Në koncertin recital të Alban Skënderajt, “Hapësira e një endrre”, për një moment vëmendja nuk ishte tek këngëtari. Një vajzë u ngjit në skenë me preteksin se ishte fituese e një shorteu të organizuar nga produksioni, por u përball me fjalët emocionuese të partnerit.
Në videon e postuar në Facebook nga Revista Who, përpara më shumë se 2000 spektatorëve, djali u ul në gjunjë për t’i propozuar për martesë. Ai e pati të vështirë të kontrollonte emocionet, por ia doli me sukses të surprizonte të dashurën, e cila tha "Po!". Gjithë salla shpërtheu në duartrokitje.

“Çdo dhimbje në jetë ma ke kthyer në forcë. Kjo botë ka vetëm dy sy dhe ata sy je ti”, kanë qenë disa nga fjalët e tij që prekën të dashurën dhe gjithë sallën.
Albani i ftoi të qëndronin edhe pak në skenë për të shijuar një vallëzim nën tingujt e këngës “Unë dhe Ti”.
Pas “Tingujt e ditarit tim”, ky është koncerti i parë recital i Albanit në të tilla përmasa, i cili do të pasohet edhe nga 2 netë të tjera në sallën e Pallatit të Kongreseve.
“Hapësira e një ëndrre” ishte kënga e parë që ai realizoi në studio, prandaj edhe koncerti u quajt kështu duke iu referuar 15 viteve karrierë në muzikë. Të gjitha biletat për të tri netët u shitën në kohë rekord.