Showbiz dhe TV

Na bënë sytë apo spektaklin e ri në Tv Klan, e kemi parë në Top Channel?

3 Mars 2018

Na bënë sytë apo spektaklin e ri në Tv Klan, e kemi
Në kurthin e Peter Pan

Në nëntor, Alketa Vejsiu bëri publik emisionin e ri në Tv Klan. Quhet “Chi ha incastrato Peter Pan”, është patentë e Endemol Shine dhe më parë është transmetuar në Canale 5 për pesë sezone nën prezantimin e Paolo Bonolis dhe Luca Laurenti. Për spektaklin mund të lexoni më tepër duke klikuar këtu.

Spektakli konsiston në disa segmente: fëmijët pyeten për tema që kanë lidhje me botën e të rriturve, vihen në lojë dhe intervistojnë një personazh të njohur.

Duket sikur “Në kurthin e Peter Pan” është diçka e re, e parealizuar më parë, por jo. Përpara se t’i shitej Tv Klan, ky format u realizua në Top Channel.

Na bënë sytë apo spektaklin e ri në Tv Klan, e kemi
1001 Pse

Në 2011-n, në Top Channel u transmetua pikërisht kjo patentë e Endemol Shine nën emrin “1001 pse”, moderuar nga Arbana Osmani. Fëmijët viheshin në lojë, pyeteshin për gjëra të rëndësishme dhe intervistonin personazhe publikë. Sezoni i parë hasi rekorde audience dhe të dy sezonet në total ishin në tërësi të sukesshëm.

Rikthimi i kësaj formule në ekran nga Tv Klan është një lajm i mirë, pasi të realizosh një program me fëmijë të asaj moshe garanton humor, falë sinqeritetit të tyre.

Na bënë sytë apo spektaklin e ri në Tv Klan, e kemi
hi ha incastrato Peter Pan