Kjo është Sofia Richie, e dashura momentale e Scott Disick, motra e Nicole Richie. Shihni gjë rrathë të zinj ose të enjtur poshtë syve të Sofias? As ne. Dhe jo më kot. Sofia ka një sekret...
...Të cilin e ndau me botën. Teksa ishte e ftuar në festën e lançimit të parfumit të ri nga Issye Miyake, 19-vjeçarja zbuloi një nga truket e saj të bukurisë. Sofia fle çdo natë me zbutës buzësh poshtë syve, pasi sipas saj, parandalon qeset dhe rudhat.
Ajo vetë përdor Aquaphor Lip Repair Ointment nga Eucerin, i cili kushton $4. Ky produkt mund të gjendet me vështirësi në Shqipëri, por fare mirë mund të zëvendësohet me një të përafërt. Kërkoni për zbutës pa aromatizues dhe pa konservantë, por të pasur me vitamina, gjalp shea dhe kamomil.
Zakonisht kremërat e syve janë të rëndë dhe të trashë, porsi një zbutës buzësh. Ndoshta kanë të njëjtin efekt dhe ia vlen të provohet meqë kushton kaq pak.