
DASHI
Mprehini mirë lapsat, i dashur Dash! Ethet e rikthimit në shkollë kanë filluar (dhe PO, e njëjta gjë vlen edhe për kthimin në zyrë), pasi Dielli është duke qarkulluar te shenja e Virgjëreshës, në shtëpinë tuaj të gjashtë të efikasitetit dhe organizimit, deri në 22 shtator. Pas një vere të nxehtë, me pije të ftohta dhe argëtim, ju jeni gati për të vepruar në mënyrë funksionale sërish. (E ndërsa jeni duke pastruar dollapet nga garderoba e verës, do keni në mendje të gjitha ato netë të mrekullueshme verore, të depozituara në kujtesën tuaj). Tani, ju jeni si një makinë, duke vërtetuar teorinë se nëqoftëse doni të kryhet diçka, jepjani atë një personi që është i ngarkuar me punë. Ju jeni jashtëzakonisht i aftë në këtë moment për tu fokusuar në detajet e jetës tuaj të përditshme me gjithë zellin e mundshëm.
Në mënyrë realiste, ju e dini që nuk mund ti bëni të gjitha, kështu që tani është një kohë e përkryer yjore për ti parë gjërat me prioritet- nga pikëpamja praktike. Ndoshta ju do ta planifikoni ditën tuaj me detyrave që le të themi - do tju sjellin më shumë përfitime. Apo ndoshta ju do të ndryshoni orarin e palestrës, në mënyrë që të keni më shumë kohë për të kaluar me fëmijët tuaj pas shkollës. Çfarëdo ndryshimesh të bëni, qëllimi juaj kryesor është që të përmirësoni dhe të arrini efikasitetin maksimal.
Meqënëse shtëpia e gjashtë udhëheq shëndetin, kjo do të përfshijë çdo gjë që lidhet me mirëqënien tuaj personale. Bëni kontrollet mjekësore vjetore dhe sigurohuni që nevojat tuaja bazë shëndetësore janë marrë parasysh dhe janë nën kujdesin e duhur (psh keni një punë intensive dhe ndërkohë duhet të bëni ndalesa të herë pas hershme për të rikuperuar energjitë). Një pjesë e rëndësishme të qenit efikas është duke u siguruar që trupi juaj në vetvete është një makinë e vajisur mirë. Mos harroni të vishni atletet tuaja më praktike dhe të dilni në ajër të pastër, i dashur Dash.
Përqëndrimi juaj në çështjet tokësore do të jetë jashtëzakonisht i madh. Por në 8 shtator, do të shfaqet Hëna e Plotë te shenja e Peshqve, e cila do të krijojë kushte optimale për një zbulim të madh shpirtëror, pasi do të ndriçojë me dritën e vet mistike, shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë të pushimeve relaksuese, kufijve të paqartë dhe të mbyllur. Duke qenë se shenja juaj është e orientuar drejt veprimit, në përgjithësi ajo nuk është “për ti lënë gjërat të largohen” , prandaj kjo do të jetë drita juaj e gjelbër nga kozmosi. Pavarësisht se jeni duke u përballuar me emocione negative apo me situata të vështira nga e kaluara,tani është koha për të marrë parasysh qëndrimin e asaj që na rrethon. Edhe në qoftë se ju nuk jeni nga ata që përulen apo dorëzohen, ju tashmë thjesht do të pranoni se dëshira juaj personale për të marrë diçka, është më pak e rëndësishme se vullnetit hyjnor. Besojini jetës, i dashur Dash! (A thua keni zgjidhje tjetër?) Gjithashtu, kur përjetoni gjendje shpirtërore , mos kini frikë për ti telefonuar mikut/mikeshës suaj te ngushtë ose një anëtari të familjes, dikujt që mund tju përkrahë në këtë tranzicion (do te kenë pikë shtesë nëse ata ju bëjnë edhe për të qeshur.) Ndërkohë mund të ndodhë një ndryshim rrënjësor, në një nivel të thellë të shpirtit lidhur me pikëpamjen për vendin tuaj në botë, ose lidhur me mesimin që një situatë apo një person ju ka dhënë, Tani që ju jeni i qartë mendërisht, po mendoni që është momenti për të bërë edhe ndryshime fizike. Meqënëse shtëpia e dymbëdhjetë udhëheq informacionin e fshehur, një sekret ka shumë gjasa të zbulohet.
Duke qenë se po ndodhin shumë gjëra brenda jush, zgjidheni shoqërinë me mençuri- nëse vendosni që të shoqëroheni me ndonjë. Një vend në bregdet mund të jetë ajo për të cilën keni nevojë, në mënyrë që të karrikoni bateritë tuaja dhe ti jepni vetes kohën që meriton. Në vend që ti premtoni miqve që do takoheni në disko/lokale nate apo edhe për një bisedë rreth zjarrit në kamping, do ishte më mirë që të flini. Gjumi duhet të jetë prioritet për ju. Konsumimi i energjive është një rrezik i madh për shenjën tuaj, veçanërisht për ata që janë të prirur të ndezin edhe energjitë e të tjerëve. Ndërsa jeni në gjumë, ju mund të shihni edhe disa ëndrra profetike, të atij lloji që do tju zgjojnë në mes të natës duke ju sjellë çelësin e artë për çdo dilemë që ju keni patur në mendje. Gjithashtu shtëpia e dymbëdhjetë udhëheq zanat-kumbara, prandaj ju mund të befasoheni nga veprimet e dikujt që shfaqet papritur, si një ëngjëll mbrojtës. Kushtojini vëmendje mjedisit që ju rrethon, pasi "shenja apo tregues" të ndryshëm mund të shfaqen nga hiçi. Sinkronizimi është shumë i rëndësishëm, kështu që ndoshta duhet ta filloni ditën me ushtrime yoga ose me një tjetër praktikë meditimi.
Një ditë e ndërlikuar do të jetë 21 shtatori, kur Hëna, Marsi agresiv dhe Neptuni pasiv do të vendosen në një trekëndesh (betejë tre-palëshe). Marsi i pamatur është në shtëpinë tuaj të nëntë të padurimit dhe pjesa energjike e juaja dëshiron të vazhdojë përpara pa parë rreth e rrotull. Megjithatë, me Neptunin e mjegullt në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë të informacionit të fshehtë, ju me siguri nuk i njihni të gjitha anët e historisë dhe do të keni nevojë që ti hiqni nga sytë syzet tuaja të diellit. Ju do të doni të shihni te kush mund të keni besim, sepse dikush mund të jetë duke u përpjekur ti shesë akull një eskimezi. Në nxitim e sipër , ju mund të bëni një gabim ose të besoni më tepër seç duhet. Ndërkohë, Hëna pozicionuar te Virgjëresha, në shtëpinë tuaj të gjashtë të kontrollit, mund ta shtojë më tepër ankthin tuaj- duke provuar se kushtet nuk janë të përshtatshme për të marrë vendime të mëdha.
Me siguri mund tju ndihmojë të prisni një ose dy ditë. Më 22 shtator, Plutoni përfundon periudhën pesë mujore në pasivitet (prapavijë) në shenjën e Bricjapit, te sektori i karrierës dhe qëllimeve tuaja afatgjata. Çdo paqartësi apo konfuzitet rreth planeve tuaja të mëdha duket sikur do të lehtësohet. Në të njëjtën ditë, Dielli do të lëviz drejt Peshores për një muaj, në shtëpinë tuaj të shtatë të partneriteteve, ndjekur nga një Hënë e Re më 24 shtator te Peshorja. Ky muaj mund të sjellë njerëz solid në orbitën tuaj, kështu që prisni që këta lojtarë të shfaqen , para se të punoni me dikë që ju bën të ndiheni "jashtë zone”.
Ju do orientoheni më shumë drejt marrëdhënies suaj në çift, duke qenë se Peshorja udhëheq shtëpinë tuaj të shtatë të marrëdhënies në një lidhje të ngushtë. I pavarur Dash - tani është momenti juaj për të përqafuar energjinë dinamike dyshe, qoftë në biznes apo në romancë. Keni nevojë për një fillim të ri tani? Më 24 shtator, Hëna e Re te Peshorja rigjeneron dëshirat tuaja të partneritetit. Përveçse do të sjellë sërish ekuilibrin në lidhjen tuaj në çift, kjo do të jetë një ditë e madhe për të vlerësuar vendet ku ju mund të jeni një partner më i mirë gjithashtu. Nëse ndjesia juaj normale në një marrëdhënie tek e tek duket më shumë si "e detyruar" se " bashkëjetese", tani është shansi juaj për të vendosur qëllime afatgjata dhe të qëndrueshme. Përqafojeni këtë mënyrë të re lidhjeje dhe kush e di? Një kontratë emocionuese ose një ofertë për të bashkuar forcat mund të kalojë në trajektoren tuaj. Kjo energji do të qëndrojë në shenjën tuaj gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, kështu që vishni këpucët tuaj më të mira dhe vazhdoni përpara, Dash!
DEMI
Mbajeni kokën tuaj lartë dhe krekosuni. Deri në 22 shtator Dielli do të ndriçojë te shenja e Virgjëreshës, në shtëpinë tuaj të pestë të romancës, pasionit dhe të shprehurit duke e ndezur akoma më shumë krenarinë tuaj. Kjo është një kohë ideale për të zotëruar me të vërtetë atë që ju jeni, qoftë nëse jeni duke luajtur rolin e femrës lozonjare në dashuri ose nëse jeni në fazën ku doni të shfaqni talentet tuaja krijuese. Lajmi më i mirë? Ju do të keni shumë argëtim gjatë rrugës. Gjatë tri javëve të para të muajit, ndjenja juaj “joie de vivre” është kthyer me gjithë fuqinë e saj të plotë. Çdo gjë që do të bëni-nga bisedat për martese deri te dekorimi i dhomës suaj të fjetjes- do të jetë një arsye për të gezuar dhe festuar.
E gjitha bota është një skenë (siç ka thënë Shekspiri, i cili ka të njëjtën shenjë me ju) dhe kjo është veçanërisht e vërtetë në aspektin e romancës dhe dashurisë. Kujdesuni për pamjen tuaj të jashtme kur shkoni në takime, por edhe thjesht për veten tuaj. Kur është fjala për aparencën tuaj, bëhuni më i guximshëm se zakonisht. Shpreheni veten tuaj plotësisht, pa e fshehur shkëlqimin tuaj nën një guackë. Por ndërsa po shfaqni anën tuaj teatrale, kujdesuni që ti shmangni dramat e panevojshme. Kanalizojeni pasionin tuaj të konsiderueshëm në një aset artistik. Sigurisht, duhet të jetë një tjetër lloj projekti "krijues" sesa një simite në furrë. Shtëpia e pestë udhëheq fertilitetin dhe energjinë prej fëmije, kështu që më e pakta, vendosni një “kontakt” me fëmijën tuaj të brendshëm dhe bëjeni këtë me zemër.
Ju do të keni “Faktorin X” më 8 shtator, kur Hëna e Plotë në shenjën e Peshqve do të ndriçojë me dritën e vet elektrike, në shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë të rrjeteve sociale, famës dhe nderimeve. Nuk është momenti për të vepruar si një njeri i ndrojtur. Dilni dhe festoni me ekipin tuaj! Pavarësisht nëse jeni duke festuar një arritje ekipi ose thjesht jeni në humor për të përmbushur qëllime të reja, interesi juaj te të tjerët është definitivisht i madh. Ne kemi aq shumë për të mësuar nga njëri-tjetri, pa marrë parasysh dallimet sipërfaqësore-mos u habisni nëse një bisedë rastësore me një të panjohur, në një stol parku rezulton e shkëlqyer. Apo ndoshta ju do të keni një kontakt të fuqishëm me një ngjarje sociale ose profesionale. Në këtë Hënë të Plotë, ju do të bëni përshtypje të mirë duke qenë të guximshëm për të shfaqur veten tuaj pa u fshehur aspak. Teknologjia ka përparuar shumë, kështu që ju mund të hapni një website, një blog ose një projekt në internet; ndoshta edhe një sipërmarrje që synon të përmirësojë jetën e njerëzve. Mendoni për diçka që lidhet me cështje humanitare dhe nuk do të dilni i humbur. Nëse keni patur tension me një mik ose bashkëpunëtor, ju mund do ta keni më të lehtë që të sheshoni mosmarrëveshjet. Kjo është koha ideale për të pastruar ajrin!
Më 22 shtator, Dielli do të kalojë në shenjën e Peshores, e cila ndodhet në shtëpinë tuaj të gjashtë të shëndetit dhe mirëqënies fizike – pasuar më 24 shtator nga vendosja e Hënës së Re te Peshorja. Yjet ju japin një nxitje që të filloni planin tuaj për stërvitje fizike, ndoshta duke u rregjistruar në një palestër, apo abonuar në një shërbim online të tillë si YogaGloë.com apo në rastin më të mire, të punësoni një trajner personal. Çdo farëqë ju do të mbillni sot do të lulëzojë për gjashtë muaj, rreth Hënës së plotë të vendosur të Peshorja. Ju gjithashtu mund të filloni një mision pastrimi,sic mund të jetë sistemimi i dollapeve, duke hequr rrobat e vjetra,duke rregulluar raftet dhe kutitë e plackave te ndryshme.Të organizoheni është një ndjesi e mahnitshme?
Një qëndrim i ri mund të zë vend te ju me fillimin e vjeshtës. Më 22 shtator, Plutoni transformuesdo të hyjë në qarkullim dhe do të shkojë direkt në shtëpinë tuaj të nëntë të optimizmit dhe gjëndjes shpirtërore. Besimet tuaja personale mund të ketë marrë një të goditur,që kur Plutoni kaloinë prapavijë më 17 prill. Ndoshta keni përjetuar një krizë besimi,pasikeni zbuluar disa "të vërteta" që nuk përshtaten më me parimet tuaja. Apo ndoshta ju keni vendosur të hiqni dorë nga një kurs apo klasë studimi, që dikur ka qënë shumë i rëndësishëm për ju. Cilido qoftë rasti, ju dhe syzet tuaja rozë janë kthyernë punë! Tani, ju mund ta shihni qiellin blu përsëri, sëbashku me të gjitha mundësitë që jeta ka për tju ofruar. Ashtu si Tom Stoppardka shkruar, " Koha më e mrekullueshme për të qënë i gjallë është ….kur çdo gjë që keni menduar se dinit rezulton e gabuar."
BINJAKET
Çdo gjë thërret për të kthyer vëmendjen në shtëpi! Nga fillimi i muajit deri në 22 shtator Dielli do të ndriçojë te shenja e Virgjëreshës, në shtëpinë tuaj të katërt të cështjeve familjare dhe shtëpisë, duke ju ftuar ju të qëndroni më shumë në folenë tuaj. Ndoshta koha është më e freskët në vendbanimin tuaj, ose kalimi nga një sezon në tjetrin mund tju bëjë që të keni dëshirë të strukeni në ngrohtësine e shtëpisë suaj dhe të shijoni recetat e shijshme të kuzhinës suaj. Ju keni vërtetë nevojë për tu ushqyer pranë familjes – gjë e veçantë për një Binjak që ka dëshirë vetëm të bëjë një jetë sociale të larshmishme. Nëse keni një mikeshë më të re në jetën tuaj, ju mund të merrni rolin e nënës tani, duke u kujdesur për te dhe duke e orientuar drejt një perspektive të mençur. Ose ndoshta ju do të kërkoni që të merrni të njëjtin trajtim nga një femër më e pjekur se ju. (Kur të keni dyshime, mos harroni të gjitha ato situata që gjyshja juaj ka përjetuar). Kujdesuni për veten tuaj me të njëjtën dashamirësi që do të ushqenit fëmijën tuaj. Merrni ditë për veten tuaj, ndoshta duke shkuar në pishinë , në plazh apo në sauna. Apo ndoshta mund të mblidheni me mikeshat tuaja për të kaluar një natë të këndshme, shoqeëuar me një gotë verë të ëmbël. Ndoshta edhe një libër tërheqës do të jetë një shoqëri e mirë për ju.
Kjo do të jetë një periudhë bujare, prandaj krijoni hapësirë për ti dhënë rëndësi emocioneve tuaja. Nëse ju do të ndiheni e prekur nga historia e dikujt tjeter dhe doni të qani, bëjëni këtë. Të jeni empatik me njerëzit e tjerë qetëson edhe shpirtin tuaj gjithashtu. Tani më shumë se kurrë, do të bëheni i vetëdijshëm sesa të lidhur jemi ne me njeri tjetrin. Vetëm mos harroni të ruani edhe pak dhembshuri për veten tuaj (ose të paktën të pranoni që ju përfitoni nga këto ndërveprime,gjithshtu). Të qëndroni jashtë vëmendjes ndonjeherë është jetike. Ka momente kur mjafton të ndizni një qiri aromatik, të vendosni muzikë të lehtë dhe të rrini vetëm. Me Afërditën pozicionuar kaq bukur në shenjën e Virgjëreshes nga data 5-29 shtator, prirjet tuaja do të ushqehen plotësisht. Shikoni në internet për menyra dekorimi të shtëpise suaj, duke e parë këtë si një lloj terapie relaksi dhe për të marrë ide të reja. Duke pasur një shtëpi të mirë-ekuilibruar, do tju ndihmojë të ndiheni veçanërisht e lidhur me shtëpinë.
Si një kundrapeshë ndaj fokusit tuaj në çështjet e shtëpisë, në 8 shtator Hëna e Plotë do të sjellë në vëmëndjen tuaj çështjet e karrierës. A keni luftuar për të patur atë zyrën e madhe në fund të korridorit apo jeni përpjekur për të vendosur biznesin tuaj në një rrugë krejt të re? E pra, tani ju do të shihni që përpjekjet tuaja do të shpërblehen. Ndoshta do te vijnë në formën e projekteve te reja, apo shperblimeve te larta dhe rritjes në detyrë. Qëndroni në gadishmëri - ju nuk e dini se çfarë ngjarje do të sjellë dita.
Më 22 shtator, Dielli do të hyjë në shenjën e Peshores, në shtëpinë tuaj të pestë të argëttimit dhe pasionit të madh. Para se të dëshironi të vishni tuta sportive për të bërë vrap apo ushtrime fizike, Dielli do të kalojë në zonën e joshjes të kartelës suaj, duke bërë që ju me shumë gjasa të zgjidhni "korse dhe zhartierë" në vend të kanatiereve pambuku. Për katër javët e ardhshme, ju do të jeni dhe do të ndiheni e sigurt për bukurinë dhe sharmin tuaj unik. Flirtoni e dashur, Binjak! Kjo gjëndje festive duhet të ndahet me të tjerët dhe në qoftë se ajo çon në ndonjë aventurë spontane, akoma më mirë!
Më 24 shtator, Hëna e Re te Peshorja, në shtëpinë juaj të pestë të romancës dhe krijimtarisë, do të ndezë dëshirën tuaj për jetën. Ndoshta ju do tju zë syri ndonjë mashkull simpatik, ose ndoshta ju dhe i dashuri juaj do të keni një nga ato takimet e nxehta të mbushur plot me shkëndija. Nuk ka rëndësi nëse është marrëdhënie e re apo e vjetër, ky është momenti juaj për të mbajtur zemrën në dorë dhe për të ndarë dashurinë pa rezerva. Kjo është edhe një ditë që duhet ta rrethoni me të kuqe, sepse mund të filloni një sipërmarrje krijuese apo artistike, pasi frymëzimi yjor më i fortë se zakonisht. Nëse ju keni një ide gjeniale lidhur me ekspozimin artistik, ju do të keni energjitë dhe burimet e duhura për ta realizuar këtë. Vazhdo perpara Binjak!
GAFORRJA
Shikoni kush ka dalë nga guacka e vet! Gjatë tre javëve të para të shtatorit, Dielli ndriçon me rrezet e tij të zjarrta shenjën e Virgjëreshës, në shtëpinë tuaj të tretë të komunikimit dhe të ideve. Ju jeni një mjeshtër i fjalës dhe këtë dhuratë e këni nga planetet tuaja. Vetëm se aftësia juaj për të qenë elokuent nuk aplikohet në çështjet e shitjeve. Me entuziazmin tuaj të përzemërt , çdokush – që nga shefi juaj, kamarieri, apo vëllai juaj skeptic – do tju dëgjoijnë me kërsheri se çfarë keni për të thënë. Instinktet tuaja natyrore - intuita dhe ndjeshmëria- janënë kulmin e tyre, prandaj ju do të shkelqeni në të gjitha bisedat që do të merrni pjesë.
Mërzitja është jashtë këtij trendi , kështu që përqafoni variacionin - tamam si një student që kthehet përsëri në shkollë, me një ngarkesë të plotë lëndësh- sa më shumë projekte interesante në tavolinen tuaj, aq më mirë. Ju gjithashtu mund të jeni vigjilent edhe ndaj iniciativave të reja, pasi tani mund të shihni potenciale në pothuajse çdo gjë që qarkullon. Sigurisht, ju mund të përfundoni me ndjesinë se po ju merret fryma nga gjithë këto lëvizje …por edhe këtë do ta përballoni. Kur kjo fazë idesh gjeneruese të ngadalësojë shpejtësinë, ju do të kuptoni saktësisht se çfarë është ajo që duhet të bëni të parë. Tani për tani, ju jeni më shumë si një “ flutur sociale”, duke e bërë prezantime të ndryshme, si përshembull në shkollën e fëmijës tuaj ose mbledhjen e bordit të prindërve. Edhe thjesht të shkoni në në lokalin e lagjes apo në bibliotekë, do tju bëjë të ndiheni të angazhuar. Bisedoni me miq të rinj dhe të vjetër, lini takime dhe telefonojini miqve tuaj të ngushtë kur ndiheni sikur nuk keni çfarë të bëni.Ky lloj ritmi kaq i shpejtë nuk do të zgjasë përgjithmonë, kështu që vlerësojeni këtë shpërthim të aktivitetit shoqëror dhe ndërveprimit me njerëzit.
Mos është koha për tu larguar për disa ditë nga qyteti? Hëna e Plotë më 8 shtatorte shenja e Peshqve do të ndriçojë shtëpinë tuaj të nëntë të aventurave dhe udhëtimeve jashtë qytetit/shtetit. Kjo mund të jetë një kohe ideale për të fluturuar në qiellin e miqësisë. Edhe në qoftë se ju qëndroni në shtëpi, shpirti juaj është gati të niset në udhëtimin e jetës. Zgjeroni horizontet tuaja në çdo mënyrë të mundshme. Kjo është një ditë e ideuar për t'u takuar me dikë nga që vjen nga një sfond kulturor i ndryshëm me tuajin,nga i cili keni për të mësuar shumë (psh dikush që është rritur në një familje katolike, apo në një kulturë lindore etj).
Duke qenë se shtëpia e nëntë udhëheq optimizmin, ju mund të ketë një ndryshim të papritur në perspektivë, ndoshta edhe rilindje shpirtërore - p.sh. ti thoni vetes që kurrë nuk keni qenë vetëm, pavarësisht kujtimeve që memoria juaj mundohet tju thotë. Apo ndoshta ju më në fund do të shihni dritën në fund të tunelit të një situate vërtet zhgënjyese. Ngjarjet e përditshmërisë do tju shtyjnë që të jetoni një jetë më të gjallë ... dhe që fillon para së gjithash, me një lloj ndershmërie. Vendosni se çfarë dëshironi dhe pastaj të shkoni ta kërkoni atë. Para së gjithash, filloni duke ndarë ëndrrat tuaja me të tjerët –të menduarit tuaj mendjehapur dhe entuziazmi juaj- janë ngjitës. Gjithashtu, është koha të godisni në shenjë drejt të vërtetës edhe në marrëdhënien tuaj të ngushtë. Një pjesë e informacionit mund të vijë te ju shumë lehtësisht. Lejeni veten të zhveshur dhe merrni parasysh rrezikun që mund të digjeni. Momenti juaj i të vërtetës po pret, Gaforre.
Fokusi juaj do të kthehet sërish në sektorin e familjes ( i preferuari juaj) kur Dielli do të vendoset te Peshorja, në shtëpinë tuaj të katërt të jetës familjare dhe nostalgjisë, më 22 shtator. Për katër javët e ardhshme, shqetësimet në frontin familjar do të jenë mbi gjithçka tjetër, ndonëse ju nuk shqetësoheni shumë për këtë. Të qenit figure mëmësore është padyshim në përbërjen e asaj që jeni, kështu që masni temperaturën emocionale të familjarëve tuaj si dhe të rrethit tuaj të brendshme. Le ta themi hapur: kur ata janë të lumtur, ateherë jeni edhe ju. Por kjo nuk do të thotë që ju duhet të harroni veten tuaj si individ. Kujdesi për veten është gjithashtu një çështje e rëndësishme, pasi ju nuk mund të ushqeni dikë në qoftë se nuk keni ngrënë vetë. Përgatisni banja aromatike, me vajra dhe esenca qetësuese. Gatuani ato që pëlqeni më shumë, për të ëmbëlsuar zemrën tuaj. Ushqeni si trupin, ashtu edhe shpirtin, duke ftuar miqtë tuaj në dreka të shijshme, me biseda të këndshme. Kushtojini kohën e nevojshme ndjenjave dhe emocioneve tuaja.
Një moment i përsosur për zhvillime progresive vjen në24 Shtator, kur Hëna e Re te Peshorja, do të jetë në sektorin tuaj të katërt të shtëpisë dhe rrënjëve familjare. Nëse ka një mënyrë që ju mund të krijoni një vendbanimideal, kjo është dita për të realizuar qëllimin tuaj. Ju mund të merrni një vendim për të ndryshuar apartamentin ose për të rindërtuar/ rinovuar shtëpinë tuaj. Ndoshta ju do të filloni të kërkoni për të blerë një shtëpizë për pushime (afër detit) ose shtëpinë që keni patur para shumë kohësh dhe keni nostalgji për të. Ndoshta do të jetë vetëm një lyerje e re e freskët e banesës suaj, apo të merrni servis pjatash me ngjyrën dhe modelin që keni ëndërruar gjithmonë. Nëse keni qenë duke ecur në një rrugë solo, ju mund të filloni të krijoni kushtet e duhura për jetën ideale të familjes suaj (duke e kompletuar me filmat në DVD ose falënderimet para se të hani darkën). Për femrat e shenjës së Gaforres që dëshirojnë të bëhen me fëmijë, një shtatzëni është e mundur të ndodhë me shfaqjen e Hënës së Re, pasi e gjithë qenia juaj thërret për mëmësinë. Meqënëse shtëpia e katërt udhëheq gratë, një grua intuitive apo me ndikim të madh mund të vijë në orbitën tuaj,për tju treguar se është e mundur që të krijoni jetën e ëndrrave tuaja. Këto lidhje janë të arta për ju, kështu që përvetësojeni urtësinë femërore dhe filloni ta aplikoni atë në jetën tuaj. Nëse ju, si shumica e njerëzve të shenjës së Gaforres keni "sëmundjen për të kënaqur të tjerët", kujtojini vetes se të dish të marrësh është një art më vete, që perfeksionohet nëpërmjet praktikës.
LUANI
Gati, nisu …. fito! Tre javët e para të shtatorit, Dielli do të lëvizë nëpër shenjën e Virgjëreshës, në zonën e punës dhe financave, duke shtuar oreksin tuaj për të ardhura të mëdha. Ju do të jeni duke gjetur klientë të rinj, duke vendosur emrin tuaj në një nga projektet e sapo nisura, për të gjetur fonde dhe për të hartuar strategji të zgjuara për të fituar më shumë, ndërkohë që po punoni me efikasitetin maksimal. Rindërtojeni buxhetin tuaj. Vini prioritete në jetën tuaj, duke patur parasysh krijimin e praktikave dhe stabilitetit të qëndrueshëm. Në momentet tuaja të qeta, pyesni veten: çfarë ka me të vërtetë rëndësi? Nëse për ju nuk ka shumë rëndësi një aspect i punës, ose i jetës suaj private, gjeni një mënyrë që ta largoni nga puna dhe jeta juaj. Ju nuk jeni duke kërkuar famën e shkëlqyer hollivudiane (të paktën jo tani), por rezultate sa më shumë të prekshme dhe një plan marrëveshje realist për të bërë një jetë lumturisht solide. E vërteta është se duhet shumë pak për tju shpërqëndruar, ndaj duhet ta largoni stresin e panevojshëm. Për shembull, në qoftë se ju keni një të njohurën tuaj, e cila ju merr shumë nga koha juaj e çmuar, ndoshta ju duhet të jeni më e prere dhe ti jepni më pak vëmendje asaj. Kjo nuk është diçka emocionale, apo personale. Ju thjesht jeni realiste në lidhje me gjërat që ju mund të kontrolloni dhe me mënyrën sesi do ta shpenzoni kohën tuaj (një burim i çmuar madje). Ndërkohë që ju i mëshoni vlerave tuaja,edhe vetë-besimi juaj do të rritet shumë. Duket se po vjen një qartësi e kthjellët, e cila do tju bëjë që të njihni më mirë veten dhe vlerat tuaja.
Përpjekjet tuaja për të modernizuar dhe për të vendosur prioritete, mund të sjellë një frymë të re në orbitën tuaj. Më 8 shtator, Hënë e Plotë që do të shfaqet te shenja e Peshqve, do të ndezë zjarrin në shtëpinë tuaj të tetë të lidhjes shpirtërore dhe partneriteteve strategjike. Bëhuni gati: kjo mund të jetë një nga netët më të nxehta (në aspektin erotik) që keni patur gjatë gjithë vitit, ku do të zhvishni shpirtin sëbashku me pjesën tjetër të qënies suaj. Nevoja për tu bashkuar, për tu bërë njësh me palën tjetër, do të përfshijë edhe aspektin financiar. Një ndërmarrje fitimprurëse e përbashkët mund të jetë në rendin e ditës së shfaqjes së Hënës së Plotë,në shtëpinë e tetë që udheheq pasurinë dhe financatafatgjata. Ju mund të shihni manifestimin e një situate stabilizuese të parave: ndoshta ju keni fituar një trashëgimi të papritur oseshpërblim, apo ndonjë lloj tjetër të ardhurash në formë pasive. Por edhe një shpërthim ndjenjash mund të shfaqet këtë ditë. Shtëpia e tetë mund të sinjalizojë një shpërthim emocional,kështu që ju do të zbuloni se lëndimet,zemërimet apo frustracionet e shtypura do të dalin jashtë. Në vend që ti pengoni të dalin jashtë, lejini të shpërthejnë. Pasi të qetësohet situate, ju do ndiheni më i fuqishëm dhe do të krijoni lidhje më të afërta me njerëzit që ju rrethojnë.
Më vonë, gjatë muajit, ju jeni si një fabrikë idesh! Më 22 shtator, Dielli do të lëviz te shenja e Peshores, në shtëpinë tuaj të tretë të diskutimeve dhe komunikimit. Për katër javët e ardhshme, të dy anët e trurit tuaj do të funksionojne me kapacitet te plotë , ndërsa ju do të bëheni një mjeshtër shumëfunksional. Ju do të bisedoni me të gjithë njërëzit, që nga i panjohuri që takuat në marketin e lagjes deri të recepsionistja miqësore në hollin e bankës. Kontakte të mundshme duket se do të shfaqen me bollëk – gjithashtu edhe nga të njohurit tuaj. "Çfarë keni në mendjen tuaj?-është një fjali hyrëse shumë e mirë për një bisedë, sidomos pasi ju do ta dëgjoni me shumë vëmendje përgjigjen. Çdo gjë që kalon në trajektoren tuaj intelektuale është ushqim për mendjen tuaj. Dhe, nën këtë ndikim, çdo gjë interesante është oksigjeni juaj. Kërkoni për projekte të reja për të zhytur “dhëmbët” tuaj kreative në to.
Në punë, rrethoni me laps mbledhjet dhe takimet për kafe. Mbani gjërat fleksibël dhe aksionet sa më të ulta që të jetë e mundur. Takoni dhe përshëndesni njërëzit që ju rrethojnë në komunitetin tuaj, duke bërë miq dhe duke u ndier më i afërt me vendbanimin tuaj. Por ju edhe mund të ndiheni i frymëzuar për të organizuar një festë për fqinjët. Shoqërizimi është fusha juaj, pasi ngrohtësia juaj natyrale shkëlqen.
Më 24 shtator, Hëna e Re te shenja e Peshores do të nxisë zhvillimin e një momenti të rëndësishëm. Ndoshta ju do të nisni të shkruani një projekt të ri emocionues dhe stimulues. Në këtë ditë motivuese, ju keni mundësinë që të “mbillni” farën e diçkaje shumë të madhe. A jeni gati që ti vini në përdorim të gjitha njohuritë që keni fituar gjatë viteve? Apo ndoshta është koha për të filluar karrierën akademike? Çfarëdo drejtimi të zgjidhni, ju do të vendosni që të gërmoni më thellë nëpër libra dhe në lloje të tjera mësimore. Kjo është një ditë e madhe për të kapur një nga idetë që janë filtruar. Në këto momente, gjendja juaj shpirtërore do të jetë veçanërisht kurioze; kështu që në vend që të acaroheni më dikë, që ju zë rrugën me makinë, ju mund të mendoni, "Tani, çfarë po ndodh në jetën e saj, që ajo po nxiton kaq shumë?” Interesat tuaja janë shumë sociale tani. Sa më shumë që të mësoni se çfarë i bën njerëzit e tjerë të qëllojnë në shenjë, aq më shumë informacion do të keni për projektet tuaja. Prezantohuni me dikë të ngjashëm me ju: ju thjesht nuk e di se ku mund tju çojë kjo lidhje. Në vend që të ndiheni i detyruar te krijoni miqësi të detyrueshme apo marrëdhënie pune; jini më të hapur ndaj njerëzve që janë më të sinkronizuar me ju, p.sh. ata që kujdesen për atë që ju intereson- dhe që njësoj si ju – duan të mësojnë më shumë . Siç është edhe shprehja "Uji kërkon nivelin e vet."
VIRGJERESHA
Bota është guacka e detit për ju, Virgjëreshë. Deri në shtator 22 Dielli është në shenjën e Virgjëreshës, shtëpia juaj e parë e vetvetes, identitetit dhe pasionit personal. Pas një periudhe analizimi të vetvetes, ju jeni duke bërë debutimin tuaj të madh, në një mënyrë krejtësisht të re. Për here të parë, ju nuk do ta keni problem që të vendoseni në qendër në situatës dhe të shprehni mendimet e dëshirat tuaja të veçanta. Gëzojojuni këtij muaji dhe veçanërisht kësaj periudhe të kushtuar vetes, gjatë të cilës, ju me të vërtetë mund të bëni një fillim të ri. Ky sistem i ri yjor, krijon mundësinë që ju ta vendosni veten, sebashku me qëllimet tuaja, në vend të parë. Nëse ju jeni tipi i Virgjëreshës që jeton për ti shërbyer të tjerëve, kjo periudhë e vetë-fokusimit është një moment i rëndësishëm. Në fund të fundit, duke e ditur se kush je (një krijesë e mrekullueshme) dhe atë që ju dëshironi (të gjithë botën ) vetëm do tju ndihmojë që edhe ju të ndihmoni të tjerët. Duke qenë se shtëpia e parë udhëheq pamjen e jashtme, ju do te jeni në humorin e duhur për tu marrë me aparencën tuaj. Nëse jeni të prirur që mbani një pamje të thjeshtë, tani është momenti që të shtoni ngjyrat dhe dozën. ( Madje do bënit mirë ti thkesonit buzët me ngjyrë të kuqe të ndezur, qe të shkojë me këmishën tuaj të bardhë). Vishuni bukur që të bëni përshtypje që në momentin e parë. Çdo aspekt i jetës tuaj tani ka doza më të mëdha "egoizmi"-nga ai lloji i shëndetshëm!
Kushtojini më shumë vëmëndje marrëdhënies suaj të afërt , rreth datës 8 shtator. Në këtë ditë, Hëna e Plotë te Peshqit do të ndriçojë shtëpinë tuaj të shtatë të marrëdhënies në çift, duke ju ndihmuar që të "shihni dritë", kur është fjala për partneritet biznesi apo lidhje personale. Nëse ju keni qenë tepër i përfshirë (gjithmonë aty ku partneri juaj ka kërkuar miratimin tuaj ose një koleg pune ka nevojë për aftësitë tuaja të planifikimit), ju mund të vendosni të tërheqeni pak mbrapa, për të qenë i drejtë. Nuk është se ka një tabelë për të mbajtur rezultatet e marrëdhënieve, por me siguri që reciprociteti është çelësi. A jeni duke marrë po aq sa po jepni dhe anasjelltas?
Cilado qoftë situata, përpiquni të vlerësoni ku mund të sillni më shumë ekuilibër. Gjithashtu, një çështje e rëndësishme në lidhje me një marrëdhënie, do të dalë në dritë me shfaqjen e Hënës së Plotë. Nëse gjërat po shkojnë mire - ju mund të shikoni njëri-tjetrin në sy dhe të ndiheni mirë në lidhje me fjalën "përgjithmonë. Kështu që ju mund të bëni plane për të ndërmarrë hapin e ardhshëm, nëse kjo është martesa, bashkëjetesa ose vetëm ekskluzivitetin e të paturit njëri tjetrin. Virgjëreshat beqare mund të vendosin që të anëtarësohen në klube kercimi, fitnesi apo joge, ose të bëjnë zyrtare një marrëveshje partneriteti në biznes. Duke kërkuar ti këni gjërat e qarta në lidhje me atë që dëshironi në të vërtetë, është një hap i pare i mirë që të hidhni hapin e dytë.
Nxirreni hartën Virgjereshë! Vetëm se nuk do të shkoni në një udhëtim, por drejt nje rruge shumë më emocionuese: një rrugë drejt stabilitetit financiar. Më 22 shtator, Dielli do të lëvizë drejt Peshores, në shtëpinë tuaj të dashurisë së sigurte dhe financave. Çështjet praktike, sidomos ato rreth punës dhe parave, janë në qënder të mendimeve tuaja. Pas të gjithë lëvizjeve të rrëmujshme të ditës së ditëlindjes, ju jeni gati për të përveshur mëngët dhe të të realizoni dëshirat tuaja. Ju jeni realist në lidhje me ato që mund të mos i arrini, kështu që së pari ju do të vendosni prioritetet tuaja. Disa angazhime sociale mund tju dalin gjatë rrugës, të cilat do tjua bëjnë më të këndshme jetën e përditshme. Tani që keni ide më të qarta për atë që jeni dhe cfarë vlerash keni, do të jetë më e mirë për ju që të planifikoni axhendën tuaj edhe për gjashtë muajt në vijim. Një ushtrim i mirë mund të jetë që të zgjidhni tre gjëra (jo njerëz) pa të cilat nuk mund të jetoni dot, të tilla si psh– natyra, kënga dhe ndihma për të tjerët. Duke e përshtatur jetën rreth këtyre gjërave ( të shpresojmë se një prej tyre është e lidhur me të ardhurat tuaja, pasi edhe ato janë në mendjen tuaj në këto momente), do tju ndihmojë ta organizoni jetën çdo ditë, ndërkohë që gjithashtu do të ndiheni i përmbushur shiprtërisht. Sapo të qartësoheni për vlerat tuaja, do të rritet vetebesimi juaj, qe nga ana tjetër mund tju bëjë më produktiv dhe më të begatë, gjithashtu. Si ju duket kjo për një formulë të thjeshtë ekzistenciale?
Më 24 shtator, ju do të keni një shans të mirë për të mbjellë disa “fara” të rëndësishme rreth punës suaj dhe fitimit të parave, kur Hëna e Re te Peshorja do të ndriçojë shtëpinë tuaj të dytë të pragmatizmit. Ndoshta ju do të dëgjoni tingullin e ëmbël të parave të gatshme të grumbulluara në llogarinë tuaj bankare. Apo ndoshta ju do të merrni një ofertë pune që është më afër pritshmërive tuaja. (Ju doni të bëni punë që ju bëjnë të ndiheni mirë, por edhe tju shpërblejnë mirë financiarisht). Një promovim mund të jetë duke ardhur tek ju. Një gjë është e sigurt: kjo është një ditë ku duhet të veproni, ndoshta duke dërguar ndonjë kërkesë për rritje rroge apo rritje ne detyrë tek eprorët tuaj. Hëna e Re mund të dojë gjysëm viti që të bëhet plotësisht e dukshme, kështu që planifikoni se ku doni të jeni në gjashtë muaj e ardhshëm dhe më pas të ndërmerrni hapa në kohë reale për të arritur atje. Për shembull, në qoftë se ju doni një shumë të caktuar në kursimet tuaja, ju mund të filloni duke anulluar anëtarësimin e kushtueshëm në palestër që kurrë nuk e shfrytëzoni maksimalisht. Buxheti mund tju ndihmojë të arrini rezultatin e dëshiruar; ndërkohë në qoftë se ju ruani qindarkat tuaj, ju mund ti ofroni vetes një masazh relaksues apo atë kuleten prej lekure tigri që i keni vene syrin para disa kohësh. Tani kjo tingëllon si një marrëveshje!
PESHORJA
Vetëm pushim dhe qetësi totale për ju Peshore! Nga data 1 deri në 22 shtator Dielli është në shenjën e Virgjëresha, në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë të gjumit, izolimit dhe vetmisë. Ndërsa të gjithë të tjerët janë përfshirë nga vala e kthimit në shkollë dhe punë, duket se ju nuk po e ndieni këtë urgjencë. Për tre javët e para të shtatorit, ju do keni vetëm një objektiv: të dorëzoheni. Ndërsa të tjerët nxitojnë, ju do të doni të merrni një sy gjumë në drekë, ose të anulloni shumë nga aktivitetet sociale. Me aq shumë gjëra që po ndodhin brenda jush, ju keni nevojë për më shumë kohë për veten tuaj, për tu marrë me çeshtjet emocionale të papërfunduara.
Pozicionimi i Diellit në shtëpinë e dymbëdhjetë, gjithashtu mund të nënkuptojë se një kapitull i jetës tuaj është afër fundit. Ju jo vetëm qe jeni duke u përgatitur për një vit të ri diellor (dhe sezonin e ditëlindjes), por ju jeni duke kuptuar se disa situata dhe ndoshta edhe marrëdhënie, thjesht nuk janë në funksion të të mirës tuaj. Sado e vështirë të jetë që ti lini të largohen, ka për të qenë dhjetë herë më e vështirë për ti mbajtur në jetën tuaj. Në vend që të shihni gjërat me zemër, vini re anën shpirtërore të tyre. Ju jeni thjesht një pikëz (një pikëz e rëndësishme, por prapëseprapë mbeteni nje pikëz ...) në këtë univers të madh. Duke i lejuar emocionet të jenë ashtu siç janë, ju mund të gjeni diçka të vërtetë, më të thellë dhe kozmike lidhur me pothuajse çdo gjë.
Eshtë më mire për ju që të praktikoheni për të qëndruar në qendër të zemrës suaj -një vend ku absolutisht asgjë e keqe nuk mund të ndodhë. Miqtë apo njerëzit tuaj të dashur mund tju dërgojnë thirrje për ndihmë, por mendohuni mirë para se tu ktheni përgjigje. Ju nuk keni aq shumë për të dhënë siç keni patur zakonisht dhe ju sigurisht që nuk do të doni të vendoseni në rolin e martirit. Qëndroni në kontakt me procesin e subkoshiencës, duke bërë aktivitete shëruese, të tilla si të shkruani në ditarin tuaj, të dëgjoni muzikë, ose të humbisni mendjen duke kërcyer në një orë vallëzimi. Lëvizja është veçanërisht shëruese, kështu që ndoshta është koha për të marrë pjesë përsëri në një seancë joge apo aktivitet fizik. Nëse ju keni qenë duke mbajtur mëri dhe inat, tani është koha që ti nxirrni emocionet negative jashtë. Pakënaqësia vetëm do tju lëndojë për një kohë të gjatë. Universi është duke folur me ju nëpërmjet simboleve që do tju shfaqen në ëndërr dhe sinkronizimeve të çuditshme. Jini të vëmendshëm, por edhe gëzojuni cilësive surreale të këtij momenti.
Hëna e Plotë në shenjën e Peshqve më 8 shtator, do tju sjellë përsëri me këmbë në tokë për një ditë, duke theksuar shtëpinë tuaj të gjashtë të shëndetit, organizimit dhe mirëqënies fizike. Spiritualiteti është i rëndësishëm, por ne jemi njerëz prej mishi dhe kockash, siç jeni i vetëdijshëm në këto momente. Një çështje e rëndësishme lidhur me shëndetin arrin në një konkluzion përfundimtar tani. Ndoshta ju merrni përgjigjen e analizave të kontrollit shëndetësor që keni bërë, ose më në fund kuptoni se ka ardhur momenti që të hiqni dorë nga një zakon i dëmshëm. Veset vetëshkatërruese, veçanërisht duhani, duhet të dalin jashtë loje, ndërkohë që palestra dhe lëngjet e shtrydhura duhet të bëhen pjesë e përditshmërisë suaj. Në këtë hënë të plotë, do të dalin rezultatet e kenaqshme nëse jeni ushtruar rregullisht dhe keni mbajtur një rregjim të rregullt ushqimor. Vlerësoni progresin tuaj, sidomos rreth synimeve të ushtrimeve fizike.
Efikasiteti juaj do të shpërblehet në 13 shtator, kur Marsi energjik do të lëvize drejt Shigjetarit, në shtëpinë tuaj të tretë të ideve dhe komunikimit, ku do të qëndrojë deri në 26 tetor. Gjatë kësaj periudhe gjashtë javore, ju do të jeni si një makinë mendore, në gjendje për të diskutuar për çdo temë të mundshme. Kolegët do të suprizohen nga aftësitë tuaja bindëse dhe me të vërtetë që askush nuk mund tju ndalojë ju. Ka një frymë ngazëlluese dhe emocionuese rreth fillimit të projekteve të reja dhe kontakteve të reja, gjithashtu. Në punë, në qoftë se lind pyetja se kush duhet ta udheheqë mbledhjen, duhet të jeni gati për të ngritur doren- sa më lart të mundeni. Duke qene se shtëpia e trete mbulon përfshirjen e paleve të treta / komunitetit, disa nga ndërveprimet tuaja më të mira, apo ndoshta edhe idetë, kanë për të dalë në dritë pikërisht nga këto palë të treta. Gjeni kohën për të bërë një shëtitjë në lagje, për të biseduar me fqinjët dhe pronarët e bizneseve. Ka për të qenë diçka produktive.
Më 22 shtator, Dielli do të vendoset te shenja e Peshores, në shtëpinë tuaj të parë që mbulon fillimet e reja. Është periudha e ditëlindjes suaj -dhe e gjithë kjo kohë do jetë për ju. Shenja juaj qe udhehiqet nga Afërdita, planeti i dashurise, shpesh herë mendon për të tjerët më shumë sesa mendon për veten, por tani është momenti që të bëheni pak “egoiste”dhe të përqëndroheni vetëm te dëshirat tuaja personale. Ka një frymë e freski të kendshme rreth jush, kështu që përdoreni këtë sistem të ri dhe nisuni drejt një rruge të re. Për ku? Ateherë kjo varet vetëm nga ju. Vendosni se çfarë dëshironi më shumë – një punë të re, një marrëdhënie emocionuese, një kapitull të ri në jetën tuaj familjare-dhe pastaj realizojeni këtë.
Dëshirat e orientuara drejt vetes do të fitojnë fuqi më të mëdha më 24 shtator, kur shfaqet Hëna e Re te Peshorja, e cila do të shkëlqejë këtë sektor të karteles suaj. Kjo ditë do të shënojë fillimin e vitin të ri personal, një kohë kjo për të filluar nga e para me jetën tuaj në tërësi, ose të paktën për një pjesë të saj. Për të përfituar maksimumin nga kjo periudhë, mund të dëshironi të përmirësoni pamjen tuaj, duke qëne e vetdijshme sesa shumë ndikon përshtypja e parë te njerëzit. Kyështë, në fund të fundit, faktori përcaktues për të bërë të tjerët për vete. Kështu pra, vendosni disa qëllime të guximshme dhe lejeni universin të organizojë detajet e tjera.
AKREPI
Këtë muaj do të doni të zgjatni dorën dhe të prekni botën! Nga data 1 deri në 22 Shtator , Dielli do të jetë në shenjën e Virgjëreshës,në shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë të rrjeteve, aktiviteteve në grup dhe altruizmit, duke nxitur dëshirat tuaja për ti shërbyer njerëzimit. Në sektorin e punës, ky do të jetë një moment elektrizues, i përsosur për të realizuar qëllime të mëdha. Do tju sygjeroja të porosisni kartvizita të reja biznesi ose ti mbani gjithmonë me vete ato që mund të keni, pasi ka shumë gjasa të takoni bashkëpunëtorë të rinj gjatë një aktiviteti biznesi ose në një event social. Edhe pse ju punoni shumë mirë edhevetëm, ku përqëndrimi juaj ka hapësirën maksimale për të lulëzuar, ju gjithashtu keni nevojë për njerëz të aftë në ekipin tuaj. Duket se ekziston një fuqi e madhe lidhur metreguesin sasiornë këtë periudhë. Sa më shumë, aq më mirë.
Rregulloni flokëtdhe gjeni shkëlqimin tuaj! Vibrimet e lehta planetore do tju ndihmojnë që të hyni lehtësisht në stinën e vjeshtës. Lajmi i mirë është se ju do të arrini të bëni 10 herë më shumë punë, gjatë bisedave në aktivitete të ndryshme me kolegët e punës, sesa të qëndroni i lidhur me zinxhirë në tryezën tuaj të punës. Meqënëse shtëpia e njëmbedhjetë udhëheq teknologjinë,disa nga "angazhimet” tuaj më të mira mund të vijnë nëpërmjet internetit. Nëse ka një faqe interneti apo blogje që keni dashur të dërgoni pastime, ky është momenti më i mirë për ta realizuar dëshirën tuaj dhe për tu promovuar. Kliko, dërgo. Sukses!
A janë gati dritat? Deri në datën 13 shtator, Marsi karizmatik dhe gjaknxehtë është në shenjën e Akrepit, shtëpia juaj e parë e vetvetes dhe aparencës. Ju jeni të etur për tu vendosur në qëndër të vëmendjes, duke qenë e vetëdijshme për pamjen tuaj joshëse. Gjatë kësaj kohe magnetike, ju do të habiteni nga vëmëndja e madhe që do tërhiqni pas vetes. Shijojeni këtë moment, Akrep, pasi kjo forcë tërheqëse energjie gjithë jetë, nuk është diçka sipërfaqësore, por shumë e thellë.ka gjë sipërfaqësore. Duke qenë një shenjë që është në sinkronizim të lindur me ciklet e vdekjes, transformimit dhe rilindjes, ju këni një të kuptuar më të thellë, më të ndjeshëm dhe shumë më shpirtëror se të tjerët (kjo duket edhe kur flisni për rënien e gjetheve në lëshojnë një më të thellë, më të ndjeshëm duke e ditur (edhe kur ju jeni duke folur në lidhje me, të themi, duke ndryshuar rënia lë) -dhe njerëz tërhiqen nga kjo cilësi.Duke patur Marsin energjik në shenjën tuaj, ka shumë gjasa që ju të thoni vetëm të vërtetën, të shprehni nevojat tuaja, si dhe ti bëni të ditura dëshirat tuaja. Qëndrimi juaj i drejtëpërdrejtë mund tju çojë në situate debati, sidomos nëse nuk jeni i kujdesshëm. Flisni hapur, por edhe me mirësi, gjithashtu.
Pasioni i nxehtë është në lojë! Më 8 shtator, Hëna e Plotë te Peshqit, në shtëpinë tuaj të pestë gjithë afsh dashuror, do të sjellë mbrëmje romantike, nën dritën e hënës, sëbashku me njeriun tuaj të zemrës, ose kërcime të qeta nën muziken e lehtë. Ju mund të ndiheni më shprehës se zakonisht, kështu që disa emocione të fshehura thellëbrenda jush, mund të shpërthejnë në mënyrë dramatike. Ecni përpara, Akrep- objekti i ndjenjave tuaja duhet të dijë se çfarë ndieni për të. Në këtë moment të ngrohtë, ju mund të zbuloni se hendeku mes jush nuk është aq i gjerë sa ju mund të keni menduar. Joshja e madhe e krijuar nga ky moment mund tju çojë edhe në një shtatzani të mundshme, pasi shtëpia e pestë udhëheq pjellorinë dhe energjinë për fëmijë. Nëse ju jeni i dashuruar me dikë tepër të veçantë për ju, kimia që ndjeni për njëri tjetrin mund tju çojë në një tërheqje të pandalshme. Dorëzojuni pasionit dhe epshit ... këto momente magnetike dhe magjike nuk vijnë së bashku çdo ditë. Projektet tuaja krijuese duket se do të realizohen, falë guximit dhe dëshirës për ti bërë gjërat me gjithë qënien tuaja. Ndajini talentet tuaja me krenari, duke e vënë veten në qendër të vëmendjes. Nëse ju nuk e kapni mikrofonin dhe të këndoni, si do tju adhurojnë tifozët tuaj ndërsa këndoni këngën tuaj?
Nga java e tretë e muajit, ju mund të keni nevojë të izoloheni për pak kohë, pasi Dielli do të lëvizë drejt shenjës së Peshores, nështëpinë tuaj të dymbëdhjetë të vetmisë, më 22 Shtator. Ju jeni të njohur për dëshirën tuaj për të qëndruar vetëm, por tani ju do të kërkoni të izoloheni nga pothuaj çdo gjë. Përmbusheni nevojën tuaj për një ritëm më të ngadaltë, për hapësirë për tu përballur me emocionet e vjetra, për të marrë një sy gjumë në mesditë, apo edhe një banjo të ngrohtë në mesnatë. Përshëndeteni të pandërgjegjeshmen tuaj, sapo ajo të trokasë me zhurmë në derën tuaj. Kushtojini vëmendje ëndrrave tuaja, dëshiravedhe fantazivetuaja të fshehura. Për katër javët e ardhshme, jeta juaj shpirtërore do të zhvillohet së tepërmi, ndërsa ju jeni të vetëdijshëm se sa të lidhur janë.shpirtrattanë me njëri tjetrin.
Sigurisht, ju mund të arrini në këtë konkluzion pasi të jeni përballur me emocione të hidhura ose një lëndim të vjetër,apo ndoshta një tradhëti. Dhimbja juaj, përbehet nga copëza të vogla, të cilat në vend që të pëlqeheshin janë gjykuar nga të tjerët. Ndërsa ju mund të merrni një vendim për t'i dhënë fund një kapitulli të caktuar (qoftë një situatë apo marrëdhënie), ju do të jeni i frymëzuar për ta bërë këtë në një mënyrë të "pastër", që përfshin faljen (nëse është e mundur), duke ditur kjo të çon drejt përsosmërisë. Lëvizni përmes ndjenjave tuaja me mendimin që ju mund ti transformoni ato në diçka të bukur; katharsisi mund të vijë nëpërmjet mjeteve artistike, siç mund të jetë të shkruani me pasion në ditarin tuaj, apo të dëgjoni muzikë qetësuese.
E dini cila është pjesa më e mirë? Ju nuk keni nevojë të kuptoni se çfarë po ndodh, të paktën jo në mënyrë racionale. Në qoftë se një njeri i dashur për ju, ka nevojë për pranine tuaj, ka shumë të ngjarë ti thoni: "Po!" - duke i çuar supë pule ose vetëm duke i ofruar një shpatull të ngrohtë. Megjithatë, kini kujdes që mos të bëheni martir. Jo vetëm se është aspak produktive të imagjinoni se ju mund të hiqni dhimbjen e dikujt tjetër, por shanset që ju të ndiheni i inatosur për të janë të larta, në qoftë se ju injoroni nevojat tuaja gjatë proçesit. Bëni atë që mundeni kur duket se është gjëja e duhur.
Më 24 shtator, ju mund të keni një rilindje shpirtërore, në sajë të Hënës së Re që do të shfaqet te shenja e Peshores, në shtëpinë tuaj tëlidhjeve të brendshme. Ndoshta vet – kontrolli juaj më në fund thjesht do tju lejojë të shkojë. Ndoshta ju mendoni se nuk keni zgjidhje tjetër, por kjo kthesë kozmike do të ketë shpërblimin e vetë. Ndoshta ju jeni duke pritur që një mrekulli të ndodhë? Në fakt, ju mund të doni që të merrni frymë thellë në mëngjes dhe të thoni, "Unë e ftoj mrekullinë në jetën time" dhe pastaj të shikoni sesi shfaqen shenjat gjatë ditës. për shenja dhe synchronicities si shpaloset ditën. Fuqitë tuaja manifestuese janë të shpejta si era, kështu që kini parasysh Ligjin e Tërheqjes dhe jini të vëmendshëm ndaj mendimeve tuaja. Refreni juaj? Pyesni, besoni, merrni!
Meqenëse ju mund të jeni në prag të konsumimit mendor, veçanërisht nëqoftë se ju keni qenë duke ecur në një rrugë shumë të vështirë, kjo do të jetë një ditë e shkëlqyer për tu kujdesur për veten tuaj dhe për tu angazhuar që të ushqeni anën tuaj të butë. Ndoshta ju do të provoni një trajtim të ri gjithëpërfshires. Vetëm për faktin që ju jeni në një moment konsumimi mendor, nuk do të thotë që ju duhet të injoroni nevojën tuaj për shkëlqim dhe hijeshi. Gjithashtu, natyra juaj e dhembshur mund të ketë nevoje të që shprehet diku. Duke ndihmuar te tjerët, është si një terapi për ju. Shenja juaj ka gjithmonë dyshime dhe ndonjëherë mund të harroni se njerëzit meritojnë një mundësi për të ndryshuar. Nje “ëngjell mbrojtës” do të hyjë në jetën tuaj; i cili sikur ka rënë ka qielli. Ju nuk e prisnit praninë e tij, por pranojeni mbështetjen e tij me mirënjohje, si një dhuratë nga universi.
SHIGJETARI
Behuni gati për të pushtuar! Ju do të shkelqeni këtë muaj me praninë e Diellit te Virgjeresha në shtëpinë e dhjetë astrologjike të triumfeve profesionale. Fusha që mbulon punën dhe karrierën ndricon qiellin e tyre gjatë këtij muaji deri në datën 22 shtator. Ju nuk do të ndaleni deri sa të triumfoni në majat më të larta dhe sigurisht derisa të beni tuajën zyrën e re. Qëllimet tuaja afatgjata ju udhëhëqin në këtë rrugë. Ju nuk do të ndaleni derisa të arrini ti përfundoni punët me sukses. Miqtë dhe familja do ta ndiejnë mungesën tuaj, por mos u mërzisni se gjithçka do të shkojë mbarë. Më vonë ftojini ata në një darkë dhe argëtohuni. Nëse punoni me miqtë tuaj duhet të tregoheni të vëmendshëm. Të gjithë do të ndihen të kënaqur nëse kushtet janë të qarta që në fillim, sidomos kur keni qëllime bashkëpunimi afatgjata. Merrni kohën e duhur dhe dedikojani atë familjes në datë 8 shtator kur Hëna e Plotë ne shenjën e Peshqve lundron në shtëpinë e katërt astrologjike për ju. Kjo Hënë e Plotë ju sjell përsëri familjen në planin e parë. Nje drekë apo darkë e shoqëruar me ndryshime në arredimin e shtëpisë do të jetë një nga mundësitë, por ndoshta edhe mundësia për të marrë apo dhënë me qera ambiente, do të favorizohet nga prania e kësaj hëne.
Femrat e kësaj shenje mund të luajnë një rol mbështetës, sepse hëna në këtë pozicionim favorizon lidhjet e gjinisë femërore. Nëse ju planifikoni të krijoni një familje, ju njëkohësisht mund të festoni edhe për një shtatëzani rreth kësaj date.
Nga 13 deri ne 26 tetor Marsi planeti i energjisë dhe udhëheqës i punës, zhvendoset te shenja e Shigjetarit, çka do tju vendosë ju para përgjegjësive të reja, duke reflektuar aftësitë magnetike të personalitetit tuaj. Do të përfitoni shumë nga universi që ju mbron. Vetëm duhet kujdes mos të jeni agresiv. Marsi jep një energji të fortë dhe kjo mund të krijojë tek ju mbingarkesë dhe debate. Një këshillë me vlerë: dëgjoni me vëmendje njerëzit pranë jush përpara se ti ndërpritni fjalën atyre.
Tendenca për të sulmuar mund të arrijë kulmin më 21 shtator, kur Marsi agresiv do të përplaset me Neptunin e turbullt në shenjën e Peshqve, në shtëpinë tuaj të shtatë të marrëdhënieve në çift, duke i bërë partneritetet të mbushura plot me mina toke. A jeni në konlikt me një figurë autoritare, ndoshta edhe me babain tuaj (ose parimet që ai përfaqëson)? Shikojeni qëndrimin tuaj, pasi ai mund të duket këmbëngulës, i ftohtë dhe madje edhe autoritar. Njerëzit rreth jush kanë ndjenja, gjithashtu. Fjala jote nuk është ungjilli dhe në të vërtetë,as emocionet tuaja nuk janë. Konfuzioni rreth ndjenjave tuaja mund të sjellë shpërthime zemërimi të panevojshme. Nëse gjërat janë të nxehta, është më mirë që të merrni pak pushim dhe ti kushtoheni vetes suaj. Kjo situatë ka të bejë vetem me ju e vetbesimin tuaj dhe me askend tjeter.
Situata do të ndriçohet më 22 shtator pasi Dielli do të hyjë në shenjën e Peshores, në shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë të miqësive dhe rrjeteve sociale. Gjatë katër javëve të ardhshme, yjet do tju inkurajojnë që të zgjeroni rrethin social. Përfshihuni në grupe të ndryshme shoqërore, pavarësisht prirjeve të tyre. Ju keni origjinalitetin tuaj, prandaj shpaloseni pa frikë flamurin tuaj autentik. Sidomos gjatë takimeve në grup, ju do të tërhiqni vëmendjen e të tjerëve për shkak të ideve inovatore dhe interesante që do shpalosni. Fokusi juaj është drejt të ardhmes, kështu që mos u dekurajoni nëse të tjerët nuk e shohin madhështinë tuaj të natyrshme menjëherë. Bashkëpunimi është çelësi, kështu që gjeni frymëzimin te njerëzit që ju rrethojnë. Ju gjithashtu mund të vendosni të hapur një faqe interneti apo ndonjë përpjekje tjetër teknologjike që ka për qëllim të përmirësojë komunikimin njerëzor. Por çfarë do vepre pozitive te bëni, ju nuk do të jeni në gjendje ta mbani atë për një kohë të gjatë. Një pjesë e juaja e di se ne nuk do të jemi në këtë botë për një kohë të gjatë. Pak argëtim ndërsa bëni edhe veprime të mira, do tju bëjë shumë mirë.
Më 24 shtator, Hëna e Re te Peshorja, në shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë të lidhjes me të tjerët, do tju bëjë të ndiheni në kontakt me botën që ju rrethon. Ndoshta ju do të pranoni një ftesë spontane për të kënduar në karaoke dhe pastaj të përfundoni me një grup të dhënë shumë pas argëtimit. Një project në ekip shumë i shumëpritur për ju mund të përfundojë më në fund. Nëse është kështu,mblidhuni me ekipin dhe shkoni festoni! Nëse ju keni qenë duke pritur për të nisur një sipërmarrje teknologjie, kjo gjë mund të gjejë zbatim sot. Mund të bashkoheni më një nisme sociale, qe do tju ofrojë mundësinë të bini ne kontakt dhe të njihni shumë njerëz. Ndoshta është koha të largohesh nga njerëzit refuzues dhe të bashkoheni me miq që janë të angazhuar në punë dhe në interesa që i shërbejnë një popullsie më të gjerë.
BRICJAPI
Ah, liria. Tre javët e para të muajit janë në funksion vetëm të lirisë, duke ju krijuar mundësinë të haoni krahët tuaj e të fluturoni, pasi Dielli endet nëpër shenjën e Virgjëreshës,në shtëpinë tuaj të nëntë të zgjerimit, udhëtimit dhe optimizmit. Ju jeni duke shijuar kontrastin midis ditëve të fundit të verës dhe dëshirës tuaj aktuale për të eksploruar Edhe në qoftë se jeni të lidhur me shtëpinë tuaj dhe nuk doni të flini jashte krevatit tuaj, vetëm mendime për të parë Piramidat e Egjyptit, do tju emocionoje shume. Sa shumë gjëra të mahnitshme dhe të lavdishme ekzistojnë në këtë botën tonë të vecantë. Nëse keni mundësi, planifikoni një udhëtim, pasi do të jetë mbi të gjitha anti-depresivi që ju duhet tani. Nëse kjo është e vështirë të realizohet, ju mund të shkoni në bibliotekën e qytetit tuaj ose të regjistroheni ne një klasë dhe të zgjeroni horizontet tuaja . Ndjenja juaj për vendin që keni në univers mund të bëhet edhe më e madhe çdo kohë 'ju zgjidhni. Ndoshta ju do të vendosni të regjistrohen në një program mësimor, apo të zgjeroni njohuritë tuaja të përgjithshme në lidhje me kultura që ndryshojnë nga kultura juaj. Gjithashtu, të ndermerrni një sipërmarrje të re është një ogur i mirë. Siç dihet i dashur Bricjap, nëqoftë se është dikush që mund të kthejë një nisëm të re në një sipërmarrje gjigande , ai mund të jeni vetëm ju. Bëjeni!
Më 8 shtator, Hëna e Plotë te Peshqit do të ndriçojë shtëpinë tuaj të tretë të komunikimit dhe ideve,duke sjellë në plan të parë disa lajme të rëndësishme. A keni qenë në pritje, duke mbajtur frymën për një për fjalë rreth një situatë kyç ? E pra tani, pjesa që mungonte u gjet. Mesazhi, që mund te vije i shkruar – elektronikisht apo me letër- apo dhe me telefonate (moda me e fundit) mund te zhvendosë komplet kursin tuaj të veprimit . Ngjarjet pranë kësaj Hëne të Plotë, mund edhe të lidhen me një vëlla/ motër, pasi shtëpia e treta mbulon edhe marrëdhëniet vëllazërore. Ideja për një sipërmarrje të re biznesi më në fund mund te lulëzojë. Ju keni qenë duke pritur për këtë zhvillim prej shumë kohësh, Bricjap, kështu që mund të jetë koha për tu gëzuar.
Kriza e identitetit: përfundoi tashme! Plutoni shkoi në prapavijë për një përiudhë pesë mujore (siç ndodh çdo vit, nga muaji prill deri në shtator) që prej vitit 2009. Kjo është një periudhë për tu larguar nga ajo që nuk ju shërben, për të zbuluar veten dhe për të parafytyruar se kush jeni, pavarësisht nga ajo që të tjerët duan që të jeni. Ju mund ta keni distancuar veten nga një marrëdhënie e keqe dhe kjo ka qenë një gjë e mirë. Të rrini vetëm nuk ka qenë asnjëherë problem për njerëzit e shenjës suaj, por ju keni tendencën që të ziheni në kurth nga vetë natyra juaj e sjellshme, e cila mund tju shkëpusë ju nga qëllimet dhe ëndrrat tuaja. Tani që Plutoni do të kthehet sërish në lëvizje të drejtpërdrejtë, ju mund të zbatoni disa nga njohuritë që keni fituar gjatë periudhës reflektuese të fazës pasive. Është koha për ti dhënë vetes një shans të ri, të cilin padyshim e meritoni!
Prisni për të parë disa rezultate lidhur me marrëveshje më 22 shtator, kur Dielli do të vendoset në shenjën e Peshores, në shtëpinë tuaj të dhjetë të suksesit, statusit dhe sigurisë profesionale. Pa një performancë të qëndrueshme në frontin e punës, ju nuk mund të ndiheni i përmbushur. Ju jeni nga ata njerëz që ndiheni i i respektuar vetëm nga arritjet profesionale. Ju gjithashtu të fitoni energji prej punës. Pas kësaj date, puna juaj e vështirë do të shpërblehet më në fund. Nëse ju keni patur një plan për të lëvizur në një nivel më të lartë, ku moment sapo ka ardhur – në një mënyre shumë prestigjoze. Pranojeni kete levizje me mirësjellje dhe mirënjohje. Ne e dimë që Bricjapet janë ata që mbulojnë gjithë punët e zyrës dhe janë në dispozicion të të gjithëve dhe mund të bëjnë gjithcka. Megjithatë, tani ju jeni të bindur se realizmi i gjithe detyrave nuk vjen nga aftësia juaj për të marrë përsipër çdo detyre, por sepse jeni më shumë ekspert se gjithë të tjerët. Ndoshta duhet ta ndani informacionin me dike që është më i ri se ju, sepse duke u bërë supervizori i tij, do tju bëjë të ndiheni shumë mirë. Vendosni kufinjtë e duhur gjithashtu. Kjo do ti mbajë situatat e qarta.
Më 24 shtator, Hëna e Re te shenja e Peshores, në shtëpinë tuaj të karrierës profesionale pyet: "Çfarë ka më pas?” Tani që ju e dini se ku doni të shkoni profesionalisht, nuk është koha për të hedhur hapat e duhur që të arrini qëllimin tuaj? Fitorja është e juaja, padyshim, por qëllimet që do të vendosni në këtë ditë kanë shumë rëndësi, pasi ata do të zhvillohen gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Përshëndetje, kapitull i ri!
Kjo është një kohë emocionuese për të udhëhequr, gjithashtu. Ndoshta ju doni të drejtoni zyrën tuaj, ose të bëheni drejtues i sipërmarrjes suaj të re të biznesit. Asnjëherë nuk është e tëpert që të synoni sa më lart, prandaj provojeni. Kjo është një ditë e rëndësishme, sepse do të keni mundësinë që të caktoni një këshilltar të besuar ose ekspert,i cili do tju ndihmojë më planin tuaj të biznesit dhe çështje të tjera financiare. Nëse ju synoni që të bëheni i njohur në fushën profesionale dhe atë të biznesit, duhet ta vendosni këtë qëllim në listën e prioriteteve tuaja. Nuk ka asnjë gjë të keqe që të tregoni se jeni në krye, sidonos kur keni cilesitë për të qenë i tille. Të jeni i sigurt se nëse punoni për këtë qëllim, shumë shpejt të gjithë do mësojnë për ju dhe punën tuaj. Qëndrojini planit tuaj!!
UJORI
Nga 1 deri më 22 shtator, Dielli është në shenjën e Virgjëreshës, në shtëpinë tuaj të tetë të intensitetit dhe të lidhjes së përhershme , në krijimin e kushteve optimale për të shkuar larg dhe shumë thellë nën sipërfaqe. Ju nuk jeni të kënaqur me kohën apo me sqarimet e thjeshta dhe sipërfaqësore për cdo gjë. Nëse ju jeni i përfshire në një biznes apo në një marrëdhënie romantike, ju jeni të vetëdijshëm për energjinë e fshehtë dhe të pashprehur, si edhe për potencialin e cmuar që ju zotëroni. Arsyeja për këtë, natyrisht, është se ju jeni thjesht duke u fokusuar në gjëra më shumë të ndjeshme dhe përfshiheni në aspekte shumë emocionale me atë cka ju rrethon.
Ju jeni një shenjë ajri dhe kjo ju bën të pëlqeni të mbaheni mirë, të rrethoheni nga objektë të hijshme dhe të rrini në ambiente të ajrosura. Ju ndriçoheni nga një dritë jeshile kozmike, e cila ju ballafaqon me elementet më të mëdha të ekzistencës: vdekjes, rilindjes, transformimit. E pra, tani ju keni një mundësi për të vërtetë të përpunuar këto emocione,pasi keni një potencial mbështetës astrologjik dhe shumë nga hapat që ju janë dukur të pamundur, sot janë shumë më të thjeshta për ju.
Nëse ne cift ju jeni duke luftuar me çështjet e xhelozisë, besimit dhe tradhtisë, përdorni këtë muaj për të shqyrtuar e diskutuar, pasi këto ndjenja qëndrojë pranë jush dhe ju pengojnë krijimin e një marrëdhënieje të shëndetshme.
Çiftet mund të ketë bisedime rreth aktiviteteve që i bashkon . Mos u trullosni! Një llogari bankare e përbashkët, nuk do të shënojë fundin e pavarësisë tuaj; kjo nënkupton gatishmërinë nga ana juaj për të kapërcyer barrierat dhe për ti lënë pengesat mënjanë.
Gjatë këtij muaji ju mund të merreni me shitjen ose blerjen e një prone. Perspektivat tuaja për sigurinë afatgjatë janë prioritet i shenjës suaj. Financat marrin një nxitje dhe nëse ju nuk keni qenë duke luftuar financiarisht. Kjo është një kohë e mirë për të kujtuar veten për mundësitë e pafund që ka në universi për ju.
Më 8 shtator, Hënë e Plotë te shënja e Peshqve, që ndriçon shtëpinë e dytë astrologjike të punës dhe të ardhurave, do të sjellë një manifestim ose mbylljen me sukses të një çështjeje financiare. Ky aspekt astrologjik ju jep një ndryshim pozitiv edhe në cështje që lidhen me sistemin tuaj të vlerave. Kjo mund të jetë një mbështjetje e madhe morale që merrni për cështje të caktuara, por edhe një vlerësim për të ardhurat dhe përfitimet financiare.
Meqënëse shtëpia e dytë gjithashtu udhëheq vlerat, ju do të keni mendimin tuaj për atë që me të vërtetë vlen. Përshembull nese jeni një mesuese e përkushtuar, por rroga juaj nuk ju përmbush, ju do të gjeni mënyra të tjera për ta zgjidhur këtë problem, siç mund te jetë mësimdhënia privatisht. Nëse ndjesia e stanjacionit (të qëndruarit në vend numëro) ju ka pushtuar këto kohë, ju mund të hiqni dorë nga ajo që jeni duke bërë dhe të merreni me diçka që ju plotëson më shumë. Ky është një moment i shkëlqyer për të shprehur dëshirat tuaja ose për të kërkuar rritje page. Ju jeni një shenjë e turpshme, që e ka vështire të kërkojë, prandaj këshillohuni me një prej miqve tuaj më të besuar, sesi mund ti drejtoni kerkesat tuaja te eprorët.
Më 22 shtator, Dielli do të levizë drejt shenjës së Peshores, në shtëpinë tuaj të nëntë astrologjike, e cila mbulon dashurinë për lirinë, duke ju ndezur anen tuaj të aventurës. Ky do të jetë një lehtësim i madh për ju, pas javeve të ngarkuara emocionalisht qe keni kaluar.
Hapësira është pothuajse e shenjtë për ju! Eksplorimi i horizonteve të reja është prioriteti i vetëm për ju. Sa herë që ju krijohet mundësia që të shkoni në vende të ndryshme të huaja, qoftë afër me vendbanimin tuaj apo shumë larg shtetit tuaj, ju do të jeni në kërkim për të kuptuar botën e madhe – dhe vendin që zini ju në të. Ju pëlqeni shumë të bisedoni me njerëz nga origjina të ndryshme. Juve ju intrigojnë diferencat kulturore, prandaj librat filozofik dhe shpirtëror do të mbushin urinë tuaj për të kuptuar. Meqënëse kjo është një periudhë me fat- ju ndoshta do të vendosni të nisni një sipërmarrje të re ose të përfshiheni më shumë në një projekt pune.
Në 24 shtator, Hëna e Re te Peshorja do tju nxisë që kërkoni aventurat dhe një dëshire të madhe të brendshme për ti realizuar ato. Tashme është momenti të dilni nga zona e rehatisë, për gjashtë muajt e ardhshëm. Ndoshta do të udhetoni drejt një shteti të huaj dhe të rrezikoni që të beheni “peshku pa ujë”, ose të humbisni sigurinë financiare që kishit në vendin tuaj. Apo ndoshta do ta lini punën që keni prej vitesh dhe do të provoni të vini në jetë idenë tuaj të fundit. Prespektivat e reja do tju sjellin menyre të re jetese, kështu që mos e humbni mundësinëtë bëni disa lëvizje të guximshme. Kur ju të qëlloni në filozofinë e “duhur”, ju do ta kuptoni këtë menjëherë. Në këtë ditë, ju ndoshta do të miqësoheni me dikë që i përket kulturës dhe vendit të huaj dhe ndërsa miqësia juaj lulezon, ajo mund tju ndryshojë komplet jetën tuaj. Shpenzoni kohë duke ndezur zjarrin e inspirimit. Edhe sikur tju marrë 15 minuta në ditë duke ëndërruar gjera të mëdha, do tju sjellë rezultate emocionuese dhe reale brenda gjashtë muajve. Ah...e ëmbla liri!!
PESHQIT
Numri dy është numri juaj magjik i shenjës së Peshqve për muajin shtator. Nga fillimi i muajit deri në datën 22 Shtator, gjithcka do të favorizojë çështjet e partneritetit dypalesh, pasi kjo është një periudhë ku Dielli do të vizitojë Virgjëreshën, në shtëpinë e shtatë të partneritetit në çift. Gjatë kësaj kohe, ju do të jeni të rrethuar nga mundësi të shkëlqyera, për të bashkuar forcat dhe për të krijuar lidhje të forta dypalëshe. Shpirti juaj i dhembshur, ka nevojë për dikë i cili ta plotësoje- dikush që të luajë rolin e Richard Burton për Elizabet Tailor-in tuaj (qe ishte e shenjes se Peshqve gjithashtu). Duke u ndier ne këtë mënyrë, ka mundësi që ju të doni ti bëni gjërat zyrtare. A mund të jete një martese që tju bëjë të ndiheni i plotësuar, apo një marrëveshje biznesi me kushte të mirëpërcaktuara? Nxirrni stilografin tuaj; ju tashme jeni gati që të firmosni çfaredo marrëveshje.
Dielli do të shkojë në shenjën e Peshores në 22 shtator,në shtëpinë tuajt të tetë të intimitetit në cift. Do të fillojë një periudhë e rëndësishme në aspektin shpirtëror dhe financiar. Përgjatë katër javëve në vijim duhet të gjeni mundësinë për mbështetje më të madhe shpirtërore, emocionale dhe monetare. Zgjedhjet e duhura për partneritet dhe mundësitë e bashkëpunimit ju japin një mbështetje më të madhe si në fushën profesionale edhe në atë financiare. Periudha favorizohet shumë për mbështetje financiare që mund të kërkoni apo mund të ndërrmerni inisiativa të cilat ju shtojnë sensin e sigurisë në investimet tuaja personale. Do t’ju jepet mundësia të beni para më thjesht dhe pa shumë vështirësi.
Më 8 shtator një Hënë e Plotë do të pozicionohet në shenjën tuaj, në shtëpinë tuaj të parë të astrologjisë, e cila mbulon vetveten dhe identitetin. Kjo Hënë e Re do të sjellë në qendër të vëmendjes nevojat tuaja personale, projektet dhe ëndrrat tuaja. Ju jeni një shenjë e ndjeshme, dhe nuk mendoni gjithmonë se çfarë është e drejtë për ju, sepse ju jeni duke menduar (ndoshta shumë) për njerëzit rreth jush.
Një ditë sfiduese do të jetë 21 Shtatori, kur Marsi energjik në shtëpinë tuaj të tetë të ambicies, do të jetë në zonën e tensionit midis Neptunit të pozicionuar te Peshqit dhe Hënës së Plotë, vendosur te sektori juaj i marrëdhënieve. Ju do të zbuloni se një nga ëndrrat tuaja përplaset më një nga planet e bashkepunëtorit tuaj ose dikujt që është i rëndësishëm për ju. Gjithashtu, do vini re që punët e shumta të zyrës, do tju mbajnë larg nga njerëzit tuaj të dashur. Duhet të prisni derisa të qetësohet situate dhe reja e tymit të jetë shpërndarë.
Më 22 shtator, kur Dielli lëviz në shtëpinë tuaj intime në fushën e tetë të zodiakut ju do të keni më shumë energji për tu përqëndruar në një ose dy njerëz të veçantë për ju.
Në të njëjtën ditë, në 22 shtator, planeti i Plutoni do të rikthehet në statusin aktiv, në shenjën e Bricjapit, në shtepinë e njembedhjetë që mbulon miqësitë dhe shoqerinë. Keni qenë të kujdesshëm në fushën e miqësisë, pasi Plutoni në shenjën e Bricjapit tregonte se mund të ketë miqësi të rreme, por me fillimin e muajit shtator, kur Plutoni do hyje në lëvizje (pasi ka qene ne prapavije) mundësitë për manipulime janë të pakta. Kështu ka të ngjarë që të jetë një periudhë me më pak tension në fushën e miqësive dhe shoqerisë. Tashmë duhet të jeni të gatshëm tu largoheni konflikteve duke krijuar distancat e duhura. Është një periudhë e favorshme për ju, për të lancuar një fushatë në median sociale apo një faqe interneti.
Një Hënë e Re do të jetë në qiellin tuaj në shënjën e peshores, në datën 25 të muajit shtator. Shtatzënia dhe martesa janë në axhendën tuaj kozmike. A do ti dëgjojmë së shpejti këmbanat e dasmës? Le të presim!