Receta te Shendetshme

Receta e thjeshtë e ashures që nuk do t'ju mundojë fare!

Shkruar nga Anabel

22 Mars 2018

Receta e thjeshtë e ashures që nuk do t'ju mundojë fare!

Sot nuk është Dita e Ashures, por përgjithësisht për festën e Novruzit ne jemi mësuar që përveç ëmbëlsirës tradicionale, sultjashit, të hamë edhe ashure. Ashuren mund ta gatuajmë edhe vetë në shtëpi, pasi është një ëmbëlsirë që nuk kërkon shumë punë. Ja përbërësit për 4 persona sipas Kuzhina shqiptare:

- 300 gr grurë për ashure
- 100 gr sheqer
- 2 lugë kanellë
- 2-3 lugë niseshte (sipas dëshirës)
- pak kripë për të balancuar nivelin e sheqerit
- arra, bajame, rrush i thatë, fiq etj.

Pastrojmë grurin dhe e ziejmë në zjarr të ngadaltë me 2 - 2.5 l ujë. I shtojmë ndërkohë sheqerin, pak kripë, frutat e thata, pak kanellë dhe disa i mbajmë për zbukurim.
E lëmë lëngun të trashet pak dhe e përziejmë vazhdimisht. Sipas dëshirës mund të shtojmë edhe pak niseshte të tretur në ujë të ngrohtë.

E lëmë të ziejë edhe pak dhe më pas e hedhim nëpër tasa, të cilët i vendosim në frigorifer. Për zbukurim mund të përdorim fruta të thata, kokrra shege, kanellë etj.

Receta e thjeshtë e ashures që nuk do t'ju mundojë fare!

Një tjetër recetë mund ta gjeni edhe në këtë video: