Horoskopi Ditor

Duke filluar që sot, ç’parashikohet për ju gjatë këtyre ditëve

9 Prill 2018

Duke filluar që sot, ç’parashikohet për ju gjatë

Një cikël miqësor i hënës përgjatë kësaj jave do të na japë në përgjithësi mbështetjen dhe përkushtimin e shumëdëshiruar. Ndiqni në vazhdim se çka rezervuar fati për ju:

Duke filluar që sot, ç’parashikohet për ju gjatë

Dashi

Gëzuar ditëlindjen, të gjithë deshëve! Mos lejoni që dramat e së shkuarës t’ju prishin javën. Qëndroni pranë miqve tuaj të ngushtë dhe organizoni një plan së bashku. Hëna e re e së dielës do t’ju shtyjë të merreni përgjatë këtyre ditëve me objektivat që i keni vënë vetes. Mos kini frikë, është koha juaj!

Duke filluar që sot, ç’parashikohet për ju gjatë

Demi

Duhet ta dashuroni punën që bëni, ndonëse jo çdo ditë do t’ju shkojë vaj. Këtë javë do të investoni më shumë në punën tuaj të tanishme ose do të shikoni një mundësi të re, që ju përshtatet më shumë.

Duke filluar që sot, ç’parashikohet për ju gjatë

Binjakët

Liri, ja çka do të kërkoni këtë javë. Do shkëputeni nga të gjithë dhe do të shijoni të qenit vetëm dhe të pavarur. Pritshmëritë për relaks dhe argëtim janë të larta, ku nga fundi i javës pritet të ndërmerrni një aventurë.

Duke filluar që sot, ç’parashikohet për ju gjatë

Gaforrja

Këtë javë do t’ju hyni gjërave shumë thellë, gaforre. Do t’i drejtoni vetes pyetje ekzistencialiste, filozofike dhe do të kërkoni një përgjigje për gjithçka. Ndërkohë, hëna e re e së dielës ka krijuar rrethanat ideale që ju të mund të shkëlqeni në aspektin profesional.

Duke filluar që sot, ç’parashikohet për ju gjatë

Luani

Jeta juaj dashurore do të arrijë kulmin këtë javë; seks i çmendur, momente romatike, pasion dhe aventurë e gjallë. Planifikoni një darkë dhe surprizojeni partnerin me spontanitetin tuaj. Më të bekuar se kaq, s’mund të ishit.

Duke filluar që sot, ç’parashikohet për ju gjatë

Virgjëresha

Edhe këtë javë do të vazhdoni me stilin tuaj të të jetuarit. Ju i kushtoni rëndësi detajeve dhe analizoni gjithçka, ndaj rutina, mënyra e të ushqyerit apo literatura që preferoni të lexoni do t’ju shtyjnë drejt suksesit.

Duke filluar që sot, ç’parashikohet për ju gjatë

Peshorja

Jeto dhe dashuro pafund, peshore! Këto ditë mund të jeni versioni më i mirë i vetes suaj ndaj jini gati ta tjetërsoni jetën dhe të bëheni pjesë e një historie të zjarrtë dashurie. Thuajeni me zë të lartë atë që ndjeni dhe hapeni zemrën tuaj të bukur.

Duke filluar që sot, ç’parashikohet për ju gjatë

Akrepi

Do jeni tejmase të vëmendshëm dhe të ndjeshëm ndaj gjithçkaje që ju rrethon. Dhembshuria që do të ndjeni do t’ju bëjë të reflektoni ndaj jetës, familjes dhe veçanërisht figurës së nënës, përpjekjeve dhe sakrificave të saj të përditshme.

Duke filluar që sot, ç’parashikohet për ju gjatë

Shigjetari

Një energji e jashtëzakonshme do t’ju përfshijë duke nisur që sot. Mendja dhe e folura juaj nuk do të ndalen, ndaj përdorini për të realizuar qëllime në aspektin personal dhe profesional. Mund t’ju lindë në kokë një projekt shumë kreativ, ndaj në të mirë të tij mundohuni të vendosni balanca midis të dëgjuarit dhe kuriozitetit apo dëshirës për dije.

Duke filluar që sot, ç’parashikohet për ju gjatë

Bricjapi

Keni ndërmarrë shumë risqe ndaj është koha t’i siguroni vetes qëndrueshmëri financiare apo emocionale. Mos i gjykoni rrethanat si rastësi. Merrini në konsideratë dhe përpiquni të dilni nga gjendja ku jeni futur.

Duke filluar që sot, ç’parashikohet për ju gjatë

Ujori

Këtë javë do të jeni gjithë motivim dhe vetëbesim. Vraponi drejt ëndrrave, ndërkohë që universi është në anën tuaj. Mos harroni të këshilloheni me njerëzit tuaj të afërt, të cilët do të dinë si t’ju mbështesin.

Duke filluar që sot, ç’parashikohet për ju gjatë

Peshqit

Merreni me qetësi, nuk i detyroni askujt një shpjegim të menjëhershëm. Përkushtojuni vetes suaj, ajo po që ka rëndësi. Ndërkohë mos e largoni fokusin nga objektivat e mëparshme, për asgjë në botë!