Foto të Chris Brown që kap për fyti një vajzë të re janë publikuar nga TMZ. Situata ka ndodhur gjatë një feste në një shtëpi të marrë me qera nga këngëtari në Miami, rreth orës 9 të mëngjesit. Chris ka vendosur duart rreth qafës së vajës së re dhe nuk dimë ç’të mendojmë, por këngëtari thotë se po luanin.
Vajza në foto duket herë e shqetësuar dhe nervozuar, ndërsa në të tjera foto shfaqet e buzëqeshur.
Pra Chris është në rregull. Ai që do ketë probleme është fotografi që realizoi fotot, siç tregon avokati i artistit, Mark Geragos. “Ajo është shoqja e tij. Është e qartë që po luajnë siç dhe ajo konfirmoi. Kushdo që i ka cënuar privatësinë do të mbajë përgjegjësi.”
Çdo lidhje e Chris Brown me dhunën është një zile alarmi që na kthen pas në incidentin e famshëm me Rihanna-n. Asokohe të dashuruar, Chris gjuajti këngëtaren dhe pikërisht ajo ngjarje solli ndarjen pa kthim mes të dyve.
Burimi: TMZ