnë shumë meshkujt që e dinë çfarë duan dhe shkojnë ta fitojnë.
Gjithësesi, mos e ngatërroni këtë lloj dominance me atë që e bën gruan të ndihet e frikësuar, në siklet ose që i shkel kufijtë e saj. Dominanca ka të bëjë me gjetjen e një qëllimi dhe t’i shkoni deri në fund me pasion.
3. Klasi
Nëse tregoni klas dhe kulturë (jo aq sa të bëheni të mërzitshëm) do të “bëheni pre” e femrave tërheqëse. Po çfarë klasifikohet si “klas aq sa duhet”? njihni disa lloje verërash? A keni parë disa filma të huaj? Merrni sado pak vesh nga moda? Ju pëlqen Frank Sinatra? Ndoshta shijoni ushqimin ekzotik. Po sikur t’i hapni derën sa herë ajo hyn në një dhomë? Ky është klasi.
2. Sensi i humorit
Humori është një afrodiziak për gratë. Nëse e bëni të qeshë, çdo gjë do të shkojë në favorin tuaj. Kujdes të mos e ekzagjeroni dhe të mos kaloni në arrogancë.
1. Sensi i argëtimit
Kjo është shumë e rëndësishme. Gratë janë në kërkim të një mashkulli që di të argëtohet dhe është aventurier, i pazakontë dhe që pëlqen gjërat e rrezikshme. Është shumë intriguese dhe tërheqëse.
Gratë fiksohen me një djalë që është argëtues dhe që flirton pak, por që nuk telefonon ditën tjetër. Mbani mend: nëse jeni të parashikueshëm do të tërhiqni femra që duan një bashkëshort. Kur vjen puna tek një takim, një sjellje “fun” fiton gjithmonë.
Burimi: Askmen