Nuk ka asgjë më efektive për të na zgjuar nostalgjinë dhe kujtimet e vjetra se muzika. Mjafton një titull kënge a një melodi e caktuar për të na kthyer vite pas në periudha të ndryshme të jetës. Por nëse më parë ju kemi sugjeruar me çfarë këngësh mund ta përballosh ndarjen, apo ju rikujtuam sa të tjera para Encës i kënduan ‘dashnores’ sot do ndërrojmë atmosferë.
Do të kthehemi tek këngët me të cilat kemi kërcyer me gjithë shpirt. Tek ato të cilat u kthyen aq shumë në hite sa edhe sot, na ndodh që sapo i dëgjojmë na vjen një dëshirë e madhe të lëmë gjithçka dhe të kthehemi po tek ato lëvizje.
1. West Side Family
Si mund të mos e fillonim me këtë këngë? Në çdo ditëlindje apo sebep familjar, kur në sfond vendosej Hou Çike, arrinte pika kulmore e mbrëmjes. Ah se për pak desh harrova, ishin gjithmonë 2 vajza që donin të gjithë t'i shihnin teksa shpalosnin talentin e tyre në kërcim...
2. Anjeza Branka & Niku- Me ngadalë
E diii! Jeni po aq të entuziazmuar sa unë tani që ua rikujtova këtë. Me ngadalë, kishte një lloj ritmi që deshe s'deshe do lëvizje se s'bën. Edhe tani, e ndej që filluar të kërceni...
3. Aurora- Lele Kaçurrele
As vetë Aurora nuk e dinte që 'Lele kaçurrele' do ta bënte kaq të famshme. Të gjitha vajzat asokohe emcionoheshin në një lloj forme që edhe sot s'i japim dot shpjegim. Le të mos flasim për kaçurrelset pastaj...
4. Shpat Kasapi- Valle Kosovare
Dasma s'kishte kurrfarë vlere nëse kur nxehej atmosfera nuk dëgjohej gjëkundi versioni më i famshëm i 'Valle Kosovare' nga Shpat Kasapi. Sa shumë na ka lodhur kjo këngë!
5. Big Mama & Elvis Pupa- Si pasha
E njëjta histori edhe me këtë. Ju kujtohet ç'bëhej me këtë gati një dekadë më parë? Kush ja ndjente nevojën Despacito-s?
6. Çiljeta- Tekila
Çiljeta mund të nxjerrë çdo këngë, por ne gjithnjë do të rikthemi tek Tekila. Vajzat, jo vetëm që nisën ta imitonin nga veshjet dhe lëvizjet, por filluan të besonin vërtetë se me një gotë tekila dhimbja do zhdukej...Dhe s'e kishin keq!
7. Besa- Zonja & Zotërinj
Sapo në sfond dëgjohej 'Zonja & Zotërinj, ju lutem, lidhni rripat e sigurimit', ne përgatiteshim shpirtërisht për një super performancë. Kulmi arrinte kur Besa thoshte, "do fluturoj, do fluturoj". Më pas s'mbanim mend në ç'cep të sallës na kishin çuar këngët.
8. Anila Mimani- Ma ka thënë dhe horoskopi
E dimë mirë se nuk e keni harruar për asnjë çast këtë këngë të pavdekshme. Këngëtarja në fjalë me siguri do të mbahet mend gjithnjë për 'Ma ka thënë dhe Horoskopi" sepse kjo, për shqiptarët ishte dashuri me dëgjim të parë.
9. Tingulli Trent Ft Elvana Gjata- Të dy
Ah sa e kemi dëgjuar, kërcyer, kënduar dhe performuar këtë këngë! Të rinjtë asokohe u dashuruan pas këtij bashkëpunimi dhe siç mund ta shihni, edhe sot kujtohet si një ndër këngët me të cilat kemi kërcyer më së shumti.
10. Noizy ft GBMC & Renegade- OTR me zemër
Vitë me parë, të rinjtë ndaheshin në 2 grupe. Ata që 15-vjetoret e tyre vendosnin vetëm këngët e Noizy-it dhe të tjerë që pranonin 'Unikatil only'. Por pa i hyrë plagëve të vjetra, po ju kujtojmë këngën nga e cila filloi gjithçka.
11. Arta Bajrami ft Etno Engjëjt- Vera
Kënga siç e shihni quhet Vera, por ne të gjithë e njihnim si 'Fiesta tash fillon'. Kishte ritëm, shumë diell dhe rroba banjo.
12.Viagra ft Mc Mimo- Na jem
Kësaj kënge kaq të dashur për ne nuk i kuptuam kurrë asnjë fjalë, por kur vinte koha e refrenit ndryshonte gjithçka. Djemtë nisnin break dance-in e ndërsa vajzat njësoj me lëvizjet e tyre më sensuale. Ç'kohë!
13. Crazy Girl- Jepi Gaz
Kënga më e famshme e reperes së parë shqiptare ishte pikërisht kjo. Kur dëgjohej 'Jepi Gaz' vajzat rebeloheshin në party-it e organizuara nga shkolla dhe 'sfidonin' njëra- tjetrën në luftë kërcimi të shpejtë.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.