Problemet tiroidale shfaqen që në moshë fare të re, por përgjithësisht njerëzit i zbulojnë dhe nisin t’i kurojnë në një moshë të mesme.
Shkak për këtë bëhet fakti se ndonëse trupi lëshon sinjale për të treguar se diçka nuk shkon, një pjesë e mirë nuk i kushton rëndësi. Lexoni me kujdes shenjat e mëposhtme, jini të vemendshëm dhe nëse shfaqni njërën prejt tyre bëni një kontroll të tiroideve.
Rënie flokësh
Rënia e flokëve është një ndër simptomat më të zakonshme të mosfunksionimit të tiroideve.
“Tiroidet ndikojnë drejtpërsëdrejti në shëndetin tuaj në shumë aspekte, përfshirë dhe vetë flokët. Duke patur sasi të lartë të hormonit tiroidal apo mungesë të tij do të përballeni me dobësim të flokut, hollim, këputje apo rënie.” citojnë mjekët specialistë.
Kapsllëk
Një problem i kësaj natyre mund të vijë si rezultat i tiroideve.
“Nëse vuani nga mungesa e hormonit të tiroideve kapsllëku mund të bëhet një nga ankesat tuaja kryesore. Kjo ndodh për shkak se niveli i ulët ngadalëson numrin e proceseve në trupin tuaj dhe dobëson kontraktimin e muskujve që ndihmojnë në rregullimin e lëvizjeve të zorrëve.”
Luhatje humori
Për shumë arsye mund të shkaktohet ankth dhe depresion, por njëra prej tyre është dhe gjendja jonormale e tiroideve.
“Duke patur një tiroide jo aktive mund të kaloni në depresion, ndërkohë në anën tjetër, të paturit nivele të larta hormonale ju shtyn drejt ankthit. Kur ekuilibri i hormoneve nuk është aty ku duhet, shëndeti juaj mendor do të jetë viktima e parë.”
Lodhje e vazhdueshme
Nëse ndiheni gjatë gjithë kohës të këputur,ndërkohë që nuk keni patur një aktivitet fizik intensiv mund të jeni duke vuajtur nga hipotiroidizmi, pra pakica e hormonit të tiroides.
“Kur nuk ka ndonjë shkak tjetër për lodhjen, atëherë kryerja e një kontrolli me mjekun specialist do të ishte mëse e këshillueshme.”
Probleme menstruale
Si të paturit një nivel të ulët hormonal apo një të lartë, ndikimi në ciklin tuaj është i pashmangshëm. Në rastin e parë periodat do të vinë shumë pak, në një ngjyrë të zbehtë ose do të ndalojnë së ardhuri. Në të kundërt gratë do të kenë prurje të shumtë dhe dhimbje të padurueshme.
Tharje lëkure
Problemet e lëkurës lindin edhe si pasojë e mosfunksionimit të duhur të tiroideve. 77% e njerëzve që vuajnë nga mungesa e hormonit tiroidal thonë se kanë një lëkurë shumë të thatë.
Kujtesë e dobët
Harroni shpejt? Mbase duhet fajësuar tiroidja juaj për këtë.
“Të paturit probleme me kujtesën apo me përqëndrimin vjen si pasojë e një tiroideje përtace.”
Ndjeshmëri e lartë ndaj të ftohtit
Nëse jeni të ftohtë gjatë gjithë kohës apo nuk e duroni dot të ftohtin është koha të kontrolloni tiroiden.
“Tiroidja shpesh quhet termostat i trupi, pasi ndihmon në rregullimin e temperaturës së tij.”
Burimi: Bustle