
Letra 1
Per me te mirin tim !!!! E verteta eshte qe une kurr nuk mund te te ngre ty ne piedestalin qe ti meriton,une nuk jam aq e zonja te thur fjale per te perqafuar imazhin tend aq sa dua. E gjithe deshira ime eshte qe te ngjaj ty,e te eci nen hapat e tua,te gaboj aq bukur sa gabon ti.Dua te te perqafoj fort e te te them ‘Faleminderit’. Eh ta dish ti sa te embela me duken sot ato goditjet qe me beje ne pellembet e duarve sa her qe gaboja… Ne kete bote jam e sigurt qe cdo kush mund te me hedhi tutje,cdo kush mund te me zhgenjeje, cdo kush mund te me tradhtoj,por ti,ti kurre . Ti bashke me kohen keni treguar qe ti nuk je si gjithe te tjeret,ti je me i vecanti,je ai njeriu besnik qe qendronte cdo nat tek koka ime deri sa mua te me zinte gjumi… Sepse ti je zoti pran meje. Preheri yt esht jasteku me i embel e me i sigurte ku une mund te fle e qete. Je vendi ku une gjej te verteten,je babi im ! E di qe ka ndodhur qe dhe sta kam degjuar fjalen… Ti me kerkove korrektesi por une kurr nuk e zbatova . Gjithmon me mban afer vetes tende pavarsisht gabimeve dhe zhgenjimeve qe merr nga une .Ti kurre nuk me largon nga vetja por me shtrengon fort si te jem medaljon i arte,ti lufton pa fund ne betejat e mia ,ti more persiper cdo gje vetem qe une mos te prekesha nga asgje e keqe . U rrita ne mes te te mirave , me ty ne krah mesova ti ndaj gjerat nga njera tjetra. Por mesimi me i vlefshem per ty esht qe duhet te kem respekt per veten,e ne kte menyre do te kem per te gjithe … Me quan ‘cuni im’ kur ndodhesh ne veshtiresi,ti thua se un ja dal vete por aftesit e mia gjithmon vijne si pasoj e mesimeve te nje pas njeshme qe ti me jep . Ti me tregove per sekretet e tua,me tregove dhe per hilet , madje me trregove dhe per te metat e tua… Te metat i ndryshuam me forcen e njeri tjetrit,u munduam dhe luftuam te kuptonim gabimet tona tek vetja jone,e me pas ti hiqnim ato… Mesova qe ti ishe me i fort ne fushen time e une s’isha asgje ne fushen tende… Gjerat kaluan ngadale dhe une u rrita,fillova ti kuptoja gjerat vete pa shpjegimin tend !! Por kuptova qe ti ishe mbret dhe hero i botes time . Ti dije cdo detaj timin,ti dije cdo shprehje te mimikes se fytyres sime,ti ishe pasqyra ime e vetme... I shtrenjti im,ti je i afte te besh cdo gje me boten time,mund ta dergosh ku te duash,por une nuk kam frik nga ti. Je drita e syve te mi,je heroi i cdo lufte e cdo beteje qe un kam kaluar ,ti je ne krye te gjith botes time,gjysma ime me e plote dhe e sakte . Do te perulem gjithmon,me dashurin dhe respektin suprem do te lutem : ‘Mos me ler vetem sepse pa ty ne kte bote jam askushi ’o
Letra 2
Prsh! Tema me e bukur. Babi im, nk e di nga tia nis per nje baba te tille. Me mire shok do thoja, per ate qe me rriti me shuuuum mund, pasi nk ishim te pasur, por ishte ai qe me plotesonte dhe vazhdon ta beje cdo deshire, teke timen, ai qe sakrifikonte veten, copetohej cdo dite ne beton qe te ms na mungoj asgje. Fale zotit ka punuar dhe nk kemi qene fort keq si te migruar nga veriu qe jemi, dhe ja ka dale te na mbaje mire... Ohhh kur i kujtoj lotet e tij diten qe u fejova, e as nk e imagjinoj cdo beje kur te martohem, un si vajza tij e vetme.... Eshte njeri i mrekullueshem.... Me ka mesuar te jem e dashur, e duruar, e respektuar dhe kur kam nevoje per ndonje veshje, kombinim, ai eshte aty per te dhene mendim me te mire se mami ndoshta... Sa her qe dal me te fejuarin per shen valentin, ose kur ai ka dtln ose rate tj te vecante, me jep para per ti bler dhurata dhe pse un i them qe kam vet leke... Po per te gatuar? Mjeshter! Dhe pse nk ka ndjek kurre ndonje kurs te tille, kur shikonte ndonje pjate neper lokale, i blinte vet perberesit, dhe me mesonte si ti beja, ose gatuanim bashke... Babi im eshte i mrekullueshem, e dua pafund, ai eshte pika ime e dobet... Ti kemi me jete te gjithe prinderit, dhe kurajo per ata qe si kane.... Dhe tradita, anonim te ltm.
Letra 3
Anabel pershendetje. Nuk e lija dot pa shkruar nje leter per babin kur pashe se sot dedikimet do jene per te. Po le disa minuta nga puna ti dedikoj nje leter edhe pse ai nuk mban llogari ne facebook ska gje. Me babain kemi raporte shume te mira, mirekuptohemi, ndajme bisedat tona bashke, ndjehem tamam sikur ia shpreh nje shoku, duke e ditur se do te me jape keshilla me vlere se kam besim te forte te ai. Jam shume krenare per te, eshte njeri shume i arritur, i mprehte dhe i zoti. Gjithmone na ka udhezuar ne rruge te drejte dhe ka bere me te miren per ne edhe pse menyra e tij e te shprehurit mungonte shume. Akoma mungon. Me ka ardhur gjithmone inat me menyren e tij ndaj nesh, here autoritar here mik i hapur per debate te secilit lloj po asnjere tip qe te na llastoje. Kurre nuk na jepte nje puthje pasi vinte nga puna, as perqafime. Miqesisht na pershendeste me fjale te mira por asnjehere me shume. Vone pasi kalova adoleshencen kuptova, kjo eshte menyra e tij, por ç'dreqin kishim ne te pakten qe si afroheshim? Ndoshta kemi ngjare pak nga karakteri i tij. Une them per vete shume. Ai me ka ndihmuar shume me keshillat e tij, ne pune shume udhezues dhe autoritar e ne jeten personale shume mbeshtetes ndaj nesh. E falenderoj jashte mase qe po na qendron prane, na mban te bashkuar dhe na udhezon pavaresisht se ndonjehere zihemi, nuk e mbajme dot inatin. Je shume i vecante per mua baba, i kam pranuar te gjitha huqet e tua tashme dhe pse ndonjehere besdisem them me vete edhe une kam huqe qe besdisesh ti. Te dua fort.
Letra 4
Nuk gjej dot menyren si ta tregoj dashurin per BABIN tim.. Fjalet ngatrohen dhe nuk ka per te pershkruar te shtrenjtin tim .. Kur degjoj 'Babi' imazhi i te adhurueshmit time me shfaqe .. Ai eshte babai pa te meta ..pa gabime, eshte shembulli i babit ideal ..ai eshte shoku ime ,vellaj pa kushte pa limite ..eshte ai qe nuk lodhet nga gabimet tona ..ai qe me ben te qaj dhe te qesh kur e shof dhe e mendoj ..eshte forca qe sme le te ndalem nga asnje penges . Eshte ai qe cdo dite nuk lodhem duke i thene se te dua shume por dashuria e tij e kalon timen . Eshte ai per te cilin kam qar duke i par duar qe rrudhen.. Viet qe i ikin.. Ai qe kurr nuk u dorzua dhe pse pas aksidentit nuk duhej te kishte kontakt me pluhtat dhe gazin .. Ajo shenja jote ne shpatull babi me kujton qe ti dhe me gjysem mushkrie kurr nuk rreshte se punuari per ne .. Kur une mendoj per te ardhmen ti je aty ..une nuk dua as pushime me shoqerin .as makin .dua vetem te shkojme bashke diku neper bote te rri dhe te shof ty kur qesh sepse qeshja jote me shtone jeten .. Kur kam qene 6vjece te pyeta nese une vlej sa uzina e naftes ti me the se vlej me shume se cdo uzin .. Babi ti per mua vlen me shume se bota dhe secdogje.. Babi im ..shoferi me i mire ne bote .. Babai qe ben krenare 3vajza qe te kan.. Te duam shumee shumee shumee shumee .. Babi im jeta ime
Letra 5
Hi Anabel!Nuk dua te zgjatem shume per te treguar rreth mbretit Tim sepse fundja cdo baba eshte mbret per vajzen e tij dhe Sado te flasim per te fjalet Kurr Sdo mjaftonin....E kujtoj si sot diten kur babai im nderroi jete ....E kujtoj ate dite ne cdo detaj,ne cdo frymenarrje drejt fundit....Teksa e perqafoja ne oret e fundit mendoja vetem nje gje "Si mund te varrosesh njeriu qe beri te mundur qe ti te lindesh" Kam ndenjur e ulur per disa ore ne nje cep te dhomes duke veshtruar thjesht nje pik,ndersa te tjeret meresh in me trupin e pajete te tij...Teksa rrija ulur mendoja rreth pengut qe me la im ate...nuk I thash kurre ME FAL Teksa ai Ishte gjalle....Keto fjal munda t'ja them vetem mbi kufomen e tij....Do doja shume te ktheja kohen pas,ti fshija gjithe lotet qe ai ka derdhur per shkakun time,ti fshija gjithe dhimbjet,zhgenjimet e shkaktuara nga un...Do doja ti thoja ME FAL BABI per cdo gje qe kam bere dhe me fal qe nuk isha ashtu sic ti do doje.... E di qe ndoshta ky sms Kurr nuk publikohet por ndonjeher mjafton te shkruash dhe te nxjerresh ate qe zemra mban brenda...
Letra 6
Pershendetje Anabel Babi, babi im eshte njeriu me i mire ne te gjithe boten, eshte i adhurueshem. Ka qene aty gjithemone, edhe pse ne te shkruaren ka udhetuar shume,, ai ka qene me mua ne cdo cast te bukur, te lumtur, te trishtuar, te shemtuar te jetes sime. Babi im eshte mrekulli,, madje eshte dhurata me e bukur qe mund te me behej, .Eshte perfekt,, eshte burri qe i qendron me se miri roli i bashkeshortit , ndersa ne rolin e prindit eshte i pabesueshem,, . Une dhe vllai im jemi me fat qe e kemi. Ka qene aty per cdo gje,, kur thame fjalen e pare, kur kemi bere levizjen e pare, ne diten e pare te shkolles, ne festen e abatares, sa here qe jemi semur dhe sa here qe kemi festuar. Babit duhet ti them flm per cdo gje , per cdo deshire te plotsuar,, per shkollen qe po me jep,, per faktin qe eshte nje baba i tille, dhe mbi te gjitha per jeten qe me ka ndertuar, nje jete me te gjitha te mirat e mundshme. Duhet ti kerkoj falje jo vetem por dhe mamit per shume gabime, por mund t iu premtoj qe do t ua shperblej sa me pare cdo mundim tuajin dhe cdo shqetsim qe u kam shkaktuar. Tani mezi pres maturen, dhe njeher tjeter do me shoqeroj dhe do me thote qe po shkelqej,, Ndonjeher dhe genjen , ndonjeher jo por kur ai me thote qe shkelqej eshte fjala me e bukur qe mund te degjoj dhe nuk e vras mendjen nese eshte genjeshter apo e ver8 !!
Letra 7
Duhej dhe nje teme per babain. Babai im nuk ishte perfekti , ishte plot gabime si cdo qenie njerezore . Ndonjehere ndoshta gabonte rende duke e tepruar me alkoolin , ndoshta jo . E kush mund ti kuptoje njerezit ... Ama per dicka jam e sigurt qe mua me donte , me donte shume . Kur mamaja ime mbeti shtatzene me mua ishte ai qe refuzonte ne menyre kategorike qe une te lindja , pasi tre djem dukej se i mjaftonin . Ka qene ai qe ne gjendje te alkoolizuar e ka qelluar nenen time ne kohen qe ishte shtatzene . Ishte ai , i keqi por ama kur mori vesh se ne muajin e shtate lindi vajza e tij filloi te qante nga gezimi . Madje qerasi te gjithe klubin . u emocionua mjaft . Isha une vite me vone qe u bera krenaria e tij persa i perket rezultateve ne shkolle dhe sjelljes . Isha une qe rrija me te dhe shihnim ndeshjet e futbollit bashke , isha une qe e kisha pike te dobet . Ai ndonjehere ishte i keq , ndonjehere i mire gjendja e tij ndryshonte si ngjyrat e nje kameleoni . Nente muajt e fundit kane qene nje makth, ai u semure rende , nuk mundi te levizte me . Dukej si nje femije i vogel qe kishte shume deshire per te jetuar , vullneti nuk i mungonte aspak . Diten e fundit te ketyre nente muajve u zgjova ne mengjes . Ishte data 4 dhjetor . Ai nuk po fliste me . Syte e tij shikonin me stermundim , frymemarrja behej gjithnje e me e veshtire . I qendrova prane madje dhe i buzeqesha duke shpresuar qe isha ne nje enderr te keqe dhe shume shpejt do zgjohesha , por jo nuk u zgjova kurre nga ajo enderr... Ne mbremje mjeku erdhi . I beri nje qetesues dhe fjalet e tij kane qene "Nuk kemi cte bejme me , na vjen keq , pergatituni per me te keqen" Ngriva , shtanga , ngjyra fytyres me iku . Shkova me vrap tek ai . Tani dukej akoma dhe me i zbehte . Me pa ! I dhashe doren dhe ai cuditerisht ma shtrengonte fort , nuk ma leshonte me . Ne ato momente zemra me qante , me dhimbsej . Ku do shkoja une pa baba, do me linte jetime ... ohh jo kjo nuk po ndodhte ai nuk mund te vdiste . Une isha vetem 15 vjece , kisha nevoje per te Me te kisha kaluar momente te keqija , te bukura , emocionuese , momente nervozizmi Gjithmone qeshte kur i thoja "Mos ki merak se kur te martohem do te ftoj dhe ty ne dasme time " ... :') As ne dasme nuk mund ta ftoj me Ne oren 4 ai i mbylli syte , fryma ju ndal dhe une isha zyrtarisht pa baba . Zyrtarisht ky ishte denimi im . Sot jam 18 vjec , ende me dhemb shpirti per babain tim ... ende shpresoj se do vije nje dite kur do zgjohem nga ajo enderr e keqe qe nisi ne ate dhjetor te trishte e te ashper . Ende shpresoj ... por kur hap syte gjendem para varrit te tij e perhumbur e me nje tufe lule ne duar. E i peshperis lehte "Te dua babi im " Nje puhize e lehte ere duket sikur i merr fjalet e mia dhe ja dergon atij , por ai nuk pergjigjet ... oh jo dua nje pergjigje , pergjigju ba te lutem fol me mua ..... Faleminderit per mundesine Anabel , Matilda
Letra 8
Pershendetje! Te flas per idhullin tim. Per mashkullin qe admiroj dhe e dua me shume ne bote. Ai me ka mesuar se cdo pune qe mund ta bej nje mashkull edhe nje femer mund ta bej. Ai eshte njeri i tipit "ku dinjiteti, ndershmeria, zemergjeresia qendrojne ne plan te pare.". Eshte njeriu me me pak vese ne bote. Vecse ne mund te quhet ves "mungesa e dredhise" Eshte nje baba qe te ndershkon me fjale per gabimet,por fjala e tij te rendon me shume se dhuna. Ai nuk eshte tip qe shprehet (sidomos per te qare hallet), asnjehere nuk e degjon te ankohet se i dhemb gje. ..po me thoni, ka njeri pa i dhembur dicka?! Por ka gati 3 vjet qe me dhemb shpirti kur e shoh te rropatet neper ara, te stermundohet aq shume edhe ne pikun e vapes vecse mos te rri pa bere dicka per familjen, per te nxjerre buken e gojes. Papunesia e ka vrare ne shpirt, e ka brengosur. Nje pune qe e ka patur zanat prej 20 vjetesh, ne te njejtin vend. Papunesia e ka ndryshuar ne çehre. Atij njeriu mund ti japesh para sa te duash, por kenaqesine ai e gjen kur e nxjerr lekun nga forca e tij. Do te doja ta shihja dhe njeher aq shume te lumtur, edhe pse i lodhur nga puna gjate dites ai ishte njeri i lumtur. Por serish e gjen forcen te buzeqesh sidomos tani qe eshte bere me mbese ai fluturon nga gezimi, dhe une bashke me te. Ai eshte njeriu qe po vetflijohet per te me dhene shkollen per te cilen kurre nuk pati kundershtim qe ta vazhdoja. Ndihem super krenare qe e kam baba. Madje ndihem evlati me i çmuar i botes. Vetem per dicka me vjen keq qe i kam ngjare, keto fjale nuk kam guxim tia shpreh. Te dua shume babi im perfekt.
Letra 9
Para ca kohesh vdiq babai i nje personi qe njoh. E shihja diten e varrimit, ishte shnderruar ne gjysem njeri. Ai njeriu i forte, nje drejtor i sukseshem, ai qe nuk kishte frike asnjehere te thoshte te tijen, ate dite nuk po e njihja me.Fillova te mendoja cfare do kisha ndjere une diten qe do percillja babain tim ne banesen e fundit. Edhe pse e trishtueshme, e vetmja pergjigje qe me vinte ishte:ASGJE.Pyesja veten pse asgje?Filloj e kujtoj ditet kur kam qene e vogel. Filloj e kerkoj ndonje dite kur kam luajtur me, po s'me vjen ne mendje asgje.Kerkoj neper skutat e thella te memorjes ndonje fjale te mire, ndonje premtim te mbajtur, ndonje perqafim, xhest dashurie per te ndryshuar ate ASGJE-ne.Akoma asnje kujtim. Me vijne vetem neper mend disa kujtime.Me ne fund!!!E shoh veten ne mengjes te ulur ne nje bar te rendomte me ca burra qe pijne raki, me ca burra qe me shohin shtrember sikur duan te thone:po ti c'do ketu?Ndoshta ndiheshin ne faj qe ne vend te ishin ne shtepi me femijet ishin aty me babain tim duke u bere tape, mendoj.Tund koken, nuk ishte ky kujtimi qe po kerkoja. Afrohet bashkeshorti per te me puthur edhe me pyet se per cfare po mendoja. Pas darke gjithmone e ka zakon te ulet me nje gote birre para pc. Kur me afrohet, e largoj sepse era e alkoolit me sjell neper mend kujtime akoma me te trishtuara.Ai nuk merzitet, tashme eshte mesuar me mua.Ne nje nga mengjeset kur shkoja ta takoja babain, i kerkova nje shume te vogel parash sepse klasa ime do nisej ne Berat me autobus edhe une doja shume te shkoja. Mami me thote qe nuk kishte mundesi te me conte sepse ate muaj leket nuk i dilnin. Por nese babai do mi jepte mund te shkoja. Pergjigja e babait, nen efektin e alkoolit ishte:ca kerkon nga une, ti s'je vajza ime. Tund koken, OK i them vetes, nuk po ndihmon aspak. Nuk e kupton qe duhet te ndjej dicka per nje person qe ka ndihmuar te vi ne kete jete? Si mund te jesh kaq e keqe?Pervec atyre hereve qe te thoshte qe do vinte te te takonte edhe nuk vinte asnjehere, gjithe gjerat qe i blente cunit me gruan tjeter edhe qe ty nuk ti ka blere asnjehere, hereve qe e shihje nga ana tjeter e rruges me cunin perdore po asnjehere me ty, heret kur te detyronte te haje me zor se ishte tape, qe te zvarriste rrugeve me badanije se ishe semure po prape te nxirrte nga shtepia, hereve qe vinte e te hiqte nga mesimi tape, nuk mban mend asgje tjeter?ASGJE pra. Kur e ke pare heren e fundit?S'e mbaj mend ka nja 3 vjet me duket...po te foli? jo s'me njohu...po ti i fole? Jo se ishte tape....Po mire ca gjerash te bukura mban mend nga femijeria jote me babin tend?S'ka bere ndonje gje te mire ai per ty gjithe keto 20 e ca vjet? Po ka bere, Me ka blere librat, me ka blere rrobat, eshte shqetesuar gjithmone a kisha apo jo per te ngrene, me festoi 18 vjetorin, me inkurajonte gjithmone, me mbeshteste pothuajse ne cdo gje. U prit, por ky eshte Babi tjeter, ai i verteti, jo ai qe dhuroi spermen...jo ai alkolisti, jo ai qe s'me njohu ne rruge...per ate nuk ndjej ASGJE. Per kete tjetrin nuk e mendoj dot jeten pa te. Nuk i mendoj dot ditet pa folur. Ai i cili e kaloi jeten me mua, edhe une nuk e therras dot BABI se kam frike nga kjo fjale. Ai qe eshte babi i vertete i imi pa qene gjaku im.Atij qe i detyrohem gjithcka, qe me ka bere te jem kjo qe jam.Qe me ka dhene gjithcka pa kerkuar ASGJE. Atij po, i them Faleminderit.Te kam shume xhan. Vajza jote LIRA.
Letra 10
Babai im! Ah sa me mungon ai, apo bisedat qe benim ulur ne ballkonin e shtepizes tone. Gjithmone na ka trajtuar si princesha mua dhe motrat e mia dhe na fali aq shum dashuri, aq shum perqafime e aq shum puthje, sikur ta dinte se jeta do ishte e shkurter per te, dhe s'duhej te kalonte asnje dite pa na e shprehur sa shum na donte ne princeshat e tij, thesari tij me i cmuar. Sdo ta harroj kurre diten kur ne anen tjeter te telefonit (pasi isha ne pune) ai me thote qe analizat nuk kishin dale mire por gjithsesi nuk duhej te shqetsoheshim. Zemra ime ndali, e si mund ta besoja, e dija qe kishte dicka me shum qe ai nuk po ma thonte. Nuk e di se si por duhej te shkoja tek ai,lash gjithcka ne dore dhe vrapova me nje fryme si e cmendur per ne shtepi, duke u lutur qe ajo qe mendoja te mos ishte e vertete. Eh kisha pasur te drejte, biopsia kishte dal pozitive, ai kishte tumorr malinj dhe ne nje stad te avancuar. Bota mu shemb, s'mund ta besoja qe po na ndodhte ne. Por ja qe mund ti ndodhi gjithkujt. I lashe te gjitha, dhe vendosa ti perkushtohesha vetem atij, nuk doja te humbja asnje dite nga ato qe na kishin ngelur larg tij, u bera infermierja e tij qe e mjekonte dhe ishte aty dite dhe nate, mbi te gjitha isha vajza e tij capkene qe edhe pse vuaja dhe doja te qaja teksa e shikoja qe vuante, une gjithmone i fala buzqeshje dhe kurr nuk e dhash veten ne syt e tij. Ah sa forc kishte ai babushi im, e sa zemerbardh ishte me te gjithe, por semundja e mposhti, vdekja doli me e fort se ne. Ne castet e fundit te jetes me than mos te qendroja aty, se sdo ta perballoja dot, po si mund te ikja un? Jo qendrova aty bashk me mamin, qe ai ta dinte se un isha e fort edhe pse zemra po me thyej ne mijra copeza. Kurr sdo ta harroj se si lotet i reshqisnin faqeve teksa minutat e fundit te jetes kishin filluar numerimin mbrapsht, qante se e dinte qe po largohej shum i ri, qante se sdo mund te na perqafonte me e te ishte aty per ne ne dite te gzuara apo dhe ne dite qe do kishim nevoj per te, qante se do kishte dashur te na thonte shum ne ato caste...Ai ishte nje baba i shkelqyer, qe na deshi shum, ku edhe sot edhe pse kan kaluar pak vite ai vjen na puth neper endrra. Ai ishte krenaria jone sic ishim ne per te. Pavarsisht se nuk eshte me mes nesh fizikisht ai jeton pergjithmon ne zemrat tona, dhe e di qe eshte i lumtur per ne. Tani mami eshte prioriteti jone, i falim asaj dhe dashurin qe sja japim dot babit dhe mundohemi qe t'ia lehtesojm sadopak mungesen e tij. Sot ajo eshte forca jone dhe kujtimet e babait tone na shoqerojn ne cdo hap te jetes qe ne ndermarrim, per ti bere te dy krenare per ne, per t'ia shperblyer cdo sakrifice qe kan bere e te jene te lumtur per ato qe ne jemi sot, dhe kjo fale tyre dhe perkushtimit qe kan patur ndaj nesh gjithmone.
Letra 11
Babi im esht heroi im njeriu qe e respektoj me se shumti ne bote dhe qe me ben te mendoj qe ne jete meshkujt nuk jan t gjith njesoj . Ai me ben te ngrihem nga divani kur vjen nga puna jo nga frika po nga respekti dhe deshira per ta perqafuar dhe per ta pyetur nese eshte lodhur. Jam e gatshme tja ve perpara mengjesin dreken darken kur ai te doje dhe cfare ai te doje edhe pse ai kurr nk ka naze . Me pelqen tja hekuros kemishat sepse mendoj se keshtu ai do duket mire dhe te do ta shikojn me sy te mir keshtu ai do ndihet mir . Shpesh mund te kthehet i lodhur nga puna dhe nuk i pelqen shum te flase dhe mund te kritikohet nga pjestaret e tjer te familjes por un mundohem ta kuptoj fundja fundit ne nje koh te tille nuk esht e lehte te punosh dhe te mbash nje familje prej 6 vetash . Por mua dhe vellezerve te mi kurr nuk na ka munguar asgje mbi te gjitha dashuria. Besoj se njerezit per ket kan me shum nevoj ne jet. Ndoshta nuk jam tip shum i hapur qe cdo dit ti them babit te dua shuuuuum por kete e kam te trasheguar nga ai . Ai esht babai i cili kurre nuk do na le ne balte ai kurre nuk do te na beje te ndihemi te turperuar sepse na ka mesuar se ne jete ka disa parime te jesh i ndershem te punosh vet per buken e gojes. Edhe psse ai nk merret me rrjetet sociale dhe se besoj se do ta lexoj kete ne faqen e Anabelit por mendoj se e kisha te nevojshme tju tregoj se ky esht babushi im Esht njeriu me i mir ne bote dhe un e dua me shum se gjithcka. I lov u dad ? Anonim te lutem
Letra 12
Ne jemi ato qe bejm gjithcka per te shplodhur mamin kur ajo vjen e lodhur nga puna..Luajm..kercejme..kendojme neper shtepi..Edhe pse 50 vjec jua siguroj qe nuk i tregon aspak..Eshte aq i mbajtur sa nuk kam cfare t'ju them. .Ndodh kur jemi te merzitur te dy, marrim mamin hipim ne makine e shkojme ku te na cojne rrotat e makines sic thot babi im..Une jam vajza e vetme e tyre dhe nga njera ane ia ve edhe kesaj "fajin" e cmendurive qe ne bejm..Ai me mesoi mua si te ngas makinen..si kercej vallzim me nje djale dhe si ta bej ate te mos i kaloj caqet e vallezimit...madje edhe kur prishej makina e rregullonim bashke..."ty te ka babi cun dhe pastaj goce" me thote..me mesoi edhe disa menyra vetembrojtjeje te cilat i kishte mesuar ne ushtri ..Mund t'ju duken te pabesueshme kto qe po ju them por besomeni nuk jan aspak..I adhuroj momentet kur perpiqemi te bejm mamin me nerva por prap se prap nuk ia dalim dot sepse ajo u mesua me ne dy tashme...Une per te e jap jeten pa e menduar 2 here..Per te ia vlen.. Babush te ka lusi dashuri ty...Te dua pafunddddd...
Letra 13
I shkruaj engjellit tim , i shkruaj Mbretit tim te vetem , sunduesit te zemres time , Mashkullit te pare te cilin kam dashuruar , dhe te vetmit qe asnjehere s'do te me lendoj aq me pak te me bej te lotoj.. I shkruaj personit qe kam pas All-llahut , personit te cilin me ka zgjatur doren qe kur erdha ne kte bote te eger , personit qe me gjendej prane si hije , dhe kur nuk kishte diell ai gjendej gjithmone me mua , dhe kur nuk e kam shikuar ... i shkruaj atij njeriu , ose supernjeriu , atij tokesori unik , atij personi qe meriton shum me shume se kaq fjale te varfra qe nuk jane te mjaftueshme per ta pershkruar i shkruaj BABAIT TIM . Eshte e papershkrueshme dashuria qe mbaj ne gji per te nuk mundem te mos e shpreh nuk mundem ta mbaj vetem per vete ajo qe mbaj brenda vetes nuk mund te jete thjesht nje dashuri per babain ose per prindrin , nuk me shtyn thjesht malli qe ndjej per ty te shkruaj i embel baba , por me shtyn nje force me e madhe se une nje force e cila nuk mu dha thjesht sot por cdo dite u rrit gjithmone e me shume , nje force e cila me motivon cdo dite per te jetuar , per te ecur perpara e per te luftuar me veshtiresit e perditshme. O i bukuri dheut , o drita syve te mij o parajse ... nuk mjafton nje roman per te te falenderuar per gjithcka , nuk mjaftojne lotet e gjith botes nga une per te te kerkuar falje per gjithcka nuk mjafton asgje dhe gjithcka, eshte e mundur te te shperblej per gjithcka o JETE ! shoku im me i mire ne kte jete , te kujtohet kur te tjeret vizatonin shkronjat e para ti me mesoje te shkruaja fjali , kur te gjithe zhgarravisnin muret ti me mesoje te shumezoj e pjestoj .. mora kembenguljen tende , kte e vertetova qe ne fillore kur te gjithe ecnin mbi bicikleta me tri rrota, e un skishte dite te mos gjakosja kembet me bicikleten me te madhe se un, e megjithate nuk ndalova kurr tja arrij qellimit tim ... keshtu ndodhi cdo dite te jetes sime kur ti ktheheshe nga puna i lodhur e me gjeje shtrire pertoke duke shikuar kukkullla e haja ndonje " pellembe te mire " un te vija te krevati ne darke e te thoja " babi ajo pellembe eshte thas me flori per mua " haha po kur ne mes te veres , dielli te pervelonte e un kisha zbukuruar pemen e vitit te ri ? thjesht te te beja nje surprize e ti vije me duart ne koke ahah o zemra ime , o krenaria ime ... sakrificat e tua skan fund per tu pershkruar e jo me ti shperblej , kur me thua qe JAM KRENAR per ty me vjen thjeht te qaj , sepse ti nuk ja ke iden sa krenare jam une per ty , sa te adhurojjj o BOTEE ! Te dua me shume se cmund te doje nje femij prinderin e vet , te gjithe flasin per nenenn, te cilen ppo ashtu e dua , por ti je si puna atyre pinguineve meshkuj te cilet kan per detyre te perkujdesen per te vegjelit e nenat udhetojn per ushqim haha mami nuk mund te behet xheloze , sepse ajo gjithmone e ka ditur cfare lidhje kemi ne te dy ke qene e je shoku im me i mire , vellai me i mire , me pas babai me perfekt qe mund te egzistoj te dua bab .. te dua me shume se cmund te shprehin keto fjale , te cilen peshen e asja dashurie te ciles ndjej per ty nuk mund ta shprehin kurre ! TE DUA !!!
Letra 14
Une dhe Babushi ime.Best story love ever.po qe jemi njelloj ne ..jam copy paste e tij..ate nishanin te vetulla e kemi njelloj..hunden pak me defekt qe e kemi sa per sy te keq..keta syte blu qe morem ne qafe dynjane..ecim njelloj,kercejme njelloj..I them binjaku im madje kshu ja prezantoj shoqerise..po nga ana e karakterit si kemi lene gje mangut nj-tj..mendjemedhenj ,ironike ,shakaxhi,llafazane uuuu mami thote do iki nga shpia nuk duroheni dot te 2..zihemi gjate gjithe kohes por ama po na foli keq kush per nj-tj I nxjerrim syte ..kuptohemi me sy ,I tregojme gjithe budalliqet nj-tj dhe pastaj betohemi qe te ngelin mes nesh ..cojme lagjen ne kembe kur loz gjermania apo real madridi dhe ne fund zihemi kush do e pije birren e fundit..sa here na ndaloi ai polici maskarai tek kthesa perballe bankes per volum te larte ne makine.ca te bejme o vlla e kemi muziken ne gjak .por ama kur vjen njeri per ti kerku gocen ne shpi ketij babushit o zot se si behet nga inati se mos ja genje njeri mendjen ketij "cunit" rrugac qe ka per goce..ja bej me sy dhe I them pa merak se mbas dy ditesh do me ktheje prape burri.aty qesh dhe thote mjere une per ty se do rrahesh cunin e botes kshu si je ti ..ai eshte ai ..ska tjeter per mua..skam fjale per te .zoti e bekofte dhe I falte sa me shume shendet dhe jete sepse kemi shume plane dhe aventura per te ardhmen ..e dua pa fund .anonim po deshe se e lexon Mami Anabel e pastaj kush e duron ate ?
Letra 15
me pelqeu shum qe u hap kjo tem sot.....sepse mund te shprehem lirshem dhe te them gjerat me te mrekullueshme..per njeriun me te mrekullueshem ne bote...jam nje vajze 17 vjec...shum vajza ne moshen time kan konflikte me baballaret e tyre....se pse esht pak fanatik...se pse i merr ne tel dhe thot ku je?...se pse i erdhi ne shkolle per tu interesuar par to...dhe se pse nuk i lejon te shkojne gjithmon ne party....un cnuk do te jepja qe babi im te mi thonte keto...cfar nuk do te jepja te me qortonte te pakten nje her te vetme qofte dhe per gjen me te vogel...cfar nuk do te jepja te me vinte ne shkolle...e lumtur do ja prezantoja te gjith shokve dhe shoqeve...ishte babi im ai qe kur un isha e vogel dhe semuresha shpesh vraponte me lot ne sy per te me cuar ne spital...ishte babai im ai qe kur un vritesha sado pak...me mbante hopa dhe me thonte trimja babit...shiko sje vrar fare...ehh sikur te vinin edhe njeher ato koh...sikur te vinin dhe njeher ato koh...nuk do lejoja sekond dhe minut te me iknin kot...pa qendruar dhe pa shikuar babin tim....por joo...jeta qenka nje genjeshter e bukur....kur isha vtm 12 vjec un humba babain tim.....nje dore e zez ja mori jeten....u ben plot 5 vjet qe un nuk e shqiptoj me fjalen BABA...u ben 5 vjet qe une ,mami,vellai,dhe motra ime jetojm me nje munges te madhe ne shtepi...asgje nuk esht me si me par...nuk e kemi me ate fytyren e bukur dhe te qeshur...qe na inkurajonte gjithmon....gezimi jone iku...sado larg te shkojm sado her do qeshim...prap syt e tona me lot do mbushen....e permenda dhe me lart..qe jeta qenka nje genjeshter e bukur....ndersa ajo mizorja, vdekja eshte nje e vertet e dhimbshme ...ju them te gjitha atyre qe i kan te dy prindrit..jete te gjat..dhe kurr mos i lendoni se nuk e keni iden sesa e dhimbshme esht kur i ke humbur..qofte edhe njerin prej tyre...ti duam prindrit tan se jan te vetmit qe na duan pa kushte dhe na pranojn ashtu si ne vertet jemi..ANONIM
Letra 16
Babai im! Babi im eshte tipiku i njeriut qe nuk plaket kurre, i njeriut entuziast, optimist e te dashur. Ai nuk mori vetem rolin e prindit tek une dhe vellai im, por zgjodhi te behej shoku yne, vellai yne i madh. Gjithmone jam ndjere si vajza me më shume fat ne bote, sepse kam pas prane vetes familjen me te mrekullueshme qe mund te ekzistoje dhe nje rol shume te rendesishem per kete e ka luajtur babai im. Babi me ka mbajtur gjithmone pas vetes, qe e vogel me tregonte histori interesante nga jeta e tij para si te lindja une, historia e tij me mamin per mua ishte perralla e preferuar. Nqs bashkemoshataret e mia shikonin filma vizatimor, une shikoja ndeshjet, madje sot me krenari me therret "Bavarezja babit". Gjate periudhes se adoleshences, marredhenia jone ishte e till saqe une pa problem i tregoja per ngacmimet e cunave, dhe keshillat e tij me bene te mos gaboja kurre, e si mund ta zhgenjeja nje prind te tille. Gjithmone kam pas besimin e tij te plote, me krenari thotë gocen e kam marshallah, e kam eduku vete! Por qe te jesh prind i mire duhet te jesh ne rradhe te para bashkeshort i mire, dhe dashuria e prinderve te mi per njeri tjetrin ka qen frymezim per mua ne jete. Kur dal me mamin, gjithmone e pyes si dukemi, dhe ai me thote: Ti shume bukur, por asiher nuk ia merr dot mamit, ajo sa me shume plaket aq me shume zbukurohet! Buzeqeshja qe merr mami im nuk ka cmim. Edhe pse 48 vjec pamja e tij e tregon diku tek te 30, ne floket e tij nuk gjen thinja, e si mund te plaket nje njeri aq i lumtur, i cili cdo mbremje luan football me te birin, edhe pse ka punu gjithe diten. Madje kur koha jasht eshte e keqe, luajn ne shtepi dhe kur thyejn ndonje objekt ne shtepi, ne qetesi me therrasin mua, ta pastroj dhe me kerkojnë te mos e marri vesh mami. Njerëzit si babi im jane te rralle, une isha me fat mjaftushem ta kisha ne jete dhe fale tij imazhi im per meshkujt eshte me i miri i mundshem. Zdo te doja asgje me shume sesa familja ime e ardhshme ti ngjaje kesaj qe kam tani. Nje familje ku ka mbizoteru gjithmone mirekuptimi dhe dashuria! Nje familje ideale! Faleminderit babi, me fjalet nuk jam e mire dhe ti e di, por rendesi ka qe te dy dime ta tregojme me mire me vepra dashurine. Te dua Ba!!
Letra 17
pershendetje anabel,tema me e bukur per mua esht kjo e sotmja,te flas per babin tim esht privilegj per mua.Kaam aq shum per te fol per ate njeri saqe nuk di as nga tja filloj Ai esht babai me i mir ne bot,ai esht bashkshorti me i mir ne bot,ai esht shoku me i mir ne bot,uroj qe te gjej dike tamam si babi im. Ai mka mesuar se cesht edukata,se cesht respekti,se cesht dashamirsia,shkoj aq shum me ate sepse kemi te njejtin karakter edhe jam krenare per ket gje, ai mua nuk ma ka prishur per asgj ca do franceska? do kete ta blen babi,edhe pse mundesia per me e bler ka qen e pakt,franci ky fustani te shkon shum,o zoot o zoot kush vesh taka. Shpesh her futem ne dhomen time edhe qaj,qaj se jo gjithmon kam arrij ta bej krenar ate prind per vajzen e ti te vetme,sot un jam larg tij,jam larg mamit e kranaris time,vetem per nje mundesi me te mir ne shkollim. Jam vetem 16 vjec edhe jam kaq heret larg tyre,sot iku m solli te xhaxhai edhe iku o zot sa qau,me mungon kaq shum qe tani ai esht engjell vetem zhgenjimin e ti sdo e duroja ne jet,un per te jap jeten ,edhe tani qe te shkruaj jam me lot ne sy e dua aq shum. Supermen esht,dashuri edhe lumturi esht e dua sa gjith bota, e dua sa vet jeta,shpirti im. te me falni ne kam gabime ortografike por nuk kam ber shkoll ne shqipri jeto prej 15 vjetesh ne itali. nuk e di ne do e postosh e dashur anabel,gjithsesi vetem doja te shprehesha edhe ti tregoja dikujt per heroin tim,ju faleminderit
Letra 18
Babi eh sa shume gjera mund te them per babin por si fillim dua te them qe pavarsisht gjithckaje une e dua shume babin tim..nuk jam shume perfekte ne te shkruar por do mundohem..te jetosh me ate eshte gjeja me e veshtir ka shume te meta..ai pi behet shume her tap eshte gjeja qe urrej me shume ne jet por ja qe ai pi dhe nuk do ta lej kete ves..babai im me ka mohuar shume gjera ne jet po po shume psh shkollimin,nje operacion qe une mund te isha si te tjeret por un prap e dua..ai nuk eshte i keq po ate mentalitet ka ashtu eshte gatuar ai.thot qe gjithmon ketu ne shtepi do behet cfar them une dhe asgje tjeter dhe pse ne vajzat e tij kemi endra..edhe kur i kam then se dua te shkoj te punoj me ka then jo se flasin njerzit i iku vajza rrugve ne sjemi te tille..nqs iken ketu nuk kthehesh me..se kam lenduar asnjeher por mendoj se jam lodhur tani nuk kam ber asgje per veten..me shume e dua kur une zihem me mamin dhe ai me thot sa te kesh babin mos e vrit mendjen..ky eshte babai im ste kupton kurre por eshte baba dhe frika me e madhe e imja eshte mos lendoj ate dhe kam frik se do e bej ka ardhur koha te bej per veten
Letra 19
Pershendetje Anabel. Te them te drejten nuk ju kam shkruar asnjehere por nuk le leter qe postoni pa lexuar. Aq sa me ke futur ne sherr edhe me te fejuarin (me te cilin bashkejetoj). Por sa lexova temen e sotme, nuk mund te rezistoja pa shkruar dicka per babushin tim, heroin tim. Nuk ka ndonje super fuqi nga keto te superman-it jo, por ka superfuqine te me beje te qesh edhe ne ato momente kur duket e gjithe bota gri. Ai eshte optimisti im i perherheshem. Kurre nuk ankohet edhe nese 1 milion probleme e mundojne. Ndersa une jam ajo pesimistja qe me problemin me te pare me duket se botes i vjen fundi Eshte njeriu me i forte qe njoh. Mardhenia jone ka qene gjithmone e dyzuar mes shokut dhe prindit autoritar. Por eshte serish ai qe edhe sot qe jam 23 vj behet cope qe te mar me te miren nga jeta. Me aq mundesi sa ka pasur kurre ska lene te na mungoje gje, dhe eshte nga ata baballare qe kurre nuk i sheh te beje edhe zenken me te vogel me mamin. E falenderoj per kete sepse me ka bere qe edhe une si femer te kem pritshmeri me te larta per partnerin tim. E vetmja gje e keqe e tij eshte ai 5 minuteshi i famshem dhe pasi kalojne ato te bekuar minuta, nuk duron dot te shohe sy te trishtuar por ben gjithcka qe te mos rri e merzitur. Kisha dhe shume per te shkruar, shume... por me duket se u zgjata ca. Si perfundim nuk ka nevoje per anonimat edhe pse nese babushi im e mer vesh do me beje gjemen Nuk e duron fare fbn dhe e konsideron nje justifikim modern per te humbur kohen kot
Letra 20
Babai im eshte absolutisht njeriu qe pa pike dyshimi mund te leje lehtesisht gjurme ne jeten e cdokujt qe e njeh.Ai eshte i gjate dhe me karakter te forte , cilesi keto qe kombinohem persosshmerisht me orgjinen e tij.Ka sy kafe te celet , qe duken sikur thone " E sheh ? Une nuk plakem kurre".Megjithese ka kaluar te 50-tat , ai ofendohet shume nese i drejton dikush pyetjen " XHAXHI sa eshte ora? ". I duket vetja me i moshuar ashtu. Ai ka qene nje babi autoritar por me nje dashuri dhe mirekuptim te pamase.Me rriti me mendimin se shkolla eshte para cdo gjeje dhe para cdokujt.Me mesoi principe, morale dhe me rrenjosi ne shpirt dashuri dhe falenderime qe shtohen dita dites per te.Eshte i vetmi qe me lind deshira ta puth pa arsye.I vetmi qe njeh cdo qelize te karakterit tim.I vetmi qe me duron kur jam me nerva , kur bej naze ne te ngrene ose edhe kur jam ne humor e qesh kot , pa arsye. Babai im , edhe pse verior , eshte shume i kuptueshem, ndryshe nga pritshmerite e mia.Kur pesova zhgenjimin e pare ne dashuri ( para shume pak kohesh ) nuk doja ne menyre kategorike qe im ate ta merrte vesh.Mirepo sjellja ime ato dite ishte krejtesisht ndryshe, deshperuese dhe lehtesisht e kuptueshme nga cdokush. Aq me shume nga babai im. E kuptoi vete , nuk me pyeti asnjhere dhe nuk ma permendi asnjehere. Por gatishmeria e tij per te me qendruar afer , per te me cuar me pushime , per te me blere dhurata me lane pa fjale.Kisha menduar qe me priste "litari " ne fakt . Mirepo sjellja e tij ishte jashtezakonisht shume prekese dhe kaq " baberore " . Kur isha e vogel , babin tim e kisha vene ne nje piedestal. Dhe ahh , kjo gje nuk ka ndryshuar aspak. Ai eshte shembulli perfekt i nje bashkeshorti besnik , i nje burri te dashuruar , i nje djali te dhimbshem dhe i nje babai te palodhur.
Letra 21
Pershendetje Anabel.Tema sot eshte per babain....eh sa te veshtire e kam te shkruaj.Jam 22 vjece u bene plot 12 vite qe babi im nderroi jete.Isha vetem 10 vjece dhe ai ishte heroi im.Nderroj jete papritmas dhe ashtu edhe sot me duket. Ende nuk reshti se menduari se do kthehet.Ende kur zgjohem ne mengjes mendoj se gjithe keto vite ishin nje enderr e kece dhe kur do zbres posht do e shoh prape duke lexuar gazeten e do e puth ne dy faqet.Sa e veshtire eshte....thone se ma kalimin e kohes dhimbja do jete me e vogel por s'eshte e vertete ac me shume rritem e kalon koha ac me shume me mungon.A e dini sa e veshtire eshte kur e shtyen veten ne limite qe edhe ato pak kujtime si 10 vjecare ti fiksosh ne mendje qe mos ta harrosh si dukej,si fliste,si ecte,si te perqafonte e ndonjehere edhe ato qortimet te mungojne.Me mungon shumeeee shumeee sa e veshtire kur bie ne gjume me nje fotografi te tij dhe lutesh Zotin qe ta shohesh te pakten ne enderr. Mirepo falenderoj Zotin qe kam nenen me te fuqishme me te mrekullueshme ne bote e cila kurre nuk u dorezua dhe na rriti me mund.Shpresoj qe nje dite do ti bej krenar te dyte Babin-engjullin ne qiell e Mamin engjullin ne toke
Letra 22
Dedikuar babait tim te dashur, dashurise sime te madhe ...babush tani u rrita !! Me kujtohet kur dora ime e vogel vendosej siper tendes dhe thoja " babush, e dua ele una doren kaq te mave sa e jotja " ! "- bukuroshe do e kesh, me thoje. Pervec tendes edhe ti nje dite do kesh nje dore tjeter, te vogel, dhe do ndiesh kete emocion qe une po ndjej " ..dhe pastaj me merje ne kraharorin tend , e une flija pa e kuptuar ! Se di po kjo mbremja me beri te kthehem shume kohe pas e te me mungoje shume familja ime, shtepiza ime !! Gjithcka e imja ne ate qytet, sepse ketu jam e huaj ! E mban mend kur qaja per diçka qe doja edhe mami nuk e kishte, ti merrje ne krahe dhe fytyra ime e vogel vendosej perkrah teje. Shkonim kudo, derisa une te mos qaja me !! E te gjithe qe na shihnin thonin qe isha kopja jote, e per mua bota ishte e imja. Dhe pak nga pak permasat e mia trupore nisen te ndryshonin, te rriteshin, por ti nuk rreshte se me marri ne krahe, e se me dhuruari boten ! Koha kalonte dhe une gjithmone e me shume bindesha qe ti ishe heroi im, heroi im i heshtur ! Ti qe asnjehere nuk dite te me prishje qefin. Ti qe dite te me kuptosh ne cdo moment , gjate femijerise, adoleshences dhe qe ishe gjithmone me mua. Ti qe me zgjon cdo here me te puthura e ditet prane teje mi ben me te lumtura. Babush, me mungon shume , te kam thene ?! Ti je krenaria ime e madhe, e une shpresoj te jem e jotja ! Babush, une e di qe neser do te jete dikush tjeter mes nes por..'ai' nuk do te zere vendin tend ! Babush, une u rrita e bashke me mua edhe ndjenja e te qenit njeri i mire ! Vlere kjo te cilen, e kam trasheguar nga ty ! Te dua shume dhe mezi po pres te te perqafoj !!!
Letra 23
Askush nuk ka prinder te keqinj, ka te mire e me pak te mire por ky babushi im eshte ajka. Nuk ka shume ambicie, nuk ka shume lek, nuk eshte me I dituri e me I kulturuari I dynjase por eshte njeriu me I thjeshte e me I mire qe kam njohur ne 24 vite jete. Eshte intelektual, I pashem, I paster, punetor, zemer-gjere, goje-mjalte. Ai nuk di te dalloje te voglin nga I madhi, te diturin nga me pak I dituri, te pasurin nga I varfri. Ai gjithmone thote qe jemi te gjithe njerez te kesaj bote, fati na ka kategorizuar. Ai nuk ve asnjeri para mamit , kjo ne na lumturon ( thuhet qe dhurata me e bukur qe nje baba I ben femijes eshte te doje nenen e tyre), thote ju jeni shpirti im por me mamin do kaloj gjithe jeten. Ai nuk di te bertase, nuk ka goditur kurre, ai di te flase bukur, te kritikoje bukut e nuk harron te te mesoje se jeta eshte e bukur e duhet jetuar sic duam ne, jo te tjeret. Ai nuk di cdo te thote te nderhysh ne jeten e femijes e askujt, thashethemet jane per te papunet thote e ndersa per ne femijet thote qe duhet te jemi tolerante per te krijuar besim. Me ben krenare sa here flet, qesh, kercen e aq me teper kur cdo I njohur me flet me konsiderate te madhe per te. Ai me gezon jeten me puthje , perqafime e keshilla. Ai eshte shembulli im per burrin e ardhshem, per birin tim ( kur ti vije koha), eshte pika ime e referimit, dashuria me e madhe ne jete, babi I endrrave. Kam shume per te thene por do e mbyll me nje shprehje qe me tha nje plak ne shkoder: duajeni prindin cdo dite, eshte pasuri qe do humbase nje dite. Naten e mire.
Letra 24
Babi esht heroi im! Te flas per babin nuk di nga tja nis nga ku jemi tani apo nga femiria ime.Babi esht nji njeri shum i qet e urren genjeshtren,esht shum liberal.I esht dashur te rritet para kohet nga vuajtje qe i ka sjell jeta e tij ,por me gjithate them me plot ze qe ja ka dal ne te gjitha drejtimet.Esht nji djal i dashur per nenen e tij esht vella shum i mir esht baba i mrakullushem dha cka esht me kryesorja esht bashkeshorti perfekt per maman time.E adhuroj kyt njeri qe zoti me bekoi ta kem baba.E kujtoj gjithmon kur me sillte ato gjerat nga jasht shtetit,tani i kemi nderruar pak rolet.Une nuk di nji njeri qe ti perkushtohet ashtu gruas se vet e adhuroj.Mami ime ka qen gjithmon semur fatkeqsisht esht babi aj qe kujdeset gjithmon per mamin ne nji menyr shum te qet edhe me nji kujdes absolut.Babi me mungon shum pasi tani jemi pak larg edhe me mungojn ato shetitjet tona per te diela.Mbase nuk po gjej edhe fjalet e duhura nuk kam qen asnjiher e mir ne shkrime por qe di te them dicka kam ednerru gjithmon qe njeriu perkrah mejet ti ngjaj babit tim.Babi sapo mbushi te 50-tat dhe ne dy fmijet e tij nuk ishim me te me ka ngel pishman per gjith jeten kjo gje ..tani enderra babit esht te behet gjysh kyt po pret ai.. Nese e te pelqen publikoje nese jo ska problem..edi qe nuk esht e shkruar ne menyren me te bukur te mundeshme por spo gjeja fjalet nga malli per babin
Letra 25
pershendetje anabel..babai im nje peng... ...skam pasur fatin te kem nje baba si gjithe te tjeret skam pasur fatin ta njoh sic do doja ta shikoje vetem nje her.. kam lindur ne '96 babai im pati fatin te kalonte ne rrugen vendin dhe min e gabuar ..nje bomb e asaj kohe i ka shperthyer afer fatmirisht jetoj por fatkeqsisht humbi njerin sy ..nderkoh un isha nje embrion n barkun e nenes ..linda u rrita dhe shpeshher pyesja..pse un skam nje baba si te tjeret ?? maa pse babi se hap dot syrin ?? a me shikon babi ??.. pytje pa pergjigje per nje femi si un..vitet kaluan pyetjet shtoheshin por nuk kisha guxim te pyesja sepse e dija q sdo merrja pergjigje, ..nj nat shof nje enderr "sikur pran nje vendi me sh uj isha un vetem me babain tim e vjen shtriga ajo me e keqja dhe donte tm rrembente mua ..babi del dhe per tm shpetuar perballet me te dhe ajo i ngul nj shkop n sy..ne syrin e vrar..kjo ka qene panorama e asaj cka un mendova me vite deri ne momentin qe mesova te verteten..:-l do jepja cdo gje do beja cdo gje t kisha mundesi te sheroheshe por ska asgje q mund t behet ai sy smund t funksionoj me ... e admiroj babain tim ai vertet ska qene si gjith te tjeret ai ka punuar fort tm jepte nje familje sic e kam pasur , dhe pse brenda vetes eshte ndjer si i vecuar nga shoqeria nga njerez t lig , e adhuroj ate sepse ne mes pijanecesh dhe dembelesh qe lejn femijet ne rrug ai jo ne gjendje t mir shendetsore ka ditur tna mbaj afer e te bashkuar ai a ditur tmos na mungojn gjerat me t rendesishme !! baa brenda vetes vuaj q spata fatit t t shof ashtu bukurosh sic je ne fotot me mamin para fatkeqesisht por ti per mua je me i bukuri me i miri , me i forti e me.guximtari baa sta them shpesh por me fal per gabimet q kam.bere ndonse te vogla ..lodhesh me nje.drit syri por t premtoj qe me at drit syri un do te bej te shikosh boten
Letra 26
Baba? Une nuk e kam iden si eshte te kesh nje baba,si eshte ti therrasesh dikujt: o ba!Dhe nuk e di nese quhem fatmire per kete gje apo fatkeqe.Neqoftese do kishte vdekur do e dija do qaja e me pas do jetoja me kujtimin e tij.Po as kete nuk mund ta bej,te kesh babane gjalle e ta konsiderosh te vdekur.Kjo eshte situata. Ai eshte kaq prane dhe as nuk do tja dij nese une ekzistoj apo jo.E braktisi mamin time me mua ne barkun e saj u martua me tjeter dhe zere se nuk kishim qene asnjehere pjese e jetes se tij.Shoh me vemendje gjithe burrat ne moshen e tij rruges.Te jete ky valle apo ky tjetri? E pse shoh do thoni ju,sepse ai njeri nuk meriton asgje nga mua,madje as urrejtje sepse eshte dhe kjo e fundit nje ndjenje e rendesishme.Shoh dhe jam thjesht kurioze cili eshte ai njeri qe nuk di tja di as per gjakun e tij,shoh vetem qe te krijoj imazhin e gjese me te pavlere e pa ndjenja qe mund te ekzistoj.Po te vdekur e quaj te vdekur do e le.Jeta sme dha baba po me kompesoj me mamane time, dashuri ime gjithckaja ime.
Letra 27
Dalinë, mirembrema! Jam nje vajze babai... Emrin e kam prej tij, ashtu si edhe jeten! Nuk kam qene kurre e llastuar por asnjehere nuk kam mesuar se cdo te thote te ndjesh refuzimin prej kerkesave te panumerta qe mund te kem pasur, e ne fakt kjo sme ka ndikuar kurre negativisht ne jete. Im ate nuk me lavderon ne syte e te tjereve, me ruan aq me fanatizem ne sedren e tij, ne ndergjegjen e tij! Me syte tek ty jam cdo dite...- me thote! Nuk iken asnjehere ne mengjes pa ardhur ne dhomen time duke me pershendetur, ashtu sic nuk merr kurre vendime vetem pa i konsultuar me mua (me shume per te me bere te ditur se sa me vlereson :-)). Une jam Ai! Qe se kupton se si padashur ka ndertuar tek une pritshmerite per ate individ qe do dua une te jete babai i femijeve te mi! Kurre, askush, asnjehere sdo jete si TI! Por... Faleminderit nga shpirti ba! Sic ta them perhere: Disa gjera do jene gjithmone ne mode, sic jane: ndershmeria, besimi dhe dashuria per njerezit. Keto cilesi na kane bere keta qe jemi sot, vetem fale teje, qe nepermjet shembullit, influences dhe dashurise na ke injektuar te vleresojme cdo gje ne jete. Jam krenare per ty.
Letra 28
Hejjjj babush a te kam thene ndonje here qe te kam idhull???? A te kam thene qe do doja shume te kisha nje bashkeshort qe e do gruan e tij si ti mamin???? A te kam thene qe cdo here kam frik kur ikin vitet se mendoj qe jo gjithmone do te te kem afer???? Jo... Nuk t'i kam thene... Se dicka nuk me ke mesuar... Nuk me ke mesuar t'i shpreh ndjenjat. Ndonjehere dua te rri gjithe diten duke te puthur, por nuk arrij dot, sepse dhe ti se ke bere kurr kete gje. Qe thoni ju... babi im eshte njeri perfekt, por perfeksioni jo gjithmone eshte i mire. Ai eshte kerkues, kembengules, behet copash qe goca tij te kete cdo gje, por nuk e di pse kurr nuk e ka kuptuar sa te nevojshme jane perqafimet, puthjet apo dhe nje " te dua bija ime"... Une e di qe ai me do... Pafundsisht... Po do doja te ma shprehte dhe me fjale. Me mesoi shume gjera; te jem e sjellshme, me e mira klases, egoiste, kerkuese me veten time, te ndihmoj te tjeret... Me mesoi qe te mos them " o baaaa te dua pafund". Ai eshte heroi im... Hero pa te cilin jeta s'do ishte aq e bukur sa eshte... Babi te dua shume. A....
Letra 29
Anabel tani do te hap zemren, E di qe te kam shkruar shume ndoshta dhe te kam bezdisur e te kerkoj ndjese. Meqe keni temen e babait sot do doja shume te tregoja dhe une per timin. Deri para pak kohesh kisha ende shume dhimbje dhe nuk flisja shpesh per te, sa edhe miqte e mi te ngushte nuk me kishin degjuar te shprehesha per te. Te gjithe e njohin figuren e babit tim por une ende edhe pse kane kaluar shume vite qe kur e kam humbur nuk dua te flas shume per te. Ai eshte nje njeri i nderuar dhe i respektuar ne fushen e tij por ndjej qe humbja e tij dhe dhembja qe me shkaktoi me perket vetem mua dhe sdua ta ndaj me njeri. Im ate ishte ai njeriu vizionar qe nese do te ishte gjalle sot me gjithe shpirt them se do kishim pare nje tjeter polici. Kishte plane dhe endrra. Ishte shume i talentuar dhe shume inteligjent. Ishte me i miri. Nuk i them keto gjera sepse eshte im ate por sepse burra dhe gra te panjohur kane trokitur ne deren e familjes sime dhe kane qare bashke me ne kur ai vdiq. Ai ndihmonte dhe shpetonte njerez. Te gjithe ishim te babarabarte ne syte e tij. Eshte vleresuar maksimalisht nga trupat/organizatat e huaja per menyren sesi drejtonte operacionet per te siguruar rendin per ne qytetaret e thjeshte. E nje zot e di sa here kemi fjetur me zemer te ngrire kur ai vonohej ne pune. Ai ishte si ato super policet e CIA dhe FBI qe shikojme ne tv. Por uniforma e policise nuk e pengonte te ishte njeri i qeshur, i zgjuar dhe shume i dashur me te gjithe ne. E humbem ne nje dite qe kam ndjere se me mire te kisha humbur une se ai. Ai donte aq shume qe une te merrja nje edukim cilesor dhe fliste per universitete elitare te huaja kur njerezit ne ate kohe se dinin qe ekzistonin. Kishte shume etje per dije, kishte shume deshire te permiresonte jeten e te afermeve te tij dhe qe te gjithe ne te ishim Njelloj* si femijet e homologeve te tij jashte vendit. Drita ime e bukur u shua, por zoti me ka bekuar me nje nene qe sado jete te kem nuk do mundem dot t'ia shperblej cdo sakrifice dhe mund qe ka bere per ne. Eshte bere nene edhe baba ne te njejten kohe. E teksa shoh qe ende e dashuron tim ate si diten e pare them me bindje qe dashurite e medha ekzistojne dhe jam e lumtur qe jam lindur nga kjo dashuri. Jam perpjekur qe te jem ashtu sic ai do kishte dashur qe une te isha edhe pse mami thote shpesh qe je nje femije kaq i mire sa nuk e besoj dot sa me fat jam qe te kam. Ende ndjej qe ajo qe ai ka lene pergjysem duhet te vazhdohet nga une/ne. Di te them nje gje per ta mbyllur, nuk ka si prinderit. Cdo gje zevendesohet vetem prinderit jo. Te faleminderit per temen e sotshme e dashur Anabel.
Letra 30
pershendjetje anabel,eh cfare teme e zgjedhur kjo e sotmja. Ai nuk eshte vetem babai im, por eshte shoku im me i mire miku im, ai i cili e trajton mamin me aq dashuri dhe perkujdesje sa ne te ardhem dua te kem nje dashuri si e tyre,ai te cilin e shoqeroj shpesh gjate ndeshjeve te futbollit dhe teksa fillon ndeshja rend me vrap drejt frigoriferit per te marr birrat para se ai ta thote kte gje, ai me te cilin dal shpesh per pazar, me te cilin shijoj shpesh kafen e pasdites, ai i cili me qetesine qe e karakterizon me degjoj me shume vemendje teksa dridhesha dhe i tregoja qe pelqeja nje djale. Uff sa shume raste mund te permend, asnjehere sme ka munguar mbeshtetja dhe perkrahja e tij. Jam e afte te komunikoj dhe ti tregoj dhe per me te voglin problem qe mund te kem. Kete ka ditur te bej gjith kohen babushi im , te me degjoje pa rreshtur dhe te mos me kritikoj asnjehere por gjithmon e le shpatullen e tij te lire qe une te mund te mbeshtetem sa here kam nevoje. Nuk mjafton thjesht nje faleminderit per cdo gje qe ai ka bere ndaj une do perpiqem qe gjithmon ta bej krenar. Tani kjo pune u mor vesh kshu qe; pls anonym
Letra 31
Pershendetje te Gjithve.. Kjo esht nje teme shum e bukur dhe un dua te tregoj disa fjal per Babin tim.. Kam fatin e madh ne bot qe kam nje prind aq te mir si ai, nje njeri te kuptueshem,te thjesht,te sjellshem dhe qe me ben te ndihem KRENAR per te.. normal qe kur zihem ndonjer me te merzitem dhe nuk i flas, dhe i mbaj inat ,, Me kujtohet nje dit qe isha e semur me grip dhe ishin ato dit qe i mbaja meri ,ai erdhi ne dhom e me pyeti si jam pastaj me puthi ne ball dhe syt iu mbushen me lot, kur doli nga dhoma me tha : "Kujdesu per veten se babi te do shum" ose kur argjeroj esht ai i pari qe me thot "Argjero E Allahu te ndihmoft" Esht ai babi im qe me ka mesuar te eci ne rrugen e duhur pa me dhen liri te mjaftueshme por aq sa duhet, esht ai qe me ka mesuar te respektoj ,esht ai BaBi im qe me do pa interes dhe qe un i lutem Allahut ta bekoj dhe ti jap shendet e lumturi.. TE DUA SHUM BABI.. Duajini prinderit tuaj dhe gjith te mirat te gjithve anonim ju lutem
Letra 32
Pershendetje Anabel. Babi im... njeriu qe dua me shume ne kete bote,zemra ime ,shoku im i ngushte.Ai qe me mbante ne shpine per te me cuar ne spital sepse me ftoheshin gryket shpesh ne mes te debores acarit.Ai qe me mesoi se si ti beja detyrat paster dhe pa asnje gabim.Babi ka nje sens te jashtezakonshem humori,dhe them qe e kam trasheguar nga ai ,babushi qe gjithmone eshte kaq i qete,kaq i duruar kaq optimist,kaq energjik ,kaq shprese dhenes.Ai qe me ka dhene leje per te vajtur kudo,nuk me ka mohuar asnjehere asgje ,nuk ka ngritur asnjehere dore kundrejt meje sepse une gjithmone i kam thene te verteten dhe asnjehere se kam genjyer.E kuptoj direkt kur eshte me nerva,dhe ai me kupton direkt mua kur jam e merzitur.Ka qene gjithmone prane meje dhe gjithmone me nje zgjidhje per cdo gje.E dini?Ne mbledhje me prinder kam derguar babin dhe nqs kisha marre nje note te keqe ai nuk i thoshte mamit ...Fale babit fillova te dua futbollin ,ai eshte me Italine dhe ne boterorin e 2006 kemi gezuar te dy bashke duke u hedhur perpjete nga gezimi.Shpresoj qe nje dite te gjej dike te mire te bukur te dashur te forte me humor te ndjeshem me nerva te celikta,me nje durim prej luani,dike kaq te mrekullueshem sa babi im.Te dua shume babi ...sa bota sa qielli sa deti.Ps:Edhe me mamin kam nje marrdhenie fantastike ,po sot eshte tema per baballaret!Odeta.
Letra 33
Anonim te lutem Epo e pashe kete per babain dhe nuk munda te rrija pa komentuar. Une jam shume me fat per babain qe kam. Kur degjoj shoqet e mia qe kane raport shume te ashper ose te larget me babin e tyre me duket e cuditshme. Qe e vogel jam rritur me perkedheli, por me kane mesuar dhe te jem me kembe ne toke. Prinderve te mi i jam mirenjohese sepse dhe kur nuk kishin as minimalen prap e kane gjetur mundesine te na i plotesonin te gjitha deshirat. Une me babin flas per shoqet, shoket, i tregoj kur dal me gocat dhe e teprojme me pijen, i tregoj dhe kur kam pasur ndonje zhgenjim. Flasim per shkollen, per punen, per gjithcka. Flasim sesi duhet ne jete te jesh njeri serioz e i pergjegjshem por dhe sesi te udhetosh e te besh qef. Babi im eshte intelektual por prap eshte gallat. Po kapin 35 vjet me mamin e prap duhen si adoleshente. E kam thene dhe do e them gjithmone, qe gjeja me e mire qe ka bere babi per ne ka qene qe don dhe respekton mamin, na ka dhene nje shembull per te ndjekur ! E dua babin tim kur mendon qe jam ende 13 vjec dhe pse jam 20 e ca, e dua kur me thot: "he mi, ke gjetur ndonje shok apo jo, prezantoja shokut tat", e dua babin tim kur me shkruan ne facebook dhe ne whatsapp...e dua dhe kur me thote:"ske faj ti se ne te llastuam" dhe me shkel syun se gjasme po imiton mamin, e dua babin tim kur pasi kthehem nga ndonje udhetim i shkurter me perqafon sikur te kem qen ushtar, e dua babin kur thot per mamin:"kete kam une, mos u grricni me mamin se keni pun me mua pastaj" e dua babin tim kur kthehet nga puna i derrmuar nga lodhja, dhe kurre nuk ankohet, e dua babin kur tallet per dhjetra ilacet qe pin dhe pse mua sme besohet qe i erdhi mosha te pije ilace, e dua babin tim qe dhe pse po i afrohet prefiksit 6 prap eshte adoleshent ne shpirt. E dua babin qe kur fillova pune e me shihte te lodhur me thoshte: leje punen se ste shoh dot keshtu, e dua dhe kur i mbushen syte me lot kur semurem une por prap ben te fortin se mami eshte me frikacake se ai. E dua babin tim dhe kur eshte serioz, dhe kur kemi grindje, dhe kur kemi debate te forta, dhe kur nga nervat rrime dite e jave pa folur, e di qe ne shikimin e tij qortues ka vetem perqafime plot dashuri. Nuk e imagjinoj dot jeten time pa babin tim...Ne jemi njesoj dhe pse gjithmone i them: Po pse ben kaq ndere o ba? Po asnjeri sta din sot o ba...Gjithmone me thote: Do ma dije Zoti nje dite ! Ti po ta lexosh do e kuptosh qe jam une o shoku im, do emocionohesh ndoshta aq sa per urimin qe te bera publikisht per ditelindje, ose ndoshta do me thuash: "o goce don me mmajt me tmira mi?" po prapseprap une dua te te falenderoj per gjithcka. Keni pasur nje jete te tille me mamin qe keni pasur momente pasurie e momente varferie te skajshme e prap jeni bashk dhe prap jeni te forte, te lumtur e te dashuruar. Faleminderit babi qe je shoku jone ! Te dua shume, qofsh i shendetshem e jetofshim prane njeri tjetrit der 100 vjec e ca...
Letra 34
E di ca kerkoja nga jete ..jo tani por edhe shum vite me pare kur kuptova se dicka nuk shkonte dhe nuk po jetoja por thjesht po mbijetoja . Jo me shume se dicka normale .Doja nje familje nga ato te vertetat jo familje qe vetem emrin ka te tille .Doja ate ''mbretin ' tim te me donte jo vetem kur e beja krenar duke u sjelle mire .duke mare nota te mira ne shkolle apo duke mos ia kthyer fjalen por doja te me donte edhe kur un gaboja doja te me mbronte nga cdo gje nga te gjith qe vetem vidhnin vrere .Ej nuk isha e vetmja femer dhe jo te gith cunat e kishin mendjen te un dreqi ta haje edhe ti shikon kjo nuk eshte mbrojtje jam e afte vete per kete .Doja dicka qe e benin te gjith ato qe quheshin baballare te me donte te plotesonte ato tekat e mija prej femije jo te dhunonte ,e di do me thuash qe sme ke prekur kurre me dore por me ke prekur ne shpirt ne mendje. E din dhuna psikologjike eshte me e dhimbshe se ajo e trupit .Eh sa here jam vrare e plaga eshte sheruar ..shpirti uff po behet cope cdo dite e me shume .Ne djall e coj krenarine tende te semure un nuk ndihem krenare per veten dhe mbi te gjitha nuk ndihem krenare per ty ske luftuar fare e nuk ke sakrifikuar asgje qe un te jem e lumtur e din un nuk jam e lumtur .Ke bere vetem disa detyra elementare qe nuk eshte se jan gje e madhe.Familja eshte nje bashkim shpirtrash dashuri ,ngrohtesi nuk eshte nje vend ku ti komandon se ti je i pari fundja pa mua ti sdo ishte prind .Do doja nje jete ndryshe me pak lumturi dhe jo nje hidherim qe me ka helmuar shpirtin e me ka bere te humbas besimin .Do doja nje familje .Dhe un u ktheva ne nje te palumtur.Palumturia ime vinte si pasoje e egoizmit te tij .Per te isha nje dashuri e madhe gati deri ne vdekje aq sa me mbyste e nuk me lejonte te isha e lire.Me mbyllte aty ne ''kafazin e tij te dashurise''pa menduar se kishte kohe qe e kishte vrare dashurine time per te e mezi prisja momentin qe te largohesha .Isha e gatshme dhe te lutesha per nje furtune ,isha e gatshme edhe ta humbisja madje edhe pergjithmone ,,,isha kthyer ne egoiste ..ne nje egoizem aq te madh aq sa isha e etur per liri.Kafazit te arte kishte kohe qe ndryshku i kishte zene pjesen me te madhe te siperfaqes dhe erresira kishte mbuluar gjithcka .Cdo dite prisja lindjen e diellit por ai kishte kohe qe nuk lindte me
Letra 35
Pershendetje Anabel ! Teme shum interesante ,ne te cilen kushdo ka dicka per te thene . Une kam patur fatin e keq te mos e kem babin tim si gjth femijet e tj. Ai u nda nga jeta kur une isha 5 vjece. Dua tu them te gjth atyre qe kan fatin te kene dy prinderit bashke,ti duan baballaret e tyre ,ti respektojn e nese ato nuk jane me te miret,me te dashurit,me ju apo me mamate tuaja. Prinderit e mi u martuan me dashuri,por nrm gjthcka nk ishte me fush me lule pas martese x maman time. E di qe e ka torturuar ,zhgenjyer ,madje e tradhetuar ,e sjell tjetren ne shtepi(po po ka ndodhur vertet, 15 vite me pare ) .. Por ama nena ime nk me ushqeu kurre urrejtje x te ,nuk e tha as edhe 1 gjys fjale te keqe . Me beri ta dua babin tim,pavarsisht te gjithave,edhe pse ai nuk me deshi ne mom qe linda,sepse isha vajze.. . Une do doja me gjth shpirt qe ai te ishte gjalle,sikur te kthehej vetem 1 dite te vetme . Nuk ka dhimbje me te madhe sesa boshlleku qe krijon mungesa e tij,sado qe te mundohet mami me mish e me shpirt ta lehtesoj dhimbjen e te me plotesoj gjithcka . Une e di qe edhe ai me donte shum,madje pak para se te vdiste ,tha qe nuk do me nderronte as me 100 cuna. Ndaj te gjith ju qe keni baban afer ,perqafojeni fort ,i thoni sa shum e doni ,perqafojeni baban tuaj sepse une nuk munda ta bej kete me babane tim. Ju jeni me fat ,falenderoni zotin dhe zbuteni zemren e tyre me dashurine tuaj,per te miren tuaj ,te nenes dhe te te gjithe familjes.
Letra 36
Pershendetje Anabel.Sot ,per here te pare,vendosa te shkruaj dhe une nje leter per ju...E si mund te mos shkruaja kur behet fjale per te?Pikerisht per njeriun tim me te shtrenjte,me te dashur,per heroin tim.Te gjithe femijet i duan prinderit e tyre,e vajzat ne vecanti baballaret,por me ne te dy eshte ndryshe.Ne kemi nje marrdhenie qe i tejkalon ato kornizat prind-femije,nje marrdhenie ku ai del nga ai roli i zyrtarit serioz,e ku une marr rolin e te vogles se perkedhelur,edhe pse jam 22 vjece.Ai nuk eshte thjesht babi im.Per mua eshte vella,eshte shok,eshte psikolog hera-heres,keshilluesi im me i mire.Eshte si nje shok besnik,i cili pavaresisht gabimeve qe bej,asnjehere nuk me hedh poshte.Ai eshte mbeshtetja,forca,buzeqeshja ime.Une pa babin nuk e koncetoj dot asnje pjese te dites sime,asnje vendim ,asnje arritje,madje te gjithe cuditen se si nje njeri aq serioz sa ai,kur vjen puna me mua ,ndryshon teresisht.Ne syte e tij shoh ate super-njeriun,i cili punon gjithe dites pa u lodhur,pa u ankuar,gjithmone me deshiren qe une e im vella te kemi gjithcka qe deshirojme,te behemi njerez aq te mire ,aq te drejte,aq bujare sa edhe ai.Cuditem ndonjehere kur mendoj se si ai e ka nje pergjigje,nje zgjidhje,nje rrugedalje per cdo gje dhe motivohem te lexoj me shume se ai,me arsyetimin se tek librat gjendet gjithmone rruga e jetes...Por qe thua ti Anabel,ka peripeci edhe te paturit nje baba kaq te mire,sepse nuk me duket asnje djale mjaftueshem i mire,qe ta shoh ne te ardhmen ne rolin e dhenderrit ideal per tim et. Si perfundim Anabel arrij ne konkluzionin qe Babi im eshte engjelli im ne toke.Ai eshte krenaria ime. Te lutem,mos ma co dem gjysme ore te harxhuar per te shkruar kete leter,brenda mundesive.
Letra 37
Babai im! Besoj se si cdo vajze babai eshte si fillim me I forti.Kete imaxh kisha kur isha e vogel.Babi im ishte me I forti na te gjithe dhe na supermeni dhe ai gjithmone do me mbronte.E mbaj mend ka punuar shofer naten kur une kam qen e vogel.Ai largohej heret ne mengjes dhe kthehej vetem pasi mua me kish zen gjumi,ama kurre nuk harronte te linte dicka te jasteku im.Nje cokollat,embelsira te te gjitha llojeve.kur mbusha 8 vjec erdhi me nje kukull qe kisha nje muaj qe ia kerkoja mamit tim dhe ajo(si te gjitha mamat nikoqire)me thosh se ishte e shtrenjte dhe mos te behesha tekanjoze.Oo po per babin asgje nuk ishte shume per mua.cdo dite te pare shkolle vajzat I sillte mami ne shkoll.Une asnjeher nuk mbaj mend nje dite te pare pa tim ate.cdo vite.Kam fotografite nga klasa e ppare deri ne te teten.Une isha krenaria e tij.Kur nje hartim imi u botua ne gazeten e qytetit ajo faqe dilte na ssirtari sa here dikush vinte per vizit dhe babi e tregonte me krenari.Ai ruante fletoret e mija vetem per faktin se une kisha shkrimin e bukur. Ne 15 vjetorin tim me dhuroi librat e Harry Potter..I kisha fiksim ti kkisha personal ata libra dhe I ruaja qe askush mmos te mi prishte sadopak.Sot i hap dhe lexoj vetem mbishkrimin e tij "Babi te do sa boten".. Kam cdo kujtim me ate, me tim Ate.Me te mesoca notin,bicikleten.Me te kam mesuat madje te hedh dhe hapat e pare(keshtu me kane thene) Ai me zgjodhi emrin nga "Harku I Triumfit" dhe une e ruruaj ende ate botim te vjeter si relike te cmuar. Behen dy vjete qe sje me pran meje por une te dua njesoj dhe te kujtoj cdo minute.Sa here me prishet bicikleta dhe ska kush e rregullon,sa here hap telefonin dhe shoh numrin tend te cilin nuk mundem kurre ta fshi.Gjithmone Babi.
Letra 38
Mirmbrema Anabel..ju pergezoje per temen e zgjedhur.Sa e lexova menjeher me shkoje mendja te babai im.Njeriu me perfekt ne jeten time..me i drejti,me i dashuri...E adhuroje vertet tim ate.Me kujtohet qe dhe kur kam qene e vogel,sa here qe semuresha therrisja "oh ba". Per 4 vjet kam qen vec une ne qender te vemendjes...me pas lindi vellai im.Me kujtohet si sot kur babushi im u kthye djelen nga pazari,dhe une qe prisja lodren time sic isha mesuar gjithmon.Kishte dy lodra ne duar.Nje per mua e nje per "ate bebin qe zoti do sillte ne shtepin tone". Jam ndjer tmerresisht keq sepse "ai" jo vetem do me merrte dashurin e prinderve por edhe ate kenaqesin qe ndjeja kur babai im me sillte lodra ne shtepi.Gjithmon kam qene vajza e babit..dhe pasi vellai im erdhi ne jet,nuk rreshta kurre se qeni vogelushja e tij e vogel.Sot jam 22vjece dhe gjeja per te cilen krenohem aq shum eshte ai..Babi im.Gjithmon e kam bere te ndjehet krenar per mua..e ky do jete misioni im deri ne fund te jetes time.
Letra 39
Mirmbrema anabel ....ehhhh babi im !Eshte ai njeri i cili punon shume dhe qe shqetesohet nese nje dite te vetme ai nk ka pune se normal vajza e tij ka shume teka ,eshte shume i dhembshur pak i dashur por qe preket shume shpejt si nje femije ,ka shpirt artisti dhe i pelqen shume frengjishtja e le tv tere diten te tv5 monde kjo me cmend .. dhe ben gjithcka qe femijet e tij te jene te ndershem......po te flas per babin tim do te duhej shume kohe ...ai eshte fiksimi i jetes time! te dua shume babiii immmm dhe faleminderit per gjithcka .
Letra 40
BABI Babi im sa te veshtir e kam te flas per ty ,as vet se di pse....Ti je ai qe gjithmon ke then po pavaresisht se si kan qen punet e je munduar te na japesh m te miren prej vetes,eh o ba si mund ti harroj ato koh qe kemi jetuar bashke plot 18 vite te mbushura me shume ngjarje.kam qen e ftoht kundrejt teje asnjeher st jam bind edhe pse ti tek un je mbeshtet ke pas shpresa se e dije qe do behesha dikush sepse jo m kot te kam ngjar ty..sdi ct them per ty o babi im qe ke qen aq i mir me mua sa nje zot e di,,,e di cm vjen ndermend tani ato netet e dimrit kur vije n shpi e mua qe m kish zen gjumi e do m zgjoje per kontrollin e detyrave te shkolles ,e sa inat te kisha ateher po sot te falenderoj me zemer se fal teje jam ketu sot...o babi im sot qe do behem prind te ndjej m afer e dua te te them se gjithmon ke qen i preferuari im n shtepi si ne momente te mira dhe ne debate kam qen me ty gjithmon.smund te rri as dhe nje cast pa e menduar diten e dasmes sime ka qen hera e pare qe te kam pare me lot ne sy dhe ata lot ishin per mua per vajzen tende qe te ka drit e zemer.babi im te dua shum shum shum me ka marr malli te puth.
Letra 41
Babi im eshte babi me perfekt ne bote dhe une jam vajza me me fat ne bote qe ai ze nje vend kryesor ne jeten time.Babi im dhe pse eshte rreth te 47 ai ngjan si 10 vjet me i ri,eshte plot gjalleri ,shum aktiv,te shtyn te ecesh perpara.Ndonjeher edhe kur jam ne ditet me te keqija mjafton te shikoj ate ose mamin dhe me hiqet si me magji gjith stresi.Nuk ka njeri qe me ka mbeshtetur aq shum sa ai.Une kam qen perher ajo goca qe i plotesoheshin gjith tekat por qe ne edukimin tim nk kishte gjera materiale por edhe shum vlera morale,plot vlera shpirterore dhe per kete i jam shum mirenjohese prinderve te mi sidomos babit.Mua asnjeher sme ka munguar asgje nk po flas per gjerat materiale (pasi jo per tu mburrur por perher kemi qen shm mir nga gjendja ekonomike)por per ato vlerat shpirterore si respekti,lirshmeria ne komunikim,asnjeher skm qen e ndrydhyr,perher km qen e lire dhe ky lloj edukimi me ka bere qe te jem mese e plotesuar dhe kjo ka rendesi per cdo person.Nese do te flisja per babin tim sdo tmbaroja kurr por perseri babi im eshte me i miri nbot dhe une do i jem mirenjohese gjith jeten per gjerat qe ka ber per mua dhe betohem sa her e shoh qe mundohet tme bej te lumtur aq shum me shtohet deshira ta bj krenar ,e njejta gje dhe per mamin por meq tema ishte per baballaret
Letra 42
Mirembrema Anabel! Mezi po e prisja kete teme. Une dua t'ju tregoj itenerarin e nje dite te thjeshte te personit simbol te cdo gjeje te mire ne jete. Si te gjithe njerezit e profesionit te tij, ai eshte mesuar me nje regjim ushtarak edhe ne jete, dhe sigurisht qe zgjohet qe ne oren 6:00 pd edhe pse punen e fillon ne oren 8. Zgjohet dhe gjeja e pare qe ben eshte te na shohe te gjitheve neper dhoma, gje qe une e quaj "kontroll i ushtareve" me shaka. Dhe normal qe nuk mund te mungoje kontrolli as tek ushqimi i mengjesit. Sa hyn ne kuzhine do vere vezet per te ziere dhe qumeshtin per te ngrohur per te gjithe familjen. Pasi le mengjesin gati dhe i vjen ora te iki ne pune ai do beje zgjimin, por kete rradhe kurresesi si ushtarak, ai eshte njeriu me i dashur dhe me i kujdesshem ne bote ne momentin e zgjimit. Por ketu fillon perseri kontrolli kur na pyet se kur do e nisim diten dhe cfare plani kemi. Babi ka shume qejf ti tregojme se cfare do bejme, i duket sikur eshte me ne ne cdo levizje qe bejme. Ai do ta dije ku jane 2 princeshat dhe rrugaci i tij qe te dergoje engjejt mbrojtes. Por me shume shefi im ka qejf kur e marr ne telefon ne orar pune, dhe e pyes nese eshte lodhur, dhe sigurisht qe ai do te llastohet pak dhe ankohet sidomos kur une jam ne shtepi sepse do t'i gatuaj byrekun e tij te preferuar. Por roli im i princeshes mbaron ne momentin kur duhet te dal pasi ka rene nata, ooooh sa te veshtire e kam te bind komandantin qe nuk ka asnje gje te keqe sepse do dal me njerez te njohur nga ai, dhe ja permend me emra duke qene se njeh 120% te shoqerise time. Ai prap nuk bindet sepse "frika nga rreziku i nates" eshte nje semundje profesionale qe nuk ja kuroj dot, megjithese shpesh ja marr kalane nga brenda komandantit . Nese une nuk kam plane per darken, ai me "urdheron" te ta kaloj mbremjen me te ne xhiron tone nga liqeni ose ne kafene e darkes, qe meqe ra llafi i dashuroj keto momentet prandaj thash "me urdheron". Ai flet me mua per cdo gje, jam vendi i tij i rrefimit por me shume jam keshilluesja e tij me e mire (pervec mamit) ne cdo vendim qe merr. Nese babushi ka eksperiencen e jetes, une kam lexuar shume. Nese ai eshte i matur, une jam e krisur. Nese ai eshte mashkulli, une jam femra. Ai eshte babi dhe une jam femija. Eeeeeeh, sa xheloze behet mami per marredhenien tone. Me ka zene halli tani qe i kam treguar per shokun tim, se kerkon ta njohi. Dhe me shkrin se qeshuri ne momentet kur perpiqet te shesi veten si liberal dhe prindi me mendjehapur ne bote, por thelle thelle ai eshte nje baba shqiptar dhe nje ushtarak ndaj "askush nuk mund ti beje lojra poshte hundes".
Letra 43
Dedikuar bushit tim! Para disa kohesh me the qe tashme isha e rritur,nuk isha me ajo vajza e perkedhelur qe donte cdo gje gati,por do mbetesha gjithmone vogelushja jote.Ajo e cila deri para disa vitesh nuk flinte kurre pa te puthur dhe pa te thene naten e mire.Ajo e cila ulej ne preherin tend kudo dhe si benin pershtypje veshtrimet e cuditura.Ajo e cila vdiste te ti ngrinte pak nervat,dhe te shikonte ate ballin tend te rrudhur me kaq hijeshi. Por qe tashme kishte kohe qe si bente me te tilla gjeste.. Ti nuk ke ndryshuar asnje cast ba,ke qene gjithmone aty duke pritur puthjen e nates se mire ,nje ulje ne preher duke te pushpuritur floket bore te bardhe.Ke qene gjithmone aty duke pritur batuten time :babush do ti lyejm floket e kuqe se te shkojne me shume. Jam un ajo qe kam ndryshuar dhe shpesh jam rrembyer nga ftohtesia e kesaj bote... Por ti ke qene,je dhe do mbetesh gjithmone mbreti im! Ndoshta nuk kemi pasur mardhenjen midis dy shokeve por e di qe kemi pasur dhe kemi mardhenjen me te mrekullueshme qe mund te kete nje prind dhe vajza e tij. TE DUA BA!...
Letra 44
Oh c'teme!!! Mundet te rri ore te tera per te shkruajtur per ate....Frymezimi im! Kujtimet e mia me te fillojne me kopshtin, ku ai me conte cdo mengjes me biciklete....Me mesoj si te lidhja kepucet (i bejme dy lule dhe pastaj i lidhim) edhe sot e kesaj dite atletet i lidh absoluisht ne te njejten menyre. Pastaj erdhi klasa e pare....Ai me puthi dhe fjalen e tij :Shpirti babit suksese e kam te ngulitur akoma ne mendje...Me ndihmoje shume te shkruaja bukur, me blinte pafund stilolapsa (humbja cdo dite 1) fletore, lapsa. Per cdo gje i ankohesha atij ( mami s'me le te dal, mami s'me blen kukull, mami me ve te bej punet e shtepise) dhe per te gjitha keto ai kishte nje pergjigje : Mire se do ta zgjidhe babi kete problem... Ai Anabel nuk e mesoj kurre makinen (fobi) dhe gjithmone une dhe ai me biciklete...Deri sa shkova ne gjimnaze dhe ketu i thashe : Jo tani mos me shoqero me...Po ai s'hoqi dore,cdo mengjes me mua....Por mbi te gjitha Anabel ai me vinte ne siklet, ai mburrej aq shume per mua sa une skuqesha : Di Anglisht uji, ne letersi shkelqen, me perkthen lajmet nga Italiani, s'shoh fare lajme shqip...Jo se s'ishin te verteta por patosi me te cilin fliste me sikletoste....Pastaj u diplomova....Tmmerrrr,une isha Silvia Konti! O ba jane juriste gjysma e shqiptareve, rri tani se ke alamet profesioni...Dhe ketu filluan telefonatat e tij pa limit: Shoku im ka kete problem me pronen, cdo bej?(ta zgjidhi o ba) Filani(ti se njeh por une e kam shume mik) do dali ne pension, c'te bej( te shkoje ne I.S.Sh. o ba)...Filloje nje lufte e ftohte ne shtepi kur une u fejova (ku e gjeti thoshte se une gjithmone e ndiqja?!!! thoshte) Linte orare kthimi, orare takimesh e ku di une cfare....U be mixgun...Qau kur me pa nusen dhe s'ma leshoji kurre doren per dy dite(mos i prishni fustanin cupes, mos ma lodhni) Te djelen Anabel u cua heret (une do shkoja tek parrukierja) Degjo Lushe( e urreja kete nofke kur isha e vogel e dua pa mase tani) per cdo gje ke mua, ketu ke mua dhe mamin kjo eshte shtepia jote dhe dera e hapur...Qava...Dhe kur dola ate te djel ju ndera ne krahe....Keshtu Anabel...Ai forza ime sot eshte i semure nga nje semundje e pasherueshme, kur e mora vesh mu drodh toka...Por ai i fort, me fshiu lotet dhe tha: Shpirti babit, skam gje...Ai degjob Bacin cdo mengjes, dhe u merzit kaq shume kur iku ai disa kohe sa me merte ne mengjes ne tel dhe me.pyeste nese dija une gje kur do ktheje Baci ne pune...I ka ngelur ora tek Parashqevi Simaku dhe Anita Bitri, qesh vetem me Florin e portokallise, dhe pelqen Rudina Xhungen (Zonje vajze kjo)...Ah po ne shtepi degjojme vetem lajme ....Jemi te informuar 24 ne 24 dhe po, urrejme teknologjine e re! Ai nuk ka frike nga vdekja,jeton cdo dite dhe me thote gjithnjr nje fjale kur une merzitem ne pune apo njerezit per rreth : Bej mire, bej vetem mire, do te te kthehen nje dite...Atij Anabel nuk ju kthyen kurre...Ai eshte semur rende dhe asnje e mire nuk ju kthye, nuk e meritonte semundjen dashuria ime e pare....
Letra 44
Pershendetje Anabel..kjo eshte hera e pare qe po ju shkruaj e me vjen mire qe po shkruaj dicka te bukur e per njeriun me te shtrenjte per mua, babi im. Ai per mua eshte mashkulli perfekt, ideal ne kuptimin e plote te fjales,,thjesht nje rast per tu marr shembull ..te them e adhuroj eshte shume pak,,ai eshte jetaa,,drita,,shpirti im.. Ore ndonjhere jam xheloze per mamin qe ka ne krah mashkullin me te mire ne bote bej shakaa,,por i them shpesh qe je me shume fat mi gru, te paca fatin Ai me ka ndihmuar e me ka qendruar prane ne cdo moment te jetes me keshillat,,sygjerimet ,,por e nonj shuplake b** kur ishim te vogla ahaha , por as i shkoj nepermend para faktit qe per ate un jam princesha e vogel e pse jam femija i madh i familjes. aaa dhe dicka,,ai eshte e shoku ime, pasi eshte i pari qe i tregoj e per pelqimet ndaj cunave,,skam turp a ku ta di un,,jo se me mamin nk kaloj mire, po ai eshte forca ime. Kam plooot per te thene, po po e mbyll me shprehjen qe mua me pelqen pa fund : Nje dite une do e gjej princin tim, por ti babi do jesh mbreti im" love u thashe publikisht e piken time te dobet,,flm
Letra 45
Babi im Po ja un jam kopja e tij vetem se me trup femre . Atij i eshte dashte te punoje shum vetem e vetem qe te na siguroj gjithe te mirat si gjithe prinderit besoj per femijet e vet.Por secili eshte unik ne llojin e tij.Babi im eshte tipi tradicional miksuar me moderne . Them keshtu sepse ecen me kohen por kthen gjithmone koken prapa per te pare se cfare ka lene pas. Kur e shef ne fytyre thu qe o zot sa i eger per shkak te qendrimit por ne fakt jo nuk eshte aspak.Motra dhe vellai as1here nuk i kthejn llafin babit ndersa un nuk ia pertoj fare ,ndoshta sepse kshu jemi mesuar dhe un e konsideroj tamam si shok dhe kur ndonjehere me bertet un qesh dhe i them qe te qetesohet se po filloj te besoj njerzit qe ti je nje njeri i eger gje qe nuk je ... aty me hedh nje shikim dhe te 2 ia nisim te qeshures.Eshte tip qe me paguan kursin e matematikes dhe kur marr 10 me thot qe e kam marr un me leket qe po paguaj.Shikon deftesen gjithe 10-ta e me thote qe nuk mesoj aq shum se lavderohem.Mban nje model flokesh qe sme pelq dhe i them nderro modelin sps je akoma i ri e gjithmone me thote u plak babi ,sjam per keto gjera ,apo kur luajm letra e un fitoj, nxehet e me thot qe bera hile .Me lodh cdo dite qe te bej punet e shtepise se pastaj thone goca filanit sdi te bej pune . Por un e adhuroj babin ,per faktin qe thote skam para ska pune ,e mua me blen gjithmone gjera te shtrenjta , thote qe un dua nje hu e gjithmone me puth e perqafon , thot qe si ngjaj por te gjithve u krenohet se ia kam keput koken , thote qe jam dembele por i ka ngja babit vet , e adhuroj e per faktin kur me pyt si funksionon fb e un i them qe seshte per ty e thote qe nuk jam plakur akoma Jam shum po shum krenare per babin e ia kam thene thjesht shpresoj qe edhe ai te ma thote nje dite ket mua ne sy e jo te tjereve flm shum babi anabel nuk i ndahem tufes anonim te lutem
Letra 46
mrm ANABEL Babai im nuk ka qene babai perfekt madje as qe i afrohej perfektes Nuk ka qene nga ata baballaret qe i marrin bijat e tyre ne preher dhe i perkedhelin Ka qene babai qe nk e shprehte kurre dashurine Qe i kursente fjalet e mira dhe perkedheljet sps keshtu e bija nk do llastohej Ka qene babai qe te jepte 100 porosi kur ti dilje te dera e shtepise ne menyre qe ti te mos beheshe viktime Babai qe te mesonte se jeta eshte i eger dhe ti duhej te kacafyteshe me te per te mbijetuar Babai qe te mesonte se 5 mije lekshi qe te jepte ne mengjes ishte para e fituar me djerse dhe ti duhej te dije ku dhe si ta shpenzoje Mbase nuk ishte babai perfekt por ishte babai qe e jepte jeten per bijat e tij Babai im mungon prej pak kohesh,jeta nk deshi qe ai ta vazhdonte rrugen me ne... Perulje per cdo prind qe me djerse dhe sakrifice mundohen te na plotesojne dhe tekat me absurde Gezojini prinderit sa i keni ne mesin tuaj se asnjehere sdo e kuptoni sa do ju mungojne deri ne momentin qe ai vendi ne cepin e divanit do jete bosh
Letra 47
Engjejt e mi... Babai im ne kete jete ka qene gjyshi im i shtrenjte. Babai biologjik nderroi jete me pare se une te mesoja te ecja, pamvarsisht kesaj them me plot bindje qe e dua babin tim dhe pse nuk mu dha kurre mundesia ta njihja... Nga ana tjeter figura e babit nuk me ka munguar, sepse perkrah kam pasur njeriun me te shtrenjte per mua, gjyshin tim. Ne hapat e mia te para ishte ai, babi per here te pare i kam thene atij, edhe kur rash nga bicikleta ai me priti... Ne det nuk u mbyta kurre se notin ma mesoi ai, e si tip sportiv qe ishte me mesoi patinat, cdo loje te mundshme me top, sepse edhe ne moshe te madhe lozte me femijet e lagjes e ashtu i qeshur e i hareshem e donin te gjithe... Kete e kuptova diten e funeralit te tij, ishin te gjithe aty, me lot ne sy duke i dhene lamtumiren e fundit... Kane kaluar 10 vite nga ajo dite, por vazhdon te jete dita me e keqe e jetes time, ate dite une humba babin tim...per here te dyte. (Anonim)
Letra 48
Babai im thjesht i mrekullueshem !! Do ta nisja keshtu kte leter duke folur per nje njeri i cili ka vuajtur jashtezakonisht shume duke qene se eshte semurur qe ne moshen 20 vjecare.. 2 vjet pasi u martua .. Nje njeri qe pothuajse gjithe jeten e ka kaluar neper spitale duke kryer me shume se 30 operacione dhe prape se prape duke u kujdesur per familjen e tij.. Duke na rritur e duke na shkolluar qe asgje mos te na mungonte.. Dhe sot e kesaj dite pavaresisht se eshte me nje kembe ne varr perpiqet te na motivoje qe te kemi nje jete ndoshta me te mire se ce ka pasur ai.. Dua ti them thjesht : Faleminderit qe ekziston.. Faleminderit qe nuk na le asnjehere te ndihemi vetem dhe premtoj qe nuk do te zhgenjejme kurre.. Me dashuri Vajza qe e ke pike te dobet ! E.E
Letra 49
Babushi im eshte nje nga dy personat qe me duan me shume ne bote. ai eshte babai me i mire qe mund te doja, Sikur te rilindja dhe te me jepej mundesia te rizgjidhja prinderit , po kta qe pata do te zgjidhja perseri.Babai im flet me zemer, eshte njeri me parime, ben gjithshka per familjen e tij, qe mos ti mungoje asgje , por mbi te gjitha harmonia. Babushi im eshte fatkeq vecse. Differenca e moshes mes nesh eshte e madhe dhe une e dija qe nuk do jetonin pergjithmone, por thjesht uroja te kishin nje pleqeri te qete. Keshtu nuk ndodhi. babi im eshte i semure .U bene disa muaj tashme. Para disa javesh , pas nje bllokim venash i prene kemben e majte.Muaj te tere duke u endur spitaleve , ku personeli nuk njeh me dhimbshuri ose solidarietet,por i sherben vetem "zotit" parase. Ne spitale ku kur takon dike qe interesohet pa interes, ferkon syte se te duket enderr. Ndersa une duhet te jem e forte per te , por brenda meje jam kaq e trishtuar per fatin tij...jam kaq e trishtuar sa fjalet nuk mjaftojne. Sot na thane qe rrezikon ti presin dhe kemben tjeter... une sot po te shkruaj ty, anabel dhe po qaj per fatin e keq te babait tim...Po qaj per semundjen qe po ma merr pak nga pak, qe po ma shenderron ne dike tjeter, qe po i heq forcat dhe gezimin per jeten....babushit tim qe e dua kaq shume.
Letra 50
Mirmbrema anabel,do me pelqente shume nqs do e publikoje mesazhin tim une dua te shkruaj shume shkurt ne lidhje me temen e sotme,duke thene vetem qe: E ADHUROJ BABIN TIM,"Daddyn" tim sic i them un. e adhuroj dhe kur dehet nje here ne vit,e adhuroj dhe sepse nuk i kthen fjale mamit, sepse e di qe m adhuron dhe kur nuk ma shpreh,dhe kur perpiqet pafund per familjen tone,dhe kur me lejon cdo gje q me duhet n moshen time,e dua dhe pse dikur ska qene fare mire ekonomikisht,dhe pse naj here "merr kot". sdi cte them tjeter xvec se E DUA, E DUA,E DUA!
Letra 51
Ndihem kaq bosh ne keto momente qe po lexoj letrat per baballaret pasi une nuk mundem te flas per babain tim ne kohen e tashme ..tashme ai i perket se shkuares por kjo vetem fizikisht sepse shpirterisht e dua akoma aq shum sa dhimbja e malli qe ndjej per te sa vjen e shtohet dita dites .. kam tashme 3 vite qe jetoj pa idhullin tim , njeriun me te dashur e te shtrenjte per mua pa te cilin thoja se nuk do mund te jetoja kurre . Njeriu qe kurre nuk mundte te me thoshte jo , ai qe me plotesonte cdo teke e kaprrico . Njeriun me te mire e me te drejte te kesaj bote , Por ja qe jeta te ben te forte edhe pas ketyre momenteve teper te veshtira , te ben te forte kunder nje semundjeje te mallkuar qe te merr njerezit me te shtrenjte . E vetmja gje qe dua ne kete jete eshte qe te behem dikushi ne jete , te behem ajo per te cilen babi im do ndihej krenar , te behem dikushi per mamin tim e cila eshte kthyer ne piken time te dobet . Cdo feste familjare duket kaq e trishte para mungeses se tij . Para disa vitesh nuk besoja tek jeta e pertejme por pas kesaj dua shume te besoj se do ta takoj serish ,, Di vetem te them se me ka marre malli pafund dhe se cdokush duhet ti vleresoje prinderit per aq kohe sa i ka .. anonym
Letra 52
Kur degjoj qe thone per babain se e kane idhull nuk me besohet. Nuk me besohet sepse une nuk e kam ndjere kurre dashurine dhe mbeshtetjen e tij. Nuk ka vdekur jo! Eshte i vdekur per se gjalli . Por ja qe ka me Sh se 20 vite qe eshte rob i asaj gote te mallkuar me raki. Mund te them se kam me shume se tre vjet pa e pare. Hera e fundit qe me pa ishte pasi me rrahu keq dhe une bija e tij lehone pasi kisha sjelle ne jete nje engjell rrija ne rajon me qumshtin qe me lagte bluzen. Iku dhe qumshti bashke me dhunen. E kujtoj si hije. Ndonjehere me Merr edhe malli e nis e qaj por eshte e kote. Na shkaterroi shtepine , Na harroi, mohoi gjakun e tij. Sinqerisht me ka marre malli ta perqafoj e ti therras babi. Anonim pls.
Letra 53
Babai im....... duhet te mendohem nese duhet ta quaj pikerisht ashtu, gjithe jeten e tij problematik, abuzues i alkoolit ne max.......edhe nese ndojehere kam pasur ndonje kujtim te vogel te gezueshem ne jete gjithcka ka erdhur duke u venitur dhe zhdukur . Ai njeri nuk e meriton familjen qe ka, nje grua zonje , qe ka sakrifikuar gjithe jeten e saj duke i ndejtur prane dhe duke duruar cdo dite te jetes se saj dike qe ja ka nxire jeten ne plot kuptimin e fjales, ka dhe 3 vajza shume te mira.......... situata sa vjen dhe rendohet me teper , pervec pijes eshte shenderruar ne nje person te pa durueshem ,,, situata u be aq e renduar sa ai tentoi te vinte dore mbi vete familjen e tij ne nje menyre makabre. Shkoj ne polici te denoncoj qe sado pak shteti te duket dhe te na mbroje nga agresiviteti dhe kercenimet se do na vrase sot do na vrase neser.... drama nuk mbaron ketu pasi bera denoncimin hasa ne mosperkrahjen e gjithe te aferme te mij, e dine shume mire si eshte situata por ja qe egoja e shqipetareve del ne pah dhe ketu , te mos ju cenohet njerzve imazhi , pse te turperohen me denoncime ,skemi cfar ti bejme ja ashtu eshte duhet ta duroni ....... 2 vajzat e medha jane te martuara dhe me familjet si mos me mire. une vajza e vogel qe po shkruaj kam mbetur midis 4 rrugeve sebashku me mamin , te dyja cope cope te pa shpresa.Theksoj qe te afermit po me bejne presion ta heq denoncimin sepse ai eshte ne paraburgim dhe nese nuk e heq deri neser ai do te denohet , nese e heq ai ka per te na vrare mua dhe mamin.Nese keni hasur ne situata te tilla si keni vepruar? Ju faleminderit nese e postoni !
Letra 56
Mirmbrema, desha dhe une te shkruaj dicka ne kete teme. Tani qe po shkruaj sapo i lexova femijes tim nje perralle qe te flinte...dhe jam ne pritje te bashkshortit tim te vi nga puna. E te mos zgjatem, e di qe sjam e vetmja me prinder te divorcuar por prap une dua ta tregoj historin time. Kam qen disa muajshe kur babai im vendosi te mos ishte me babai im por te krijonte nje familje te re me nje grua me nje femi e u be babai tij,ironike apo jo?! E nena ime ne mosh pas shume peripetesive martohet,une kam nje baba,gjysher,halla,xhaxhallar, smu desh shume qe te kuptoj qe ata smund te ishin kurre te tille! Kam kaluar nje femijeri shume te keqe,me duhet te mendohesh per cdo veprim te timin,per cdo afrimitet me ata njerez pasi kurrsesi une nuk isha gjaku tyre. Me duhet ti bie shkurt historis ,pasi bashkshorti erdhi e nuk dua te jet ne dijeni per cfare po trego. Dhe ne mosh fare te vogel nga njeri i afert,pata abuzime seksuale. Oh cfare neverie ndjeja per te gjithe! Por shyqyr ngeli thjesht ngacmim.pra u rrita e pasigurt! Ups harrova temen,babai! Ku ishte babi im?apo i zen me rolin e babait te femija qe sishte i tij? Sot sapo kam krijuar familjen time,e dashuruar pas bashkortit tim me nje femi qe mi ka dhene jetes kuptim. Uroj qe Zoti te mbroje familjen time,e cdo familje ne bote. Sa keq babai im eshte disa kilometra larg por 25vjet mungese ne jeten time ...nuk e ben qe te trokas ne deren time. Me falni per ortografin dhe menyren e te treguarit por nxitoja. ANONIM
Letra 57
Im ate nuk eshte njeriu me perfekt, por eshte njeriu me i shtrenjte qe kam. Momentet me te trishtueshme e me te lumtura te jetes sime lidhen me te. Kur ishim te vogla, une dhe motra ime beme nje faj te madh qe e tronditi thelle qetesine ne familjen tone. Im ate ndenji rreth tre dite pa me folur fare, pa me perqafuar, sikur te mos isha ne dhome. Dhe une ndihesha sikur meritoja perbuzjen e te gjithe botes. Nuk qava nga vdekja e gjyshes sime (po, mund te me quani te pashpirt) por kur pashe lotet ne syte e tij nderkohe qe i jepte lamtumiren, as une nuk e permbajta dot veten. Kur une u ktheva nje dite ne shtepi me lajmin se kisha mare shkelqyeshem dy provime, pashe aq shume krenari ne syte e tij sa gjithe lodhja qe kisha provuar gjate atij sezoni u zhduk si me magji. Ne nje mbledhje me familjare te afert, une nuk mund te rrija pa u ankuar pak per tim ate dhe per kufizimet qe me vendos. Dhe vetem kur ia pret njeri "ti mund te mendosh keshtu, por njeri si yt ate nuk gjehet kollaj; pyet ke te duash ne kete qytetin tone e jam i sigurt qe asnjeri nuk do te thote asnje fjale te keqe per te". Ne ate moment, u ndjeva une krenare per tim ate, u ndjeva vajza me me fat ne Toke, u ndjeva ciltersisht e lumtur. Po, im ate nuk eshte njeriu me perfekt ne bote. Nuk eshte i durueshem, eshte ca fanatik, nuk shquhet per ambicie te madhe, vdes icik te gjeje cdo gje gati. Por vitet kalojne, e nderkohe qe une rritem dhe atij i bien floket, aq me shume e dua, aq me shume e respektoj, e aq me shume shpresoj te ze ne zemrat e njerezve vendin qe ka arritur te zere ai nepermjet miresise qe ka ne shpirt.
Letra 58
Pershendetje Anabel Jam lexuese e rregullt e faqes tuaj por pikerisht ne kete teme dua qe te shkruaj edhe un dicka per babain time te cilin nuk e kam njohur kurre. Ai vdiq ne nje aksident automobilistik duke na len mua 2 vjece dhe vellain tim 6 muajsh. Jemi rritur nga gjyshja dhe mund te them se ajo ka bere gjithcka qe ne te mos e ndjejm mungesen e prinderve tane (edhe mami gjithashtu vdiq bashk me babain) por un personalisht gjithmon ia kam ndier mungesen me se shumti babait pasi ndoshta maman deri diku e ka zevendesuar gjyshja... Ne shkolle ne mbledhjet prinderore gjithmon i kisha zili shoqet kur vinin perdore me baballaret e tyre, kur merrja levdate si nxenese e shkelqyer nuk ishtebabai im qe te me shikoj me buzeqeshje dhe te ndjehet i lumtur dhe krenar per sukseset e mia. Kam patur ndjesin se me kane munguar njerezit me te rendesishem ne jeten time por asnjeher keto mendime nuk ia kam shprehur gjyshes. Me vinte keq per te sepse ajo eshte munduar me mish e me shpirt qe neve te mos na mungoj asgje, e vetme ka perballuar cdo veshtiresi pa ndihmen e askujt nga familja.Si femije shpesh thoja se ne shkolle ndoshta nje dite do te vij dhe te pyes per mua ndonje nga xhaxhallaret e mi, por kjo nuk ndodhi kurre... problemi i vetem i tyre ishin ato pak para qe ne i merrnim si ndihme nga shteti si jetim qe ishim... Pikerisht ne momente te tilla mendoja perse edhe un si gjithe te tjeret te mos e kem babane prane, te kem mbeshtetjen e tij, te me japi kurajo kur un kam nevoje...Kam degjuar nga njerezit e aferm se babai im ka qen njeriu me i mir qe ata kane njohur, ndoshta kjo ishte dhe arsyeja qe Zoti e mori pran tij ne nje moshe aq te re... Edhe sot e kesaj dite qe tashme jam 28 vjec dhe jam duke filluar nje faze te re ne jeten time, perseri nuk jam e sigurt nese po veproj si duhet dhe a po fejohem me njeriun e duhur... mos me keqkuptoni ai eshte dashuria ime e pare dhe e fundit por brenda meje mungon dicka, me mungon perkrahja e babait tim, prezenca e tij, fjalet qe vetem nje baba di t'ia thot vajzes se tij... Jeta vertet eshte e shkurter dhe kalon shpejt por mungesa e prinderve asnjeher nuk mund te harroet pavaresisht viteve qe kalojn...
Letra 59
Pershendetje Anabel. Te them te drejten nuk e kisha menduar kurre te shkruaja nje histori timen dhe tu jepja mundesine disa te panjohurve ta komentonin por sapo pashe temen ndjeva nje deshire per te ndare dhimbjen time me njerez qe e di qe nuk do ti rendoj. U ben plot 474 dite qe babai im mungon dhe mua me mungon tmerresisht shume . Ka momente qe dua te vdes dhe un te jem vetem nje here me te ti degjoj zerin per her te fundit. Kam degjuar se me kohen lehtesohet dhe dhimbja dhe un pres cdo dite dhe vazhdoj te pres por vetem behet akoma me e veshtire me djeg malli cdo ore e me shume. Nga dita qe e morem lajmin per semundjen e tije jeta jone ndryshoj komplet. Eshte e tmerrshme te shohesh heroin tend te tretet ne shtrat dit pas dite dhe te mos mundesh te besh asgje , te shohesh sa vuajn njerezit qe do me shume. Sa shume ka luftuar per tu kapur pas kesaj bote per te mos na len ne vetem por nuk ishte e thene Zoti e konsideronte teper te mire per ta len ne kete bote midis njerezve qe ndoshta nuk e meritonin. Shpesh mendoj pse ate pse me te mirin me te dashurin me te zgjuarin njeriun me zemren me te madhe ne bote pse ate dhe jo mua pse jo mua por akoma nuk e gjej kete pergjigje. Nuk do te genjej te them se jeta ime un mbyll ate dite , jo dhimbja nuk me vrau asnjeher nuk te vret te ben me te fort. Sot jeta ime vazhdon prane nje njeriu te mrekullueshem qe e dua me shpirt dhe nje familje te jashtzakonshme. Nuk do ta mohoj qe kam qeshur por sa her qesh mendoj per ate qe nuk eshte me dhe me fshihet buzeqeshja nga fytyra. Asnjeher lumturia ime nuk do te jete e plote pasi nuk kam HEROIN tim per ta ndare me te. Me dhemb ne shpirt kur mendoj sa ka sakrifikuar te me plotesoje mua cdo teke. Ai nuk do te jete kur te diplohem sa shume do ndihej krenar per mua. Ai nuk do jete per te me shoqeruar ne altar . Nuk do me shohe kurre me fustan te bardhe. Nuk do shoh djalin e tije te rritet . Cdo gje qe dua eshte ta bej ate te jete krenar per mua kudo qe te jete. Bush do kujdesem un per mamin motren dhe vellajn. Bush do jesh krenar per mua.
Letra 60
babi im? cmund te them. Kur lexoj histori te tilla si ato tr publikuara me pat ndjehem me fat,ndjehem me fat qe ai eshte i tille.. eshte tipik shakaxhi,xheloz kur motrat e mia jan perkrahe burrave te tyre, nuk i vjen zor te qaj para nesh kur un jam shtruar ne spital thjesht x nje grip te lehte.. asnjeher skam ditur ta vlersoj se ndooshta ai eshte treguar shume.i dobet para meje.. se gjithmon ka kaluar cdo gje me nje me fal dhe.nje buzwqeshje. Por sot me shume se kurre ndjehem krenar per te.. sot me shume se kurre arriij ta kuptoj sa i forte qendron ai ne kembe.. mbas vdekjes se djalit te vetem,mbas vdekjes se prinderve te tij. Sot e adhuroj ku e gjen ate force te buzqesh, te jetoj perseri, ku e gjen ate energji tme bej mua te lumtur.. do tja lexoj kete leter sot. Dhe ate qe kurre sja km then e kam dashur tja them gjithm tja shpreh do ja them sot. Ba te dua shume. aq sa ti nk e kp dhe ske x ta imagjinuar kurre. me fal x cdo gabim dhimbje apo nenvlersim qe te kam bere.. ti je perfekt keshtu sic je. Fundja un smund te kem asnje lloj ndjenje tjt pervec dashuris.. dashuri per njeri qe me fali jeten.. ai qe sakrifikon duke punuar nate e dite dhe tr hollat e fundit i shpenzon x mua.. ti ndoshta nuk je perfekti po x mua je me i miri. Te adhuroj ba,fal teje jam dhe un
Letra 61
Mirmbrema,, Un qe po shkruaj kete ''leter'' quhem Sara. Hmm... c'mund te them tjeter, vecse kam babain me te mir ne bote,.... Ne shtepin ton jemi ne te dy dhe gjyshja e semur,,,Nena ime qe ne foshnje. E dua shum babin tim, ai eshte gjithcka per mua. Por me shum se c'do gje,,e dua gjyshen time dhe do doja shum qe ajo te kthehej si me par, por e di dhe e pranoj qe eshte e pamundur,,, Heret a von, do jemi vetem ne te Dy. Sinqerisht, babi im eshte nje njeri i paster, i qete i vuajtur,,, Dikur pinte shum duhan,,,Por jam shum e lumtur qe hoqi dor kur gjyshja u semur. Merzitet aq shum sa sdi ta pershkruaj, eshte shume shume njeri i mbyllur,,ndonse un dhe ai nuk jemi shume te afruar, nuk e di pse? Po, eshte me ilace qetsuse, keshtu ka qen per nje kohe te gjat,,,,, C'far do beja pa te? kush do isha pa te? Ai mi ka dhen te gjitha c'ka mundur, dhe pse nk nemi shume te lidhur bashk,,,dhe un mundohem ti kthej c'te mundem,,,jam gjithmon me te kur i nevoitet ndihem me c'do lloj pune te vogel apo te madhe, edhe pse jan pune qe u takon djemve. Nuk me shqetson aspak kjo gje. Vetem e ardhmja me frikson,,,cfar fshihet ne 'ate' Mund te shpresoj vetem per Mir. Jeta s'eshte e lehte per asnje, e sidomos per ata qe nuk e kan familjen e plotesuar,,,por Ne mesojm te jetojm me nje boshllek ne zemer dhe me mendime torturuse dhe sigurisht ''sharje'' per jeten! Nese vertet eshte nje Zot atje lart e Falenderoj fort per kete familje qe kam dhe c'do te aferm qe kam, nuk na kan lene asnjeher ne balte, jan njerzit me te mir qe kam njohur, epo eshte mjaft normale Faleminderit, Naten e mir ''Anabel''
Letra 62
Anabel pershendetje ! une qe po ju shkruaj jam nje vajze 18 vjece. vij nga nje familje e thjeshte dhe e rregullt. po ju shkruaj sapo lexova temen. me preku kjo teme, dhe kjo per faktin se flitet per babin, per mashkullin kryesor te jetes se nje femre. Anabel, une e humba babain tim kur isha vetem 8 vjec. sic mund ta marresh me mend kam qene shume e vogel kur e humba dhe nuk e mbaj mend. nuk ja mbaj mend syte, zerin, aromen e tij, prezencen e tij neper shtepi.....ah prezenca e tij ...... sot shoh shume adoleshente qe nuk i respektojne prinderit e tyre nderkohe qe dikush tjeter do jepte gjithcka qe ti kishte dhe nje here. Anabel, un kam vuajtur shume ne jete, dhe nuk jam ketu per te qare hallin tim, perkundrazi, dua t'ju jap nje mesazh lexuesve te kesaj faqeje te mrekullueshme. Nuk e di si llogjikojne disa njerez sot dhe nuk besoj se kam per ti kuptuar ndonjehere. ata i bertasin prinderve, dalin pa lejen e tyre, vishen si tu doje qejfi dhe i perdorin prinderit vetem si llogari bankare. kjo eshte e tmerrshme. un cfare nuk do jepja per ta pasur edhe nje here prane babushin e tim, te ulesha edhe njehere ne prehrin e tij ose ti dilja para ne rruge kur e shihja tek vinte nga puna dhe ti hapja krahet fort fort qe ai te me merte ne krahe. me kujtohet kur luaja me te. qeshte me mua dhe me puthte ballin. e di, me therriste karamele sepse isha e embla e tij. shum pak e mbaj mend. me shume mbaj mend sa her i binte te fiket dhe e conim ne spital, ku rrinte me muaj te tere atje. mbaj mend kur ai binte ne koma, kur semundja i bllokoi shikimin per disa kohe dhe ai nuk me njihte me, as mua dhe as motren dhe vellan tim. nuk e njihte me karamelen e tij te vogel. e mbaj mend kur e pash per here te fundit. me perqafoi, dhe teksa me pa te qaja me beri nje premtim : mos u merzit karamelja ime e vogel, babi do kthehet serish ne shtepi.... por u kthye vetem i vdekur. mua nuk me treguan qe ai kishte vdekur. thjesht me thane qe do vinte babi ne shtepi. imagjinojeni gezimin tim. isha e lumtur qe babushi im po kthehej pak 4 muajsh ne spital. por kur e pash ne arkivol....humba ndienjat, me ra te fiket.....nuk mbaj mend asgje. qe ate dite une jam shkaterruar Anabel. s'jam me nje karamele. madje jam hidheruar. nuk jam me e vogla babushit. disa muaj pas vdekjes se babushit, mami me ka thene dicka qe une s'do ta harroj kurre "e vogla ime, cfaredo qe te besh ne jete, sigurohu qe do te te bej te lumtur ty por te lutem, te lutem zemra mamit, mos njollos kurre emrin e mire qe babi yt la pas" keto fjale kane mbetur ne mendjen time qe prej asaj dite. dhe jam sjelle mire. jam vajza qe mami im e adhuron. ajo eshte heroina ime. ka kaluar mes shume vuajtjesh per te na rritur ne. kalvari i vuajtjeve te saj nuk ka fund por ajo nuk u dorezua kurre.... prandaj dua tu them lexuesve, para se te gjykojne se cfare kam shkruar, duajini prinderit tuaj. per ate zot duajini..... duajini para se te jete vone. mos prisni ti duani kur ata te shkojne tek varrezat. eshte e tmerrshme te qash mbi varrin e prindit besomeni prandaj ju them, per ate zot duaji. oh sa dhemb zemra kur nuk i ke ata prane. ata ju dhane jete. ju krijan me dashuri, me dashuri ju rriten, dhe per dashurine duhet te jetoni.... ju lutem duaji edhe respektoji per aq kohe sa i keni. sa zili ju kam qe therrisni "babi" ju pershendes te gjitheve.
Letra 63
Babi im?! Nuk eshte me fizikisht prane meje prej 6 vitesh e dua ta ndaj me ju humbjen me te madhe te jetes sime! Une isha femija i madh i tij,e jam vajze... Mardhenia me te ka qene e vazhdon te jete (tani nepermjet endrrave). Kujtoj cdo dite nje femijeri te lumtur e nje adoleshence per tu adhuruar nga kushdo. Ishte prind por mbi te gjitha ishte miku im me i mire.E kisha shok.Bente cdo gje qe kapricot e moshes sime kerkonin.Luante, behej me balte, hante ushqim femijesh me mua sepse une nuk haja pa e provuar ai.Kalonim pjesen me te madhe se kohes bashke qeshnim pafund.Ne adoleshence e kisha mikun tim me te mire.Ai dinte cdo gje, cdo sekret e mbanim bashke.Kurre nuk me tha jo.As per kerkesat e daljeve vona naten, por fliste qete e me argumenta qe te me tregonte te drejten e me linte te zgjidhja vete, e si perfundim behej ajo cka donte ai.Qe une te mos dilja. Gjithmone e doja me vete...ne cdo gje qe beja e kurre nuk u ndjeva keq ne shoqeri.Dinte mire te ishte dhe si ne. Per vajzat, ardhja e pare menstruacioneve eshte nje ndjenje e vecante e une kete e ndava me tim ate...jo se skisha mamin afer por ai ishte Zoti per mua. Shoku i pare,ngacmimi i pare cdo gje ia thoja atij, kurre nuk me qortoi, kurre nuk vuri dore mbi mua.I dashur, i qete, mik e me hijen e babait bisedonte me mua. Nje perqafim i tiji me bente te fluturoja, nje puthje e tij e isha princesha me e lumtur ne bote. Humbja e tij eshte gjeja me e rende qe me ka ndodhur. Diten qe e humba sdo ta harroj sa te kem jete...vdiq aty ku besoj se dhe ai deshironte. Ne duart e mia e me lot qe rreshqisnin nga fundet e syve edhe pse ishte n koma. Frymemarrja e tij e fundit eshte ngulitur ne trurin tim e pothuajse cdo dite e degjoj sikur te jete duke ndodhur tani. Gjithmone me therriste krenaria ime, cdo dite nuk harronte te me thoshte sesa me donte, cdo nate nuk flinte gjume pa kaluar ne dhomat ku flinim ne e te na dhuronte puthjen e nates se mire. E tani une e dua prane vetes, tani qe jeta merr drejtime te rendesishme. E dua ne diten e fejeses sime, e dua ne diten qe duhet te me shoqeronte ne altar per ti dhuruar jeten e tij djalit ne fund te altarit, e dua ne diten kur ai do te behej gjysh...e dua po smund te jete ketu... Ai nuk gezoi keto gjera qe e di mire qe do ta benin te ndjehej me krenar per bijen e tij. Tani ruajme nje mardhenie qe sh njerez nuk arrijne ta kuptojne...bisedojme ne enderrat e mia.Po po vertet ne enderrat e mia ai vazhdon te me jape keshilla sikur te jete me mua... Me mungon gjysma e vetes time...me mungon mbreti im, me mungon miku im, me mungon babai im... anonim te lutem
Letra 64
Babai im esht nje gjysh i mire i femijeve te mi por nuk ka qen i tille me mua. Vetem ate kam pasur se mami me la tre vjec dhe motren nje. Ai u rimartua sh shpejt dhe u rrita nga te afermit. Vizitat e tij dhe kontributi monetar ishin te pakta. Me valixhe ne dor jam rritur derisa ky u be burr dhe na mori ne shtepi gjate adoleshences. Indiferences se tij iu shtua dhe smira njerkes e cila cfare nuk shtonte per ne dhe sherret ishin te pranishme cdo dit.jetonim ne luks por un flija dhe pa dark qe te mos i duroja. Askush nuk i di vuajtjet mia se nuk doja meshiren e askujt. U bera e fort per vete dhe motren. As shkollimin sma pagoi dhe kjo ishte me e renda pasi kisha rezultate te mira doja mjeksin.po ashtu me veshtiresi me ndonje pun te vogel u shkollova bera dy mastera kam dy femije dhe nje njeri te mrekullueshem qe me mesoi c esht familja e vertet. Babai im thot se kam bere shum per femijet dhe un ia kam falur se fundja femijet e mi nuk dine asgje dhe e duan gjyshin ngaqe i plotson tekat dhe dershirat.motra nuk e ka falur se ka akoma meri ndaj tij. Un jam krenare per veten se vetem ia dola n jete sot punoj jam e pavarur. Miqte e mi nuk dine asgje per jeten time veshtiresite e mia para tyre jam e forte. Prandaj kurajo dhe besim te vetja o miq se mund tia dilni! Anonim aman!
Letra 65
te lutem postoje....une vajza e vetme e familjes qe kisha per vella babin tim qe luanim me grushta kush ishte me i forti...dhe qe kur vinte vera luanim me te lagura, mbaj mend qe me ka hedhur koven e ujit nga kati i 3 kur une po dilja. ai babi im qe me mesoi te luaja tavull,lertra pastaj me mesoi si te fitoja me hile qe me mesoi makinen qe ne moshen 16 vjec. babi im qe te gjitha shoqet e mia e kishin zili , qe ishte aq i embel dhe aq i durushem me nje adoleshente.... vitet kaluan dhe ai nje gjysh garip qe dilte me mbesen me biciklet qe shkonin bashke ne plazh ose shetitje nga liqeni....tani dal ngrej koken ne qiell ndoshta fytyra e tij do me shfaqet diku ne ndonje yll apo se di.... me mengon pa fund....era e tij perqafimi fjalet.....ai qe merte 30 here ne tel . tel im nuk bie me....me mengon shummm te dua bushi...
Letra 66
Tek ti Ne pafundesine e qiellit rete krijojne imazhin tend . Duket sikur kerkon te me lumturosh ne cdo moment . Duket sikur kerkon te me thuash qe je me mua dhe sdo me braktisesh kurre . Duket sikur kerkon te me thuash '' Kujdes mos bej gabime une po te shoh ''. Me thua kaq shume gjera . Me thua te mos vuaj , per keto gjera qe na ndodhen . Me thua qe sjam vetem ne asnje cast . Por une e di kete Babi . E di qe je me mua . E di sepse e ndjej . Na bashkon forca e shpirtit , shpirtrat nuk vdesin kurre. Edhe une jam tek ti Babi . Ti je endrra ime me e bukur . Je qielli me i kalter . Je dielli me i ngrohte . Je ylli me i shndritshem .Je engjelli qe ma ploteson jeten ,engjelli qe cdo kush ka nevoje te kete prane vetes, Jemi bashke babi sot .neser .jemi bashke deri ne perjetsi Jam tek ti ... Leter per babain tim i cili nuk jeton me e shkruar nga une...
Letra 67
anabel te lutem publikoje une quhem irma e jam nga ato tipa qe ndjenjat nuk ti shpreh kurr ndaj tema sot me frymezoi dhe e kam me te leht te shprehem keshtu....babi im ooohh babi im esht dashuria ime me e madhe.babi im esht mashkulli ideal ne kete toke,esht perfeckti,jo sepse esht babai im po sepse nuk mund te shoh tek ai nje difekt.perkushtimi dashuria e tij me mbushin teresisht...nuk e ka patur te lehte ai te rriste bashk me nenen 4 femij,ama ai ka ber dhe ka arritur te pamunduren,lufta e tij per te ecur perpara ka qene aq sa edhe e pamundur por edhe aq e arritshme per te,pasi dhe deshira dhe vullneti si mungonte kurr,,dhe kte vetem qe vetem ne te mos na mungonte asgje...sot atij njeriu i numerohen rrudhat dhe lekura e vrare,dhe kjo esht sfida me e keqe per mua,me dhemb shpirti kur e shoh ashtu....por jo ai esht njeriu qe zdo plaket kurr,njeriu qe nuk mesoi kurr se cfare esht alkoli qe nuk mesoi kurr cfare esht duhani dhe lojrat e fatit (qe esht per te arrdhur keq po sa vin e shtohen kto vese.. ) ....cfare do qe te bej une nuk mundem dot kurr te shperblej sadopak perkushtimin e tij te denje si prind..e dua mamin pa diskutim ama babi esht engjelli i jetes sime,une jam princesha e tij dhe ai mbreti im ..aq sa edhe me kritikon aq sa edhe debatojme aq edhe mirkuptohemi ne menyren tone te vecant....ba shume shpejt do vi dita kur une do nis jeten time dhe besom ashtu si per ty edhe per mua do jet tmerrsisht e veshtir por nuk dua me te shoh lot ne syte e tu,nuk do te harroj kurr ato kafet tona te embla ne oret e vona te nates,bisedat tona te gjata per te ardhmen time,udhetimet tona,ndihma jote ne guzhine kur mami nuk ishte, e te qeshurat pafund,por edhe te qarat tona kur i riktheheshim kujtimeve......ba une do mbetem gjithmone princesha jote,dhe fronin tend padyshim qe nuk ka per ta zevendesuar njeri.ba me fal per cdo fjale te tepert qe te kam then,kritikat dhe qortimet e tua me mbronin nga e keqa por une si kaprico qe jam mbroja iden time....dhe vone e kam kuptuar qe une jam dobesia jote...ba njeriu rrittet dhe meson shume dhe fal edukates qe ti me ke dhen une do te di te bej krenar ne cfare dolloj menyre (edhe pse ti me thua shpesh qe prania ime te mjafton)..ti ba je dhe do ngelesh dashuria ime e pare dhe e vetmja pasi je mashkulli i vetem ne ket glob qe me do teresisht ashtu sic une jam ,bashk dhe me te gjitha defektet e mia.dhe sig esht nje dashuri qe nuk i vjen fundi kurr..ba i bukri im ti ,i shtrejti im prania dhe perqafimi jote me mbushin me jet...te dua pafundesisht krenaria ime... Ps:pse e mbylle fbn o ba do ta kishe lexuar dhe kete
Letra 68
Babai im.. nuk kam shum per te then per ate njeri. Nfakt un nuk kam baba, ose msakt 1 baba mashkull por kam 1 nen te fort heroinen time dhe vllain q mesht ber 1 baba. Se nfakt ai q mendohej tishte im at u be njeri me i larget per mua ne castin kur na braktisi neve familjen e tij per cdo argetim te momentit. Nuk e kam njohur kurr se kam qen vetem 1 vjece kur u ndam dhe nuk dua ta njoh, as ta shoh nsurrat tpakten jo si baba po si armikun tim. Se fale tij un msova cesht mllefi dhe inati se gjs urrejtja esh shum per te.. Ps: anonym
Letra 69
Mirembrema Anabel! Princi im i kalter # Babi ka pushuar se ekzistuari kur une kam qene 6 vjece..Kur them keshtu nuk dmth qe ka nderruar jete,por me tregoi realitetin e hidhur qe nuk e donte me nenen time dhe as mua..Kurre nuk e kuptova karakterin e tij.Ndoshta menyra si ishte rritur,ndoshta jeta e veshtire,ndoshta mungesa e dashurise nga prinderit e vet.Thone qe dhimbja te trasformon.Shume here te deformon ne nje version te shemtuar te saj..Prinderit e mi kane pak qe jane ndare,por do doja ta kishin bere me heret..Sigurisht qe i bej me faj!Nena ime duhej te gjente forcen dhe te largohej jo te nenshtrohej.Babai im ka qene teper egoist per tu interesuar per familjen e vet dhe ajo teper e deshperuar per te bere dicka.Nuk me preku aq kur me tha":Nuk me intereson nese je gjalle apo jo" para ca muajsh sesa kur gjate femijerise me tha:''E shikon ate teten atje?Ja,ajo te ishte mami yt.." Jane fjale qe sdo i harroj dot..Si mund ti thuash keshtu nje femije 6 vjec?Ai eshte makthi im..e shikoj ne enderr cdo nate,me lendon dhe ne to...Ndoshta reflektoj egoizem por personi qe une jam sot,jam fal tij..I ngjaj tmerresisht shume dhe e urrej kete gje..Urrej veten kur me thone sesa i ngjaj fizikisht,se sa karakteristika te tij kam..Madje para disa ditesh po diskutoja me nje shokun tim sesa ndikon gjenetika ne formimin e personalitetit tone.Shume i bindur me thote se po,ndikon.Por me duhej ta kundershtoja sepse nuk e perkrah ate hipoteze edhe sepse thelle-thelle nuk e besoj ,sado kerkime qe jane bere ne ate fushe.Jemi ne ata qe zgjedhim se cfare te behemi.Une mund ti ngjaj shume fizikisht sepse genet bejne te tyren,por nuk do arrij kurrsesi te trasformohem si ai..Lufta me e veshtire eshte ajo me vetveten dhe une e kam nje arsye pse dua te jem nje version i mire i vetes.Dua te jem nje femer e mire,por mbi te gjitha nje prind i mire.Dua nje dite ti jap femijes sime ato qe une nuk kam pasur, dua qe femija im te me admiroj,te jem shembull per te..Ka shume njerez atje jashte,qe mendojne se ne kete bote ka gjera akoma me te dhimbshme,shume here me te dhimbshme dhe se nuk duhet te ankohemi asnjehere,por te jemi mirenjohes per ato qe kemi.Nuk e ve ne dyshim!Por dhimbja eshte subjektive dhe personalisht do preferoja te jetoja ne mjerim sesa ne mungese te dashurise..Por fatkeqesisht nuk jemi ne qe i zgjedhim prinderit tane. Naten e mire!
Letra 70
Me pushtoi nje ndienje paksa e cuditshme kur pashe temen e sotme. Ishte e cuditshme sepse per tim ate kam nje nderthurje te ndienjave te miresise.Qe ne fillimet e tij ka vuajtur shume,shpesh me mbushen syte me lot kur me tregon kushtet e mjerueshme ne te cilat ka qendruar per dite e muaj ndersa guxonte te emigronte ashtu si nje pjese e shqiptareve ne ato vite.E kam ndier mungesen e tij qekur kam lindur,vit pas viti edhe pse ardhjet e tij shpeshtoheshin une kisha me shume nevoj per te. Me tregonte dhe mesonte per gjithcka.pyetja ime pa ikur akoma ai ishte"kur do vish perseri?" E ndieja mungesen e tij edhe kur e kisha prane.Sa shume ka sakrifikuar per mua dhe motrat e mia ,ai humbi vitet e jetes se tij duke u kujdesur per arsimin tone dhe fakti qe sot jemi krenaria e tij nuk me ben te mendoj se ia kemi rikthyer ate qe na ka dhene.Nuk do mundemi,nuk do mundem tia kthej kurre. Cdokush do kishte respekt per qetesine dhe paqen qe percjell.Lodhja e tij dhe forcat veniten ngadale,por ai ende po lufton per mua,per arsimin dhe te ardhmen time...me thote gjithmone se mqs jm e fundit meritoj me shume...por ne fakt ai meriton akoma me shume sesa shume... Mundohem tia kthej cdo vit ate qe me jep me notat ne shkolle ,por smjafton...19vitet e jetes sime sdo me mjaftonin per ta bere te buzeqeshte e te clodhej nga lodhja e pamase qe ndien...Nuk jam une krenaria e tij,ai eshte e imja...do jete pergjithmone!!
Letra 71
Mirmbrema!! Sapo pashe temen qe kishit hapur sonte per babain zemra me rrahu fort dhe lotet me rrodhen ne faqe. Ndoshta Fb nuk eshte vendi i mire per te folur apo per tu shprehur por cdo njeri ka nevoje te zbraze ate dhimbje qe ka dhe ta ndaje me te tjeret. Besoj se ndihesh me mire keshtu. Jam rritur pa baba, madje pa e njohur sepse me ka len vetem 5 vjece,tashme jam 19 vjece. u bene thuajse 14 vjet qe ai nuk eshte me dhe jane me fragmente te shkurtra castet qe kujtoj nga ai. Eshte kaq e veshtire te rritesh pa te, te shohesh te tjeret teksa kane dike qe e mbrojne, te shohesh te tjeret teksa te tregojn me gisht, ja ajo eshte jetime.Por cthone njerezit ka qene gjeja qe me ka interesuar me pak ne jete. fjala baba nga un eshte thene vetem neper endrra, duke i thirrur te jape shenja qe eshte prane meje, qe me mbeshtet ne cdo hap qe hedh ne jete. Cdo dite per mua ka qene kaq e veshtire pa te, madje cdo dite qe kalon behet akoma me keq, e ndjej kaq shum mungesen e tij, e dua kaq shum nje perqafim te ngrohte dhe nje puthje ne balle. Krenohem kur te gjithe me thone qe i kam ngjare kaq shum atij, ne cdo gje , madje ne buzeqeshje, ne shikim , ne ecje , jam misherimi i atij. Gezohem kur te tjeret flasin per ate, kur tregojne se sa bente per te tjeret, se sa ndihmonte njerezit ne nevoje, se sa mik dhe shok i mire ishte. Ai eshte dhe do jete gjithmone idhulli im, njeriu qe kam shembull ne jete. Askush nuk mund ta imagjinoje si eshte te rritesh pa baba, eshte nje dhimbje qe te shoqeron gjate gjith jetes, nje dhimbje qe sdo kete fund asnjeher. Ju jap nje keshillle nese me lejohet, per te gjithe ju. Vleresojeni prindin , sepse kur te largohet nga kjo bote , atehere do e kuptoni rendesine e tij. Ju kerkoj dhe un te jem anonime. Faleminderit!!!
Letra 72
Nder gjithe temat qe kam lexuar , tema per babain eshte me bukura! Babai ime eshte nje hero! Ndosha cdo baba eshte nje hero per vajzen e tij por imi eshte ndryshe... Heroi im e nisi jeten e tij se bashku me nenen nga zero. Punuan shume se bashku deri sa ndertuan punen e tyre dhe hap pas hapi arriten aty ku pak njerez mund te arrijne. Me shume mund perpjekje dhe vuajtje ja dolen . Sot jemi nje familje e lumtur e ndertuar nga kater vete : une , babi,vellai dhe mamaja. Cdo gje qe kam fituar ne kete jete ka qen prej tij. U shkollova ne nje nga gjimnazet me te shtrenjta te vendit fale tij dhe po vazhdoj nje uni perseri te shtrenjte. Babi im ah babai im idhulli im me i miri ne bote. Dua te perpiqem te shkruaj shume te shpreh shume por asnjeher nuk mjaftojne fjalet dhe kurre nuk do te mundem te shkruaj aq sa duhet. Une e adhuroj babain tim! Te lutem Anonim Anabel!
Letra 73
Prsh Anabel Tema e sotme me beri qe te shkruaj dhe une per babain tim . Babai im nuk jeton me ka lene jetime 1 vjec te vogel kur iku nga kjo bote . Nuk e njoh e nuk e di se kush eshte , perveqse si pamje ne foto . Eh sa deshire do te kisha qe ta njihja , ta kisha afer qoft dhe per 5 min , cnuk do te jepje qe ta kisha afer , do te jepja jeten endrrat e mia e cdo gje qe kam vetem ta njoh . Te di se cfarë zeri ka cfarë mendimesh ka per jeten per shkollen per familjen etj etj . Do te doja te njihja karakterin e cdo gje tjeter por qe do se kjo gje eshte e pa mundur . E njoh me aq sa me ka folur familja per te dhe te them te verteten jam krenare qe jam vajza e atij njeriu te mire te dashur e puntore qe punonte te mbante jo vetem familjen e tije po edhe xhaxhallaret bashke me familjet e tyre . Po ja qe zoti e paska dashte me shum se ne prandaji e mori afer e ne na la te vegjel , ne nje periudhe teper te veshtire ne regjimin komunist. Ne ate periudhe ku cdo prind e ka pasur te veshtire te rrise femijet e tyre , mami im e ka pasur akoma dhe me te veshtire sidomos duke qene se jetonte ne 1 fshat te thelle . Na rriti me halle e sakrifica , nuk na braktisi as ne jetimore kur i tha halla . Sot eshte plak para kohe e ka plak jeta pamja nuk e tregon moshen qe ka por un une jam krenare per te per cdo gje qe ka bere qe te na rriste neve e te beheshim keto qe jemi sot , zotër te vetes . Pavarsisht qe Babai nuk jeton me e nuk e kam njohur nga afer une gjithmone do te jem krenare qe jam vajza e tij e vogel . Anabel te lutem anonim nqs e pub. Plz
Letra 74
Sa here kujtoj ate nje lemsh i madh me mblidhet ne fyt. Kane kaluar gjith kto vite tashme. Here here mbyll syte dhe mundohem ti kujtoj zerin kur me therriste "hajt te baba" ,ti ndiej prekjen e embel kur me kapte doren dhe ma puthte. Frika ime me e madhe eshte se nje dite zeri i tij qe me kujtohet rall do me fshihet nga kujtesa. E si mund te te harroj une ty kur sa her shoh veten ne pasqyre aty shembellen ti. Sa here gjyshja me sheh perlotet me mall. Ti je ktu. Dhe sikur ta dije sa shpejt do ikje ti nxitove per cdo gje,u bere shoku im i mire qe ne vegjeli,me dhe gjithcka qe kur te ikje mos te me mungonte gje. Eh sa here ma tregojn historin kur ti u bere babe per here te pare me mua.Kishe aq shume endrra.Fluturoje si femije,sepse ne fakt i till ishe dhe ne moshe,vtm 23 vjec. Dhe sot mendoj si do dukeshe valle?A mi ke falur ato gabimet e vogla qe mund te kem bere?Kam aq shume pyetje qe do doja te kisha mundsin te ti beja.Kam aq shume frike se sta kam shprehur dashurine mjaftueshem.Oh sa te doja,te dua dhe do te dua ne perjetesi. Babi im,me syte e qeshur.Ti e di qe do te bej krenar!E vogla tende,pergjithmone!
Letra 75
Pershendetje Anabel dhe miq te faqes. Nuk po di nga te filloj te shkruaj edhe une dicka per babin tim. Gjithmone e kam degjuar kete fjale qe ndonjehere tingellonte cuditshem per veshin tim. Kurre nuk kam therritur dike BABI. Me duket si ndonje fjale e huaj, nje fjale qe nuk ja di kuptimin, dhe qe nuk do t’ja dij kurre. Cdo te thote te kesh nje baba?! Babi im nderroj jete kur une isha ne nje moshe fare te vogel. Nuk mbaj mend asnje kujtim prej tij, vetem ato qe me tregojne te afermit. Askujt nuk i kam folur ndonjehere per babin tim, te tregoj sa shume me mungon, nuk kisha kurre guxim sepse syte gjithmone me mbushen me lot. Dhe duke qene se dua te dukem si tip me karakter te forte, gjithmone i kam shmangur bisedat mbi babin. Eshte nje fjale qe me djeg ne shpirt, nje plage qe kurre nuk do te kete sherim. Por sot edhe pse mes lotesh, kisha deshire te ndaja me ju disa rreshta mbi heroin tim. Me kane thene qe im ate’ me donte shume, me kishte gjithmone me vete, me llastonte, me perkedhelte, por fatkeqsisht une nuk mbaj mend asgje nga keto. Cdo nate mendoj “Si do te ishte jeta ime po te kisha dhe une babin tim?”. GJITHCKA DO TE ISHTE NDRYSHE. Nuk pata fatin te kisha edhe une nje baba, qe per mua te ishte edhe shok, edhe vella, edhe prind… te ndaja cdo gje me te, te dilja me te, te me conte nje here ne shkolle kur isha ne moshe te vogel, te ishte vendstrehimi im sa here te ndihesha vetem, qoft edhe ta perqafoja nje here te vetme aq fort saqe mos te lejoja te ikte kurre prej kraheve te mi, te ndjeja aromen e babit tim… Te gjitha keto per mua mbeten vetem fjale dhe imagjinate. Do te jepja cdo gje qe edhe une ti perjetoja nje here keto gjera. Te mos kisha kete zbrazeti ne zemer, nuk do t’a kisha problem edhe nese nuk do te kisha buke per te ngrene, e rrobe te bukura per te veshur. Madje mos te kisha as torte ditelindjeje, vetem ai te ishte gjalle, e te ndanim bashke cdo moment te rendesishem te jetes. Gjithsesi, edhe pse nuk eshte me mua fizikisht, ai per mua do te mbetet HEROI IM, ENGJELLI IM. Perpiqem qe ta bej krenar, njesoj si te ishte gjalle.Do te vdes me shpresen se diku ne jeten e pertejme do te jete duke me pritur, per t’me perqafuar edhe ai me aq mall sa ndjej edhe une. Ndoshta do te takohemi nje dite per te mos u ndare KURRE ME. Shpresoj qe dhe une te ndjej nje dite lumturine e plote ne shpirt. Por falenderoj Zotin qe me ka dhene nje mama te mrekullueshme ne cdo aspekt, qe gjithmone eshte munduar te mbushe ate boshllek, dhe pse eshte e pamundur. Ndonjehere njeriu nuk ja di vleren e asaj qe ka, prandaj miq bejini krenar prinderit, duajini pa kushte, duajini edhe kur nuk kane leke t’ju japin per te pire kafe, falenderoni Zotin per ate qe ju ka dhene. Sepse nje dite mund t’jua marre, por do te jete teper vone! TE DUA ENGJELLI IM!
Letra 76
Babi, aq bukur tingellon kur e thua. Per mua fjala babi do te thote jete e dashuri pakushte. Babi im eshte dhe do te jete mashkulli me perfekt qe egziston. Fatmiresisht une kurre skam pasur nje familje problematike. Babi dhe mami un kane qene cifti me perfekt qe kam njohur. Qe e vogel muza ime dhe pasqyra e se ardhmes ishin ata te dy. E vogel nuk kupton shume gjera, dhe ndoshta me shume falim teka e kaprico sesa dashuri po ama kur rritemi, krijojme familjen tone dhe per me teper jetojme larg kuptojme sesa i duam dhe na duan. Une me babin kemi qene gjithmone bashke, flisja per cdo problem timin. Me ka qendruar prane dhe ka mbeshtetur cdo vendim timin. Motoja e tij ka qene: shkolla shkolla shkollaa: vetem ajo eshte rruga suksesit. E habitshme se si nga nje familje patriarkale ai kurre sme ka ushqyer idera qe burri eshte ai dhe ti vjen mbas. Jam rritur nga nje mbret dhe sigurisht dhe me mbretereshen e tij ne krahe. Si harroj kurre syte plot lot kur un e gjeta princin tim dhe sisha me e tij, dhe pse ai e di qe ai eshte heroi im. Kur un u largova per studimet jashte ai qante fshehur qe te me jepte kurajo, qe te ecja para, ndoshta dhe pa mbretin tim ne krahe. Une nuk shkruaj shpesh po kur pash temen babi, fjalet me erdhen vete dhe gishtat shkruanin pa me pyetur. Babushi im faleminderit qe egziston. Ivi
Letra 77
Babi im, i shtrenjti im, ose sic i flas une papito im Ishte ai qe me mesoi se si te ecë, ai me mbajti doren derisa une beja hapat e pare per te ecur. Ai me ndihmoj qe ta kuptoj rendesin e jetes, ai me mesoj se cfare eshte e bukur ne kete jete. Ai ka qene per mua ne cdo hap te jetes time dhe vazhdon te jete, qofte i mire apo i keq, eshte aty duke me mbeshtetur e duke me dhene kurajo dhe ne castet me te veshtira te mia, apo duke me mesuar se ceshte e mira apo e keqja per mua. Faleminderit shume babi im. Te Dua shume papito, jam shume e lumtur dhe krenare qe kam nje babi si ty
Letra 78
Babai! po po babai sa here e degjoj dhe shikoj tek té tjeret sa mir shkojn me baballaret e tyre,ose keshtu me duket mua! Qe para nje viti kur mamaja ime esht divorcuar ai na ka larguar dhe ne! Un kam tentuar sh si femija madh qe isha ta takoja,por nuk do sot e kesaj dite! Dhe them qe do vij nje dit qe do na kerkoj por un sdo jem mé aty! nuk do ja fal kurr e urrej .anonim
Letra 79
Pershendetje Anabel. pothuajse i kam lexuar te gjitha historite e fansave, por asnjehere nuk me kane terhequr te shkruaj dicka per veten. kete here me temen e babait ndodhi ndryshe. sa shume qe kam per te thene.... dhe asgje te mire ne te gjitha ato..... ndoshta gjynah te thuash, por nuk jam princesha e babait, dhe jo, ai nuk eshte heroi im. kurre nuk ka qene, as kur isha nje bebe qe skuptoja nga djallzite e jetes. vetem baba nuk ka qene. u be 4 vite qe nuk i flas, dhe jam betuar qe ne jete te jeteve skam per ta bere me. prinderit e mi jane te divorcuar qe para 10viteve, por te them te drejten, akoma me dhemb kur e kujtoj. ndjej keqardhje per fatin qe me ra. (ose na ra te gjithe femijeve). kam qene vetem ne klase te 2te kur e gjithe lumturia qe perfshin nje femije u zhduk, kur mesova qe ai ushtronte dhune mbi mamin. e kishte bere gjithmone, qe para se te lindja. dhe jo vetem mbi ate, edhe mbi ne, me pak mbi mua duke qene se jam me e vogla. si person eshte shume punetor, as nuk pi, as nuk bredh, por se kam kuptuar kurre pse duhej te ushtronte dhune. mami shpesh here ka qene edhe ne buze te varrit nga goditjet qe i jepte ai. ai ishte gjithmone i pakenaqur, gjithmone do gjente dicka per tu acaruar, per te mos qene ne rregull, dhe ne fund per te shfryre gjith nervat e tij. ka vazhduar kjo histori per nje kohe shume shume te gjate. mami rrinte me te vetem per ne, por skishte vlere. ne cdo feste, ne cdo fundvit, ne cdo diteilndje do ziheshim, e ne fund normalisht do kishte hunde te thyera. jemi rritur mes dhune dhe frike. them me vete zoti eshte i madh qe na ka mbrojtur nga mendt e kokes, qe skemi pasoja, apo trauma. kam qene ne klasen e 7 kur u divorcuan perfundimisht pas shume sherresh, pas nderhyrje policie, dhe kam qene aq lumtur naten qe kam vene koken ne jastikun e shtepise se re. nuk i kam folur per nje kohe shume shume te gjate, dhe kisha frike kur me telefononte, me kercenonte per ta takuar, thoja do vdes...pas shume kohesh e kam takuar, ndoshta ishte malli, nevoja per te pasur nje baba, qe me shtyu te ritakoheshim, por nuk funksiononte me. ai nuk meriton te na kete. kurre sna ka merituar. tani eshte i martuar, ka 9 vjet me ate, dhe cdo pervjetor i bie qe ta festoje diten e ditelindjes time. por, pavarsisht cdo gjeje qe ka kaluar, cdo pikellimi kur mendon qe nuk ka shtylle familja, prap ne jemi shume te lumtur. mami ka bere cdo gje per ne. ajo eshte e qete dhe e lumtur, ne po ashtu, edhe pse cdo dite me kujtohet ai person. sa inat qe nuk therras cdo dite baba, as ne bisedat e mia nuk ekziston nje fjale e tille. e megjithate e falenderoj zotin qe nuk eshte me pjese e jona. se di se si mundem te them, por nuk e dua. kurre nuk e kam dashur, dhe kurre skam per ta bere. ju faleminderit.
Letra 80
Keto historite qe lexova per babain me futen ne mendime te thella... Thone qe babai per vajzen eshte njeriu me i shtrenjte eshte mbreti ...mund te jete e vertete po sa do doja dhe une ta ndjeja kete gje me gjithe shpirt ....jam 21 vjece dhe asnjeher ne jeten time babai im nuk me ka thene njehere "te dua" apo "tkam xhan " ok mund te thoni qe mbase e shpreh me vepra ,por sa isha e vogel asnjeher nuk mbaj mend te me kete ledhatuar apo qofte kur kam bere ndonje gabim sado te vogel zgjidhja e vetme per te ishin ose e bertitura ose me te rrahura po a esht kjo zgjidhja per te ndeshkuar nje femije gjithmone ? Tani qe jam rritur dhe kam filluatlr tia permend te gjitha ai i mohon thote jo ku mbam mend ti ke qene e vogel une jua kam plotesuar gjthm te gjitha kushtet per te qene femije te lumtur ...heee ja kjo eshte e keqja e tij mendon se lumturia jone jane vetem leku dhe te mirat materiale ,se keni iden sa me vret ne shpirt kur flet ashtu ...tani ka ndryshuar disi sillet dicka me ndryshe pak me mire dmth po kujton se nje femije mban mend vetem gjerat qe i ndodhin pasi mbush 15 vjec e siper .Ndonjeher genjej veten sa per tu qetesuar se gjasme nuk di te shpreh dashuri ashtu sepse ai vete eshte rritur ne nje familje me mjafte veshtiresi. Por ai nje njeri intelektual qe eshte e vetmja gje per te cilen e adhuroj si ka mundesi mos te dije te rrise si duhet nje femije , si ka mundesi qe mendon se nje person eshte i lumtur vetem po e plotesove me te mira materiale?! Biles edhe te mirat materiale na i ploteson me 1000 llafe nga mbrapa pavaresisht se mundesite ekonomike i kemi gjithmone thote keni ju se vetem te harxhoni lek dini ... Kam shume miliona "pse" ne koken qe i mendoj cdo dite cdo nate dhe pa pergjigje ..por ajo qe me ben te ndihem shume keq me vret shpirtinn eshte se gjihmone sillem mire me te ne menyre qe ai te sillet njesoj po prap sndryshon dhe sado keq tme trajtoj sado qe mund tme thote ndonje fjale te rende perseri me kalon inati shume shpejt dhe them eshte babi im skgj dhe e dua perseri e dua shume po eshte nje pyetje mbi te gjitha tjerat qe do me mundoj gjithmone pvaresisht se shume mund tme quajne idjote por me besoni me sjelljet e tij edhe ju mbase do ta kishit nje pyetje te tille : A me do thua ?
Letra 81
Nje nga ditaret e shkruar nga nje djale, i vleresuar si me i miri ne bote e pershkruan keshtu marredhenien me babane. Femije: me pelqen te luaj me babane; paraadoleshente: nuk me pelqen te luaj me me babane; adoleshent: e urrej babane; pas adoleshent: me pelqen te bisedoj me babane; pas 30 vjec: ah sikur ta kisha edhe njehere babane. Une pata nje baba te mrekullueshem qe ishte heroi im dhe nuk ka dite qe nuk kujtoj ndonje nga batutat e tij. me jep force cdo dite. ai iku ne fazen kur mua me pelqente te bisedoja kaq shume me te. AI eshte heroi im ndersa nena do te mbetet shpirti im.
Letra 82
"Babai im" ai qe kurr nuk besoj ne aftesit e mia qe kurr nuk me la te vazhdoja shkollen qe dua ai qe kurr nuk mi plotesoj nevojat e mia qe gjithmon keqtrajtonte mamin e vellezrit e mi ai qe kurr spunonte as nuk na bleu kurr nje dhurat per vit te ri apo ditelindje ai esht babai im icili supozohet te jet mbret ne syt e nje vajze me besoni jo ne syt e mia.pasojat e nje familje me nje baba te tille po i vuaj dhe tani pas shum vitesh tortur psikologjike tashme skam me besim ne vetvete sbesoj me ne dashuri lumturi as asgje.uroj qe asnje te mos ket fatin tim
Letra 83
Babi im eshte perkufizimi i babait ideal, dhe i njeriut me te ndershem. Mendoj gjithmone qe gjithcka eshte shum pak me sakrificat qe ai ka bere per familjen. Sakrificat qe ka bere per mua per te me arsimur nderkohe qe ka punuar gjithcka qe mos te na mungonte asgje dhe ne te vertet sme ka munguar asgje. Dashuria butesia dhe drejtesia e nje njeriu qe te gjithe e duan. Nuk di te shkruaj situata se do me duhej te shkruaj gjithe jeten time. Mbaj mend kur e prisja cdo dite te porta kur vonohej nga puna, dhe kur me qertonte me terheqje veshi, dhe pas 5 minutash me perqafonte. Smunden kurr te ia shperblej gjithcka, kur shoh vitet ne syte e tij, e perqafoj cdo moment. E dua shum babin tim, dhe dua qe cdo dite te ia shpreh dashurine, vajza kokefort qe i dinte te gjitha sesht me. Shijoni cdo moment me njerzit e zemres, vetem ato jane forca juaj pa ardhur sipasoje e dhimbjes, me kete rast i them te behet edhe 100 vjec se ka ditelindjen. Anonim
Letra 84
Pershendetje Anabel. Ke hapur temen qe me corienton totalisht. Nga nje ane them ta dua babane tim, por ka raste qe sinqerisht nk dua ta shoh me sy. Dhe me vjen keq x kete. Jam 21 vjece dhe gjate gjitje jetes sime se di nqs I kam 5 vjet te kaluara me te. U largua mga ne kur une isha 2 vjece e gjysme dhe e kam pare pas 9 vitesh ku komunikimi I vtm ishte njehere ne muaj thjesht x te pyetur nenen time sesi isha pasi I kishte krijuar nje familje tjeter ne shqiperi, nderkohe qe ue jetoja me mamin ne nje shtet tjeter. Nk dua ta ngarkoj "letren" me shm detaje. Tani kam 10 vjet ne familjen e re te babit,(pasi mami nk jeton me) por perseri ai mungon. Arsye ekonomike thote gjithmone. Me vjen inat me veten qe nuk arrij dot ta dua sic shoh marredhenjet e shoqeve te mia me baballaret e tyre por nk mundem. Asnjeri nga te dy nk perpiqet te afrohet x ta rindertuar marredhenjen babe e bije. Perqafime per ty dhe lexuesit.
Letra 85
Im ate eshte mesuesi im, me prezantoi qe te vogel me Mark Tuen, Zhyl Vern, Edmond De Amicis. Me vone me Drajzer, Tolstoi,Duma,Mopasan etjjjj Madje "tentoi" te me mesonte fiziken.Mission Imposible! Kur me percillte ne shkolle me makine ne sfond ishte Elvis Plesly ose Celin Dion. Ama pasi me percillte ne shkolle nuk e priste ne pune ndonje tavoline me leter e laps por nafta e hekurat pasi qe eshte mekanik. Sistemi i mori endrrat por jo deshiren per njohuri. Mesimet e tij jane lende me vete...
Letra 86
Babii immm ka ngelur 20 vjec..Ne 1 Shtator beri 44 vjec dhe kurre nuk me harrohet nje moment.Kur kam qene ne gjimnaz,shtepine e kam pasur perballe shkolles dhe gjithnje e shoqeroja me sy daljen e babit nga shtepia (ne oren 9 e 30 te mengjesit)..e siper dritares sime qendronim disa vajza,bashkemoshataret e mia qe filluan te ngacmonin babushin timmm...Per here te pare ne jeten time kam provuar xhelozine per te.U nxiva e tera a thua se isha ne vend te mamit por tani qe e kujtoj me vjen per te qeshur dhe ne nenvetdijen timee,ky fakt,faktii qe e kam babushinn sii cun te ri mee kenaq pafund.Ndonjehere kur me thote shoqeria qe e ke babin si cun te rii me behet zemra mal.Nuk e di neqoftese eshte dikush qe mund ta pershkruaj kete ndjenje qe perjetoj une por kur e shoh ashtu king,te ri...qe kujdeset per vete pa harruar te kujdeset per familjen qe ka me ben ta dua akoma dhe me shume.Gjithmone jam ushqyer me mendimin qe pamja e jashtme eshte reflektuese e shpirtit qe mbartim brenda vetes dhe babii imm eshte imazhii me perfekt per ta demostruar teorine time.Ama kjo ana e te qenurit si cun i ri ka dhe te keqijat e vetaa eee....Une nuk e konceptoj dot ti prezantoj dike (cun) babit tim.Si tironc qe eshte,duhet te them qe eshte shume fanatik,i ashper e madje deri vone nuk me ka thene me asgje per tualetin...megjithate ja fal,ja fal sepse e vendos veten ne vend te tij.Te jesh babai i nje vajze te vetme...nje baba modern qe e di se cfare bote e ashper eshte aty jashte,eshte pak e veshtire.Nuk ja kam thene kurre qe e dua shume (as vet nuk e di perse) por jam e sigurt qe ai e di.Me rrofsh sa malet babushii immm dhee qendrofsh ii ri ne shpirt e ne fizik ashtuuu sic ke qendruar deri me tani.Tii je Bossi im,Mbreti im..Mami,une dhe vellai jemii shume te lumtur qe te kemi...Ps:Anonim,te lutem
Letra 87
Mirembrema! Ndoshta jam pak vone per temen por puna ben te veten... Nuk po e nis duke i thene Babit qe e dua shume se do ja them te merkuren x ditelindje, si gjthm ne oren 00:00 edhe pse reagiimi i tij do jete i vrazhde...dhe kjo jo x fajin e tij, por te fatit. I ra x pjese te semurej nje njeriu punetor, qe kurre nuk harxhoi dy leke x qejfe me shoqerine ne bare... Dikujt qe nuk vinte kurre me vone se ora 8 vtm e vtm te na jepte ne 3 femijeve te tij mesim x vonesen. Fati deshi qe te semurej ai, ai qe nuk erdhi njehere i dehur, ai qe gjthm ndihmonte kedo qe i trokiste ne dere. Ndersa tani ja merr frymen ajo dreq semundje pa sherim. Une e di ai sillej i vrazhde, i ftohte si njeri, por ishte bute brenda...eshte ende. Kam pritur shume per puthjet e tij, ishin te pakta, tipike e tipit te tij... tani jane rrallluar goxha... dhe une ndihem keq. Buzeqeshjet e tij jane kaq te pakta....ndodh te buzeqeshi vtm kur femijet e vegjel te lagjes grumbullohen tek oborri i shtepise sone. Por e di qe edhe pse ajo semundje e con here pas here ne depresion, edhe pse me tipin tim prej "cuni harrams" e kam merzitur shpesh, e di qe ai me do shume. Faleminderit Nenes sime qe Zoti e krijoi nje Zonje te vertete. Une e di, nese familja ime do te ishte krijuar nga nje femer tjeter, ndoshta do te ishte percare me kohe. P.s e urrej emigrimin, ate boren e ftohte ne male qe babait tim sot i krijoi ate semundje. Do doja shume te ktheja kohen pas e me mire te isha une vajza jone,femija i 2te, "e teperta e familjes" shtrire ne spitale dhe vtm ti babi jo, se nuk e ke merituar kurre kete gje Puthini prinderit sa here largoheni nga shtepia, une e bej gjiithnje, pasi jetes nuk i dihet nese e nesermja ka te njejtin fat.
Letra 88
Babai im! Me vdiq kur isha 7 vj. dhe ai ishte 35 vj.ishte njeri I perkryer..bashk me motren dhe vellain kishim vajtur ke gjyshja per te festuar diten e veres ...erdhen te na mernin,po nuk na than asgje....me oborrin e pallatit nje shoku im moshatar me tha;m.... dua te te them dicka ne vesh.ik ore I thash thuaje me ze.jo sta them dot me ze me tha.ok I thash.te ka vdekur babi,me tha.more cfar esht ajo qe thua nuk esht shaka kjo.per zotin me tha ste genjej.ik ore andej dhe fillova te ngjisja shkallet e pallatit....un isha e lumtur qe po kthehesha ne shpi komshijt ma thonin shshshsh...arritem ne me shtepin tone cte shikoja dhe degjoja nuk mundem ta pershkruaj dot me fjale ate moment edhe sot me dridhet krejt trupi edhe pse kan kaluar plot 21 vjet.erdhi momenti varrimit....doja te ikja me te nuk me lan...qaja bertisja po prap sme lan nuk kishte mgushellim......e kam vuajtur gjithmon humbjen tij,e kisha shum te veshtir kur degjoj te tjeret tek therrasin babi vetem qaja.tani jemi bet prinder dhe gjerat marin drejtim tjeter, por ai do mbetet gjithmon shpirti im,engjelli im mbrojtes....
Letra 89
Nga gjithe letrat qe po lexoj per Babain,per ata problematik,shkak kryesor qenka alkooli! Edhe per babin tim...Alkooli e ndau nga nena ime!Alkooli e ndau nga shoqeria! Alkooli i uli intelektin,nga akademik,diplomuar me medalje ari,ne nje njeri te rendomte qe pinte ne baraken e pare qe shikonte me disa lloje ordineresh...Alkooli e ndau edhe nga ne,femijet e ti...Une jam e vetmja qe mundohem me shpirt ta mbaj afer vetes...Nuk harroj vitet e femijerise,kur ai ishte i paalkolizuar,na falte dashuri pafund...ishte babai ideal! Para nje ore,me telefonoi...cfare nuk nxorri vrer nga goja....ne moment thashe ne djall,sdo ta takoj me...neser e di qe do ta marr per kafe...Ai ka 2 vjet qe nuk pi me alkool,por karakteri i ka ndryshuar katerciperisht!Ai nuk behet me kurre si me pare...por prape une e dua,truri ka raste e refuzon,por zemra kurre!!!
Letra 90
Babi im... Ah babi im,asgje s'eshte me e bukur se t kujtoj ababin tim,apo sic e therrisja un gjithmon babushi im ishte kaq por kaq special,aq I vecant,gjithmon perpiqej tmi plosonte t gjitha,ndoshta nuk kisha luks si t gjith ,por asnjer nuk ndahesha nga te gjith,edini ps?sepse ishte gjithmon ai person qi mi plotsonte tgjittha( natyrisht duke I marr vendimet gjithmon m mamin) kur u isha n gjimnaz ai gjithmon perpiqej tmi plotsont,jo vetem anen materiale ,por dhe deshirat e mia,pastaj erdhi etapa e universitetit,ah aty,mi paguante t gjita,qeran qe trrija m vllan qe mos ndihesha me pak se ato q kishin nje shpi n qytet,me blind ato gjera q un kerkoja,por jo vetem kaq ai nuk plotsonte vetem anen time materiale,ai ishte ai superheroi im,ishte ai qe gjithditen punonte rrinte 12 ore duke punuar ,kur vinte n darke asnjeher nuk vinte I lodhur ose me nerva,por gjithmon me merrte pran vetes ashu m perkdhelte dhe si nje voglush dhe pse un po I kisha kaluar t 20-tat ai serisht m trajtonte si nje viglushe,me llastonte deri n detaj,normal si t gjith dhe ne kemi pasur dhe mosmarrveshjet tona ,por ato mosmarrveshje zgjatnin vetem 5minuta ,sepse m von,me therriste m perkdheli dhe I harronte ato debate e un qe beja gjithmon krenaren,por jam shum nostalgjike dhe njekohsisht shume e lumtur qe kam pasur nje marrdhenie aq t bukur Por vuajtjet e mia ose m sakt shkatrrimi im erdhi para nje viti kur ai u larga na jeta,me beri vertet tvuaj shum,askush smund tma heq ate dhimbje muajin e par gati sa su cmenda,por me mbeshtetjen,e vllait,motres dhe normalisht mamit tim u perpoqa shum dhe po e marr veten,por dua tju them tgjith t rinjve asnjeher mos u merzisni m prindrit per ata ne jemi r gjith bota....do bej cdo gje q tisha m babin , do jepja dhe jeten time q ai tishte njer m mua,por edi qe sndith dhe jam e lumtur vetem per nje gje qe kam qen gjithmon e lumtur n pranin e ti,q am pasur nje femijri, dhe jet t lumtur pran ti,ishte she do ngelett idhulli im Te dua shum babushi im
Letra 91
Une qe po shkruaj jam nje vajze 18-vjecare ...Meqenese tema eshte per babin , vendosa te shkruaj dhe une ,te shpreh ndjenjat e mia per babushin tim...Babi eshte idhulli im, shembulli qe une dua te ndjek .Jo sepse eshte babi im por ne cdo situate ai e tregon personalitetin e tij ..Kam patur raste te jem prane tij ne situata jo te gezuara per te ., por ne syte e mi i ka "mposhtur " me stilin e tij te te vepruarit . Dihet qe lidhja e babit me vajzen eshte e vecante, por kjo e jona eshte disi ndryshe .Kudo ku babi shkon me merr me vete .Eshte nje person i drejte por qe nuk e vleresojne te gjithe per kete , dihet qe ne ditet e sotme duhen njerezit qe te bejne keq .Eshte person i respektuar , me shume shoqeri , .Eshte djali jone i familjes ( se nuk kam vella ) keshtu i them kur vjen nga puna i lodhur ...Lodhet shume dhe nuk e kane vleresuar shume ne vendin e punes .duke munduar te gjejne nje shkak sado i vogel qe ta heqin ...Korrektesia e tij ne orare , ne cdo ngjarje qe ka te beje e ka ndihmuar shume .Ka bere shume sakrifica per ne , bashke me mamin e cila eshte mbeshtetesja e tij me e madhe ,,,...Une i uroj babushit tim me te mirat e botes , gjithe gezime te jete jeta e tij afer nesh ..Te dua shume babush
Letra 92
Te lutem anonim babi im! Dashuria ime e pare, nuk kam fjale te them sesa njeri I mrekullueshem eshte ai! Kur kam qen e vogel e kam njohur tin ate kur isha 2vjec (per arsye emigracioni) mami ke thoshte se ai ka qar kur me pa sa isha rritur une! Pastaj kaluan vitet ai vinte si mik ne shpi e gjith barra I kalonte mamit por asnjeher sna linte pas dore duke na derguar gjithcka donim! Me kujtohen listat (letrat e gjata kur I tregoja babit per rrobat e lodrat qe doja, e ai mi blinte te gjitha) sa e padrejt eshte treguar jeta me ate njeriAi me i drejti me femije e nje grua te semur qe sa her vinte vetem vizitonte mamin e kurre nuk lodhej duke I qendruar afer cdo moment! Erdhi momenti qe u kthye tek ne, sa here e merja ne cel "ba me duhen lek"asnjeher sme ka beritur apo qortuar por vetem me thoshte "ti te jesh e qet"!! Dhe ja tek eshte sot pa pune dhe me nj shendet te renduar..por ai ka nje zemer te madhe, ai akoma me jep forc e kurajo qe jeta eshte luft e "NE"do ja dalim! Eshte ai..I shtrenjti im qe me puth sikur te isha akoma 5vjec..qe me perkedhel e me meson qe ne jet duhet te jesh I drejt! Ai eshte idhulli im, Qetesia ime e shpresa per te ecur perpara! Nuk ka gje me te bukur ne bote se te kesh nje zemer te madhe e nje familje plot dashuri! 2Prinder qe duhen si te ishte dita e pare e marteses! Ska mbeshtetje me te madhe se ty babi dhe un do ja dal! 1dite ti do jesh Krenare per mua !
Letra 93
nuk besoj se ka nga ata njerez qe nuk kane ca te flasin per babin,apo ndoshta sepse un gjithmone kam patur mundesine te isha vajza e neje njeriu perfekt,dhe per kte me duket e pabesueshme...ai nuk jeton me,por e di cfare?...ai jeto,sepse eshte i pranishem kudo,ai eshte i gjalle sepse cdo njeri qe takoj ne rruge me flet per te,eshte i gjalle sepse un bisedoj cdo nate ne gjume me te,eshte i gjalle sepse me ka dhuruar aq momente te bukura ne jete saqe i ka kompensuar edhe keto ditet qe nuk eshte me...ah sa me ka marre malli per babin tim,ai qe ishte baba,shok,vella...qe nuk degjova njeher nje fjale te keqe nga goje e tij...qe ishte gjthm ne humor,dhe nuk dinte ta prishte njeher qejfin...ai,babai i adhuruar nga shoqet e mia,ai njeriu qe me fali jeten,e jeten atij ja dedikoj...
Letra 94
Bushi im.. Personi me i adhurueshem.Kur mami im ishte shtatzan me mua ai sdonte,pasi isha vajz.Por kur linda..Ai ishte me i lumturi ne bot.Nqs mund ta pyesin per piken e tij me te dobet,jam UNE.Gjith bota e tij ?rotu?lohet r?eth vajzes se madhe.Shpeshher pi ,por kurre nuk ka ngritur dore mbi mua ,motren v?lain apo mamin.Perfekt,apo joperfekt,keshtu eshte ai. Disa nuk e kan mundesin te ken dashurine e 1 babi.Me njeh me mire se kushdo.Sapo vjen ne shtepi gjeja e 1 qe ben eshte tme puthe.Cdo gje me ka plotesuar,dhe une ia kam shperblyer gjithmon,me sjelljen dhe me arsimimin qe kam ber.Zihemi dhe debatojme shume,pasi jemi te dy kokforte dhe krenare.Kemi ndejtur 5 dit pa i folur njeri-tje?rit 1 dite se u zume hahaha..Ka qene aty gjithmone per mua. Ai di gjithcka per mua,eshte si 1 shok se pari,pastaj baba. Kur me shikon te merzitur per dicka,me thot qoftse ai djali ste do,atehere eshte Gay hahaha.Ky esht i shtrenjti im qe e dúá shummmmm. Duajini prinderit dhe respektojini ata.
Letra 95
Mrb! Me duhet te flas per babain e te them gjera te bukura por une nuk kam asgje te tille Nuk mbaj mend asgje tjeter vetem te rrahurat qe kane qene te shpeshta,ofendimet e tija edhe kur nuk ishin te domosdoshme,menyrat e shumta per te me ulur sa me ka bere te pyes veten a me do ai njeri.Une nuk kam aspak marredhenie te mire me babain tim,kam pothuajse vite qe se kam perqafuar nje her per shkak se ka nje tip te shpifur,ai nuk eshte shum i zgjuar me duhet ta pranoj dhe pak me kohen e vjeter dhe eshte plotesuar taman per te na nxire jeten.Nuk dua te vij ne shtepi se nuk e duroj dot.Nuk ben gje tjeter vetem gerricet me mamin,pastaj fillon e ofendon per ore te tera dhe e keqja eshte se nuk pranon as keshilla,ose si thote ai ose nuk ka.kam ushqyer urrejtje per te sepse kurre nuk diti te sillej si nje baba normal,kurre nuk folem as si shoke as si dreq,kurre nuk patem nje marredhenie baba-bije edhe pse nuk esht i alkolizuar e ka punuar shume qe te mos na mungoje gje por dreqi ta haje do kisha preferuar te rrija pa ngrene e vetem te kisha pak dashuri aterore qe sa here shikoj apo degjoj shoqet e mia qe jan aq te lidhura me baballaret me nis e qara.Nuk dua shume nga ai vetem nje darke familjare ku te mos filloje me debate apo ato idete e veta,ku te ndaloje se nxiri jeten mamit qe me ben shpirtin cope me cdo pike loti qe i del,qe nje here te vetme te sillet si shoku im dhe te flasim per gjerat qe me pelqejne qe ai nuk i di akoma edhe pse jam 20 vjece.Nuk kerkoj para vetem pak dashuri qe e di se nuk do dije kurre ta jape.
Letra 96
Babi nuk te thirra kurre. As sot, as neser! Jeta ime te dedikohet ty, lodhjeve te tua, perkedheljeve dhe dashurise pa kushte qe me servire qe ne vegjeli. Une jam mbreteresha jote per te cilen s'deshe te te merrja asnje merite te nje babai biologjik. .sepse ti ishe, je dhe do jesh me shume se nje formalitet mbiemrash. Ti do jesh thinjoshi im, cdonjera prej te cilave me tregon preokupimin tend per te ardhmen time. Ka dashuri qe shperthejne qe ne lindje, por ka te tjera! qe lindin dhe behen te perjetshme me vone e packa te gjithave, jane Po aq te mrekullueshme . Te dua kur do te pish kafen turke me mua né ballkon, te bere me dashuri nga mami. Ajo nderkohe qe na ben kafen, mendon se si pati kaq fat dhe na thote: "Ju te poshter ju shkon shume muhabeti e s' ma varni fare" ... Po kur qajme te dy e na dridhet mjekra se une duhet te iki larg? Babi im s' te thirra, as ti nuk deshe, as une. Por ti je me teper se nje fjale dhe ketu kemi pasur te drejte.. te falenderoj per gjithcka, fisniku jone. Bija, me perulesi... : ) *pa emer*
Letra 97
Im ate,nje duhan pires qe perpara se te lindja une. Me vret sa here e shoh qe e ndez ate dreq cigare te mallkuar qe e urrej me shpirt.Semuret,mezi merr fryme por prap keto se ndalojne qe ta lere ate helm qe po i merr jeten pak e nga pak. Para disa ditesh u semur aq keq saqe u detyrova i fsheha paketen me cigare. U acarua,filloi te bertiste dhe nuk e ruante dot qetesine. Bertisja dhe i thoja qe po e beja per te miren e tij. Nuk e imagjinoj dot ta humb. E kuptoj qe eshte e veshtire ta lesh pas kaq shume kohesh por une nuk bej dot asgje. Jam thjesht nje 18 vjecare,qe e vetmja qe gje mundem te bej eshte ti flas,ti lutem,pergjerohem dhe qaj qe mos pije me. Humba gjyshin para 6 vitesh nga kanceri per shkak te cigares. E doja shume,nuk dua qe e njejta gje te ndodhi me tim ate.
Letra 98
Pershendetje anabel se kam problem ne me le anonim apo Jo! Dua te shkruaj nje copez te shtrenjte per babain Tim I cili nuk jeton me!ne Kto momente un jam jashte shqiperie e ikur ne emigrim qe prej 2 vjetesh! ah babai Im I shtrenjti Im me kishte pike te dobet isha me e vogla nder tre motra qe jemi!ai me adhuronte me donte pa mas gjithmon me mbronte me vinte pas ne shkolle per te mos me ndodhur asgje e keqe!robtojej dhe duke shitur si ambulante prane shkollave Pieter budi dersa un vendosa te futem shitese!nejse un punova kudo dhe vazhdoja dhe shkollen e mesme !mbarova u diplomova madje!por punoja neper fabrika rrobash!nje dite Im ate me thote se vertet Ishte semure dhe se barku I Ishte fryre tej mase!e terrorizuar marr makinen e nje shoku e coj ne spital!me thone ska gje vetem gastrit!ok u qetsova pak I thash e shef mor bab ske asgje !!ai qeshi I lehtesuar edhe Pse Jo I bindur!pas nje jave barku ju fry shum keq e spo e merrnim vesh se cfar kishte!serisht e coj ne spital kte here me kartel urgjente per operacion!!:_(!dyshohej per ate dreq kanceri qe Ka pepire shum njerez !!! Dhe Ashtu ndodhi ai u operua kurre su sherua me shume vuajti dersa ne naten e krishtlindjeve 25.12.2011 qelizat kanceroze deportuan ne tru!dhe 20.01.2012 Im ate Iku nga Kjo bote un dhe sot nuk Ka dite te mos qaj per ate njeri te mrekullueshem qe rrezatoi vetem miresi!kam shum per te then Por sdo mjaftonte nje jete per te treguar per te emblin Kristaq !babi ma ke ber shpirtin plage!me mungon shume!te dua pa fund dhe do jepja Cdo gje tet kisha vetem pak caste gjall!duajini prinderit sa I keni gjall Matilda !
Letra 99
Mirmbrema Anabel.Faleminderit per temen qe ke zgjedhur sonte.Eshte hera e pare qe ju shkruaj por jam lexuese e rregullt e cdo postimi tendin. Nga nje semundje e babit prinderit e mi nuk mund te kishin femije.Nuk e di a duhet te them fatmiresisht per kete gje por une sot ashtu them sepse kurre nuk do kisha fat me te mire sesa keto dy prinder.Babi im eshte engjelli im,shpirti im,personi qe dua me shume ne kete bote,eshte pika ime e references.Cdo gje timen ja dedikoj atij.Eshte mashkulli me ideal ne jeten time dhe shpresoj qe ne nje te ardhme edhe bashkeshorti im te jete njesoj si ai,si babi im.Une i njoh edhe prinderit e mi biologjike,bile i respektoj dhe i falenderoj gjithmone per ate veprim aq human por jo nuk mund ti them tjeter kujt baba vec atij lokut tim sepse keshtu i therras.Ai eshte drita e syve te mi ndersa une pika e tij e dobet. Do te te lutesha sh ta postoje.Ju uroj mbaresi te gjitheve
Letra 100
Anonim dhe un xp Ateher po e zbraz thesin : Babi im eshte nga ata njerez qe kujdesen deri ne detajin me tvogel.Eshte nga ata qe japin jeten qe familjes mos ti mungoje asgje.Ai gjithmone ka punuar pa u lodhur per ne dhe do vazhdonte akoma po ti jepej mundesia. Fale tij jam ajo qe jam sot.Me ka mesuar cdo gje qe 1 baba duhet ti mesoje vajzes se vet. OK me duhet ta pranoj qe dhe ne kemi pasur zenkat tona po gjithmone ai ka pasur te drejte,dhe pse e kuptova vone kete gje. Do doja ti kerkoja te falur per cdo gje qe mund ti kem thene ne nerva e siper dhe I them qe gjithmone do jem "cuni I tij harom". Je idhull Babi!
Letra 101
Prsh! Sme pelqen te zgjatem per kte teme prandaj do i bie shkurt.Zoti vendosi qe kur une erdha ne kte bote,babi u largua nga kjo bote! Pra se njoha kurre! Por ngushellohem me faktin qe me thon 'i ngjan' ! Emri tij eshte tatto ntrupin tim,varsja me emrin e tij esht gjithmone ne qafen time.Krijoj detaje qe tma sjellin afer.Prandaj vlersoni njerezit qe keni ne jete se ka te tjere si une qe do falnin jeten per te jetuar 1dit te jetes tuaj !
Letra 102
Mirmbrema anabel. Eshte hera e pare qe ju shkruaj por nuk munda ti rezistoja kesaj teme. Ashtu si per shumicen e njerezve edhe per mua babai im eshte me i miri ne bote. Kaloi nje jete shum te veshtire duke ngelur jetim me te dy prinderit gjall qe ne moshen 1 vjecare. Ne kete moshe gjysherit e mi u ndane dhe si per ironi te fatit gjyshja ime semuret e pjesen me te madhe te kohes e kalonte ne spital. Per rrjedhoje, babi im rritej here ne shtepine e vet e here ne shtepine e femijes. Kaloi nje jete shume te veshtire qe e beri te rritej para kohe dhe qe cdo vuajtje qe alone e bente te kuptonte rendesine e familjes. U rrit me shum veshtiresi dhe num arriti te shkollohej plotesisht por mbaroi vetem tetevjecaren. Punoi pune nga me te ndryshmet, krijoi familje dhe nga ai moment familja ishte gjeja me e shtrejte per te. Ne jemi tre vajza dhe falenderojme zotin qe kemi nje baba te tille. Na shkolloi te trejave, madje un e vazhdova shkollen ne tirane dhe asnje here nuk e mbaj mend te me jete ankuar per shpenzimet qe un kisha. ( edhe pse ndonjehere mund ta kene renduar ato shpenzime). E shoh cdo dite sa i lumtur eshte babai im qe ka nje familje kaq te shendoshe e te lumtur. Na puth si te ishim ende femije te vegjel. Me mbushen syt me lot tek e shoh sa i lumtur eshte tek luaje me niperit e mbesat. Nuk e di nese ndonjehere do arrijm tja shperblejm ate cfar babai ka bere per ne i vetem. E dua shum shum shum.Anonim te lutem.
Letra 103
Prsh Anabel!!Nqs do te flas per babin tim nuk ka shume nevoje te rri e te kujtoje ndonje moment te bukur,ato jane shume,aq shume sa vetem nje buzeqeshje me sjell shume kujtime.me kujtohet kur me krihte floket kur isha e vogel dhe me bente gati per ne shkolle,kur me tregonte historite e vujatjeve qe kishte kaluar ne emigrim dhe me syte me lote thoshte qe ja ka vlejtur cdo gje,kur me thoshte ne dark para se te nisej jashte do te fus ne valixhe dhe do te marr me vete dhe un flija e qete dhe kur e shihja ne mengjes qe nuk ishte me qaja me dite te tera. E dua,e adhuroj eshte me i miri me i bukuri,me i forti,eshte heroi im.Do te doja qe dhe vajzat e mija te kene nje baba te tille qe tju kreh floket ne mengjes duke i bere gati per ne shkolle!!anonim
Letra 104
Nese nje dite do me shohesh plak,nese behem pis kur ha apo nuk arrij te vishem...ki durim. Kujto kohen qe kam kaluar per te ta mesuar.Nese kur flas me ty te perseris gjthm te njejtat fjale,mos me nderprit....degjome... Kur ishe i vogel duhej te te tregoja cdo nate te njejten perralle qe te flije... Kur nuk dua te lahem,mos me bertit... Kujto kur te ndiqja dhe sajoja 100 histori sepse nuk doje te laheshe.. Kur te shohesh mosdijen time mbi teknologjine e re,ki durim dhe me ndihmo..Mos me shih me ate buzeqeshje ironike por kujto sa kohe mu desht te te mesoja ab... Nese ne nje moment nuk arrij te mbaj mend,me jep kohe dhe mos u nervozo.. Gjeja me e rendesishme nuk eshte ajo qe them por nevoja per te qene me ty gjthm....kur kembet e mia te mos me sherbejne me,mos me trajto sikur te isha nje barre per ty..me ndihmo njesoj si une e bera kur ti ishe i vogel....kur them qe dua te vdes...mos u merzit....nje dite do e kuptosh cfare me shtynte ta thoja...do kuptosh qe ne moshen time nuk jetohet por mbijetohet... Nje dite do te kuptosh qe pavaresisht gabimeve te mia,kam kerkuar me te miren per ty,qe gjithnje jam munduar te te ndihmoj...me jep pak kohe,me jep pak durim,me jep nje shpatull ne te cilen une te qaj ashtu si ti e ke bere sh here...me ndihmo te ec,me ndihmo te mbaroj ditet e mia me dashuri dhe durim....ne kembim une do te jap nje buzeqeshje dhe dashurine e pafund qe gjithnje kam pasur per ty...te dua shume dhe do te lutem gjithnje per ty... Do te lutem tek Allahu te fali miresi dhe begati.... Biri im, ti kam ber Hallall te gjitha....! Postoje te lutem meqe po komentojne per prinderit
Letra 105
Mirmbrema te gjitheve...Do te doja te shkruaja dhe une disa fjale per me te shtrenjtin tim,per babushin tim....do te doja te te thoja se kurre nuk do te harroj sakrificat e tua,kurre nuk do te harroj mundin e lodhjen,kurre nuk do te harroj shakate e tua dhe mbi te gjitha kurre nuk do te harroje dashurine e perkujdesjen tende ndaj meje,ndaj motrave te mia,mamit e ndaj çunit tim... nipi i pare,çuni i pare ne familje e ti e parandjeve i pari qe do te ishte çun...dhe diten qe u semure ai te therriste ne emer e poter e tua rridhnin pafund,por s'arrite te thoje asnje fjale...e une babush jam bere pishman per te gjitha heret qe te kam bertitur mos ta perkedhelje çunin kur une i bertisja,jam bere pishman per te gjitha heret qe te bertisje kur i jepje çokollata sepse ai ishte shume i vogel.....ahhhhhh babush sikur te mundje ti beje dhe njehere te betohem se sdo te thoja asgje....perkundrazi....babush me mungon pafund...çdo nate jastiku im eshte i mbuluar me lot,mendja me rri tek ty...degjoj te qeshuren tende neper dhome...sa larg je,por ne zemer shume prane....te dua engjelli im,mbreti im,i bukri i dheut...loku jot
Letra 106
Anabel kjo teme me prek shume.. Babai im,drita e syve te mi qe e kam larg,shume shume larg.Per arsye ligjore u ben 3.5vjet qe e kam larg.Me ka mar malli shume.Eshte e vertet qe zoti me nje dore te hedh e me tjetren te pret por ka raste qe te hedh e te perplas aq fort sa vec shpirti yn e di.pastaj gjejm force dhe ngrihemi serisht.njeriu qenka shume i fort.Babushi im i cili vetem me ka llastuar duke qen e vogla e tij tani me mungon shume.ndjehem e copetuar ne mijera copa dhe cdo dite malli shtohet me shume.te gjithe te japin kurajo dhe dine te jene te ftohte kur behet fjale per dhimbjen e tjetrit...I shtrenjti im sa shume e dua dhe sa shume shume me mungon.por pastaj shikoj henen dhe mendoj qe nuk jemi aq larg perderisa shohim te njejten hene.Zoti i bekofte prinderit tani&i bashkofte sa me pare zemrat e ndara:(:(:( e di qe sdo e postosh dalin por te pakten shfryva dhimbjen qe me kapi ne kete moment
Letra 107
pershendetje ! une jam vet baba por dua te them disa fjale per babain tim : babai im eshte burre , eshte burr qe rri shtrir sepse eshte burre, gjithe jeten ka qe rri shtrir sepse ka lindur burr , ha shtrir , pi shtrir , madje madje edhe tani po shikon televizor shtrire . nuk e di pse ngrihet ne kembe kur e ftojne per shetitje . Babai im eshte tamam burre sepse ka nje GRUA BURRERESH qe nuk i ktheu shpinen kurr familjes .
Letra 108
Pershendetje Anabel! Nuk i rezistova dot kesaj teme dhe menjehere nisa te shkruaj Babai im eshte dashuaria ime e vetem, nuk e konsideroj baba, por shokun tim te ngusht dhe te vetmit qe mund ti besoj gjithcka! Eshte drita e syve te mi dhe une krenohem me te. Jam femija i pare per familjen time, kam dhe nje moter e nje vella por mua prindrit me kane llastuar gjithmone prindrit i kam te ndare, por babin e adhuroj e kam idhull . Ai ka gabuar si cdo njeri, ama mua me duket babai perfekt. Eshte i vetmi qe nuk me la kurr ne balt, para 6 vjetesh u semura keq dhe babi ngrihej ne 2 te nates e me vinte tek dhoma e me rrinte tek koka...vetem 1 vit te ri kam festuar pa te dhe pse tavolina ishte plote, mua sme gezonte asgje. Jemi ndare nga njeri-tjetri me muaj te tere, por asnjehere nuk e kemi ndryshuar mardhenien tone. Edhe sot e kesaj dite qe une jam 20 vjec zihem me te si te ishim te dy nga 10 vjec...ai ka qene, eshte dhe do te mbetet gjithmone krahu im i dhjatht. Sdi cdo beja pa te! Babi te dua shume
Letra 109
Pershendetje Anabel Baba-sa me mungon kjo fjale.U bene gati 10 vite qe kur u nda nga jeta,e keto 10 vite ende une dhe familja ime mendojm qe jemi ne nje enderr se kur te zgjohemi do e shohim aty.Sa e veshtire eshte....kur vjen ajo date vit pas vitit,dhimbja rritet.Tek lexoja letrat tjera pash gjerat qe vajzat tjera benin me baballaret e tyre,si flisnin me ta per gjithcka...une nuk munda ti bej se isha vetem 9 vjece kur ai nderroj jete.Ato gjera qe i mbaj mend mundohem ti ruaj e ti fiksoj se jane kujtimet e mia te vetme per te.Sa heret me le o babi sa pak rrugetim beme se bashku.Sa gezohem kur te shoh ne enderr se eshte e vetmja menyre te te shoh edhe nje here ne kete jete.Ishe shume i qete,i bute sidomos me mua se isha femija me i vogel.E di ndojehere kur jam e merzitur shikoj ne qiell e pyes veten nese je krenar me ne ? Falenderoj Zotin qe jam vajza jote edhe pse spatem shume kohe ta njihnim njeri tjetrin.Te duuua shume je heroi im.
Letra 110
Mirmbrema Anabel,teksa po lexoja gjitha sms e ardhura mendova te shkruaj edhe une per ate,mashkullin me te vecante dhe te cmuar ne jeten e cdo femer,te pakten per mua keshtu ishte njeriu me i mrekullushem ne bote.Edhe pse nuk kam kaluar shum kohe me te,sepse keshtu e vendosi jeta qe ai duhej te behej "engjelli im mbrojtes",mbaj mend qe ato pak vite qe kemi kaluar bashke jane me te bukurit e jetes time,dashuria dhe kujtimi i tij jane ato qe vazhdojne e me mbajne akoma gjalle. Edhe pse cdo dite e me shume me mungon,me dhemb shpirti per ty un do vazhdoj kete rruge e vetem por gjithmone duuke te patur ne mendje e zemer ty,gjithmone do jem duke u perpjekur te te beje krenar ty kudo qe te jesh..Te doja shume dhe do vazhdoj te dua gjithnje e me shum,e di qe nese do vazhdoje te jetoje do isha vajza me e lumtur..
Letra 111
Revista Anabel.. Me shtyu shumeeee tema te shkruaj dicka per BABAIN tim... Fatkeqesisht se kam me Njeri i larte, i shoqerise, i miqesise, i rralle vertet... Shpirt mire ne kulm, nuk dinte te shante, te ofendonte. Vec kurajo gjithmoneee gjithmoneeee... Vec fjalet e tij me jane ngulitur ne koke e me japin kurajo per cdo gje- 'Pse te tjeret munden dhe ti jooo??? Ca ke ti qe smundesh??? Jepi perballoje... Nuk arritem te rrinim shume bashke, jo puna, jo shoqeria, miqesia, etj etj e mbanin gjithmone te ikur... Tani qe nuk eshte me dhemb shume shume fare.. Ishte i ri dhe mq eshte i ri he se kemi kohe per prinderit. Por joooo Me dhemb, dreqi ta haje sa ishte gjalle si nuk arrita ti bej dicka, ndonje dhurate fantastike, surprize, o ti sherbej ndopak si baba qe e kam. Vec ai me beri- te kam vajze... Si mundet njeriu ti bjeri pishmanit kaq shume e fatkeqesisht nuk bej dot me gje.. E vetmja gje jane ca lule te varri, asgje me shume... Mundohuni sa i keni gjalle bejani yzmetin, po vdiqen ske cben me, vec te qaj... Mundohuni gezojini sa jeni ne kohe, kur te ikin do ju mungojne pa fund.
Letra 112
Babai im. Idhulli im, krenaria ime. Nuk eshte ai perfekti.. Ai qe te luaje me femijet.. Nuk ka shetitur me mua ne park, nuk me cuar as ne teatrin e kukullave kur isha femije, Nuk eshte as babai -shok qe mund ti tregoja cdo gje. Nuk e pelqente shoqerine time me djem ,nuk donte qe une ne gjimnaz , te shkoja ne festa ne disko apo pub.. !Edhe jemi zene ndonjehere. . Por ama perkedhelja e tij edhe pse me duart plot kallo nga punet e renda ishte me e embla ne bote..ulej prane meje kur mesoja. Me kuptonte dhe pa folur. Thote se me kuptonte nga syte.. Kursente ato pak para per te me blere ndonje liber. Ate njeriun e permbajtur dhe autoritar e kam pare me lot tek me puthte ne balle diten e dasmes time tek me jepte bekimin e tij.Nuk ka qene babai I perrallave por ishte kaq I perkushtuar dhe vetesakrifikues.. Nje jete te tere duke punuar...4 femijet u rriten, u rriten dhe kerkesat.. U desh te punonte edhe 2 pune.. Pastaj ne emigracion.. ! Tashme qe ne femijet e tij jemi "rregulluar" ndjehet me I qete.. Sot eshte edhe gjysh. Nje gjysh qe s'lodhet me tekat e nipit e mbesave. Nje bashkeshort qe nuk harron tia shpreh vleresimin e dashurine bashkeshortes. Nje baba qe dinte te ishte ideal por kushtet reale nuk ishin ideale.... !! K.F
Letra 113
Sa tem e bukur kjo..te flas dhe un per babin tim,jam shume tip i mbyllur dhe ndoshta keto qe do them tani atij nuk ja kam then kurr. Babi im eshte babi perfekt qe cdo njeri do donte.Ai iku qe ne mosh te vogel emigrant i dashuruar qe ne ate kohe me mamin...punuan andej per shume vite qe un dhe vllai te kishim nje jete sa me te mire. Babi eshte heroi jone mbaj mend kur isha e vogel vinte nga puna i lodhur dhe loste me ne si femij...un jam princesha e tij keshtu me quan ai. Iknim anes detit futeshim ne shtepit prej lodre dhe benim "muhabet si burrat" keshtu thoshte per te me bere qejfin mua. Ah harrova te them raportin e mbrekullueshem qe ka me mamin ne syt e mi ata jane cifti perfekt. Kur isha e vogel thosha qe dhe un bashkeshshortin tim e dua si babi. Dhe tani mund te them qe e kam gjetur dhe jam e lumtur...dhe ajo cka me ben me shume te lumtur qe babi im eshte krenar per mua dhe gjith familja ime.
Letra 114
Babi im! E dua shume pavaresisht se nuk ja kam thene asnjehere e as nuk ja tregoj dot me vepra. Zihemi shume edhe per gjene me te vogel e nuk e di pse. Ndoshta ngaqe jemi te dy njesoj. Kemi te njejtat vese por te ai nuk i duroj dot Jam kopja e tij edhe pse kam dashur gjithmone ti ngjaj mamit Eshte shume king. Edhe pse i ka kaluar te 50-tat ngjan si 40 e krenohem me te . Ka te meta si cdo njeri, por ka anet pozitive qe i peshojne me shume. E rendesishme eshte qe gjithmone eshte interesuar per mua e motren, na ka mbeshtetur ne cdo moment, na ka plotesuar tekat edhe pse mami ka qene kundra. E dua shume dhe nuk e di si do ja tregoj kete gje pa qene vone! E kam ?
Letra 115
meqe qenka tema x babain,,nuk mund te mos shkruaja dhe un per pengun me te madhe te jete time. eshte ai njeriu fanatik kokeforte, qe urren 1001 gjera qofte edhe nga me absurdet por me zemer te madhe. mesa duket un isha e vetmja qe nuk e tregoi zemergjeresine pasi nuk me fali kurre qe zgjodha nje mashkull pa pyetur ate dhe kurre nuk e pranoi lidhjen tone, edhe pse ai me do dhe me lumturon cdo sek. pengu im? po sps sado idjote dhe e pafalshme te duket un dhe im ate kemi 1 vit qe nuk flasim. te dy ne nje shtepi pa kembyer qofte edhe fjalen mirmengjes. ndonjehere ato gjerat me absurde per tu menduar shnderrohen ne ngjarje te jetes tende. edhe pse me ka lenduar 1000 here me fjalet e tij un nuk e ndaj dot nga zmr ime. aq me shume qe kam trazheguar karakterin e shpifur te tij. megjithate e dua pafund dhe nuk ja fal dot vetes per kaq kohe mungese duke e patur aq afer, aq me shume per trishtimin ne fytyren e tij. jam perpjekur ta bej krenare dhe asgje sdo me bente me te lumtur sesa ta dgjoja kte fjale nga goja e tij, madje edhe shkollen e larte e vazhdova ne ate qe ai kishte dashur gjithnje per mua. e kemi lenduar shume njeri tjetrin gjate kesaj kohe dhe nuk ndjehem krenare per kete perkundrazi por smund te lejoja qe te shkaterronte lidhjen time me ate njeri qe ska bere gje tj pervecse me ka dashur per disa tradita e gjera koti. ehh tipiku i fanatikut shqipetare,,,,njs po e le me kaq per te mos u zgjatur me shume. shpresoj vtm qe koha te mund te na lejoje ti rregullojme gabimet sps pengjet nuk shuhen kurre. flm anabel nqs vendos ta postosh.
Letra 116
Pershemdetje Anabel Desha dhe une te them dy fjal per temen e babait sepse ai meriton shum fjal te mira por do mundohem ta permbledh me pak. Babi im eshte njeriu me I mbrekullueshmi ne ket bot dhe kete e them me plot goj. E dua aq shum sa nuk mund te gjej fjalet per ta pershkruar ate njeri aq te ndershem te urte , puntor I palodhur I qeshur I respektuar Ka punuar gjith jeten e tij ai eshte 60 vjeç nuk ka shkuar kurr njeher me pushime... E vetmja gje qe mund ta mbante pushim ishte vetem nqs semurej... Ai njeri eshte fantastik me zemren me te mire ne bot eshte vetem I qeshur dhe shakator sado qe vinte I lodhur nga puna asnjeher nuk thoshte u lodha edhe Pse I binte te gjitha fshatrave anemban me motorr I tronditej I gjith trupi per dite por asnjeher nuk ankohej... Eshte munduar gjith jeten e tij qe te na plotesonte te gjitha kushtet edhe Pse kemi qen shum te varfer nuk na mungonte harmonia ne familje as buka. Ai na mesoj se si mund te jetonim te lumtur ne ate shtepiz te vogel . te jesh I varfer te ben ta vleresosh jeten shum. Gjithmon shpresoja qe njeriun me te cilin do lidhja jeten ti ngjasonte babit tim sepse ai eshte heroj im... Dhe zoti mi degjoj lutjet tani jam e martuar me nje njeri te mbrekullueshem qe nuk e di se si por I ngjan aq shum babit tim ne tip dhe e adhuroj per kete... Tani jetoj ne kushte te mira me zemren time dhe falenderoj zotin cdo dit per gjithcka qe me ka dhen dhe falenderoj tim ate per gjjthcka qe me ka mesuar ne jet... Anonim
Letra 117
Mirembrema Anabel. Hera e pare qe po i shkruaj nje faqeje ne fb...Arsyeja? Ai! Babai im, princi im i kalter, shoku im, vellai im, shoqeruesi im, gjithcka e imja... Une? Nje vajze 20 vjecare qe i ngjaj atij ne nje menyre te habitshme si fizikisht dhe ne karakter... Nese filloj rremoj ne kujtimet e mia te femijerise, kujtoj babain tim qe me perkundtte per te me vene ne gjume. Kujtoj qe ishte ai qe me vinte pas me pjate ne dore dhe shpikte lloj-lloj lojerash e marifetesh qe une te haja 2 luge me shume. Ishte ai qe me shoqeronte cdo mengjes per ne shkolle dhe gjate gjithe rruges ziheshim kush do mbante canten time sepse sipas tij ishte teper e rende per kurrizin e vajzes se tij te vogel... Ishte ai qe me shoqeronte per te bere analizat dhe vizitat mjekesore... Ishte ai qe ka ndenjur me mua 2 jave ne shtepi duke luajtur letra dhe duke pare filma gjithe diten sepse une kisha vrare kemben... Ishte ai qe u mallengjye te dera e salles se operacionit kur une u operova per nje gje te parendesishme si apendiciti. Ishte dhe eshte ai qe me masazhon kurrizin kur mua me zene ngercet. Eshte ai qe ne provimet e mia te matures ndenji duke me pritur jashte shkolles per ore te tera ne diell derisa une te dilja dhe ai t'a shikonte me syte e tij se une ndihesha e sigurt. Eshte ai qe kur une u largova per ne universitet nje pasdite te tere qendroi i heshtur dhe i vetmuar dhe me pas shpertheu ne lote sepse "zemra e tij" tashme do te jetonte larg.... Kam teper kujtime te mrekullueshme me babane tim...ai qe tani kujtoj si me te rendesishmin te koheve te fundit ishte para disa muajve kur une duhet te beja nje vizite te rendesishme mjekesore dhe ndodhesha larg familjes (une jetoj ne tirane tani dhe familja ne qytetin tim te lindjes) . Ne vizite mendoja se do te shkoja vetem sepse nuk doja te shqetesoja njeri...por sa isha duke u bere gati per te dal nga shtepia shoh ne dere babane tim ...u mallengjeva nga veprimi i tij sepse pavaresisht kembenguljes sime ai ishte nisur qe shume heret ne mengjes qe te arrinte ne kohe per viziten time... E si mund te mos e duash nje baba te tille? I cili ne asnje dasme te fisit nuk ka kercyer sepse i merren mendtte nga levizjet,dhe gjithmone "justifikohet" se do te kerceje ne dasmen time? E si mund te mos e duash nje baba te tille qe packa moshes se tij te avancuar (une jam vajza e pleqerise se prinderve te mi ) ...me mua i kalon te gjitha pengesat qe mund te shfaqen per shkak te moshes, kultures, mentalitetit, gjinise e gjithckaje tjeter? Si mund te mos e dua une babain tim i cili thote se une kam eren me te mire ne bote dhe me mbush me puthje edhe nqs une jam marre me nje aktivitet, pune qe eshte krejt e kunderta e pastertise? Si mund te mos e dua une babain tim i cili kur une vonohem ne darke me merr ne tel dhe nuk me pyet ku jam dhe sssa do vonohem por justifikimi i tij eshte: ke celes me vete? Une e adhuroj babain tim pafundesisht.asnjehere askush nuk do te jete per mua i rendesishem sa ai. E adhuroj dhe kur zihemi " si kaposha sepse kemi te dy nje koke" sipas mamit tim. Keeto jane vetem disa momente pikante te jetes sime me tim ate... Asnje fjale nuk eshte mjaftueshem per ta pershkruar ate... Ps: dhe mamin e kam te mrekullueshme por eshte e vertete qe vajzat jane pika e dobet e babait... Anonim Anabel te lutem..keto jane ndjenja dhe kujtime qe na perkasin vetem mua dhe Atij...faleminderit
Letra 118
Sa do doja edhe une te shkruja per babin tim por nuk mundem .Ai vdiq kur une isha vetem 3 vjece .Edhe pse kan kaluar 16 vjet me mungon cdo dite dhe me shume . Ndihem shume keq kur degjoj shoqet e mia te flasin per babat e tyre . Doja edhe une ta kisha babin tim afet dhe ti tregoj per cdo gje .......Aaa babi sa me mungon..... Por jam e luntur qe kam nje mam kaq fisnike dhe te mrekullushe. Anna
Letra 119
Mirmbrema Anabel. Pashe temen tuaj te sotme dhe doja te shkruaja dicka. Babi im ka 4 vite qe nuk jeton me. Isha 15 vjec kur ai na la. Nuk ka qene i perkryer, askush nuk esht me i miri, por perpiqej per me te miren. Mbaj mend qe ndonjehere harronte te me merte nga cerdhja se pinte me shoket. Shume rralle ndodhte gjithsesi. Mbaj mend qe me ka cuar tek tirana rock kur isha 10 vjec. Me merte neper dreka & darka me shoket e punes e me thoshte je cuni babit.Nje rast qe e mbaj mend mire fare ishte kur me bleu telefonin tim te pare. Me erdhi tek shkolla dhe ma ben me dore nga xhami i deres. I thote zyshes a mund ta mar pak gocen time se kam nje muhabet. Kur dal i them: "He o ba ke ardh tme besh kontrrollin?" Ai qeshi & nga xhepi nxorri telefonin (nje samsung me shine qe ishte si iphone ne ate kohe) dhe me tha:"Kjo esht dhurata e ba-se per ty me qe ke koh qe ma kerkon." Gati sa smu mbushen syte me lot. Pak kohe pas kesaj ngjarjes ai u semur rende & brena vitit nderroi jete. E perjetova shume por u bera e forte se skisha c beja tjeter. Ia kam ndjere mungesen ne mbremjen e diplomimit, ne dasma & darka familjare kur shoh kusherirat e mia qe kercejne me babin, me mungon ne shtepi kur na bente darken. E Megjithate ska si babi. & nese esht pijanec & nese esht i paralizuar, rendesi ka qe te jete gjalle. Keshilla ime per ju eshte: vlersojini shuuuume prinderit per sa kohe i keni gjalle. Gjithe te mirat
Letra 120
Oh cfare teme Dalina. Nuk di nga t'ia nis. Babi im ishte nga njerezit me te qete, më me humor dhe më te zgjuar qe kam njohur. Qe ne moshe fare te vogel u largua nga fshati ku u lind dhe rrit per t'u shkolluar dhe per te vazhduar studimet e larta me pas. U njoh me mamin dhe u martua fill pasi u shkollua. Rinisen jeten te dy ne nje qytet te panjohur, pa njerez dhe pa mbeshtetje. Ishim vetem ne te gjashte dhe nuk ka gje me te bukur sesa te ndihesh qe je pjese e nje skuadre me nje kapiten si ai ne krye. Babi im ishte gjithmone i drejte. Cdo problem apo situate e zgjidhte lehtesisht dhe me humor. Kjo ka bere qe asnje nga ne te mos kete ndjere ulje-ngritjet qe jeta kishte. Punonte jashtezakonisht shume per te na ofruar gjithcka ne kishim nevoje. Kalonte kohe pafund me ne pavaresisht puneve qe mund te kishte. Ai gjente gjithmone kohen te na pyeste nese kishte dicka qe s'shkonte. Per mua ai ka qene shoku, keshtu e therrisja vazhdimisht. Sot, ai nuk eshte vetem nje hero per mua, eshte nje shembull per t'u ndjekur, eshte force per te vazhduar para dhe eshte engjelli im mbrojtes keto vitet e fundit. Ndersa, ne dhe mami vazhdojme te perpiqemi dhe te perpiqemi te jemi te bashkuar pavaresisht veshtiresive qe ndeshim. Dhe kjo fale atyre qe ai na ka mesuar. Me mungon pafund, sa nuk mundem dot ta pershkruaj, por cmallem kur gjej pjese te tij ne bisedat tona familjare tashme dhe ne menyren tone te te menduarit dhe te te sjellurit. Me mungon shoku im dhe perpiqem pafund dhe papushim ta bej krenar. Anonim te lutem
Letra 121
Me dhemb ajo gja qe quejn shpirt, kur du te flas per tim ate. Cdo gabim, cdo disfate, cdo faj e cdo zhgenjim i jetes time ja dedikoj atij. Ka qene versioni me i keq i babait, i bashkeshortit, djalit, vjehrrit, gjyshit..etj etj. Vazhdon te jete faktikisht, ku gjithe jeta e tij eshte ne ndjekje te pasioneve te ndryshme e gjithmone vetja tij perpara cdo kujt. Pa dash te hi ne detaje e ne sterzgjatje di te them se pamvarsish te keqes, thyerjes zemres e kafsherise te tij...UNE PRAP E DUA. Njerezit pranohen ashtu sic jane, sidomos kur jane ato qe te kan bere koken, sepse gjaku eshte me i trashe se uji...e po mos ishte ai sdo ekzistoja as une sot. Prandaj dhe pse jo gjithe si kemi baballaret perfekt, do ju kisha keshilluar qe ti hidhni pas krahesh, sa nuk eshte shume vone.
Letra 122
Dua dhe une te them disa fjale per njeriun me mrekullueshem ne bote! Babain tim, shembullin me te bukur qe kam pasur ne jete, njeriun qe me trasmetoi idealet dhe parimet ne menyren me te natyrshme e te kendshme te mundshme. Ai i cili me dha liri ne zgjedhjet e mia ne jete por ne te njejten kohe me drejtoi pa qene invadent. Ai, qe me la te kuptoj qe familja vjen ne primis dhe qe ka respektuar e ka dashur maman time ne menyren me te bukur, dhe me shume delikates ishte shtylla e pamposhtur e shtepis tone! Ai, qe pervecse baba diti te jete nje shoke besnik per mua, personi me te cilin mund te diskutoj rreth c'do teme. Ai, qe me mesoi se ne jete eshte mire te jesh altruist dhe eshte mire te besh mire! Ai, dashuria ime e pare, heroi im, dhe njeriu i debateve te forta! Ai qe kerkon me te miren nga une por ne te njeten kohe me adhuron me gjithe difektet qe kam! Une sot kam filluar rrugen e bukur te familjes time dhe fale atij une sot jam kjo qe jam, fale atij une di si te perballoj jeten, ashtu sic vjen, me momente te bukura por dhe te veshtira! Faleminderit qe je ky qe je dhe faleminderit qe zgjodhe te kesh kete lloj mardhenje me vajzen tende! Te dua shume "buci ime"
Letra 123
ershendetje Anabel! po lexoja letrat per baballar dhe mendoj per babin tim! jane te pakta fjalet e mira qe mund te them per dhe pse per te tjeret eshte I mire! jam rritur me mungesen e tij pasi ka pas punuar jasht dhe kur kthehej na fuste tmerrin mua dhe vellait sa ishim te vegjel! kur u rritem cdo gje ndryshoi . ndryshoi dhe jo per mire, ende I kam ne mendje fjalet qe me tha kur fitova shkollen por ai sme la te vazhdoja, dhe kur me tha qe me mire te kisha lind e vdekur se une I harxhoja buken,ma thot shpesh por tani qe jam me e rritur me dhemb me shume ! ndonjehere pyes veten si do ishte te kisha lind ne nje familje tjeter! shof enderra me sy hapur dhe une! tani qe po shkruaj po bej dhe ca pushime te vogla se me dhemb trupi po shume krahu se gjuajti te qafa me boks dhe me eshte mpire komplet qafa mezi leviz ! mbaj mend nje here kur isha ne gjimnaz dhe ishte dimer disa dite para vitit te ri e skishim uje . pasi hengrem buke me tha te laja enet shpejt se do me bente varrin ! une I thash qe skishim uje dhe kaq mjaftoi per te .mbaj mend qe me gjuajti me boks ne bark e rash pertoke e asgje tjeter.me vone e gjeta veten mbi divan dhe me kartopecet ne hund ! sot jam ketu ,e ashper, nevrike, por me mungon ajo dashuri. qe se pata kurre,ajo ngrohtesi,perkedhelje,ledhatim,apo nje fjale e embel prinderore,dhe pse kam nje te fejuar fantastik,e te mrekullueshem, nje person qe me do dhe e dua cmendurisht,prap ajo dashuri me mungon
Letra 124
Babushit tim!! Ti qe aq shum u merzite me lindjen time e shum me shum u gezove gjate diteve qe un rritesha.ti qe me ke mbajtur gjithmon si te perkedheluren tende,ti qe spyesje per ore,moment,stine para deshirave te mia,ti qe kurre snderhyre ne zgjedhjet e mia,ti qe edhe kur stuhia me e madhe shperthente ne shtepin ton gjeje mundsin te buzeqeshje...ti qe sado i lodhur te ishe kur ktheheshe nga puna,luaje me ne....ti qe kurre sbertite,sngrite dore....ti qe dije te vrisje me shikim,ti qe enderroje kaq shum per mua....ti,qe para meje svure njerezit e tu,gjakun,familjen nga e cila vije....ti,qe per mua,bijen tende i the mjaft kujtdo,vetem qe un te isha e lumtur...ti qe kurre svure ne dyshim fjalen time....ty,sot ne prag te marteses sime,te them faleminderit!!! Te dua pafund ba!!
Letra 125
Persh Anabel,ska rendesi nese e nxjerr,une u ndeja mire pasi e shkruajta. Babi....tani me se di si tingellohet kjo fjale....Por di qe jeta ime ndryshoj para 12 vitesh,ateher kur une kisha me shume nevoj.Po si ndryshoj ?Na u desh bashk me mamin dhe motrave (3 motrave ) te vinim ne tr dhe te perballeshim me sfidat e jetes pa ty.Ti na i plotesoje te gjitha,ne nuk ishim te zonjat te shkonim as ne minibashki per nje certifikat,as per tu rregjistruar ne nje shkoll.Sa here perplasesha mbas murit kur degjoja mamin qe qante per ty dhe shikoja pafuqin e saj per tja dal mban.Edhe mbas shume vershtisish ne vazhdojm tja dalim edhe pa ty edhe pse jetet tona ndryshuan totalisht.Nuk do ta harroj kurre diten time te dasmes kur po zbrisja shkallet,veshtrova gjithandej shikim e te afermve madje dhe te shokve te tu...mu permbys bota qe ti nuk ishe aty.Kushedi sa here zgjohem naten duke qeshur se te shikoj ne enderr sikur ti vjen me makin dhe une dal te hap deren sic e beja gjithmon,ti me buzeqesh dhe me ledhaton me duart e tua topolake.Ti ishe babi perfekt,punoje shume per ne,nuk na ke gjuajtur njeher,dhe ne momentet e fundit te jetes ke then,ju lutem me shpetoni kam 4 vajza...Ajo qe me mundon me shume eshte qe ti di si ndihesh ti per ne.A je ti krenar per mua.Sa here gaboj mendoj per ty,se si do ndiheshe ti....sepse keshtu me mesove ti me shembullin tende.O sa kam nevoj per ty,per keshillat e tua per dashurin tende dhe per perqafimet e tua.Si ja dola une?Duke punuar 12 ore ne dite me njerez qe kan vershtisi dhe nevoj per mua,kjo me lidhe me shume me ty sepse duke ndihmuar ata qe kan nevoj perfytyroj buzqeshjen tende...Te falenderoj babai im qe te kujtoj gjithmon bukur,qe je shembulli im dhe qe me fale aq shume dashuri edhe pse per nje kohe te shkurter....
Letra 126
Cdo nat lexoj histori shum prekse por sot me pelqeu tema dhe mendova te shkruaj dhe un.Sa her permend kte emer me mbushen syt.Te rritesh pa baba nuk esht e leht eshte nje boshllok qe gjithmon do ngelet ne zemer.Ehh sa her shikoja shoqet tek vinin baballaret ne shkoll dhe un vija me vrap dhe qaja.Ne shtepin time gjithmon kemi qen tre un mami dhe vellai.te them te drejten e dua shum babin sepse sado larg dhe nuk eshte me ne ai gjithmon na ka mbajt punoj per ne por punet i erdhen keq por do thoni ju leku nuk eshte cdo gje.sepse ndonjeher te mungon ai perqafimi babit,te mungon nje urim apo nje puthje para se te flesh gjum.nuk dua ta zjash shum.uroj qe nje dit te jete pran nesh dhe ngrejm gota te 4.ju kerkoj ndjes se kam dhe pak emocine hera pare qe flas per kte teme.
Letra 127
Mirmbrema Anabel. Doja te shkruaja edhe un dicka per baban , ndryshe nga vajzat e tjera te cilat e konsiderojn babain e tyre nje hero . Ndonjeher mendoj si ka mundesi qe nje baba te mos doj femijet e tij , te dhunoj nenen e tyre ?? Ja kjo me ka ndodhur mua . Por fal zotit nena ime dhe babai jan divorcuar dhe cdo gje esht permirsuar te pakten nga gjendja shpirterore jemi me mir . Ndoshta esht pak te thuhet qe ndjej urrejtje , ndoshta paragjykohet dicka e till por kjo gje ndodh kur nuk jetohet ne nje familje kur ke frik mos vjen babi qe bertet , qe godet . Ja ky esht babai im te dashur lexues ! Ju lutem Anonim
Letra 128
Nje nder gjerat me te mira qe Zoti me ka dhene ne jete eshte babai. E dua shume dhe jam krenare qe jam vajza e tij. Gjithe jeten ka punuar per t mbajtur 5 vete dhe asgje sna ka munguar fale tij. E adhuroj. E falenderoj per te gjitha sakrificat qe ka bere. Me kujtohet si qaja kur ishte naten ne pune sepse sdoja qe ai t lodhej aq shume. Meriton me te mirat sepse eshte nje person i mrekullueshem. E kam per nder kur me thone qe i ngjaj shume. Ishalla do ja shperblejme noj dite.