Celebrity

Divorc?! Ç’po ndodh me çiftin Bieber: Hailey heq Justin nga Instagrami

Shkruar nga Anabel

31 Mars 2025

Divorc?! Ç’po ndodh me çiftin Bieber: Hailey heq Justin nga

Drama mes Justin dhe Hailey Bieber duket se nuk ka fund. Hailey ka ndezur edhe një herë thashethemet për divorc mes dyshes, përmes një veprimi të dyshimtë në rrjete sociale. Ajo ka hequr Justin nga lista e personave që ndjek, por këngëtari ende e ndjek atë.

Ky veprim vjen në mesin e shumë aludimeve lidhur me shëndetin mendor të Justin, i cili ka shqetësuar vazhdimisht fansat me sjelljen dhe postimet e tij që duken shumë depresive. Situata duket se ka ndikuar ndjeshëm dhe në martesën e tij, pasi në fillim të kësaj jave dyshja u raportua se kanë kërkuar ndihmë nga një pastor për shkak të gjendjes së rënduar emocionale të Justin.

Këngëtari ka postuar vazhdimisht shkrime në Instastory, ku së fundmi theksoi se nuk mendon që nuk është aq i aftë dhe i talentuar sa mendojnë të tjerët.

Divorc?! Ç’po ndodh me çiftin Bieber: Hailey heq Justin nga

Po ashtu, shqetësuese për fansat kanë qenë edhe një sërë fotosh të publikuara nga Justin, i cili shfaqet duke tymosur. Më 4 mars, ai ndau një sërë fotosh, ndërsa ishte ulur në një biçikletë elektrike i veshur me kapuç, pantallona sportive dhe çizme kafe. Këto foto mësohet se janë realizuar gjatë udhëtimit së tij të fundit në Idaho, ku festoi ditëlindjen e tij të 31-të. Postimi u shoqërua me këngën “Hits from the Bong” nga Cypress Hill, teksti i së cilës flet për marijuanën.

Divorc?! Ç’po ndodh me çiftin Bieber: Hailey heq Justin nga

Fansat shprehën shqetësimin pas këtyre postimeve, duke i rikujtuar këngëtarit betejën për të hequr dorë nga të tilla zakone.

Një fans komentoi: "Jezusi të çliroi nga marijuana, pse po i kthehesh sërish?"

Por komentet nuk e kanë ndikuar aspak, pasi 31-vjeçari vetëm para disa orësh ka postuar një foto të një tryeze në të cilën ndodhet marijuanë.

Divorc?! Ç’po ndodh me çiftin Bieber: Hailey heq Justin nga

Postimi për Hailey

Në mesin e shumë zërave për ndarje, ai ka postuar edhe një foto të bashkëshortes së tij, Hailey. Foton e ka shoqëruar me këngën “Jezebel” nga Sade.

"Jazebel" është një emër që ka origjinë biblike dhe është përdorur për të përshkruar një grua të keqe dhe manipulative. "Jazebel" mund të përdoret si një emër për t'iu referuar një gruaje që është e ligë, manipuluese dhe që përdor gjithçka për të arritur qëllimet e saj.

Divorc?! Ç’po ndodh me çiftin Bieber: Hailey heq Justin nga

Megjithatë, kënga mund të jetë një përzgjedhje e rastësishme, por lë shumë vend për polemika.

Nga ana tjetër, miqtë e këngëtarit kanë theksuar se ai po kujdeset për djalin e tij të porsalindur, Jack Blues Bieber, duke hedhur poshtë pretendimet në rrjet se Hailey po kujdeset e vetme.

Më shumë rreth dramës: