Kinema & TV

Pesë filmat më të mirë erotikë për një të dielë ndryshe nga të shkuarat

4 Shkurt 2018

Pesë filmat më të mirë erotikë për një

Ndoshta e keni vënë re, ndoshta jo, por kohët e fundit ju kemi rekomanduar filma dhe seriale. Këtu mund të lexoni pesë rekomandime për fundjavën me shi, ndërsa këtu mund të lexoni për pesë seriale argëtues e inteligjentë.

Ndërsa në vijim gjeni pesë filma erotikë, më të mirët e më të mirëve, për të bërë pak qejf këtë të dielë në mbrëmje.

5. ”Weekend” – 2011

Pesë filmat më të mirë erotikë për një

Russel njihet me Glen dhe kalon dy ditë me të në bare dhe dhoma gjumi, duke treguar histori dhe duke bërë seks. Ndërkohë, bashkë krijojnë një lidhje shpirtërore që do t’u ndryshojë jetët. Romanca dhe seksualiteti në film tregojnë se pavarësisht kohës së shkurtër bashkë, ata patën ndikim madhor në jetët e njëri-tjetrit.

4. “Exotica” – 1994

Pesë filmat më të mirë erotikë për një

Fabula e filmit rrotullohet rreth klubit të striptizmit Exotica, një ambient tropikal ku kërcimtaret e reja kënaqin dëshirat seksuale dhe fiziologjike të klientëve. Teksa filmi shpaloset si ëndërr, të njëjtën gjë bën edhe marrëdhënia mes Francis dhe Christina, një financieri dhe një striptisteje.

3. “Body Heat” – 1981

Pesë filmat më të mirë erotikë për një

Në një qytet të nxehtë në Florida, avokati naiv Ned, njihet me Matty-n. Kjo e fundit e manipulon që të vrasë bashkëshortin e saj, duke llogaritur se njohuritë e tij ligjore do t’i shpëtojnë të dy nga burgu. Në momentin që duket se filmi s’mund të të habisë më, ia del të të lërë me gojë hapur sërish.

2. “Sex, Lies and Videotape” – 1989

Pesë filmat më të mirë erotikë për një

Katër njerëz, një kamerë dhe seks përmidis. John është një avokat, i martuar me Ann, të cilës i interesojnë më shumë plehrat se seksi. John, nga ana tjetër është shumë i dhënë pas seksit dhe krijoi një lidhje jashtëmartesore me Cynthia, motrën e Ann. Ndërkohë, jetët e tyre trazohen nga Graham, një shok kolegji i John, i cili mendon se të flasësh për seksin është më interesante se të bësh seks. Prandaj, ai takon gra të ndryshme dhe i filmon teksa flasin për dëshirat dhe fantazitë e tyre më të çmendura.

1. “La Belle Noiseuse” – 1991

Pesë filmat më të mirë erotikë për një

Një piktor 60-vjeçar, Edouard Frenhofer gjen frymëzim tek një modele e re, në vend të gruas së tij luajtur nga Jane Birkin. Filmi është plot katër orë i gjatë dhe ka ndoshta skenat më të bukura në kinematografinë erotike.