Historia Ime

Historia ime e bukur e dashurisë

7 Shtator 2014

Historia ime e bukur e dashurisë

Letra 1

Pershendetje Anabel. Te them te drejten pak rendesi ka nese publikohet kjo leter sepse per mua ka gjithmobe kuptim te tregoje per ATE. Kam qene 15 vjec kur fillon kjo histori. Me sakte isha ne ate valen e provimeve te lirimit e turbullirave te adoleshences qe mesa dukej sapo kishte filluar stuhishem. Te them te drejten deri atehere kam qene 1 vajze e perkushtuar vetem per mesime. Do thoni ju cdo beje tjeter,por jo shoqet e mia tashme i kishin filluar "levizjet" e tyre te para. Gjate gjithe atij viti shkollor degjoja 2 shoqet e mia te ngushta te flisnin e komentonin rreth 1 djali qe sipas tyre ishte me i bukuri dhe me misteriozi atje verdalle. Ai ishte ne vit te 3 te gjimnazit pra 2 vite me i madh se ne, por per nje 15 vjecare eshte dicka shum e madhe kjo gje. Ato flisnin per te 24 ore ne 24 praktikisht dhe nga fjalet e tyre mua me dukej sikur po filloja ta njihja ate djal. Ne mendjen time gjithcka perceptohej si nje e tashme e sigurt dhe me pas si e ardhme e mundshme. Po kalonin muaj dhe nuk eshte se po vdisja nga deshira per ta pare "te famshmin" ,por permendja e emrit te tij perdite me shkundi kuriozitetin. Nje dite qershori ishim ulur te treja ne 1 bar dhe po pinim dicka kur kalon ai atje dhe ulet pas nesh.(ai nuk kishte ven re asgje tek ne,as na hodhi syte.une isha ulur me kurriz nga ai). Shoqet e mia u ekzaltuan filluan te mundoheshin ti binin ne sy por dukej se asgje nuk e bente ate te prishte terezine e tij. Kaluan disa minuta dhe dukekthyer koken sepse ndjeja 1 shikim mbi mua,u ndesha me syte e tij. Isha verter e vogel dhe nuk dija si ta shpjegoja,por ate moment e kujtoj edhe sot pas kaq vitesh. Ishte si nje trullosje gjigande, sikur te gjithe forcat e natyres ishin bashkuar per te shprehur pushtetin e tyre mbi mua dhe une atje nje 15 vjecare qe nuk dinte praktikisht asgje per kte shushatje qe ne te qinden e sekondes me beri te mendoj furishem. Disa sekonda dhe mendja ime i procesoi si vite te tera. Nuk mund te ktheja koken perseri kisha ngrire. Ju desh ti hiqte ai syte sepse per mua ishte e pamundur. Me pas vazhduan zenkat me shoqet e mia se si ju kisha marre te dashurin imagjinar po ne fakt nuk doja tja dija. Direkt ate nate me dergoi ftes se facebook dhe folem gjate. Nuk kaloi shum kohe dhe u lidhem. 1 lidhje me zenkat e saj e mirekuptimet po me e vecanta ishte qe edhe pas ca kohesh kurioziteti per ta njohur edhe me mire ate njeri vetem shumefishohej dhe nuk lodhesha kurre duke folur me te.ishte 1 lidhje qe zgjati 4 vite ,por per fat te mire kur ke te besh me njerez te mire, nje lidhje mund te zgjasi gjithe jeten dhe e kam fjalen per lidhje emocionale. Dhe sa here mendoj kete me kujtohet 1 nga ato bisedat tona ne 4 te mengjesit kur e pyeta se nqs i jepej mundesia cfare do te zgjidhte ne jete: personin,dashurine,endrren e tij apo vete jeten. Dhe m tha :"zgjedh personin qe mbart dashurine dhe endrren ende te pajetuar.dhe ai njeri je ti."Ndihem e lidhur me te shpirterisht edhe pse nuk jam me te madje jemi shume larg. Flasim shpesh si shoke te mire edhe pse secili ka vazhduar jeten e tij. Shpesh them si arritem deri ketu dhe a duhet te jemi me bashke kur kemi perjetuar aq shume gjera. Thone qe kur pas ndarjes ngelesh shoke,ose sjeni dashur kurre ose duheni akoma po nuk e di ne fakt...

Letra 2

Ai nje bukpjekes terheqes ne nje lagje si te gjith te tjerat e un nje studente...shkoja shpesh tek furra e tij per te bler buk se mamaja ankohej se buket e tjera ishin te forta e na e fusnin prandaj aty i pelqenin e un shkoja me kenaqesi..shum shkembime te zjarrta shikimesh sa her qe blija buk..buket e tij kishin dicka te vecant..kishin eren e tij adn e tij dhe per me teper ajo buk prodhohej nga gishtat e tij te medhenj sa te shrekut tamam si salcice te tymosura...ai ishte buka ime e bardh e un isha paninja e tij...nje nat kur u ktheva ne shtepi me buken e bler mamit i qellon nje qime ne buk dhe me thot se sdo te blejm me buk atje...s arrija ta besoja nuk e pranoja dot shkova ne dhom e qava papushim por megjithate nuk u dorezova per ta ber realitet dashurin ton...ndersa ecja, pash ate i cili kishte hypur ne nje makine qe transportonte buk te cilen po e drejtonte vet ai.I shkonte shum ai mjet dukej shum i pashem...Me ndaloi dhe biseduam.Kaluan disaj muaj qe frekuentoheshim dhe vetem nje dit kur ..po kaloja tek furra e tij dhe ai me tha: Zana do lidhesh me mua? Sigurisht qe pranova por ishte e papritur per mua..kaluan disa vite dhe ai kishte ndermend te me propozonte per martes ne nje menyr te cuditshme..Ne nje panine te gjat fare kishte futur nje unaz mes bukes dhe un se dija..E mora buken ne shpi por buken e hengri mami.Ne ate moment ajo se dallon unazen dhe unaza i ngec ne fyt.Nena e ndihmon per ta nxjerr po mami perfundoi ne spital...c'kemi hequr ate nat ...shkova ate dit ne dyqan e i tregova cfar ndodhi dhe smund ta besoja ai ma mori unazen mbrapsht duke me then se nuk kishte qen kismeti im perderisa buken nuk e hengra un dhe se ja kishim keqtrajtuar unazen...Qe ate dit nuk me foli me dhe mua nuk me pelqenin me buket e tij...Derisa nje nat un mora nje mesazh... Zana me fal...

Letra 3

Historia ime e dashurise nis qe ne klasen e 7. Ne nje klase paralele ishte nje djale qe nuk linte pushim pa ardhur tek.klasa ime dhe pa biseduar me shoket e mi. Te them te drejten nuk e kisha vene re deri kur gjate nje ekskursioni,ai ishte ulur me djalin qe kishte fiksim shoqja ine e ngushte atehere... Ate dite kjo shoqja me pyet a e kam problem te ulesha me kete djale qe ajo te hynte ne muhabet me fiksimin e saj. Un pranova,ai vjen tek un dhe keshtu u njohem zyrtarisht. Mire kjo po me mesoi dhe pokerin ( nuk e harroj kurre sa merzitej kur e rrihja ne cdo loje). Gjate rruges se kthimit,beme nje ndalese ne nje "disko" ne vlore dhe une nuk po rrija dot aty brenda nga zhurma. Dola jashte dhe ai shkeputet nga cunat per te me pyetur a jam mire. Un qe i them "mire jam,po ku jane letrat te luajme dhe nje dore poker?" kur po shkonim te autobuzi t merrnim letrat,na kap nje nga zyshat e na ben per dy leke sepse mendoi se po venim per gje tjeter ne autobuz (Akoma qesh kur e kujtoj ate skene,u beme te dy lulekuqe nga fjalet e zyshes). Mire kjo,po ne kthim po e njejta zyshe na ndau dhe nuk na la te rrinim bashke . Nga ajo dite vizitat e tij u shpeshtuan te klasa ime,por un nuk i flisja me shum se nje C'kemi. Ne mbremjen e minimatures vjen karafili e me fton te kercejme,une pranova sepse po luheshin kenge house, nderkohe sa pranoj une te kercej me te,muzika kthehet ne romantike (nuk e doja veten ne ato momente). Folem shume ate dite,por prape na kapi ajo dreq zyshe e na beri nja 2 ore moral te tjera... E keshtu mvaroi 8 vjecarja. Ne gjimnaz qelloi te kisha me klase nje shokun e vet,me ane te se cilit me vinin pershendetje e dhurata pafund,si psh dy piktura super te bukura per Sh.Valentin, qe une nuk i pranova (15 vjece mo, ku kisha mendje une per lidhje). Deri n vit te trete vazhdoi kjo situate,me pas ai u dorezua, nuk kishte faj,aq here sa e refuzova. Fati na takoi perseri pas 7 vitesh, nepermjet nje takimi te kombinuar te nje miku te perbashket, ama kesaj rradhe ai kishte ardhur me synimin per te me pasur thjesht shoqe... Por kur eshte e shkruar... Pas dy muajsh qe dilnim bashke dhe 3 here ne dite (ka ardhur te pije kafe ne 7 te mengjesit me mua paa nje natw pa gjum qe kishim folur me sms vetem ngaqe i thashe qw jam semure), u puthem. Ajo nate ka qene e mrekullueshme,me ka mbajtur ne krahe qe nga vendi ku u puthem (kinenaAgimi) e deri tek Vasil Shanto pa u lodhur. 6 muaj paa asaj nate,mbledh tere shoqerine tone ne kafe per te me bere propozim fejese... E si mund ti thoje jo nje propozimi aq te embel,ku au bleu pikerisht unazen qe une doja??? Ja ku jam sot me te,e lumtur si kurre me pare ne jeten time,me nje mashkull qe cdo mengjes me thote 'Te dua me shume se dje e me pak se neser' me nje njeri qe nuk kerkon aagje tjeter nga une pervec buzeqeshjes,me ate person qe eshte energjia ime pozitive. Ai gjeti nje femer te ftohte dhe e ktheu ne nje njeri me ndjenja e i mesoi cfare esjte dashuria. Dot bejme 22 muaj bashke, dhe ne cdo sekonde ndjej se ai eshte zgjedhja e jetes time. Kaq kisha une,komentet ua le lexuesve

Letra 4

...Ajo ulej cdo dite vetem afer liqenit dhe shkruante...E perhumbur ne ujrat e tij te turbulluar...E perhumbur dhe ne mendimet e saj te trazuara ne dite vjeshte...Ai,misterioz,i vecante dhe melankolik pikturonte diku me tej ne distance,ulur te nje trung peme qe dicka te vecante kishte qe ishte heret per ta kuptuar...Ajo shkruante per gjithcka...dhe per gjethet qe padashje shkelte e kercisnin nen hapat e saj te kujdesshem...Ndersa ai kishte dite qe merrej vetem me nje pikture qe nga larg dallohej zbehte...Por me siguri ishte nje portret...nje femer me floke te gjate me onde...Ajo shkonte gjithmone para tij...Ai largohej gjithmone pas saj... Pa fjale gjithcka...Ajo me letrat dhe stilolapsin...Ai me telajon dhe bojrat...Kishte dashur nje dite te afrohej ta pershendeste...Por nuk e beri! Adhurimi i saj per pikturen i zgjonte nje shqise te re...Ai,nje mashkull me aq shume bote shpirterore ndoshta ngacmohej gjithashtu nga ato flete me mijra fjale... Cfare shkruante ajo goce e vetmuar? Per ke?... Njehere kishin ndeshur shikimin por vetem kaq...Pastaj te dy u zhyten ne "dashurite e tyre"... Pastaj nje dite te ngrohte tetori ajo mungoi...Ai kishte pritur gjate...ne vetmine e nje pikture te paperfunduar...Ne vetmine e nje pritje te se nesermes kur ajo erdhi serisht vecse kete here nuk do te ishte ai...Por do te ishte gjurma e tij : piktura prane vendit ku ulej ajo...Portreti i zbehte qe ajo kishte dalluar njehere nga larg...vajza me floket e gjate me onde ulur prane liqenit duke shkruar...Ishte vet ajo...Nje gjest qe do i trazonte zemren...Deshironte t'i shihte syte nga afer... Nuk ishte aty...As te nesermen kur ajo filloi te shkruante per te...As te pasnermen kur nisi te kishte frike nga kjo ndjesi... Por do te ishte nje dite tjeter ku pasi kishte shkruar gjate ajo e mbylli fletoren dhe thjesht sodiste liqenin sesi dukej kaq i qete ashtu sic dukej ajo se jashtmi...vetem se jashtmi...Kur dikush ulet prane saj...Ai! Nuk tha asnje fjale...buzeqeshi...E pa ne syte e lodhur nga shkrimi i kapi doren dhe pastaj me ne fund peshperiti me nje burreror e njekohesisht melodioz : " Me lejo qe faqet e tjera te mendimeve te tua t'i ndajme bashke"...Ajo buzeqeshi dhe e ndjeu se ne ato momente syte duhet te ishin duke shkelqyer... Ai e perqafoi dhe ndjeu se ky ishte nje moment i vecante... I pari... Por mbi te gjitha jo i fundit...

Letra 5

Ni hao Anabel..! Po te shkruaj nga Pekini i Madh.! Ne keto momente pas nje jave te tere ne pune, jam duke u relaksuar ne nje alla masazh kinez , lexova temen, ne mendje me erdhi dashuria ime e pare, e bardhe si debora. Dashuria ime pare kishte nje emer:Ai.! E doja Anabel, e doja me gjak, e ndjeja nder vena, kam qene vetem 17 vjece, ai ishte drita ime jeshile ne tunelin e zi qe jeta ime kishte marre.! Ai me zgjati doren, ai me dha krahe, ai me ktheu buzqeshjen qe kishte vite qe trishtimi e kishte pllakosur qe pas divorcit te prindereve te mi. Ai ishte arsyeja qe une nisa shkollen ne Tirane, atje ku nuk kisha askend.! Ai u be nje me mua, me ndihmonte ne sezone, me jepte kurajo, me thante lotet ne konfliktet e shpeshta qe kisha me babain ne ate kohe.! Ndenjem 3 vite bashke, jetuam bashke, e kishim te ardhmen te sigurt, nuk e menduam kurre qe sot jeta do na conte ne drejtime te ndryshme.! Mbaj mend nje here ne nje eskursion me shkollen 6 qershor 2009, ngecem disa studente ne Trieste ( nuk na leshonte policia sepse u kapen disa qe nuk ishin studente thjesht donin te largoheshin nga Shqiperia) , Ai ishte i pari qe un arrita te telefonoj, ndenjem diku 3 dite ne traget, dhe atij ju desh te vinte me makine nga Hollanda ne Trieste thjeshte per te me pare, sigurisht une nuk munda te zbrisja ne toke, duhet te rrija ne traget sepse na u pezulluan vizat automatikisht te gjitheve, dhe u quajtem te gjithe klandestine, por Gentin aspak nuk e pengoi kjo gje. Ai erdhi thjesht per te me pare dhe pse vete i duhej te qendronte pak larg nga policet se nuk kishte dokumenta..! Une arrita ta shihja.! U bera me krah Anabel, spo e mendoja fare faktin qe isha 3 dite ne traget dhe po prisnim te vinte momenti te ktheheshim pas ne Shqiperi.! Ne tetor te atij vitit Anabel kishim lene fejesen, ishte enderra ime, numeroja sekondat. Ishim te dy te lumtur, po prisnim te beja une 20 vjetor ne Shtator.! Por nuk ndodhi.! Ne u ndame! Faji mbeti jetim, mbase une, mbase Genti, por ne u ndame.! Nga enderra ime me e bukur , Genti u kthye ne enderren time me te keqe, ne ankthin tim, smundesha me, cdo rruge e cdo cep me sillte ate ne mendje. Mbylla specializimin ne Tirane , dhe ju nisa Kines.! Tani kam nje pune shume te mire, kam nje te dashur fantastik (jo kinez ) me do e dua, Genti ka jeten e tij, por ai mbetet dashuria ime e historise, me e bukura, me ndjenja te pastera, femijnore, e pafajshme.! E kujtoj me nostalgji kohen me te, nuk kam asnje meri ndaj tij , dhe jam e sigurt as Ai.! (Tema ishte per nje histori te bukur dashuria, kjo eshte me e bukura e jetes time). Flm. Ju uroj vetem dashuri. Anabel if u know what i mean , anonim te lutem..!

Letra 6

nje miku i babait tim vjen nga usa me dy djemte e tij per te kerkuar doren e motres sime per njerin nga cunat.motra ime refuzoi ce ne momentin e pare kur e pa por per hir te prinderve u mblodhem ne nje darke familjare te gjithe bashk,familja jone dhe e atyre. aty njoha djalin e vogel te tyre,nje djal serioz shum i pjekur dhe shume i madh ne mosh se une (dmth jo ato cfare kerkoja une ne ate moshe ne te cilen isha)sepse kisha nje te dashur bjond sybojcielli,te lezetshem..kur u kthyen ne usa fillova te flisja me te,me tha se donte te me njihte me mire.sigurisht i thash dhe fillova ti tregoja per jeten time per veten time per lidhjen time te ciles ne ate periudhe i dhash fund me shume dhimbje.folem shume gjate,, sa me shume i flisja per veten time dhe per idiotesite e adoleshences time ac me shume afrohej me mua. kerkonte te dinte me sepse thoshte ti je vajza e enderrave te mia. ai eshte 11 vite me i madh se une dhe as e mendoja ndonjehere se mund te funksiononte.ja prisja gjithnje shkurt.une nuk jam per ty,ti nuk je per mua, por ama vazhdoja te flisja me te. derisa erdhi nje moment kur me tha ti nuk me do por ti me ke bere te te mendoj cdo dite te jetes sime , cdo sekond.. nese ti me thua po une do mar avionin do nisem dhe per 12 ore jam aty. une i thash jo. i thash JO! dhe JO i kam thene dhe per dy vite ne vazhdim nderkohe sa vinte flisnim dhe afeksionoheshim me shume pas njeri tjetrit. ne nje moment i thash vetes stop. ti ne zemren tende ke dike tjeter dhe nuk mund tja lejosh vetes te te ndodhi dicka e tille..i shkeputa bisedat me A sepse ajo cfare po beja ishte gabim.ne momentin kur i shkeputa gjerat me te i thash: me fal une po kthehem te ish i dashuri im.por ne ate moment fillova te reflektoja,fillova te vija ne dukje cdo gabim cdo te mete te ketij tjetrit. dhe ne cdo situate thosha me vete si do ishte po te ishte A ne vend te ketij? si do me fliste si do me trajtonte? shume shume ndryshe sepse A ishte shume here me i pjekur se ai. gjithsesi vazhdova e lidhur me te. me usa i humba te gjitha kontaktet dhe pas disa kohesh ne veren e kaluar vjen dhe me takon me thote se cfaredolloj gjeje te ndodh ti je e vecanta e zemres sime. nuk e di ca me ndodhi di se kisha rene ne dashuri me te . zemra me doli jasht bluzes ne momentin kur e takova perseri ate njeri. vendosa te lija cdoo gje per te sepse kuptova ce ishte ai njeriu me te cilin doja ta kaloja jeten, nje njeri i edukuar i mirekuptueshem deri ne detaj,i mrekullueshem. e lash te dashurin tim me te cilin kam ndenjur e lidhur( jo sepse e doja po sepse isha rritur me te dhe me dukej fundi i botes te rrija pa te ) takova perseri A kaluam tere veren bashk.perjetova nje perralle... emoncione te cilat te bejne ta ndjesh zemren te te rrah sikur nga momenti do shperthej dhe te te dridhet dhe maja e flokut kur degjon emrin e tij.nuk e di.. asnje premtim asnjgje thjesht shijonim momentin te dy si te cmendur e te malluar per njeri tjetrin. derisa nje dite i hipi avionit dhe ish-ja e tij doli ne skene, un nuk e di ca ndodhi ne usa di se ata sot jane bashk jo te lumtur.. ai beri cdo gje te me kishte mua, ktheu nje bote permbys per te me patur mua. me ne fund ja arriti dhe ne fund u dorezua. u kthye tek ish e dashura e tij.beri ate cfare bera une para disa vitesh. u lendova u zhgenjeva por nuk e di pse asnjehere nuk e urreva apo ti mbaja inat atij njeriu. ai njeri m tregoi kush jam une dhe cfare meritoj une ne te vertete. me ka trajtuar tere kohes si princesh dhe vazhdon me flet (ne raste te rralla kur flasim) sikur nuk ka ndodh asnjgje, eshte i njejti ce kam njohur para 4 viteve, djali ce une dashuroj adhuroj dhe them me gjithe shpirt te jete i lumtur edhe pse pa mua.une mendoj se eshte me fat dhe cdo gje eshte e shkruar. u permbys bota derisa une perfundova ne krahet e tij dhe ja sot jam pa te dhe shum larg tij.mendoj se ato cfare shkruan zoti nuk i kthen dot njeriu.

 

Letra 7

4vjet me pare... Aty filloi cdo gje. Aty mori jete ajo qe krijuam mes nesh.. Ishte vetem fillimi i dickaje qe asnjeri nga ne te dy nuk e dinte vazhdimin. Do deshiroja te kthehesha 4vite pas ne kohe, te riperjetoja cdo sekonde, cdo frymarrje, cdo gabim, cdo gezim,lot,qeshje... Me mungon ajo qe kam jetuar,ajo periudhe qe erdhi dhe me rrembeu pa pyetur nese doja te isha pjese esaj.. Ishte nje mbasdite tetori kur e njoha . Rastesisht u takuam ne nje kafe me miq te perbashket. Nuk e njihja me pare. Nuk me beri pershtypje fillimisht. Nuk ishte ai fizik qe mund te ktheje koken dhe te ngelte ne mendje. Jo... Ishte shume i thjeshte. Por menyra si fliste, si diskutonte, cdo mendim , cdo fjale me vendosmeri, here pas here ai shikim, ajo buzeqeshje, ajo menyre e te luajturit me goten e veres.... cdo gje me provokoi, me ftonte pa e kuptuar ne nje bote tjeter. Papritur me permend nga keto mendime nje zile telefoni.. Ishte ai i dashuri im. Po, une ne ate periudhe isha e lidhur me dike. Kishte nje person tjeter ne jeten time, por jo nje dashuri. Ditet kalonin, nuk u pame per disa kohe, por interesohesha per te,doja te dija ku ishte cfare bente. Ekzistenca e tij me kishte perfshire te gjithen. Dhe jaa.. ratisem perseri ne kafe . 1Here, 2,3... e prisja me padurim cdo moment qe kaloja me te. Kishte gjithmone per te treguar dicka, e degjoja me nje deshire te cmendur. Ne ate periudhe isha konfuze. Nuk i kisha dhen akoma fund me personin qe isha e lidhur, por ndodhi nje nga ato dite. Nuk doja te mbaja asgje pezull. Dhe u ndava. Kisha nevoje per ate qe me terhiqte cdo moment ne jeten e tij, ndoshta ishte vetem fiksim.nuk e dija... Nje dite te bukur u lidhem, akoma i ndjej ato flutura ne stomak ne momentin qe me puthi. Ishte e pashpjegueshme. Per mos tu zgjatur jetuam rreth 3 vite te dashuruar, por jo cdo gje ishte aq e lehte. Patem shume pengesa shume probleme. Ai u detyrua te largohej ne nje qytet tjeter, por lidhjen tone e mbajtem. Takoheshim shpesh me nje dashuri dhe pasion si ditet e para. E doja ate! isha e lumtur ! Por problemet skishin fund. Kohet e fundit filluam te kishim debate, dhe jo cdo gje ishte e qete. Derisa nje dite vendosem qe ishte me mire te ndaheshim. Pas ksaj periudhe ai largohet ne nje shtet tjeter. E kam pritur cdo moment kthimin e tij, e prisja cdo moment telefonaten e tij.. me dhimbte shpirti.. Ai ishte fejuar nderkohe. Po po fejuar. Ky ishte mallkim per mua. Rastesisht kthehet perseri ketu dhe me kerkon ne cdo menyre.me kerkon ne te njejten menyre si me terhiqte ai shikimi i tij ne fillim, po ajo kembengulje, po ajo deshire. Bie per here te dyte pre e pasionit dhe dashurise ndaj atij njeriu. Mund ta them me plot gojen qe po ecja kunder moralit dhe virtyteve te mia duke u bere "dashnorja" e atij qe doja.. por e bera. Dhe kishte dicka qe sme linte te pendohesha kur e shihja ate. Dhe kjo vazhdoi per disa kohe. E ndieja dashurine e tij, e ndieja si ne fillim. Asnjehere nuk e kuptova qellimin e fejeses. Me vinte keq per te here pas here sepse ishte viktime e ktij pasioni. Gjerat u zgjaten per shume kohe keshtu. Gjate kesaj periudhe ajo jetonte ne tjeter vend. Derisa 1dite vendosem qe me e mira ishte ta nderprisnim kete marrdhenie qe po na vriste te dyve. dhe keshtu ndodhi .duke perjetuar te njejten dhimbje dyfish ai u largua nga jeta ime, por per tu rikthyer serisht. Kaluan 4muaj nen heshtjen e tij.dhe ja ku vjen serisht. Por kete here i lire, pa asnje detyrim ndaj dikujt tjeter. Po ai i njejti. Per te me cuar ne ajer dhe per te me futur nen dhe. Per te ndjere miliona emocione shumengjyrshe, per ti provuar te gjitha. Ja ku jemi prape duke ju dhene fatit tone dhe duke jetuar cdo moment. Nuk e di si do perfundoj kete here... nuk e di cfare ka rezervuar jeta per ne. Ne nuk do ndalemi para asgjeje!!

Letra 8

Pershendetje Anabel ! Sot eshte hera e pare qe ju shkruaj, sepse ne fakt ke zgjedhur temen qe ka pafundesisht per te shkruar e ne te njejten kohe , nuk mund te gjesh dot as fjalet me te duhura e as ato me te pershtatshmet per te pershkruar nje histori dashurie... Historia ime fillon me date 18 shkurt 2013, ne nje dite te ftohte dimri ... Si cdo te hene , dilnim pasditeve me shoqerine duke u verdallosur rrrugeve te qytetit ose duke u strukur ne nje cep kafeneje per te shijuar cokollaten e nxehte ne mes te atij te ftohti.. Cuditerisht ,ate dite me lind ideja per te shkuar ne nje vend tjeter, ndryshe nga ai i perhershmi .. Kam bere gjithmone ato qe kam menduar dhe as kete here nuk do te me ndalonte pergjigja negative e shoqes sime me te ngushte,, vendos te shkojme te dyja ne nje bar tjeter, duke e marre dhe shoqen time " me zor " .. Vendi atje ishte i zhurmshem dhe shume i populluar,, shoqja ime habitej me mua duke e ditur se te tilla vende nuk jane te preferuarat tona. Por , kembengulja ime , mendja ime e dinte se dicka duhet te ndodhte aty.. Rastesisht ne te njejtin kafene , ishte nje shok i klases sime me dy shoke te vetet , te cilet nuk i kisha pare asnjehere aty, ne ate qytet. U prezantuam si njerez te respektuar qe jemi , dhe une aty u ndesha me njeriun qe sot eshte njeriu i jetes sime. Dashuria ime,,, Xhuljo! Sot kur e kujtoj me vjen per te qeshur , duke kujtuar shikimet tona ate pasdite qe nuk diten te ndaleshin.... E si per rastesine tone , zbuloj qe kishim shume shoqeri te perbashket , e takimet tona rastesore pas asaj dite ishin ato me te bukurat ..Takoheshim aq shpesh bashke , sa filluam te krijonim nje shoqeri tonen , ishte dicka e vecante sepse e ndjeja nje lidhje te vecante me te.. Isha e afte ti tregoja gjithcka kisha ne shpirt , pa patur nevojen te kisha ndrojtje nga fakti se kisha shume pak kohe qe e njihja.. Dhe ai mendonte njesoj , sepse e vertetonte kete gje nga cdo bisede qe me tregonte.. Filloi te me fliste shume per jeten e tij, aq shume sa po me fliste per cdo detaj te dashurise se tij te humbur .. Ndoshta ndihej mire kur e bente kete gje , por une fillova te kisha dhembje , qe nuk diten te mbaronin. Sa here ai me fliste per ate vajze, mua me dhembte ne shpirt per faktin se ishte lenduar aq shume ,, Ai ishte lenduar , ai qe dukej i forte , i pamposhtur ,, por ishte kaq i embel e i dhimbsur.. Derisa me date 07 mars 2013 , ishim si gjithmone ne nje kafe por kete here isha une ajo qe nuk pushoja se foluri , nuk pushoja se foluri per jeten time, ndjenjat e mia, merzitjet qe kisha kaluar ne jete.. E aty ndodh ajo puthja e pare , e papritur , e embel , dritheruese , nje nga ato qe te keput shpirtin.. Ai ma vodhi puthjen, por me pelqeu .. Me pelqeu aq shume , dreqi! Me pelqeu dhe kur me tha shpirt .. Dhe me pelqeu dhe kur me kerkoi falje me vone , une u merzita, keshtu mendoja.. Une thjesht nuk e prisja.. E pas kesaj , une nuk isha me ajo vajza qe fliste papushim , por u shnderrova ne nje qengj te urte .. Dalim e prej aty, shkoj ne shtepi e strukem ne dhomen time , por mendja ime nuk hiqte dore prej tij. kembengulja shume per te mos menduar me per te , une nuk doja te isha ajo vajza qe sherbente per te ngushelluar dike,pas humbjes se dashurise. Une doja te isha Dashuria vete.. Dhe ashtu ndodhi .. Qe prej asaj dite, une sot e dua me shume se kurre.. Ai sot eshte djali i zemres sime.. Ka gjithcka qe dua! Eshte djali ideal qe cdo femer do donte ta kishte ne krah , eshte i kujdesshem ,besnik , i dashur , i embel , i bute! Ndodh ndonjehere te behet xheloz dhe nuk e pranon , por dhe kjo me pelqen ! Me pelqen se e di qe i interesoj , une e ndiej qe me do.. Une kam luftuar shume ne fillimet tona , per te mos qene ajo tjetra, per mos te qene vetem nje ngushellim dhe e di qe ia dola. Une ia dola , se e ndiej qe sot ai me do, qe dashuria e tij e vetme jam une..Ai arrin qellimin te me beje te ndihem si nje femije , nje femije e mbrojtur , e sigurt, e dashuruar! E adhuroj edhe kur nxehet e bertet , edhe kur me keshillon per dicka qe un nuk e dua , edhe kur me jep force , eshte ai qe me ben te kuptoj se mbas cdo deshtimi ka akoma mundesi . ‘AI’ eshte ‘PERFEKT’ per mua , thone qe njerezit perfekt nuk ekzistojne e as nuk jane te lehte per tu gjetur ,por ama per mua eshte I tille e sme intereson se cfare mendojne te tjeret ! ‘AI’ shqetesohet per mua kur jam semure , ai ben surpriza te atilla qe zemra ime te rrahe fort deri aty sa te mos e ndiej me brenda meje . Ai flet embel, bute , ai ben cdo gje qe te me perkedhele dhe un te ndihem e llastuara e tij . ‘AI’ nuk resht se foluri per te ardhmen tone bashke , ku enderron te jemi , Ai , un dhe dashuria jone . Ai me tregon ne cdo menyre se me do , ai thjesht eshte vetvetja, nuk dua te ndryshoj kurre , dua te jete perjete keshtu … I IMI ! Me respekt, Anxhi

Letra 9

DASHURI me SMS e pare!!! HISTORIA ime ndoshta nuk eshte ndo1 histori nga ato historite e librave qe cdo vajze deshiron ta perjetoje por eshte teper e vecante. GJithcka nisi ne FB pasi e kisha takuar diku si shokun e shoqes sime nuk e mbaja mend n foto dukej shume ndryshe . Beme nje prezanim tjeter virtual aty ai thoshte me pretekstin se une nuk e mbaja mend. E kshu ditet kalonin ne te 2 flisnim ne cdo moment te dites na ishte kthyrer ne nje obsession mua filloj te me dukej se ai po merrte shum kuptim ne jeten time qe nga nje takim fare I thjesht ne kafene deri tek ai person me te cilin komunikon gjate gjithe dites me dukej sikur e kisha kudo me vete. Pasi shkembyem numrat ne inboks komunikimi jon filloji te merrte tjeter kuptim nuk e denim se cfare ishim tashme ai me telefononte cdo mengjes dhe mbremje duke me thene se nuk mund te jetonte pa ma degjuar zerin nuk dija se cfare ti thoja pasi nuk e shikoja me teper se nje shok . Ai me pas filloi te me fliste shume hapur duke e lene tutje krenarine e tij nje nate me tregoji se un isha dashuria e tij me shikim te pare mesazhet e tij plot ndenja po me brenin nga brenda pasi un nuk mund tja ktheja vendosem 1 dite qe te dilnim dhe te thonim hapur ato cka kishim per njeri tjetrin. Ehhhh aii ishte takimi yne I pare bashke . ishte nje dite teper e nxehte korriku ai kishte provim paradite dhe jemi takuar ne pikun e vapes ne oren 1 te drekes. un I thashe qe mbasdite nuk kisha kohe pasi me duhej te shkoja ne pune. Shkuam tek temple jasht bente shum vap dhe u futem Brenda akoma me vjen te qesh me veten pasi situate ishte aq shum e cuditshme sa nuk mund ta imagjinoje lokali ishte bosh ndodheshim vetm ne ne nje tavolin aty dhe banakieri qe shikonte lajmet dhe rrinte Brenda se ishte fresket . Fillova te flas un e para dhe diskutuam e folem gjat aty por I thashe qe ti je thjesht shkoku im vec te shihje mimiken e tij ne ato momente me dukej sikur po e lendoja por kjo ishte menyra e duhur per t ja then. Ai nuk foli me teper po me tha qe dashurite e medha lindin nga miqesite un nuk mundem te le ty do vashdojme si shoke Pas 2 ditesh pasi u takova me te un u nisa per tek shpija e kusherinjve te mi ne himare atij I thash qe kam ikur jam me kushrinjte ne himare .qendrrova rreth 20 dite atje flisnim cdo dite me sms me beri me ate menyren e tij special te dashurohesha fillova dhe un ta doja . deshiroja tja thoja por nuk dija se si ?? derisa nje dite I shkruajta nje sms : E di tani e besoj ate qe me the !!! kam ndryshuar mendim per ty . Mu ngul aq thell ne mendime sa gjate gjithe pushimeve te mija mendoja vetem ate cdo mashkull tjeter qe me shikonte me dukej I tepert nuk mund ta mendoja veten me dike tjeter . Ai mezor priste qe te kthehesha dhe un erdha nuk qendrova gjat . u takuam nje mbasdite aq shum kisha ndryshuar mendim sa ky nuk me dukej me ai I pari qe dola tani e dojaaaaa e si mos ta duash ai eshte mashkulli perfekt ksaj rradhe e le ate te flas dhe vetem admiroja menyren se si me fliste ai eshte gjithashtu dhe shum simpatik ne te 2 bejm ciftin perfekt jam shum e lumtur . Momenti me I paharrueshem ne jeten time ishte propozimi I tij nuk kishte asgje te jashtzakonshme por ishin vetem ndjenja te pastra nuk e di nuk ka besoj djal qe te mi thot ato fjal jam 1000% e sigurt per dashurine e tij nuk e ndrroj me askend ehhh kush mund ta mendonte qe ai do te merrte kuptim kaq te madh ne jeten time. Kam vetem 1 muaj qe jam lidhur me te, te gjithe me thone se kshu ndodh me te gjitha lidhjet jan vetem muajt e pare por joo ne akoma nuk e kemi kaluar ate zenken tone te pare eshte shum I kuptueshem I dashur ehhh zot jam shum me fat qe e dua ate . Anabel aii esht gjithcka per mua di qe I lexon kto shkrimet ktu nuk dija menyre tjeter se si tja shpreh dashurine po I them ktu ENEA te dua pafund zemer

Letra 10

Historia jonë nis në vit të 4 të gjimnazit, kur një shoqja ime më tregon që i pëlqen ai dhe unë që dal vullnetare për t'ia prezantuar dhe për ta lidhur me atë.. Ditët kalojnë dhe ai u bë pjesë e rrethit tonë shoqëror.. Por me kalimin e kohës ai po afrohej me mua më shumë sesa me shoqen time, ndoshta unë nuk i luajta gurët siç duhet (Asnjehere me qëllimin që ta bëja përvete) për ta afruar me të. Mar vesh nga një shok i joni i përbashkët që ai më pëlqente mua.. Mua sa smë ra pika! Paçka se mund të kisha dhe unë copëza simpatie kurrsesi nuk mund t’ia bëja shoqes sime këtë gjë. Largohem fare për ca kohë, dhe i tregoj asaj.. Ajo e kishte nuhatur situatën më parë, dhe më thotë që: nëse e pelqeja të vazhdoja me të, pasi ajo kishte simpati dhe kaq.. Smund ta bëja, e kam vuajtur shuumë atë periudhe, por vendosa që gjërat të rridhnin natyrshëm.. Shoqja ime u bë ura lidhëse për ne ..Filluam komunikonim me sms, dhe ai më fton në kafe dhe më propozon.. Unë nuk i dhashë përgjigje në ato moment.. Kaluan disa javë dhe vendos t’ia jap përgjigjen me anë të një letre. Ishtë afrimi im i parë me një djalë dhe unë nuk e dija nëse ishte dashuri + tipi im shuumë social me dukej i vështirë për t’iu përkushtuar vetëm një djali. Dita e dhënies së letrës është dita jonë e lidhjes 28.01.08 .. Pas asaj kohe çdo gjë ishte mrekulli, dhe çdo gjë ka rrjedhur vetë.. Pa çka që kalonim shumë bukur, unë kisha një frikë të brendshmë (pasi në moshë fare të vogël më ka ndodhur një aksident nga i cili kam shenja estetike, asgjë nuk duket nga të tjerët, por mua më duket vetja e paplotësuar).. Jam bere dhe e vogël operacion, por pa rezultat.. E vuaja shuumë, qaja pasi mendoja se mund të përfundonte çdo gjë në momentin që do i tregoja.. Fituam universitetet afër njëri-tjetrit dhe çdo gjë po kalonte mrekulli. Vendos t’i tregoj të “fshehtën time dhe planet që kisha për t’u operuar sërish”.. Ka qenë emocion i paparë saqë dridhesha, por dashuria dhe afrimiteti i tij më bëri që në atë moment të mos derdhja asnjë lot! Nuk resht së falenderuari Zotin që e solli në jetën time.. Ai më puthi dhe më tha: “Unë të njoh për këtë që je, dhe nëse nuk do bëhesh fare operacion ne përsëri do jemi bashkë :’) ”.. Kaloi një vit dhe unë u bëra operacion dhe na u desh të largoheshin nga njëri-tjetri për disa muaj. U bëra operacion, me vuajtje e mundime plot, por jo me daljen me sukses siç doja unë, pasi ne e dimë si janë spitalet tek ne .. Mbështetja e tij, e familjes dhe shoqeve te mia ka qenë maksimale.. Kthehem me mall në krahët e tij, në dashurinë që ka sjellë dritë dhe ngjyra në jetën time, në njeriun që do e falja dhe jetën time.. Nis me universitetin e lënë përgjysëm në gjysëm të vitit.. Arrij të marr në vjeshtë provimet që nuk kisha qenë në shkolle dhe kap kreditet për vitin tjetër.. E mbyll universitetin në kohë. Me përkrahjen dhe mbështetjen e tij unë ia dola.. Mbarova dhe masterin dhe ja sot jemi përsëri larg, pasi jam duke u interesuar jashtë për ndonjë mënyrë që dëshira ime të më realizohet.. Largësia na ka bërë të duhemi dhe të vlerësojmë njëri-tjetrin akoma më shumë.. Kemi lënë gjithmonë hapësirë për shoqërinë, synimet dhe arritjet tona dhe kemi qenë mbështetës të njëri-tjetrit gjithmonë.. Tashmë për pak muaj bëjmë 7 vjet sëbashku dhe në jemi të lumtur që ia dolëm ta ruanim dashurinë paçka vështirësive dhe sprovave që kemi kaluar .. Por unë në heshtje nuk resht së falenderuari edhe shoqen time, pasi pa lejen e saj unë KURRË zdo kisha nisur diçka më të dashurin që sot e kam në krah.. Uroj të përfundoj çdo gjë me sukses edhe kësaj here dhe pastaj kemi premtuar që zdo e lejmë më njëri-tjetrin të jemi larg… Pavarësisht se jeta më ka bërë të vuaj dhe të kaloj shumë më shumë se moshatret e mia, gjithmonë e kam parë jetën me shumë optimizëm, më dëshirë për të jetuar dhe gjithmonë jam munduar që lumturinë ta gjej në gjërat e vogla si: një përqafim, një puthje, një shtrëngim duarsh me zemër, një sadaka e dhënë më zemer dhe gjithçka tjetër që ka çmimin e përzemërsisë dhe dashurisë brenda saj… Nëse dy njerëz duhen me pastërti mund t’ia dalin vërtet!! Çelësi i artë është: Dashuria, Besimi, Komunikimi. Sinqeriteti dhe Mbështetja e njëri-tjetrit kur është e nevojshme.. Faleminderit ! Elhamdulilah Allah!! Ps: anonim plsss

Letra 11

Ckemi Anabel :)) Eshte hera e pare qe ju shkruaj . Historia ime e bukur e dashurise , eshte aq e bukur sa as mua sme besohet . Un dhe ai ishin ne nje klase por nuk kishim muhabet , thjesht nje pershendetje . Gjate muajit mars ishin disa pushime si dita e Veres dhe me pas ishte festa e baba nevruzit ku ne ate dite vendosem me miqte qe te benim nje piknik me barbecue ne mal . U beme 4 vajza dhe vetem nje djale . Ky shoku tha qe skishte qef te vinte vetem , dhe un si papritur i thashe qe te merrte ate shokun tone qe te klases qe skishim muhabet pasi qe keta dy ishin miq se bashku . E keshtu u beme te gjithe se bashku per piknik . Gjate rruges filluam te flisnim gjithe se bashku, me pas filluam te ndaheshim ne dyshe dhe un fillova te rrija me ate qe skisha muhabet e qe sot eshte mbreti i im . Gjate rruges shikuam qe kishim shume te perbashketa , dhe muhabetet tona spo mbaroheshin . Ate dite u kenaqem tgjith se bashku edhe gjat barbecue -s , une dhe ai ndenjem shum bashke , pothuajse gjithe kohes . Me terhiqte shuuum aroma e tij karakterstike , ishte si magnet per shqisat e mia . Pas asaj dite un e ftova te vinte tek banka ime qe ta ndihmoja me mesimet pasi nuk ishte mire E keshtu kalonin ditet ne rrinin pothuajse gjithe kohes se bashku , dilnim per kafe pas mesimit, te gjithe ne klase mendonin se ishim nje cift kur ne akoma ishim thjesht miq .Rezultatet e tija filluan te permirsoheshin ndjeshem ,por edhe dicka e madhe filloi te lindte mes nesh , qe veq miqesi nuk ishte . Gjate daljeve ,krijoheshin situata te cuditshme qe nga momenti ne moment prisja te me puthte po ky spo e bente idioti hahah. Kaloi pothuajse nje muaj e gjysme dhe ne vendosem te ikim per piknik perseri ne mal me 1 maj . Mezi po prisja . 1maji erdhi , sapo mberritem ne vendin tone me miqt tane , Ai me ftoi per nje shetitje, vetem ne dy. Filluam te ecnim dhe gjaate rruges se tatepjetes ,na dalin disa qen tune medhenj , u kthyem shpejt prapa, per nje moment mendova se shetitjes tone romantike i erdhi fundi ,por jo . Ai me perqafoi dhe me pyeti : A mund te te puth? Spriti per pergjigjen time dhe me puthi . Mu duk sikur Toka mu dridh nen kembe sikur gjithe rrezet e diellit ishin aty vetem per ne duke duartrokitur per ate qe ndodhi . Ajo dite ishte me e bukura ... Sot kemi dy vite e gjysme te lidhur dhe besoj se edhe shum vite te tjere na presin . Anonim te luteeem Anabel, ju perqafojjj !!!

Letra 12

Historia ime e dashurise?? Ndodhi rastesisht, ne nje takim me nje shoqe ne bregdet. Ai ishte aty dhe gjithcka ishte nje komplot per tme takuar mua. Kaq. U prezantuam, sme pelqeu. Tipi misterioz, tipi qe nuk i pushonte cel se reni nga punet dhe menyra sesi fliste sme pelqente. Mu duk arrogant. Po sec kemi ne vajzat qe tipat e tille duam ti ndryshojme . Edhe une si te tjerat... nejse filluam te njiheshim flisnim gjate gjithe dites me sms dhe ne tel. Me thonte te mos dal me shoket e mi, me thonte ti tregoja cdo gje cdokush qe me merrte ne tel dhe cdo muhabet dhe ai bente po te njejten gje. Nuk dolem me shume se dy tri here per kafe gjate asaj periudhe edhe pse ma kerkonte cdo dite. Dhe ato pak here qe dolem flisnim si shoke , nuk me puthte as perqafonte thjesht me mbante doren. Me conte ne vende te vecanta njehere shkuam dhe per piknik ne nje vend pa njerez por perseri nuk me afrohej dhe ma kishte thene qe do me afrohej kur te kuptonte qe une doja. E nejse. Pas kesaj ndodhi qe une pata ca probleme u largova jashte shtetit per dy muaj dhe e mbylla komunikimin pa asnje shpjegim. Nuk me linin problemet te mendoja dhe te them te drejten se quaja aq te rendesishem sa x ti dhene llogari apo sqarime thjesht u largova. Kur hapja tel shihja qe ai i binte vazhdimisht dhe me bente pershtypje ne fakt. Kur u ktheva u ndieva e detyruar ta takoja dhe nje here jo per gje tjeter por per ti shpjeguar ckishte ndodhur, mendova se e meritonte. U takuam dhe folem gjate, shume gjate... me kuptoi, nuk me qortoi, dhe donte te vazhdonte me mua. Aty fitova besimin qe se kisha pasur kurre tek djemte duke qene se kisha shume shoke dhe i njihja pak a shume. Maredhenia jone vazhdoi me e mire se me pare. Shoqerine nuk e shkeputa as nga shoket as nga shoqet dhe me dukej sikur fiksimet e vjetra i kishin kaluar. Vazhduam per shume muaj ne nje qetesi te adhurueshme, takoheshim edhe pse ishim ne qytete te ndryshme dhe nuk ndodhi kurre qe te ziheshim apo te mos flisnim per me shume se disa ore. I thoja dhe me thonte gjithcka. Dilnim pergjithesisht vetem te dy , ne kinema ne kafe apo per darka jashte qytetit, ndonjehere edhe me ndonje shoqe a shok. Ajo periudhe ka qene me e bukura e jetes time, koha qe po te merzitesha per pak ai do bente dy ore rruge per te ardhur per te me takuar. Kaluam ne marredhenie intime dhe ishin momentet me te bukura kur flija me te , sapo vinte mengjesi nuk flisnim dhe ishim gati per te qare te dy ngaq do ndaheshim. Kishim probleme te jashtme, njehere pesuam aksident dhe shkuam ne spital( deme te vogla) njehere tjeter makina u prish dhe mbetem ne mes te nates ne mes te rruges dhe e beme ne kembe pjesen tjeter, gjithmone duke marre cdo gje me sportivitet dhe duke qeshur e bere shaka.... i zgjidhnim problemet duke qeshur dhe i shihnim gjerat dhe te ardhmen tone me pozitivitet. Dy iluzioniste te dashuruar... Pastaj, atij i lindi ideja e cmendur per tu fejuar. Sepse nuk rrinte dot me pa mua dhe donte te me takonte lirisht kur ti tekej. Dhe une nuk i dola kunder. Gabimi me i madh i jetes time. Te fusnim te tjeret ne marredhenien tone ishte dhe fundi i dashurise. Filluan sherret xhelozirat nuk dilnim me kurre te dy do jepnim llogari x cdo gje dhe ai nuk u tregua aq i afte sa askush te mos fuste hundet tek punet tona.... tani askush nuk e ul me koken sa here zihemi... Jemi shnderruar ne ciftin qe uleret dhe nuk din te flase qetesisht. Nuk dalim me , sepse jetojme bashke, ose kur dalim dalim gjithmone me te tjere prindrit e atij ose te mite, kalojme nete pasioni te eger, por dite te tmerrshme zymtesie trishtimi dhe po biem te dy ne depresion. Na ka marre e tatepjeta . Here pas here fleme ne dhoma te ndara, shahemi shajme njerezit e nj tj shoqerite e nj tj, veme ne dukje vetem difektet e nj tj. Ai eshte bere tipi i njeriut qe un se duroj dot un po ashtu per te. Gjithcka sepse futem te tjeret mes nesh. Gjithcka sepse nuk ditem te veme njeri tjetrin para gjithckaje dhe te gjitheve. E di qe me don, dhe une e dua thjesht jemi kaq ndryshe..... do e dua gjithmone dhe pse nuk mendoj se do durojme dhe shume bashke. E di qe sdo jemi te lumtur me asnje tjeter , por nuk po jemi te lumtur as me njeri tjetrin. Me vjen kaq inat te pranoj qe nuk ishim ne me te forte se gjithcka tjeter qe na rrethonte. Me vjen shume inat qe na munden, na mbyten dashurine me moralizma dhe zakonet, me detyrimet ndaj te tjereve dhe jo ndaj njeri tj. Do doja shume te kthehesha ne kohen qe ishim vetem ne, por tani asgje nuk eshte si me pare.... dhe asgje nuk kthehet dot ne vendin e vet. Nuk harrohet gjithcka qe ka ndodh, ja qe e keqja nuk u harroka ndersa e mira po. Besoj se keshtu ka qene e shkruar. Po ja le kohes dhe x here te pare ne jeten time jam bere pasive. Nuk flas nuk kam force te marr vendime te diskutoj apo te arrij ne perfundime. E shoh qe ai eshte keq ashtu si une por nuk bej dot gje . Me dhemb shume kjo distance, ky largim , eshte dhimbje me e thelle se kur kam humbur njerezit me te shtrenjte qe mi ka marre jeta. Me dhemb me shum ndarja me te gjallin se ajo me te vdekurit dhe kesaj lloj ndarje prej se gjalli nuk po i bej dot balle.... se di si do perfundoje por di qe ai ka qene dashuria e pare per mua dhe do jete dhe e fundit....

Letra 13

ato mesazhet e tij " Mirmengjesi princesha ime,dashuria ime " dhe darkat me po te njejtin mesazh.Nuk kishte minut ta kalonim pa njeri tjetrin.Kemi vuajtur shum por nuk jemi ndar kurr nga krahet e njeri tjetrit.Kemi vuajtur largesin por perseri dashuria jon esht forcuar cdo dit edhe me shum.Dhe ja ku jemi sot me unazat ne gisht te cilat simbolizojn hapin ton te dyt te kesaj dashurie te madhe.Para nje jave bem fejesen pas 2 vitesh e gjysem dashuri.Thon qe dashurit e medha asnjeher nuk perfundojn bashk por esht e gabuar.Ata qe duhen gjithmon perfundojne bashk.Dhe sikur ta di qe bota do te shkaterrohet,qe ajri do te shteroj jam e sigurt qe ai do te jet perjet me mua per te me treguar qe bota esht me e bukur me ate ktu,me dashurin ton.Dashuroni,pa kushte,me zemer ! Ky eshte mesazhi im per ju Faleminderit Anabel neqofte se e poston

Letra 14

Ai punonte menaxher ne lokal ndersa une isha studente ne vit te pare. Shkoja cdo nate pasi me pelqente atmosfera ne ate lokal. Nje dite hedh syte nga ai dhe shoh qe po me shikonte. E shoh por nk me dukej tipi im pasi ai ishte jo sh i qendrueshem me femrat. Kjo dukej qarte. Brenda meje kusha filluar te ndjeja per te dhe qe nga ai cast kur kuptova qe une e pelqeja u bera kliente e rregullt ne ate lokal. Nje nate shkembyem nr e tel dhe dalim per kafe. Njihemi me nj tj dhe ai me puth. Keshtu besoj bnte me te gjitha. Dilnim cdo dite ne vende te ndryshme. Nk kishte dite qe ne ms te takoheshim dhe te grindeshim. Cdo gje shkonte mrekullisht mire gjersa nje nate ai vjen dhe me takon dhe iken sh shpejt e pashe se dicka nk shkonte. E marr ne tel nk pergjigjej. Diten tj shkoj tek lokali dhe shoh dike tj afer tij. U zhgenjeva por e prisja. Me mendjen time u ndava dhe isha e bindur qe nk pajtohem me. Nje nate me kerkoi te falur dhe me tha qe une isha dashuria e tij. Ia fala tradhtine, si provwn me te madhe te dashurise ndaj tin. Fala prekjet, puthjet qe kishte bere me te kete e bera per hir te dashurise se madhe.lidhja jone vazhdonte normalisht duheshim shume dhe ishim te pandashem deri ne momentin qe atij iu desh te largohej ne nje qytet tj per pune. Largesia rriti mallin,xhelozine. Ai per cdo gje dyshonte ziheshim por ne fund pajtoheshim. Dashurine tone e kurorezuam ne fejese pasi nk mund te rrinim me larg njeri tjetrin. Mbas nje viti te fejuar mes dashurise dhe zenkave ne mora vesh nje lajme te rendesishem. E pres ne shtepii dhe kupton se kisha dicka. Nxjerr testin e shtatzanise dhe i them se jam shtatzane. filluan ti rridhnin lote nga syte dhe vetem me puthte barkun. 9 muaj me trajtoi se mbretereshe. Nk me mungoi asgje. Mbaj mend castin kur shkpva per te lind qe me rrinte tek koka. Zoti na bekoi me nje djale te vockel dhe te bukur. na bekoi me nje MBRET sic e quan ai. Me ardhjen e bebit ne shtepi per mua ishte e veshtire pasi gjitjcka ndryshoi. Ai me qendroi prane ne cdo cast, me vinte ne dukje mangesite e mia dhe me ndihmonte ti. plotesoja ato. sot femija jone eshte 9 muajsh. Ai shikon tek prinderit nje dashuri shume e madhe. Nje dashuri qe vjen gjithmone e rritet pavaresisht problemeve qe jeta sjell. Jemi betuar qe femijes ti jspim me te miren. Dhe me e mira per te eshte dashuria, lumturia dhe qetesia shpirterore. tani qe po shkruaj kete leter ai eshte larg nesh dhe djali po therret o baaaa. Une perpiqem qe cdo cast ti kujtoj se ka nje baba qe na do shume dhe eshte larguar qe ne te kemi nje te ardhme te mire. Nqse e lexon kete leter i.thme: Faleminderit qe je e tashmja dhe e ardhmja ime. Jeta ime ka marre ngjyra dhe forma tjera qe kur te ka njohur ty

Letra 15

Historia me te dashurin tim ka filluar 5 vjet me pare,atehere kur un isha 16 vjece dhe ai 17.Kishte nje vit qe me kishte rene ne sy por ishte gjithmone nen shoqerine e vajzave te tjera.Nje shoqja jone e perbashket na prezantoi rastesisht dhe aty nisi gjithcka.Dolem disa here per kafe dhe tek balloja shkembyem puthjen e pare.Ishte e magjishme,zemra po me ndalonte,ndjeja frymarrjen e ngrohte te tij ne fytyren time,kishim mbetur vetem un dhe ai e te tjeret ishin zhdukur.Ishte aq i bukur dhe un isha aq me fat.Gjendeshim kudo bashke,rrinim gjithe diten bashke dhe mbremjeve flisnim me ore te tera sikur po zevendesonim kohen e humbur pa njeri tjetrin.Po cdo lidhje ka problemet e saj,e ne kishim tonat.Pas nje debati u ndam,i tham lamtumire njeri tjetrit.Mu shkul zemra nga vendi,po me ikte mendja,nuk kishte lot qe e shprehte hidherimin tim.Ai ishte dashuria ime,me te iken gjithe shpresat.Te nesermen me vjen ne shkolle e me kerkon te takohemi,e le oren e mesimit dhe zbres.Isha e vendosur qe ky ishte fundi.Dukej i zbehte e me syte e skuqur.Me puth doren e me thot qe se mendoj dot me jeten pa ty,je shume e rendesishme per mua e syte ju mbushen me lot.E perqafova. Dhe i thash,un kurre sdo te tle.Ai ishte princi im,i pashem, i edukuar, dhe punetor. U rritem ne pasqyrimin e syve te njeri tjetrit,mesuam sebashku gjithcka e u formuam si njerez.Tani sjemi me femije,jemi studente ne te njejten dege dhe punojme pjesen tjeter te dites.Po zemra ime ka mbetur 16 vjece, sa here qe e shikon ate njeri do te dale nga kraharori.Falimenderit qe lexuat kete pjesez te historise time.

Letra 16

pershendetje anabel. Jam 17 vjece dhe i dashuri im eshte 20.Historia ime filloj me dat 20 dhjetor ne festen qe po organizonte klasa per fundvit.Duke qen qe ishim pak nxenes ne klas vendosem te bashkohemi me nje klase tjeter.Shkuam ne lokal dhe filluam te kercenim po gjat kercimit une nuk po ndicja dot ritmin dhe shoqja ime thirri nje kushri te saj per te kercyer me te,ndersa une ngela vetem ,ky po me shikonte dhe mu afrua me tha te kercenim bashk,nuk kisha zgjidhje tjeter.Kercyem deri ne fund bashk,po e forta ishte se as emrin nuk me pyeti si e ke as nuk e pyeta.Pas 8 oresh i dergova ftes ne fb sepsd emrin ja gjeta ndermjet shokeve te tij qe i kisha miq.Veshtersia jon per te qen bashk ishte e madhe,duke qen nje djal serioz nuk me propozoj per 1 muaj e gjysem edhe pse e dija qe po vdiste per mua,as une nuk i jeppja shkas ta kuptonte sa shume e pelqeja.Me ne fund ju zbut zemra,shkeli krenarin dhe mu drejtua me nje shikim kaq te embel,me nje buzeqeshje dhe me shprehu ate qe ndjente "dua qe te jesh femra ime,te premtoj qe nuk do te te lendoj kurr,do te jem gjithmon aty pran teje sa her te kesh nevoj,sdo te ndjesh kurr ftoht se perqafimet kurr sdo te te mungojn".E ndjeva thell po prap une kok fort dhe e pabindur i thash qe nuk mundesha te isha e tij,jam akoma e vogel.14 shkurti po afronte dhe une ndjeja nje deshir te fort te isha perkrah tij ate dit,takoheshim cdo dit ne mengjes te shkolla dhe sigurisht edhe me dat 14 e takova ku si paradhurat me dha milka ^.^ me tha qe kur te dalesh nga mesimi dua te te takoj patjeter... mezi prita qe te mbaronte mesimi dhe shkova ta takoja, nuk mundem ta mohoja qe te dy po vdisnim per njeri tjetrit dhe per nje cast humbem ne syt e njeri tjetrit dhe u puthem,wow puthjen e par ja dhash dashuris time te par dhe ne nje dit kaq te madhe sa 14 shkurti. Me erdhi te qaj,me perqafoj fort dhe tashme parajsa ime ishte aty.U ndjeva femra me e lumtur ne bot po asgje nuk ishte e leht per te arritur ktu ku jemi,fakti qe vinim nga vende te ndryshme e bente shume te veshtir lidhjen ton nga familjet tona dhe sikur kjo te mos mjaftonte te dy i perkisnim fe-ve te ndryshme,une myslimane ai katolik,dhe kjo nje arsye shume e fort qe familjet tna pengonim. Gjithcka me dukej ferr,familja ime donte te me fejonte dhe i kerkova qe te takonte familjen time,tja shpjegonte gjithcka dhe ata te heqnin dor nga fejesa,dreqim prinderit gjithmon mendojn "ai ka makin,ka shpin 4 kate,ka bissnes dhe do jesh e lumtur" jo te dashur mam,bab,asgje nuk eshte ashtu,dashuria thyen cdo pasuri,shemb cdo kat,dashuria eshte gjithcka ne jet vetem ne kte menyr nje njeri mund te jet i lumtur. Sapo ja thash pranoj direkt,do ti takoj tha. I takoj po ata u revoltuan dhe me shume,me detyruan te fejohesha me zor,fejes qe nuk zgjati me shume se 2 dit se e prisha.Me dilte gjithcka kunder sikur te kisha ber mekat qe dashurova...cdo nat i lutesha zotit te me ndihmonte,por kur zgjohesha me shfaqej dhe nje problem me teper,kjo me beri te humb besimin ne zot ndihesha e lenduar,a ja vlen qe per shkak te nje besimi fetar te mallkuar te zhdukej nje ndjenje kaq e bukur,nje lumturi kaq e madhe.Dhimbja mu shtonte dhe me shume cdo dit edhe pse premtimet ai po i qonte ne fund,perqafimet e tij nuk me mungonin tashme. Duke qen se rrjedh nga nje familje e mrekullushme kisha shume njerz qe vinin e me kerkonin e dreqin pikerisht ne momentin qe une kisha njohur ate,thoja zot ku ishin me par kto qe vijn tani????.vuajta shume me familjen time deri sa mu desh qe te shprehesha lirshem me ta e tu thoja qe perveq atij nuk ka tjeter per mua,dhe me ne fund me kuptuan e pranuan. Te njejten vuajte kishte dhe ai me familjen e tij ku fjala e par thuhet "nuk e marrim nusen myslimane,e duam te di rregullat tona" malluar qofte ky mentalitet... Por mesaduket do ja dalim mban,do te jemi te njeri tjetrit per gjith jeten dhe me beso qe ska lumturi me te madhe per mua dhe ate. Fjalen qe me ben te qaj sa her e kujtoj eshte "zemer nuk dua te jem pa ty,enderroj nje te ardhme me ty dhe femijet tan,kte kam menduar qe diten e par kur te kam njohur,je e vetmja qe dua kaq shume" Vazhdojm te jemi prap bashk,do jemi pergjithmon bashk edhe sikur te na duhet te ikim larg nga shqiperia,po une e di qe ne nuk mund te ndahemi,jeta jon ka marr emrin dashuri,dhe duam ta jetojm. Do te shkepusim cdo zingjir qe na pengon te jemi bashk,do thuejm cdo penges,do shembim cdo mur qe do na dal ne prit ,po ama sdo ndahemi tpakten nga njerzit dhe mentaliteti jo. Nese na ndan zoti,duhet ta pranojm...

 

Letra 17

Dashuria e par eshte konsideruar si e paharrueshme dhe eshte e vertet , nuk e mendoja se mund te ndjeja kete qe ndjej , isha nje vajz qe nuk besoja tek dashuria me dukej absurde mendoja se ato qe dashuronin ishin te cmendur deri, ne momentin qe ai doli perpara syve te, mi e kisha par dhe her te tjera e njihja si fytyr mendoja qe ishte i bukur dhe ndonjeher e hidhja nje veshtrim fshehurazi , gjithcka nisi ne pervjetorin tim te 18 me nje urim ditlindjeje qe un nuk e prisja aspak u surprizova dhe njekohesisht u ndjeva shum e lumtur , me pas ai u shfaq diten tjeter ne shkollen time e veshtrova e habitur dhe, ai ne ate moment me shkeli syrin dhe me buzeqeshi dicka levizi brenda meje po nuk po e kuptoja cfar ? ! Me pas me shkruajti ne fb kemi folur me sms deri ne oret e vona te nates dhe si pa e kuptuar un po filloja te ndjeja dicka te fuqishme per te , ai po me bente te dashurohesha ne te , sepse ai vet ishte, tashme i dashuruar me mua , pasi un pranova te shkembenim nr e tel dhe vazhduam po ate nat te flisnim ne tel deri ne oret e para te mengjesit , ndjenjat e mia me kalimin e kohes po rriteshin gjestet e tij kundrejt meje ishin thjesht mahnitese , gjeste qe cdo femer, i enderron , trendafilat , poezit , kengen qe ai me kendonte thjesht perfekte per mua qe tashme isha komplet e dashuruat ne te ,, dhe nga nje vajz qe nuk besonte tek dashuria u ktheva ne nje femer e dashuruar e mbushur me lumturi dhe me shum fat qe ka ne krahet e saj nje mashkull qe ndjen te njejten dashuri dhe qe e demostron ate cdo dit . Flm , shpresoj tju pelqej sado pak ju luten anonim .

Letra 18

Mirembrema Anabel. Eshte hera e pare qe ju shkruaj por kjo tema e dashurise se bukur me frymezoi t'ju rrefej historine e asaj dashurie qe me ka sjelle ne jete.Eshte e gjitha historia e vertete e prinderve te mi te adhurueshem. Pra,e gjitha ka nisur kur ata ishin dy 16 vjecare qe jetonin ne lagje fqinje.Babai im,ate kohe njihe si djale shume capken dhe aspak i turpshem ne marredhenie me vajzat.Mamaja ime,krejt e kunderta,nje vajze e distancuar nga shoqeria me djem.Gjithcka nisi kur shoket i thane atij qe mos t'i fliste asaj vajze pasi ajo do i pergjgjej vrazhde dhe madje mund t'i binte ne shpulle.Ky capkeni sikur i thane;"Shko se do te pranoje direkt!", niset drejt vajzes qe ishte disi me larg ne grup me shoqet.Papritur i afrohet me pyetjen tipike"O goce me fal nje minute",pasuar me nje fjali aspak tipike per situaten:"Me thane qe ti te gjuan me shpulle po te ngacmove,he me gjuaj njehere".Ajo i kthehet me inat dhe i thote shkurt"Me ler rehat!".Dite me pas ai i ka folur duke i thene hapur qe ajo i pelqen dhe deshiron ta nisin si nje miqesi.Keshtu nisi nje lidhje e fshehte nga familjet por mesa thone protagonistet "pa puthje apo me teper.." (une jam femija e tyre dhe veshtire ta besoj :-P).Nejse,kjo lidhje vazhdon tre vite deri kur dikush nga familja e merr vesh dhe behet nami.mamaja nga frika tenton vetevrasjen dhe shtrohet ne spital.Ketu ndodh nje detaj teper i lezetshem pasi im ate shkon ta takoje dhe ajo i kerkon te largohet duke i thene se vellai i saj eshte aty.Rastesia e sjell qe ky vellai ishte shtruar ne muhabet me shokun e tim eti pa u njohur cilet jane.Ai ia plas te qeshures kur mamaja ia tregon nga dritarja cili eshte dhe i thote;"Pse ai qenka vellai jot?!"Me pas ai shkon te familja e saj per tu shpjeguar qellimet serioze me te por ata serish i ndalojne te jene bashke.Derisa nje dite te bukur,ata lene takim te furra e bukes dhe aty ai i tha:"Ku do te shkojme?"Pergjigja ishte:"Kudo qe do shkosh ti."Sot ata jane prinderit e nje vajze qe ka moshen e tyre ate dite kur vendosen te jene bashke perjete.Pas shume peripecish te tjera edhe familjet u pajtuan me vendimin.Nese e publikoni faleminderit dhe nuk e di per lexuesit po per mua kjo la qene dashuria qe kam enderruar ta jetoj dhe vete...Ju pershendes. Perla

Letra 19

JO TE GJITHA NJOHJET NE FCB KANE FUND TE HIDHUR. Para kater vjetesh isha e zhgenjyer totalisht nga jeta reale dhe pasi mbaroja punen kohen me te shumt e kaloja ne fcb pasi aty gjeja miqesin me te mire .Une nuk jetoj ne Shqiperi po jam emigrante prej disa vitesh . Kisha degjuar ,lexuar shume histori dashurie qe ishin njohur me ane te fcb po as une nuk i besoja.Pasi shume nga keto histori kishin vetem zhgenjim,perfitim,dhe shume pak fund te lumtur.Pasi isha kthyer nga pushimet e gushtit nga ishulli .Komentoja ne nje faqe te qytetit tim .Dhe pas disa ditesh me vjen nje kerkes miqesie nga admini i faqes.Une jam nga nje qytet i vogel i shqiperise ,qytet muze dhe njerzit njihen se kush jane .E pranova ftesen dhe shkruanim si shok pasi me njihte dhe e njihja sepse ishim nga nje lagje.ai jetonte ne Shqiperi.Nuk ishim takuar kurre me pare nga afer. Dhe pse ai ishte tre vjet me i vogel se mua shikonim te njeri-tjetri qe kishim shume gjera te perbashketa. Mbi te gjitha ishim njerez te thjesht dhe te dy vinim nga familje te regullta.Flisnim gjith diten dhe naten ne fcb per gjithcka.Ateher nuk kishte Skype por Msn dhe flisnim cdo dark.Nuk na e merte mendja se pas nje viti ne do ta pranonim te dy qe ne te vertet po binim ne dashuri me njeri-tjetrin.Genjeja veten duke then se eshte thjesht simpati sepse nuk mund ta besoja .Si mund te dashurohesha une me nje njeri vetem duke folur ne largesi .Ai vendosi pas nje viti qe te takoheshim dhe une e miratova kete gje .Pret bileten e avionit dhe vjen ne shtetin ku une jetoja . Dhe pse njerzit e mi nuk e miratuan kete lidhje dhe patem debate .Une vendosa ate qe me tha zemra.Ta prisja kur ai te vinte dhe ta takoja sepse po vinte per mua.Kur e pash per her te pare ishte krejt ndryshe zemra me rihte fort .Nuk i besoja syve qe ai erdhi nuk me genjeu, dhe nuk e besoja se vertet isha e dashuruar.Kur u takuam me njeri - tjetrin zemra e tij rihte fort ,me kishte then une vertet te dua ,po ta ndjeje se vertet me donte ishte gjeja me e bukur.Vendosem te bashkjetojm te dy per tu njohur dhe me mire .Dhe pse me frik sepse isha njohur vetem nga fcb per mua nje i pa njohur ishte sepse po e takoja per her te pare,une u mundova te krijoja besimin dita dites dhe ta njihja edhe me mire ,dhe ne te vertet nuk me kishte genjyer per asgje.Cdo gje qe me kishte then ashtu ishte.Sot qe po ju shkruaj ne festojm kater vjetorin e lidhjes tone Dhe pse kan kaluar kater vjet ne e duam njeri -tjetrin si diten e pare qe u takuam.Po me nje ndryshim jemi dhe me te sigurt per dashurin qe kemi. Do kthehemi ne Shqiperi te bejm dasmen qe kemi enderuar pasi kemi punuar me mish e me shpirt keto kater vjet..Dhe ta bekojm lidhjen tone me nje bebush se shpejti.Mosha qe ai eshte tre vjet me i vogel se mua ska pasur penges ne lidhjen tone per asnje nga ne te dy.Po di tju them se me mban si princesh dhe jam vajza me e lumtur ne bote. Flm qe zoti me bekoi me njeriun me te mire .

Letra 20

Mirmbrema Anabel ( Dua te mbetem Anonime te lutem). Sapo lexova temen dhe te them te drejten nuk mund te rri pa publikuar historine e jetes sime , kete histori qe ka bere qe te falenderoj cdo nate Zotin qe ka sjelle ne rrugen e jetes sime nje njeri si i dashuri im . Kane kaluar me shume se 2 vite dhe ne cdo moment qe kalon kaloj momente te mbushura me jete, dashuri , lumturi dhe ngrohtesi nga i dashuri im. Nuk gjej dot fjale pet te pershkruar dashurine time per te .. Gjithcka nisi ne nje nate te ftohte dimri .. Te dy studente dhe miq te ngushte me njeri tjetrin, papritur ndjenja brenda kishte filluar te rritej dhe une qe e kisha kuptuar dhe nuk beja ze, vetem e shijoja ne largesi . Ne kete nate dimri, AI , vetem ne nje klase me mua , me sjell nje trendafil dhe me propozon, por si nje 'mike' nuk mund ta pranoja, dhe ky qe nje refuzim .. Refuzim i nje zemre te dashuruar per nje zemer te dashuruar .. Kalojne dite dhe gjithcka ftohet , e sigurisht qe ne kete moment femra cmendet dhe vetem pyet veten 'Pse nuk ma var? ' .. Ketu nis ndjenja e madhe e dashurise , pyetjet pa pergjigje, xhelozia e gjithcka tjeter qe te shtyn drejt tij. Kaq kohe, dhe ditet kalojne e netet gjithashtu habitem me veten sepse dashuria vetem shtohet cdo dite .. Sa shpeshhere i them 'Kam rene perseri ne dashuri me Ty!' Kemi nje lidhje te bukur, te respektueshme, te paster, te sinqerte, nje lidhje te dashuruarish te cilet bejne gjithcka per njeri tjetrin , per te mbojtur dashurine e madhe, nje lidhje e cila ka bere te mundur nje takim 8 oresh dhe asnje cast merzitje apo lodhje . Nje lidhje ku sapo ndahem prej tij, me zor e pres takimin tjeter. Nuk di c'te them jemi mesuar e miqesuar me njeri tjetrin kaq shume saqe edhe ne momentin qe ndahemi per te ikur ne shtepi menjehere fillojne sms ne tel ose ne fb. Kjo dashuri me ka bere ta shoh boten me nje sy tjeter. Ndoshta nuk jam e vemtja qe dashuroj kaq fort, por jam e vetmja qe cdo dite ne zemren e ushqej dhe e rris kete dashuri , e cila cdo dite rritet edhe me shume. Ndoshta fola pak per lidhjen dhe per Ate, po eshte ai i cili, me kupton, me degjon, me vlereson cdo dite e me shume, nuk ka dite te jetes sime qe mos te me thote 'sa e bukur je ' .. Sa dua ta jetoj kete jete me Ty! Mundohem ta perkufizoj kete dashuri qe kam per Ty por me duket se kurre nuk do te mund ta bej nje gje te tille , sepse asnje fjale nuk eshte me e bukur se ajo qe ndjej dhe se dashuria jone. Falenderoj Zotin qe eshte kujtuar per mua dhe me ka dhuruar nje njeri te tille, qe ka krijuar dashurine , e falenderoj pafundesisht qe te ka krijuar Ty! Faleminderit nese e publikon!

Letra 21

Anabel pershendetje. Nuk mendoja qe do te shkruaja ndonjehere dhe pse jam nje komentuese e rregullt e kesaj faqeje por doja te ndaja me ju historine time te dashuris. Gjithcka lindi kur une isha ende vit i pare ne gjimnaz. Aty mes rrethit shoqeror vjen nje djale 2 metra qe aq i bkr sa ishte me beri pershtypje direkt. Por qe ne te foluren e tij e mora inat pafund. Shprehja e tij per shaka, "Femrat t mesojne sa te duan ato prape ne kontroll te burrit do jene",me beri ta merja inat. E me krenarin me te madhe i them "Me kete mendje qe ke ti sdo kete femer qe do te te doj". Qe atehere ai sme la te qete nje sek. Vinte qe nga veriu ne jug vetem per tme pare mua dhe une asnjehere nk ia hidhja syte. Me bente ftes ne fb dhe une i beja block. Fuste cdo te aferme te tij per tme folur e per tme shkruajtur po une kisha krijuar imazhin me te keq per te. Derisa nje dite ai me hapi zemren dhe e kuptova kush ishte ne te ver8 . Dhe me e bukura ishte qe dhe pse ne vit te katert i dhash mundesin te me njofi ende e torturoja. I flisja me pertes,ne kafe mezi dilja hahaha kur kujtoj cfare i kam bere me vjen te qesh. Dhe ai shpirti im nk u lodh asnjehere se me dashuri. Ehh ckemi hequr. Sa here kam bere sherr me familjen se ata kurresesi nk e donin nje "verior te trashe" ,sa here familja ime ka kundershtuar madje vellai im e ka telefonuar duke i thene qe me kane fejuar por asgje sna ka ndare. As largesia sna beri gje. Cdo dite dhe me sh kuptoj qe e dua me sh se cdo gje. Ai eshte frymarrja ime,jeta ime,gjithckaja ime. E une ende jam vogelushja e tij e llastuar. Sh shpejt fejohemi dhe une ndiej se zemra do me dal vendit. E enderroj ate moment kur ai do jete prane meje pergjithmon. Te lutem anonim se sjam tip goce qe shprehem kaq hapur

Letra 22

Pershendetje Anabel! Çdo dashuri ka te vecanten e saj ndaj dhe une dua te ndaj me ju historine time .. Nje histori qe mbart brenda pasion por dhe zhgenjime ! Vera eshte ajo ku lindin dashurit me te bukura aty lindi dhe dashurija ime nje dashuri qe me vret dhe sot e kesaj dite! Si cdo dite darkave m pelqenin ato shetitjet e gjata ne breg te detit dhe n njeren nga kto dit me zuri syri nje djal me muskuj e teper simpatik ai ishte me makin bashke me vellain e tij !! Nfakt ne ato momente t 2 vellezerit po m 'gjuanin' neqofte se do ta quanim keshtu.. Por un kisha sy vetem per njerin o zott m terhoqi aq shum sa po beja si e cmendur duke kapur kusheriren e duke i then shiko shiko sa yll.. Bera disa xhiro dhe ai akoma po vinte mbrapa me makine .. Me duhej t ikja tek lokali se po m kerkonin te shtepis fhe meqe shkoj shum von nuk dola me xhiro. Ndihesha keq mendoja se sdo ta shikoja me kurr.. Te nesermen n breg te detit po vereja nje mashkull me muskuj te bukur me pelqeu shumee po nuk e mendoja se ishte i njejti person pasi nuk e kisha fiksuar mir fytyren naten e kaluar.. Dola xhiro dhe ky prap po grricej me bente komplimenta dhe duke mos ditur q ishte i njejti person thash me vete 'uaa sa super meshkuj ket ver' hahah .. Ika prap sdija si t afrohesha jam e turpshme ne situata t tilla qendroj serioze pavarsisht se m terheq shum... Si cdo dark dola xhiro dhe kjo ishte ddarka me e bukur e jetes sime e pash serisht n ate moment zemra me rrihte aq fort syte me shkelqenin ndihesha e vecant e bukur e lumtur me dukej vetja e dashuruar pa e njohur dashurin ahah beja interesanten i thoja kusherires te shikonte nqs ai po me veshtronte por cuditerisht dhe ai bente te njejten gje me shokun e tij!! Me pas hipi ne makin dhe aty filloj te vinte me mbrapa se kurr hapte syt qeshte fliste der ne ate pik sa erdhi tek lokali ku rri un dhe po qendronte tek parkingu . Un ika n shtepi se kisha frik mos vinin prinderit dhe me shikonin por ai nuk duroj hipi tek shtepia ime dhe rrinte tek shkallet priste qe un ti jepja numrin e cel.. Dhe un jo qe nuk ja dhash dola me t katra nga distanca i formova numrin tim . Aty filloj gjithcka filluam te flisnim me sms o zot isha me e lumtur se kurr ... T nesermen e lam t takoheshim . Aty ku bej un plazh eshte nje zon e braktisur me pisha ikem te dy atje dhe nuk mund t duroja sapo dielli po perendonte me mbeshteti tek pisha dhe shkembyem puthjen ton te paree. Kur prekja muskujt e tij shkrihesha e tera u dashuroja akoma dhe me shum shikimi i tij i thell m bente te prekja qiellin me dor!!!! Por e ndjeja qe dhe ai provonte te njejten gje . Keshtu vazhdoi per 1 muaj rresht vetem pasion puthje t qeshura lojra deri ne momentin kur m kerkoj mardhenie aty u ftoha pak sepse i kam fobi kto gjera por aq e dashuruar isha sa ju dhash e tera ndodhi po ne plazh.. Vazhduam dhe disa dit te takoheshim cdo gje ishte normale por largesia na shkaterroi un ika ne qytetin tim dhe ai ne te tijen .. Filloj te fliste me femra te tjera e kuptoja dhe pse ai nuk me thoshte gje! U ftoha me te u merzita shum por cte beja jam shum krenare si tip.. Por historia ime nga nje histori kaq e bukur 1 vit mbrapa u kthye ne makth ..... Tani jam ndar por e dua si e cmendur preferoj mos ta prish ket magji duke treguar pjeseb e erret te historis time por ... Si cdo gje ne ket bot dhe dashuria ka fund!!!

Letra 23

aaaa Anabel na ktheve pas ne kohe, dhe me zgjove ca emocione shume te bukura. Historia jone fillon shume vite perpara, kur une isha vetem 15 vjec dhe ai jetonte ne te njejten lagje me mua. Sic me tregon, nuk e merrte dot guximin te me fliste sepse i dukesha e vogel ( ai eshte 6 vjet me i madh se une) me pas une pesoj nje humbje ne familje dhe ai kishte kuptuar qe dicka nuk shkonte dhe perseri pelqimi i tij mbeti ne heshtje. Pas rreth 3 vjetesh une u rrita, hahahah u rrita vertet isha 18 vjec dhe tani ai nuk ishte 6 vjet me i madh se une Pas shume perpjekjesh per nje takim se une kisha frike se ai do me rrembente, do talleshe me mua, do vuaja, do qaja (pershkrimi i mamit tim per lidhjet ) me ne fund takohemi…. aaa kemi folur ate dite sikur kishim vite qe njiheshim, mu duk personi me i afert, , vertet kisha nje ndjesi te vecante. Dhe keshtu lidhja jone nuk pati nje propozim, po nje rrjedhshmeri te natyrshme. Fillimi ishte tmerrsisht i bukur kur une futesha ne banjo duke i derguar sms, apo me merrej fryma poshte batanijes duke shkruajtur, apo kur ecnim njeri para tjetri mbrapa, se mos na shikonte ndonje i aferm i imi, hahahhaha ose ose kur ishim te qete duke ecur dhe me nxitim beja disa hapa perpara dhe nuk e kuptoja ku i coja kembet dhe pasi ecja ca ndaloja dhe ai ne merak pyeste : kush ishte? dhe pergjigja ime: e pe ate te rruga tjeter? dhe nderkohe qe me merrej fryma , ai…, ai… ai eshte komshiu i tezes dhe uffff, por sikur te me kete pare dhe ti thote mamit. hahahhahaha sot qeshim me lot kur i kujtojme… Por edhe pse ne ndaheshim 2 km perpara dhe kishim rrugen te perbashket ne nuk i shpetuam dot syve te njerezve. Pas rreth 3 vitesh lidhja jone u be familjare, dhe pas shume pyetjesh ne polici nese familja e tij kishte precedente penale, kishte vrare a kishte prere me ne funddddd lidhja jone u be zyrtare. Por me sa duket kishte ardhur koha qe lidhja jone te kalonte nje prove shume te veshtire,,,,, Ai duhet te shkonte me punen per 1 vit jashte. Ooo sa kam qare, ooo sa nete pa gjume se si do rrinim larg njeri-tjetrit, por edhe pse une doja ta ndaloja kohen , ai u nis… Ditet e para ishin te tmerrshme, nuk mesohesha dot.Por te dy kuptuam qe duhet ta pranonim kete fakt dhe te benim maksimumin dhe te tregonim qe mes nesh nuk do ekzistoje shprehja "larg syrit larg zemres" I gjithe viti me shkoi numero ditet qe ai kishte ikur, pastaj filloja numerimin mbrapsht qe ai do vinte. Dhe keshtu kaloi nje vit,,, nje vit ku vetem na tregoi qe distanca eshte bere qe vetem dashurite e verteta tia dalin, dhe te forcohen. Sot ai ka bere 1 vit qe eshte kthyer dhe ne jemi bashke, bashke si asnjehere tjeter. Tani po planifikojme qe vitin tjeter ta djegim shamine e beqarit, pas 6 vitesh te bukura ne do jetojme bashke. Uuuu se harrova, akoma sme ka propozuar, dhe nuk ka ndermend ta beje hahahah e di ai qe une jam aty pavaresisht cdo gjeje. Dhe e dini cfare me thote? - Ti do qe te propozoj une dhe ta fusesh me vrap status ne fb. hahhahahahah Keshtu pra, ne tani jemi perpara nje hapi shume te rendesishem, me ne fund do jetojme bashke, une, ai dhe kredia e shpise hahhhahahahahahah. PS: NE SKEMI FITUAR KURRE NEPER LOJRA FATI SE ME SA DUKET AI QE SKA FAT NE LOJE KA NE DASHURI, KESHTU QE LE TA FITOJME ME DASHURINE TONE KETE KONKURS

Letra 24

Si u njohem ne? Si ma prishi mendjen dhe me lidhi kembet? As vet se di se cpata Me siguri mka droguar sepse sa i kisha bo be vetes dhe mamit qe do rrija single gjith jeten hahahahaha E gjitha filloj ne nje faqe fb maskiliste dhe ironike ku shkarkoja stresin duke u tall me fansat (e keni parasysh ju, ne femrat e kemi ne DNA... vdesim te ngacmojme icik). Admini skishte ca tbonte ate nat dhe un isha lodhur nga pritja e nje sms ose tel nga ai qe therrisja 'dashuria jetes time' qe kishte nje jav pa u bo i gjall. Me ftoi per nje birre dhe nuk pash asigje te keqe sepse asnjeri prej nesh mendonte per me teper sepse ai kishte plot dashnore dhe un nuk kisha poza sexy qe ti shkonte goja leng. Erdhi nata; binte shi... ky brenda makines mendonte :"pse lash apuntament me ket un, 2 or me u bo gati... tkishte qen te pakten e bukur yll do e prisja... gati gati po i dergoj nje sms duke than qe kam dhimbje koke dhe po gjuaj ket tjetren ktu qe qenka bomb fare". Ajo 'bomb fare' nxjerr tel, i bie telefonit dhe kush pergjigjet? SURPRIZE! Hypa, filluam muhabet sikur njifeshim nga nje jet e tere dhe ma tregoi direkt se cfare kishte menduar, pa komplekse fare. Oret iknin... 6 e mjesit dhe ne akoma bashk tu pi si pijaneca te kqinj Te nesermen prap u takuam ne pub por ksaj here beri hapin e pare... zakonisht mashkulli ne ket faz nxjerr anen e tij romantike, fillon te formuloj fraza dashurie qe as vet nuk e din ku i ka degjuar o lexuar por ai JO! Me afrohet i sigurt ne vetvete dhe me thot : "pse sme puth? afrohu. Un e di qe ti don tme puthesh..afrohu pra qe te te puth." Si mund te refuzoja un qe po qeshja me te madhe? Diten e tret nuk i pergjigjem sms qe me dergon sepse thyu magjin duke pershkruar puthjen por i pergjigjem ne chat duke i than qe duhet te flasim live. Koh rekord! Rrugen qe bente per 20 min e beri per 8. E pershendeta me nje puthje ne faqe dhe e fiksoja pa hapur goj per te par se si do reagonte, cfare do te bente... sepse fundja sa kisha qe e njihja? 60 ore? Fjalet qe me tha ate dit nuk kam per ti harruar kurre (sidomos gishtin kercenues): "Ti me pelqen, nuk e di pse por menyra jote se si flet pa komplekse, qe sillesh sikur ste rrifet fare se cmendojne te tjeret, fakti qe tregohesh e eger kur ne te vertet je e embel dhe cik crazy me pelqen. Nese je gati te fillosh nga 0 ma thuaj tani perndrryshe kshu si erdha IKI dhe e mbyllim ktu sepse nuk te dua si shoqe ". Truri im ne gjendje kome fare; me vinte te qeshja por sdoja ta ofendoja dhe kshuqe ja kputa nje puthje te fort fare. Dy dit me pas me prezanton te emen dhe motren, transferohet te shtepija ku jetoja me 2 student te tjere, pas 3 muaj fillojm bashkjetesen dhe vitin qe vjen martohemi. Propozimi i marteses ka qen akoma me romantik se ai i lidhjes: te dy te shtrir ne krevat, ai duke lexuar kurse un duke pa kuklla ne tv "si thu, te martohemi?" Tamam si me than "ke henger drrek? " lol Ndoshta sdo te kem letra dashurie/poezi si kujtim por besoj se fakti qe pas 3 vitesh akoma me zgjon me puthje ne mengjes dhe nuk e zen gjumi nese nuk e puth eshte boll i mjaftushem Dashuri do te thot edhe te tallesh te dashuren kur qan kur emocionohet perpara tv, te mcefesh unazat e fejeses brenda sumes te lepurushit te pashkeve per tja ber surprize, ta nxefesh duke i than qe ke lagur me profum librat e tij te preferuara vetem qe te shofi te rejat qe sapo i ke blere, tja prishesh mendjen me 1 marshmallow ose me nje karramele

Letra 25

Pershendetje Anabel ,historia ime me te dashurin qe jemi ne prag fejese nis rreth 6 vjet me pare kur isha ne vit te trete gjimnaz.Shkolla jone organizoi nje mbremje fundviti, nderkohe qe klasa ime e organizoi ate nje dite me pare. Shkova ne mbremje dhe rastesisht fillova te shihesha ne sy me nje nga kamarieret e lokalit. Per ta provokuar, si femra qe jemi ne vajta ti kerkoja nje shishe uje .Dhe ai me thote :Shko tek shoket mi .U inatosa, me vinte te haja veten me dhemb qe ai me tha ashtu. Shkova atje dhe turivarur u kerkova nje bidon uje. Dhe ata qe me thone se skishin te me kthenin .Pas disa ore zbavitjesh e argetimi ,shkova ne shtepi e zhgenjyer. Kaloi edhe viti i ri dhe e hoqa mendjen nga ai djale . Rreth korrikut te vitit 2009 , nje mikja ime kishte hapur nje faqe ne facebook dhe une komentoja shpesh atje duke qene se punoja ne nje agjensi udhetimesh dhe tere kohen isha on-line. Disa dite filluam te flirtonim me komente me nje djale ,dhe un vendosa ti beja ftese. Ju betohem qe kur kam hapur fb deri me sot ,ka qene mashkulli i vetem qe i kam bere ftese. Sapo shoh fotografine, kisha ndjesine se e kisha pare diku. Kjo ndjesi u perforcua edhe me shume kur pashe tek te dhenat e tij se ishim nga i njejti qytet. Me shkruajti i pari dhe filluam te komunikonim .E mbaj mend si tani shprehjen time kur i thashe :Un se ku te kam pare, ku jeton ti, ku punon .Edhe ai filloi te me thoshte se eshte nga qyteti im dhe punonte te lokali X. Dhe un ja kthej :Edhe un kam bere ballon atje ,dhe fillova ti tregoja se me kish ngacmuar nje djale dhe mos ndoshta ai e njihte ,se une i kisha kerkuar nje shishe uje. Ai nuk me mbante mend, ndersa une po, mbante mend detajin e ujit. Si mund ta harroja esmerin tim ,me kemish te bardhe, kepuc dhe pantallona te zeza ?!! Pasi ma tregoi detajin e ujit dhe ai ,u binda qe ishte ai .Filloi te me thosh se me kish kerkuar ne mbremjen e shkolles ,atje ku klasa ime sish dhe me kishte prit te lokali .Madje me tha se kur un u nervozova qe me dergoi te shoket , i kishte porosit ai te mos me merrnin leke .Filluam te flisnim ne fb shpesh, madje ne krye te mesazhit me linte numrin . Une i thoja :Ti me mua ? Ske shance ! Pas rreth 4 muajsh pranova ta merrja ne telefon.Filluam te flisnim dhe me besoni ishte djali me i embel qe kisha njoh ! Pas 1 viti njohje e putha, dhe pas 2 vjetesh u bera e tij ! Festuam ditelindjen e tij ,festen tone te pare sebashku dhe un i bleva nje byrzylyk .Diten tjeter ai me kish blere mua, si shenje te lidhjes tone .Sot pas 6 vjetesh jemi ende bashke dhe se shpejti fejohemi .Familjet tona e kane marre vesh dhe jemi te lumtur .Vecse ai me kerkon 100 lekshin e ujit akoma ,ate qe i kam borxh dhe me perserit shpesh :Po tani kam shanse ?!! Kjo ishte historia ime .Ateher kur se pret gjithcka ndodh .Te dua zemer pafund . Jotja A.M te lutem vetem inicialetttt

Letra 26

Pershendetje! Po e prisja nje lloj konkursi te tille nga ju.Une mendoj se dashurite e bukura nuk eshte e thene te kene fund te lumtur dhe keshtu eshte dhe teksti im. Shpresoj te perzgjidhem, te pakten. Gjithe te mirat! Ate mbremje, kishte zgjedhur te shijonte e vetme nje gote vere te nen ngrohtesine e vatres se zjarrit. Ishim te dy ne te njejtin bar. Une ndjehesha me i lumturi ne toke qe kisha mundesine ta admiroja me teper se thjesht per nje cast. Tashme nuk ishte vetem nje perballje shkalleve te pallatit tek ajo nxitonte per ne rruge, apo nje pershendetje ne ashensor, apo nje shikim… Ate mbremje une po e veshtroja ne cdo detaj. Ne cdo levizje sensuale, ne cdo buzeqeshje, ne cdo perpelitje te syve dhe ne cdo melodi te zerit te saj une po gjeja rrahjet e zemres time. Isha i bindur, qe ishte kjo pamja qe do shihja cdo dite te jetes sime. Nuk e di nese ishte guxim apo cmenduri, por une I fola. Ju drejtova tavolines se saj. E pershendeta qetesisht dhe I kerkova nese mund ti bashkohesha tryezes. Fundja nuk isha teresisht i panjohur. Ne i kishim shkembyer ato pak caste. Ajo me pohoi me nje buzeqeshje dhe gjithcka rrodhi aq embel e natyrale, sa nuk mu desh te mbikujdesesha per ato qe thoja apo te shtiresha, sic kishte ndodhur deri ne ate mbremje me cdo vajze. Mu duk sikur e njihja prej nje shekulli ate mrekulli. Ne fund te mbremjes I premtuam njeri-tjetrit se do vazhdonim te shiheshim Dhe keshtu ndodhi. Castet e shkurtra, tashme ishin shnderruar ne kohe te vertete dhe cilesore te kaluar se bashku. Bisedonim per gjithcka. Ajo dukej plot jete dhe gjalleri. Ishte shume fisnike dhe e cilter. Kur kur nuk shiheshim, une mendoja vetem per te dhe per shkelqimin ne syte te saj. Ne ate kohe, mund te isha betuar se nese do te behej e imja nje dite, ne te dy nuk do ndaheshim me kurre. E ne te vertete, ajo u be e imja…U dashurova marrezisht me te. U be forca dhe dobesia ime, frika dhe guximi im, perhumbja dhe motivimi. U beme miq dhe te dashur, te pandare… E shihja cdo dite sa e bukur ishte, sa force kishte, sa ambicje per te ecur perpara dhe sa dashuri falte deri sa pak e nga pak secila nga keto po venitej. Nuk i mungonte buzeqeshja, por po venitej. Nuk ishte me Helena ime qe slodhej kurre. Dicka jo fort e mire po ndodhte, por ajo spo me tregonte. Madje as une spo e pyesja. Ndjeja tmerr kur mendoja per pergjigjet. Megjithate, une isha miku i saj me I mire dhe ajo duhet te me shprehej vet, pa I bere presion. Sme ishte dashur ta beja ndonjehere kete ne 6 vite. Gjendjen e saj e mora vesh me vone. Gjithcka ishte kaq tronditese. Mendova se nuk do mundja pa te. Ishte gjeja me e poshter, te shihje njeriun qe dashuroje,te degradonte, te shnderroheshe, te pesonte nje metamorfoze te paimagjinueshme. E pashe te bukuren time ne gjendjen e saj me te keqe. Isha prane saj ne cdo moment dhe kur ajo ulerinte qe te shkoja e te mos kthehesha. Nuk e kuptoja se si do ishte me mire ashtu. Si do te ishte me mire ta lija vetem. Si mund te donte ti largohesha perfundimisht, per ta kujtuar te bukur dhe te shendetshme. Shpresoj shume qe te pakten ti kem lene te kuptoj, se me shume se fizikun, une I dashurova shpirtin. E shijova cdo buzeqeshje te saj deri ne fund dhe sdo tia kasha falur vetes nese sdo ta beja. E kaluam cdo moment bashke, te mire dhe te keq. E bera timen, e dashurova dhe e adhurova. E coptova shpirtin ne njemije pjese, nga nje pjese ne cdo situate te rende per te. E shkaterrova veten pas ikjes se saj, por e doja dhe e dua. Ajo eshte kujtimi me I bukur per mua. Nje kujtim qe sme sjell trishtim, por vetem lumturi, nje gezim mbitokesor qe sdo e nderroja me gjithe pasurite e tokes. E kam larg, por e ndjej cdo dite prane. Flas me te nepermjet shpirtit dhe e pres cdo mbremje ne barin tone…Helenen time!

Letra 27

Pershendetje Anabel! Kjo histori qe do pershkruaj une nuk eshte e ndo1 telenovele te famshme apo e ndo1 filmi romantik por eshte thjesht historia e dy njerezve te thjeshte dashuria e te cileve i mbijetoi grindjeve,perplasjeve,mosmarreveshjeje,njerezve dhe mbi te gjitha i mbijetoi kohes.Po tregoj si u njohem me kete rast...Cdo gje nisi ne kohen kur hormonet nk pyesin,pra ne adoleshence.Isha vetem 15 vjec ate dite kur pashe nje djale tek perplasi koken ne nje tende ne mes te rruges dhe beri nje fytyre aq qesharake sa un nk munda ta mbaja te qeshuren.Nk e di nqs qesha me shume me faktin qe dikush perplasi koken apo me zhurmen e madhe qe u krijua nga ajo perplasje.Nejse ms ta zgjas,ky eshte personi x te cilin do te flas.Sa e cuditshme eshte jeta apo jo? Shpeshhere gjerat qe ndodhin brenda pak castesh kane aftesine te te ndryshojne jeten ashtu sic ndodhi dhe me timen.Nk po e tregoj si,ku,kur ndodhi por thjesht po them qe kishim filluar te flisnim.Gjate rrjedhes,mesuam se kishim edhe shoqeri te perbashket.Dilnim te gjithe se bashku,argetoheshim por asnjeher nk guxonim te flisnim per ate qe ishte duke ndodhur mes nesh.Nfakt as ne vet nk e dinim se ca ishte,se ca po ndodhte po gjithsesi 1 gje ishte e qarte:po e shijonim ne maximum ate 'dicka'.Une mund te them me plot goje qe jam 1 tip i veshtire,paksa 'e eger',e mbyllyr ne vetvete ose me sakt isha sps nga ai njeri mesova te jem njeri me i mir,me i dashur.E dini? Sikur te kalonte 1 dite pa folur me te me mungonte jasht mase.Me dukej sikur 1 copez nga vetja ime nk e kzistonte me,me mungonte sic mund ti mungoje dielli nje bime,si nje batanije ne mes te janarit.Kete te fundit te gjithe e keni provuar besoj dhe e kuptoni sa shume ia kisha nevojen atij njeriu.Koha kalonte, ne flisnim thjesht si 'shoke' dhe kjo gje mua po me gerryente pak nga pak.Nuk e doja si shok por as te merja nismen e para per tu shprehur nk doja sepse krenaria ime ishte tepr e madhe per ta bere 1 gje te tille.E dija qe e dhe ai ndiente te njejten gje per mua por thjesht me vinte inat pse nk fliste hapur,Me ne fund edhe kjo gje ndodhi por si ndodhi do thoni ju? Ne nje menyre qe as1 femer nuk do i rezistonte pergjigjes 'po'.Kishte kaluar plot 1 vit e gjysme dhe ishte pikerisht dita e famshme e Shen Valentinit.U zgjova si zakonisht ate mengjes, me turinj te varur dhe duke iu lutur mamit edhe per 5 min te tjera gjumi .Shkova ne shkolle dhe si zakonisht takova shoqen e ngushte.Biseduam pak dhe ne fakt vura re qe ishte me "ne qejf" se zakonisht pasi le ta themi mes nesh,shoqja ime nuk para buzeqesh kollaj(megjithate une e dua shume).Pasi mabruam se foluri kjo u nis per ne klase para meje dhe sec beri ca shenja te cuditshme me disa nxenes te tjere.Nejse nk i kushtova shume rendesi.Erdhi ora e pushimit dhe une u takova me A,djalin ne fjale.Biseduam pak dhe me tha qe do shkonte diku po vendin nuk ma tha.Nervat e mia nk mbaheshin ne ato momente pasi doja qe cdo gje qe bente ai sesben ta dija dhe une pvarsisht se skisha as1 tdrejte sps ne fund tfundit ne nk ishim asgje(kjo e fundit me acaronte shum).Si perfundim A u largua dhe une me disa shoqe u kthyem per ne klase.Cdo gje ishte gati.Kishin pergatittur cdo gje me detaje dhe e dinin qe une shkoj ne klase perpara te tjereve.Ngjis shkallet me 1 fryme (as vet se di pse e bej ket gje) dhe hap deren.Ne ato momente ngrivaa...nje buqete e stermadhe me lule qendronte para meje e cila pas pak sek filloi te levizte.Po,po te levizte! mendova me vete ''qekur lulet kane kembe''? Dhe pergijigja erdhi si me magji kur nga ajo buqete doli ajo fytyra e bukur e zeshkanit tim ,A. Nuk dija cfare te beja ta perqafoja ,ta puthja apo ta lija te vazhdonte ate qe kishte nisur?Si perfundim vendosa ta lija te shprehej se cdonte te thoshte me ato lule edhe pse ne mendjen time e kisha krijuar 1 ide.Ai ne fakt po dridhej,nk po nxirrte as1 fjale nga goja por thjsht me veshtronte ne sy ssikur te thoshte 'me ndihmo'.Fjala e pare qe me erdhi ne mendje ishte 'po'. Po-i thashe,-dua te jem e dashura jote.Ai mori fryme i lehtesuar dhe me 1 buzeqeshje gjigande me perqafoi dhe me ne fund e nxori nje fjali nga goja:'faleminderit qe ma bere me te lehte'.Pas sh puthjesh e perqafimesh ai u largua nga klasa ime pasi ekzistonte dhe ai turpi se mos merrej vesh kjo gje nga ndo1 mesues.Mos ta zgjasim shume ,qe nga jo dite e sot ne jemi bashke.E dua shum ate njeri sepse deri ne momentin qe takova ate nuk e dija qe ekzistonin djem simpatike e te sjellshem gjithashtu,e dua sepse nk merzitet kur i prish gjumin e te dielave,kur i shkaterroj floket,kur e acaroj pa arsye,nuk ankohet nga gatimet e mia pa kripe,nuk acarohet edhe kur bertas kot pa arsye.E dua sepse me do dhe e di qe ai eshte njeriu i duhur,dashuria ime e pare dhe e vetmja.Shen Valentini nuk eshte vetem ajo dite qe eshte per gjithe boten,por edhe dita qe mabrt kujtimin me te bukur te jetes sime. (u mundova ti bija sa me shkurt dhe flm nqs e poston anabel) se desh harrova pa thene me te rendesishmen ..moralistat le ta bejne pushim sot se sbehet kiameti. anonim sigurisht

Letra 28

Ai eshte dashuria dhe gezimi me I madh I jetes sime. Falenderoj zotin qe ekziston dhe qe eshte me mua. Atij, shpirtit te shpirtit tim dua ti them faleminderit qe do te jesh gjithmone me mua… Shpesh kam shkruar dhe perjetimet e emocionet e mia I kam hedhur ne leter, por ajo qe ne ndjejme nuk ka asnje fjale qe mund ta pershkruaje. Une jam e bukura, e embla dhe e dashura e tij e zemres. Ai eshte dashuria ime e pare. Rruget tona u kryqezuan rastesisht per te qene perjetesisht bashke. Pasioni yne per televizionin eshte emeruesi yne I perbashket. Kemi qare, qeshur e jemi dashuruar shume ne sy te kamerave e studiove televizive. Gjithshka nisi si nje loje. Une isha nje 16 vjecare adoleshente me pak experience ne dashuri ndersa ai ishte 28 vjec dhe me nje histori te dhimbshme qe e sigurisht e kishte bere te mos besonte shume shpejt. Ai ishte kolegu I cili shpesh me qortonte dhe ishin te pakta rastet kur ne zgjidhnim me deshire te pinim nje kafe me njeri tjetrin. Ai ishte shume I zoti, shume korrekt dhe shume I perkushtuar ndaj punes ndersa une nje vajze e emocionuar shume qe kishte realizuar endrren e saj, te prekte boten e televizionit. Dilnim here pas here dhe nisem te frekuentonim njeri tjetrin.Pasi ne u njohem me shume kafet zgjasin aq shume saqe gjithmone me binte telefoni qe te me kujtonte se duhet te kthehesha ne shtepi. Qendronim me ore te tera duke biseduar. Ai me tregonte per jeten e tij, per studimet jashte shqiperise, per jeten ne tirane per gjera qe une si kasha pare dhe degjuar. E une me ciltersine time e bera pjese te diteve dhe jetes sime. Pas disa muajsh emocioni me I madh ishte te shkoja ne pune te takohesha me te, ta shihja perballe meje ishin motivi I dites sime. Zgjohesha dhe flija me fytyren e tij. Ishte data 5 maj 2010 kur ne startuam mardhenien tone ti dy te dashuruar. Gjithcka ishte me e bukur, te dy rrezatonim dashuri. Duke qene ne te njejten pune kalonim shume ore bashke dhe u beme te pandare me njeri tjetrin. Periudha me e bukur ka qene ajo kur askush se dinte mardhenien tone dhe ne mezi prisnim te mbeteshim vete per te shkembyer puthje dhe perqafime. Eh sa nostagji. Koha kalonte dhe ashtu sikur momente te bukura kemi pasur edhe ne ulje ngritjet tona. Jemi zene, por zenkat tona nuk zgjasnin shume pasi te dyve na copetohej zemra kur shihnim njeri tjetrin ne sy dhe smundeshim te perqafoheshim, smund te ishim nje. Kur une u zhvendosa per studime ne kryeqytet asgje nuk ndryshoi. Ai kurre nuk u be pengese ne planet e mia, por vetem mbeshtetje. Nuk I harroj mbremjet tona te vona ne skype dhe telefon. E asnjehere nuk do I shkeputen kujtimeve te mia edhe arratisjet per dite te tera nga shkolla per te qendruar me ne nje dhome te vogel hoteli, ku koha kalonte pa u ndjere. Ai u shnderrua ne gjithcka per mua sepse kurr nuk e ndrydhi vajzen e cilter dhe te dashur qe ishte brenda meje por I dha krahe te fluturonte dhe te behem kjo qe jam sot. Ai nuk me la ne balte kur ne shtepine time gjerat moren te tatepjete. Ai u be perqafimi me I ngrohte kur une kisha nevoje. Ai tashme eshte pjese e pandare e diteve te mia. Ne jemi tashme te fejuar, dhe kudo jemi bashke. Dashuria jone I rezitoi skepticizmave te te gjitheve per diferencen e moshes. Zoti na krijoi per te qene bashke dhe per kete nuk kemi pike dyshimi. Jemi shume te lumtur dhe jam e bindur qe ai eshte zgjedhja me e mire qe kam bere ne jete. Falenderoj zotin qe ne jeten time solli nje engjell. Do te jem njeriu me I lumtur ne bote kur te vishem me te bardha dhe te shkoj drejt altarit me te. Te dua jeta ime.

 

Letra 29

Mimbrema Anabel Gjithmone imagjinoja per 'Ate', njeriun e jetes sime dhe menyren se si mund ta njihja, por asnjehere nuk imagjinova dot te sakten. Ndoshta sepse kur e njoha ate dite ishte nje moment i paimagjinueshem ose 'once in a lifetime' sic i themi ne te dy... Ishte muaji shkurt i vitit 2012. Per mua ishte sezoni i pare i universitetit e kisha hyre ne nje territor te panjohur e isha akoma ne proces pershtatjeje. Sapo kisha dhene nje provim ate dite dhe kisha vendosur qe pjesen tjeter te saj te mos beja asgje vecse te ecja rrugeve te Tiranes, pa askend tjeter. Kisha veshur nje kapuc ngjyre gri, pallto te zeze e cila fshihte ne ngjyren e saj kushedi sa e sa njolla kafeje turke qe un merrja me vete ne biblioteken e universitetit per te studiuar e cdo dite e derdhja nga pak. Ndoshta nga stresi i provimeve...ose ndoshta nga parandjenja e asaj qe do t'me ndodhte ate muaj... Nga i ftohti kisha marre dhe nje pale dorashka te zeza te kombinuara me cizmet e se njejtes ngjyre. Nuk me kishte kaluar ende ajo faza e metalares dhe e rock-ut edhe pse gjimnazi tashme kishte muaj qe kishte perfunduar, e mbremja e matures nuk ngjallte me te njejtin e mocion kur me vinte ndermend. Preferoja te ecja ne rruget qe pergjate tyre kishin peme te larta, me trungje te trashe e tek tuk ndonje gjethe qe vjeshta e kish harruar mbas. Dielli kishte pak qe kishte perenduar e mbas atyre oreve qe ecja, duhej patjeter te kthehesha ne shtepi. Arrita tek Pedonalja dhe mbasi pemet e larta mbaruan vendosa te shikoja poshte e jo me drejt kororave te pemeve. Ne njeren prej dritave te pedonales vura re nje qindarke 5-lekeshe e cila qendronte ne mes te drites duke krijuar nje lloj hijeje ne qender te saj. Dikur kisha degjuar qe kur gjen nje 5-lekesh eshte fat! Mendova per fatin qe me duhej per provimin qe kisha dhene ate dite dhe duke u ulur poshte, shpejt hoqa dorashken e dores se djathte dhe e zgjata drejt qindarkes. Por nuk isha vetem une ajo qe kishte degjuar kete legjende... Ne momentin qe une do e prekja, shoh nje dore mashkullore qe ben te njejten gje dhe gishtat tane preken DUKE LESHUAR ELEKTRICITET! Une u tremba, u shokova e u trondita aq shume saqe u rrezova mbrapsht me prapanice.Auchhhh Dorashka qe hoqa me fluturoi ne ajer e ra ne nje pellg te vockel qe kishte krijuar shiu i nje dite me pare, dhe per pune sekondash e merr ajo dore mashkullore dhe dora tjeter vjen drejt meje per t'me ndihmuar te ngrihesha. Nuk e doja me veten! Elekriciteti qe me pershkoi gishtin e me pas trupin me beri te harroj per nje moment dhembjen e prapanices. Vendosa t'ja pranoja doren sepse e vetme nuk mund te ngrihesha, por kur u ngrita c'te shoh? Dy sy kafe, nje hunde perfekte e nje buzeqeshje me te bardhe se ate te reklamave. Kisha pare gjithe kohes doren mashkullore, por vetem tani po shihja fytyren. -Zonjushe, nqs do e dija qe kjo monedhe fati do t'ju kishte rrezuar atehere do e kisha marre vetem per tjua dhene juve! (Une me vete: ca thot ky mo) U perkul per te marre monedhen e ma vendosi ne doren pa dorashke. Duart tona u preken perseri, por kete rradhe pa elektricitet... Me lejon te te ftoj per nje kafe,-me tha, nderkohe presim te thahet dorashka, eshte shume ftohte qe ti te levizesh me duart keshtu? Une pranova dhe ka qene gjeja me e duhur qe kam bere. U ulem ne nje lokal aty prane dhe te dy porositem kafe edhe pse ishte pak vone. - Mua me pelqen me teper kafja turke, me tha- madje edhe tani qe po pijme ekspres me duket sikur ndjej aromen e nje kafeje turke. Aty u kujtova per njollat e kafes ne pallton time qe kamufloheshin ne ngjyren e saj te erret. Me pelqen edhe mua, ja ktheva. Ndenjem aty tre ore, folem per jashtezakonisht shume gjera, zbuluam shume te perbashketa tonat (pervec kafes turke), shkembyem numrat e celularit e qe atehere jemi bere te pandashem. Ai eshte emocioni i jetes sime, rastesia me e bukur dhe ate monedhe une e mbaj ne portofol si fatsjelles. Kemi vendosur qe kur te martohemi mbas disa vitesh, metalin e asaj monedhe ta bashkojme disi me ate te unazave te marteses. Kjo eshte historia jone, e dhimbjes sime te fundshpines dhe e asaj dite acari dhe elekriciteti. Ju pershendes dhe Anabel te lutem anonym

Letra 30

Pershendetje Anabel, Jam shume e lumtur qe per here te pare ne faqen tuaj do te flas per dashurine time.. Dashuri e cila me shtyn te jem nje person me I mire per veten, per Ate dhe ne te ardhmen per familjen tone.. Kjo dashuri nuk ishte me shikim te pare , por me degjim te pare. Mund te imagjinoj shprehite tuaja ne keto momente :”cfare po thote kjo ?”. Ja ja u shpjegoj une. Shoqja ime e ngushte kishte nje shoqeri te madhe me nje koleg te saj. Teksa dilnin ai I tregonte per vellain e tij. Teksa ai tregonte per tipin e vellain te tij , shoqja ime na krijonte ne te dyve ne mendjen e saj si nje cift perfekt. Me tregoj kete gje njehere por nuk eshte se tregova ndonje interes per nje person qe as qe e dinte se une ekzistoja. Por pas shume kohesh u perserit I njejti muhabet. Ne te dy frekuentonim te njejtat vende dhe evente por fati deri ate dite skishte dashur te na takonte. Sec pata nje ndjesi ndryshe kete here. Une, ajo vajza qe gjithnje,por gjithnje ama thoja qe mashkulli duhet ta bej hapin e pare ne te tilla momente , bera komplet te kunderten : e kontaktova vete e para. Dhe sot them qe eshte gjeja me me vlere qe kam bere. Instikti I nje gaforreje kurre nuk gabon! Ne rrjedhe kronologjike ndodhen keto ngjarje : Takimi I pare : “Eshte kaq I bukur mendova kur e pashe dhe nje heshtje e tmerrshme na perfshiu te dyve. Zgjati vetem 30 minuta. Takimi I dyte : Cuditerisht zgjati 3 ore. Nuk na u mbyll goja asnje sekonde. Takimi I trete : Thame mirupafshim, pasi do largohej nga Shqiperia per 5 muaj. 5 muaj fantastik njohjeje ama edhe pse larg. Flisnim cdo cast. Tregonim cdo gje. Shfaqnim nje interes te pazakonte per njeri tjetrin. Surprizonim njeri tjetrin cdo moment. Dergonim video te shkurtra gjate dites, si psh kur sapo zgjoheshim dhe te dy shperfytyroheshim nga gjumi dhe ngjanim si japonez bucko. Video gjate kohes qe gatuanim , qe pastronim shtepine ,qe beheshim gati per te dal ne darke , video gjate festave te ndryshme , kur I dedikonim kenge apo mesazhe njeri tjetrit. Frymezonim dhe mbeshtesnim njeri tjetrin dhe pse ishim mijera kilomentra larg. Dhe erdhi momenti qe keto mijera kilometra u shnderruan ne milimetra larg. Ne te dy,, ne te dy jemi shume po shume te cmendur.. shume te sinqerte, shume kokeforte, xheloz, nevrik, romantik, mbeshtetes te njeri tjetrit dhe surprizues. Festojme cdo feste se bashku. Edhe nese nuk ka festa , I krijojme vete. Jemi ne qe dalim neper Tirane dhe bejme si turista. Ne qe futemi ne pafund dyqane provojme gjera pafund dhe pse ka raste qe skemi asnje leke ne xhep per ti blere. Ne qe kercejme dhe kendojme si te cmendur pa pushim , kur na kap adrenalina e momentit. Une qe emocionohem pafund kur ai ngjitet ne skene dhe luan muzike ne clubet e tiranes, heq dhe takat se mos rrezohem nga euforia e momentit. Ne qe ecim gjithmone duke I mbajtur doren njeri tjetrit. Ne qe edhe pse kemi cadra me vete preferojme te lagemi nga shiu . Ne qe kur fillojme te gatuajme, nje Zot e di sesi do dal ajo gjella ne fund. Ne qe teksa lahemi se bashku , ai qe me puth dhe une kaloj ujin nga I ftohti , sepse ai e ka vdekje, ehh ajo pamja qe merr fytyra e tij ne ato momente eshte kaq e vecante… e perserise kete gje shume here derisa acarohet dhe merr shampon dhe me ben gjithe fytyren me shkumbe. Ne qe skemi pare asnje film se bashku nga fillimi deri ne fund. Ne qe kur bertasim na kap e qeshura dhe harrojme se per cfare po debatonim. Ne qe nuk kalojne 2 dite pa u takuar. Ne qe para pak kohesh festuam 1 vjetorin tone se bashku. E filluam me nje darke ne breg te detit dhe e mbyllem duke u lare ne det ne oren 2 te nates. Eh sa I ftohte ishte uji…na dridheshin dhembet pafund. Dhe vetem te qeshurat na ngrohen ne ato momente. Ne qe trembim njeri tjetrin ne shtepi . Ai qe qeshi me lot kur une u rrezova ne shtepi dhe pushoj kur une fillova te qaja nga dhimbjet. “O e llastuara ime , he se ska gje! Do vetem vemendjen time ti , e di une!“- me tha. Ju betohem, edhe sot ,pas 4 ditesh nga rreshqitja , me dhemb syri, por jo sme beson, me pergjigjet “Boll se te kam mesuar keq me llastime!”….Si ben e.. a thua se cfare I kerkova, vetem sa te lante enet. Eshte Ai qe eshte rritur ne nje shtet te huaj dhe nuk e flet gjuhen shqipe shume mire dhe qesh me lot me reagimet e tij per fjale qe si ka degjuar me pare. Nje dite me tha : “Erdha vetem per te shofur buzeqeshjen tende….” Dhe une qe thjesht fillova duke qeshur me te madhe dhe spo mund te ndaloja… Dhe qe I pergjigjem “ Erdha vetem per te pare buzeqeshjen tende,,c’eshte kjo shofur ! Hera e pare qe me ndenji serioz per 3 minuta pa pushim. Haha Fale tij jam shume e lumtur. Fale tij ndihem e plotesuar. Nuk ndihem kurre vetem. Me mbush me puthje e dashuri cdo dite. Me llaston. Me flet kur mendon se gaboj. Komunikimi eshte gjeja me e rendesishme ne lidhjen tone, pas dashurise. Flasim per cdo gje.. per ore me rradhe. Perpiqem qe cdo dite tja tregoj rendesine qe ka tek une.. Ai eshte shume I rendesishem tek une si person dhe gjithnje e tregojme sesa te lumtur jemi prane njeri tjetrit. Te dua shume jeta ime.. Edhe 1… Ndodhia e fundit : Po prisnim nje pergjigje nga nje club per te luajtur ai aty si dj. Dhe e pyes nese I kane kthyer pergjigje. Me thote :”Fola por lajme negative…..Do me kesh ter kohes jashte kte dimer! :D” Dhe halli im eshte ky moj Anabel.. Si tja bej kesaj xhelozise time tani? Apo thuaj te pakten jane te veshura neper clube ne dimer, e jo vetem me bikini.. ! Nejse Nejse do gjej nje zgjidhje dhe per kete hall.

Letra 31

Cdo histori dashurie eshte si nje dhurate e bukur qe personazhet kryesore i bejne zemres se njeri tjetrit ... E imja filloj para 2 vjeteve gjate universitetit. Studioj ne Tr bashke me te dashurin tim per te njejten dege . Viteve te para te shkolles ishim shok te ngusht dhe kur dilnim si grup me shoqerine asnjehere se kam pare me nje sy tjeter . Kuptohet kjo ishte reciproke as ai mua. Takoheshim shpesh per te shkembyer ide per projekte . Ishte bukur ti kaloje mbasditet duke bere xhiro pedonales , me shiun qe na shoqeronte dhe ato dritat e bukura qe i ndriconin pemet duke u dhene jete . Shkonim shikonim filma ne kinema dhe kuptohej qe ajo do pasohej me nje shetitje (qe do ishte aq e ngadalt sa dhe nje breshke do na kishte kaluar e do ishte kthyer prap qe te na jepte nje dore ) Ne shkolle do uleshim bashke , mbasditeve shetitjet dhe fundjavave kur nuk kthehesha ne qytetin time shkonim ne keto party qe organizohen . Kaluan disa muaj nje dit po rrin te shkallet e pallatit tim kur ai me thote qe kishte ndjenja per mua . Edhe une si vajze qe jam ja kthej te kam shok te ngusht ,me pak fjale friendzone ( marr nga 9gag) . Daljet tona u rralluan dhe ato here qe dilnim ai do me perqafonte fort dhe do me thoshe sa xhan me kishte. Per mua ishim thjesht shok por per te jo , si te the fault in our stars. E mos ta zgjasim rrugen e gjate qe duhej te bente derisa te vinte puthja e pare po e zbuloj tani. Nje mbremje i telefonoj mund te vish te me shoqerosh deri ne shtepi se jam vetem . Se mos mendoni se kishte makine jo thjesht nje pal kemb modeste si te gjithe. Edhe ate nate te bukur marsi , nen driten e henes se plot dhe shoqerine e nje tufe me qen qe ziheshin pak me tutje ..... Ai me puthi. E une qe them : Mendoja se puthje me mire por emocionet paskan bere punen e tyre. U skuq dhe na inati tha: Kam puth me te mira se ty e nuk jane ankuar . E teprova mesa duket se ishte dhe puthja e pare . Mqs u zgjata kaq shume me para lidhjen po vazhdoj me pas lidhjen. Te dy si tipa jemi shakaxhinj por kur zihemi spara i marrim me humore gjerat . Une e kam me te thjesht se bej nje fytyre engjellore dy pika lot dhe u harrua. Nje here mbaj mend u zume shume keq , faj ishte i imi . E mqs e kisha une, fika telefonin e fjeta gjume . Ai qe i binte dritares me gur t vegjel se dera ishte me citofon dhe sja hapte njeri . Aty na ora 1 me doli gjumi bukurise mua dhe pastaj i hap deren. Nje here tjeter , ku po me thoshe qe ishte me i bukur se une dhe une qe ndaloj nje grua ne rruge dhe e pyes kush eshte me i bukuri ? Ajo qe ja keput jeni si vella e moter ... ( Poker face ) Shyqyr thuaj qe nderrova lagje e sjam me aty se kemi lene nam. Dhe ja ku jemi sot pas 2 vjetesh me te rritur , me te dashuruar me njeri tjetrin. Kemi kaluar kaq shume dite te bukura bashke . E kjo eshte me rendesishmja , jemi aty per njeri tjetrin. Si kur jam semur une qe me merr te shtepija e tij qe ta kete me te lehte te kujdeset per mua , si dhe kur kalojme ato ditet e pushimeve bashke qe zihemi ne mes te plazhit se pse ai shikonte ndonje femer . Nga keto tipet qe gjykojne ne fb dhe ne plazh jane shumicen e kohes me floket e shtrir dhe rrine ne buze te detit me cigare ne dore sikur jane ne kafe . Shume njerez e kane njohur dashurine e tyre ne shkolle te mesme por sipas mendimit tim personal mendoj se pasi kalon 18 vj eshte koha e duhur. Kjo sepse je me i lire si per te njohur veten duke mos qene ne trysnin e prinderve dhe njerzit ca do thone , por edhe sepse je me i rritur per te dashuruar . Jo si te 50 hijet ose telenovelat turke (ku ndonje do vdes) por nje dashuri te embel , te bukur qe te te perfshije me nje perde lumturie gjithcka rreth teje... Flm qe harxhuat kohen tuaj per ta lexuar.

Letra 32

Historia jone e dashurise nuk ka nisur me nje propozim buze detit, apo me tentativa te panumerta nga ana e tij. Jo! U njohem ne pune dhe fillimisht nuk me terhoqi, me dukej karagjoz dhe nuk i permbushte pritshmerite e mia..nuk i ngjasonte princit te thurrur ne endrrat e mia... Por ja qe e kunderta te terheq..padashje kap veten duke menduar per te dhe cuditesh. Isha une, ajo romantikja e thekur qe papritur nisa te behesha xheloze per te. Muajt e pare ishin me te veshtiret per mua. Ne lidhjen tone nuk kane munguar genjeshtrat e fillimit dhe xhelozite, nuk kane munguar as letrat e dashurise qe me ka shkruar ngaqe e di se sa romantike dhe e ndjeshme jam. Tashme jemi bashke prej me shume se dy vjetesh. Te qenit paksa "Tatjane" me ka ndihmuar. Tani bashkejetojme. Eshte nje cast i preferuar i imi kur ai vjen ne shtepi dhe troket (pavaresisht se e ka celsin) sepse do qe t'ia hap deren une dhe pastaj me pushton, me puth dhe qeshim. E dashuroj kete cast, e dashuroj ate. Zihemi per budallalleqe, "pse mos hame buke ketu", "ule zerin e tv se me cmende" etj. Me ndihmon ne punet e shtepise, lan enet apo pastron, per te me ndihmuar. Aq sa bejme si Tomi & Jerry" aq edhe si "Romeo & Giulietta". Uroj cdo dite ta duam dhe kuptojme njeri-tjetrin, t'i tregojme njeri-tjetrit si ia kaluam ne pune, te shikojme filma deri vone sebashku, te rritemi dhe forcojme ndjenjen qe na bashkon.

Letra 33

Sot qe flas kam 6 vite e dashuruar. U pame per here te pare ne nje kafe te perbashket ku syte tane u puqen dhe ngrine per disa caste. Ishte nje terheqje e ndersjellte dhe me teper per aventure, doli ndryshe. U njohem ne moshen 18 vjec... te rinj. Na u desh te pershtateshim me njeri tjetrin dhe kaluam shume veshtirsi, psiguri ndjenjash, zenka te cilat kalon shpejt... nuk flinim asnje nate pa u pajtuar. Komunikimi ishte gjithnje i vazhdueshem dhe pse mundesia e takimeve te fshehta pa e ditur familja ime ishte adrelanlina e vertete. Cmenduri bera per dashurine dhe vazhdoj te bej. Nuk di si ta pershktuaj si me ben ai te ndihem...me ben te ndjej gjithcka qe mund te ndihet, here lumturi here trishtim, mall, gezim, lot, inat, xhelozi.. Ai eshte ai te cilit si them dot jo.. Sot jemi te fejuar... dhe fejesa jone po deshton sepse muhabetet familjare kan ndikuar shume. Dashuria eshte dhimbje, trishtim, humbje, perulje, sakrifice... per nje copez lumturi qe te duket unike.

Letra 34

Me vjen keq ta quaj dashuri kete tonen sepse me duket kaq pak, sepse ne perfaqesonte shume me teper se aq! Ne te dy ishim dy anet e kunderta te se njejtes medalje, ai rock une balada te Adele, une ajo qe ecte me plan, ai qe nuk dinte as ku kalonte naten, une adhuruese librash ai alergjik i tyre, une qe ecja me fraza te Shekspirit ai qe ecte me pasion e mendonim ndryshe dashurine, une larg nje tipi harrakat si ai dhe ai larg nje vajze te mire si une. Ishim po aq te ndryshem dhe ne pamje, une 1.70, syjeshil ne kaf, brune ai 1.90, bjond syblu me grimca jeshilleku. Une kisha nje vit qe jetoja ne Londer per shkak te studimeve per drejtesi ndersa ai nje shqiptar i lindur dhe rritur atje, student i mjekesise, mbi mestaren, por prisni mos e admironi kaq shpejt. E dini si u njohem? Teksa ai po perpiqej te me vidhte makinen, po mesa duket zoterise i duhej nje makine per ate mbremje pasi te veten e kishte perplasur dhe prinderit nuk pranonin t'ia rregullonin me. Ne nje moment inati harroj dhe i flas shqip duke e share, ai pastaj merr zemer dhe me nje shqipe me theks te adhurueshem britanik ma kthen "faleminderit" . Pasi debatoj pak me te gjysme shqip gjysme anglisht zoteria ma ben te qarte se makinen do ta merrte me patjeter dhe do ma kthente ne mengjes dhe se kete plan kishte pasur qe ne fillim prandaj nuk kisha rruge tjeter ose ti besoja ose te ikja me te. Nxorra telefonin ti telefonoja policise, kot une se nuk kisha bateri me ishte fikur qe pasdite por as atehere nuk u zmbraps pra nuk me mbeti gje tjeter vecse te ikja me te! Dhe e dini ku perfundoi makina ime qe akoma nuk i kisha paguar kredine? Garant per nje gare me makina. Po, ai ia la nje burri afro-amerikan bashke me nje shume parash dhe pa iu dridhur qerpiku e la aty pavaresisht kundershtimeve te mia. Me terhoqi nga krahu dhe me tha te hipja ne nje makine sportive, me vuri kasken dhe rripin e sigurimit dhe i dha gaz, gara filloi dhe une pse te genjej nisa te qaj, qaja sa per makinen, sa per faktin qe mund te vdisja me dike qe as emrin nuk i dija. Gara mbaroi, dolem te paret dhe per kete ai mori goxha para, por mua shpirti ne vend me erdhi vetem kur me kthyen makinen. Pretendoja te me jepte celesat dhe te ikte por Z.Cudia u ul ne sedilje si pa te keq dhe po priste ta ndizja "nuk besoj ta kesh bezdi te vij me ty"? me pyeti shqip "Po, e kam" "Mrekulli, jepi ngadale" tha dhe u rehatua ne sedilje Gjate rruges ndaluam ne nje fast-food dhe qe aty jeta ime por edhe e tij ndryshoi, dilnim shpesh dhe per 6 muaj kemi levizur me makinen time dhe na kapte e qeshura sa here ndodhte kjo gje. Por me te u transformova, ai me beri femer, le te themi qe me devijoi pak dhe nga rruga e Zotit , i kam akoma fotot kur ishim dru te dy megjithese ka ndodhur vetem 5 here, e mbaj mend heren e pare kur me dha nje cigare desh u mbyta apo kur u bera tap per here te pare ai me ka bere presion me filmimet e asaj nate per nje kohe te gjate . Ne kishim nje dashuri te cmendur, nga ata tipiket e librave best-seller dhe per kete falenderoj vetem ate, e falenderoj per cdo kujtim qe la tek une, cdo sekonde te jetuar prane tij, e falenderoj qe me deshi. Por sic thone "dashurite e medha nuk veshin fustan nuserie" dhe une nuk do vesh kurre fustan nuserie e jo per fajin tend Aleks por te dikujt atje lart planin e te cilit nuk e kam kuptuar ende. Ishte fund Maji kur ai dhe familja e tij do vinin per nje jave ne Shqiperi per shkak te marteses se nje kusherire te tij, une nuk munda te shkoj sepse sapo ishim shperngulur sebashku ne nje shtepi te re por edhe per disa vonesa ne dokumente, kishin kaluar 3 dite te ikjes ku komumikimi ishte i vazhdueshem kur pas dyshhmeve bej nje test shtatezanie i cili rezulton pozitiv, u cmenda nga gezmi doja t'ia thoja menjehere por pastaj mendova t'ia them kur e vinte ketu, nuk ishte lajm per ne telefon ky, te nesermen bera vizite tek nje gjinekolog qe ma konfirmoi ardhjen e nje bekimi ne jeten tone.Duheshin dhe tre dite qe te kthehej dhe une numeroja minutat, 7 ditet kaluan dhe nuk e di pse ate dite ndihesha per dreq, e kisha gdhire me endrra te keqija dhe me merrej fryma, e kisha ndjere qe jeta ime do merrte kthese te menjehershme kur te me telefononin per te me thene qe ai ishte aksidenttr dhe kishte vdekur ne vend. Mu shemb bota mbi koke! Nuk dua te flas per dhimbjen qe ndjeva dhe qe akoma ndjej, une nuk fle me naten, qaj por me duhet te behem e forte per engjellin qe mbaj ne bark ekzistencen e se ciles ai nuk e mori vesh kurre, jo ne kete jete te pakten. Aleksia eshte 4 muajshe tani dhe e them me sinqeritet qe po te mos ishte ajo as une nuk do te isha me. Ne perjetesi te dua. Une.

Letra 35

Pershendetje Anabel, Dua te flas dhe un per ndjenjen me te mrekullueshme qe ekziston.Dhe ja si nisi historia jone... Fillimisht nga prezantim I mundesuar nga nje mikja jone te ciles I jam kaq shum mirenjohese, me pas ne nje kafene ku e beri te marrosur pas tij kete vajze aq sa po shkruan nje leter publike sot Si cdo lidhje fillimi ishte kaq I veshtir, saqe pati dhe ndarje per rreth 2 muaj.Por dy shpirtra qe duhen jan te destinuar te qendrojne bashk. Dhe ashtu bashk I beme ball problemeve, I treguam ishi-t te tij qe ishte koha te largohej dhe tmos na bezdiste me.Sot mardhenia jone esht per tu patur zili, tashme familjet tona kane filluar te njihen. Ai esht buzqeshja ime dhe un buzeqeshja atij. Aww vetem te na shihni bashke , vetem qeshim pafund dhe sillemi si dy beba Dalim pafund, kudo qe shkojm jemi bashk, e pra ashtu esht nuk shqitemi fare nga njeri tjetri Sa per historite tona uhhh s' mbarojn ndonjihere me mir spo flas se ju lodh ti lexoni Falenderoj zotin qe kam perkrah nje njeri si ai, ndihem vajza me me fat qe ka ber per vete nje zemer si e tija. Uroj qe deri ne fund te jetes sime te me shoqeroje kjo ndjenje qe te ben te fluturosh dhe pa patur nevoje per krahe.Dhe ju Anabel keni zgjedhur nje dite kaq te vecant per te folur per dashurine , sepse sot ne bejm 3 vite e 3 muaj dhe dua ti them : Gezuar permujorin zemer ! Ne djall anonimiteti INDRITI & XHOI

Letra 36

E nëse të mungoj , Kërkomë ! Seriozisht më duket sikur po i shkruaj një të vdekuri , sepse kam muaj që s‘kam lajme prej teje . Më duket sikur loti që grric faqen time qesh dehurazi dhe meqënëse i dehuri thotë të vërtetën edhe loti "fjaloset vërtëtisht". Bërtet ashtu marrosur duke u kapur në butësinë e faqeve që lanë peng një prekje , një prekje që edhe sot e kanë të gjallë ,plot shpresë që me lindjen e diellit nesër do shfaqet ai ,guri që ka thyer zemrën si të ishte një kokërr arre. E di c‘bën tjetër ? Zvarritet si ti atje në baltën e hirtë plot plumba dhe hidhet në sulm në territorin tënd ,në buzet e mia. Gjaku rrjedh. Ato lagen. Dridhen sikur ndjejnë të ftohtin e vdekjes afër. Në cdo letër që të kam shkruar të kam pyetur : "A më mendon ?" dhe unë shpresoj që jo . Je larg , në vend te huaj ,rrethuar nga jetë të rrezikuara ,rrethuar nga vetë rreziku për vetë jetën tënde, madje edhe për mua sepse pa ty duket bosh kështu kur je i ngrohtë , le më të kthehesh në tempull dashurie të humbur . Po shkatërroj veten cdo herë sa ngrihem në mëngjes dhe sa here fle në darkë. Mendja më rri tek buzëqeshja e munguar , tek sytë që dikur i kisha aty në vend te diellit që qërron dritaret cdo ditë në orën shtatë. Unë mbulohem me shpresen që pas pesë minutash do jesh aty duke ma puthur ballin , duke mu lutur që të qendrojmë bashkë edhe pak , edhe pak, edhe pak, derisa të bëhemi vonë e t’I bërtasim njëri-tjetrit. Por nuk ndodh . Është e veshtirë . Ti nuk je këtu. Më ke zëvendësuar me një krevat portativ ne të cilin fle vec 3 ore me shpatulla të ngrira , me buzë të thara , me stomakun shumë shpesh bosh ose të mbushur me klishe . Më ke zëvendësuar me disa plumba , me plagë në krahët e tu ku dikur isha unë që I bëja të dhimbnin nga të kafshuarat e të puthurat. Ama më thoshe që ishte dhimbja më e ëmbël. Dhomat e zemrës i kanë zënë armiqtë , ata sikurse edhe ti luftojnë për atdhe të detyruar . Në letrën tënde të fundit më janë fiksuar të gjitha fjalët sidomos këto : “E njoh erën tënde , Ë njoh shumë mirë, arrij ta nuhas që larg.” Që atë ditë vesh bluzat e tua për të bërë bukën , për të fjetur , për të ndjerë pranë dhe ti kishe të drejtë. Aroma të bën të jesh me të , aroma të bën të jem me ty ... Mesnatë e errët dhe unë mbështetur pas murit , sytë mbyllur duke luajtur me veten , duke kujtuar duart e tua që preknin belin tim , që shqyenin bluzën kur isha e sapo larë. I kishe fiksim floket e lagur , vdisje të më perkedhelje të njomë sepse më thoje se ngjaja me një gotë shurupi të derdhur në trupin tënd. E ke pranuar vetë që natën e parë që kaluam bashkë e ke pasur të vështirë të jesh me mua . Të dukej sikur ishe martuar me një femijë, me një femijë të cilit do i bëje keq nëse do e prenotoje përgjithmonë. Por s’ishte e vërtetë. Ishte gjëja më e bukur ,sepse fakti që më kujtoje të tillë , më trajtove ndryshe , bukur , ëmbël sic do herë. Më ka marrë malli të të dëgjoj zërin. Këmbanat e qytetit më kujtojne melodinë para gjumit kur më tregoje përralla të cilat i shpikje në moment. Ndoshta nuk duhet lejuar që t’i dëgjojnë të tjerët sepse asnjëherë nuk do t’i publikonin në një libër ,por unë do i mblidhja bashkë dhe do krijoja : ^ 17 meloditë që më vënë në gum ^. Aq janë I kam numëruar. Nuk harrroj asgjë tënden . Asgjë që më ke bërë të ndjeja. Ama libri do ishte i pambaruar. Të tjerëve s’do ju pëlqente sepse në cdo përrallë s’është treguar fundi pasi unë se kam dëgjuar. Githmonë më ka zenë gjumi lehtas në gjurin tënd dhe duke qeshur më ke cuar në krevat duke më lejuar të mbrohesha nga krahët e tu. Këmbët qendronin bashkë dhe ngrohnin njëra tjetrën deri në momentin që ndanin të njejtën temperaturë. Sëmurë unë së murë ti. E shëndetshme unë ,i shëndetshëm ti. .. E kur kolliteshim bashkë krijonim simfoni më të bukur se Moxarti sepse brenda kishte rrëshkitje të notave poshtë në të qeshura me tension të lartë. Tani kam filluar të pi caj të shuaj kollën sepse s‘kam dikë me të cilin të bëj duet. Bën ftohtë e di ? Kam frikë se nuk kujdesesh shumë për veten. Do doja të isha aty të të mbuloja kur mështonja gjithnjë arratisej në drejtim të dyshemesë ,kur harroje të vije shallin kaf që gjithnji bëje sikur e vije kur mbështilleshe me flokët e mia. Më thoshe :”Ah c’aromë. Me cfarë ma ke lare shallin?” Dhe unë pergjigjesha : “Me ledhatimet e tua.” Ndërkohë që tashi I lajnë lotët sepse ka renë ekonomia që shteti të importojë përkedhelje dashurie. Ato gjithmonë kanë qënë të shtrenjta . Se di pse ja rritën vlerën tani. Tani që kanë nevojë qe mos të vriten , por dërgojnë filizat e njomë midis tyre ty dhe mua. Mburojë ke dashurinë tonë , kurse si kurajo pasionin . Shpatë ke endërrat që presim t‘i realizojmë kurse kundërshtar ke ndarjen , vdekjen , mua pa ty , dhe veten pa mua. Ma premtove . Do ktheheshe . Do më doje qoftë edhe njëherë për herë të fundit. Unë shpresoj . Unë pres. Unë vazhdoj të të dua!

Letra 37

Para nje viti humba cdo gje . shoqerin time 12 vjecare , bursen per te studiuar jasht , familjen identitetin tim ndershmerin cdo gje . e di mbase per shumicen do duket thjesht asgje , cdo gje filloi kshu ``2232012 .. Isha ne kafe me dy shoqet e mia . rastesisht shof nje ftes miqesie te nje mikut qe e njoha ne plazhin e veres 2011. mendoj mbase e pranoj e pershendes kalova nje ver me te do ishte ofenduse nese s flas shoqet me mbesheten , kaloi koh flisja vazhdimisht kuptova qe gjerat morren rrjedh tjt dhe as vet se kuptoja sesi shpesh dilja e takoja por isha e shoqeruar kuptoja qe dita dites ai person u be cdo gje . mendoja he se eshte kalimtare cdo gje do rregullohet , shumicen e kohes merja opinonin e shoqeve te mia qe sigurisht cdo dit e me tej ishin negative . normale u drejtova nga opinioni tyre nuk e pranova ate person per me shum se shoqeri . disa muaj m von fillova fola serisht nje dit ai me puthi .... Mbasi u ktheva ne darke isha teper e lumtur kerceja nga gezimi isha 18 vjec dhe ndjeja flutura ne stomak ... Fluturat u zhduken kur te shpis e marin vesh qe ate dite nuk ndohesha ne shpi u detyrova isha e denuar sipas tradites shqiptare m hiqej neti , cel , arsyet oer te dal jasht etj ... Kaloj 1 muaj shkolla ishte vendi i vetem ku mund t dilja asnje mes ose sinjal nga ai person ,,, mbas 2 muajsh kup ishte me dike tjt , e lash te lir .. E kuptova isha thjesht nje gabim ne jeten e tij ..... Nje vit me von e takoj ne venecia . isha me familjen ai hiqej si turist gjerat filluan ndryshuan ai me shpjegon cdo gje dhe gjerat vijijn sipas planit te tij . un e fal por s bashkohem ... Kthehemi n qytet ... Trazirat u kthyhen pasi shoqet e mia filluan dyshimet dhe me mbushnin mendjen me arsyen qe cdo gje ishte faji tij etj ,,, nuk do beja asgje thjesht doja ta falja ate e doja .. Ate vit humb shoqet e ngushta kup qe cdo gje ishte rengu tyre m humba shkollen arsyeja shoqet me tradhtuan , qendronin pran sepse isha nxjense me rezultate te mira gjat provimeve te matures u semura me (azotemi )(leukemi ) e kam te trasheguar e kisha graden e par eshte hera dyt qe perseritet askush nuk u interesua per mua , mbaroi provimet shkolla , cdo gje isha po aty ne te njejtin vend vetem . aty kuptova qe nuk kisha asnje ., ... Humba cdo gje ! Ku shkoi dashuria e shoqeve te ngushta per 12 ( u zhduk sepse mbaroi interesi ?? )Normale mbeta pa burs pa nje shkoll te lart ku jetesa ime te sigurohej ... Humba cdo gje por jo veten time , ja dola mban jam 20 vjec . vitin e dyt ne shkoll te lart . ja kam dal mban vet me forcat e mia paguaj nje shkoll dhe arrij me rezultatet me te mira vitin qe vjen zhvendosem ne franc . dhe do pyesni po dashuria ? Heh oki ai person ekziston akoma . po vazhdon ende me perosnin qe me tradhtoi mua , me mua xfar ndodhi ?! Jam ne prag fejese me mashkullin qe dua

Letra 38

E dini cdo te thote dashuri Platonike? Te kesh dike ne vena,ne qeliza,ne fryme e ta duash e te te nevojitet aq sa keto te lartpermendurat. Dashuri e paprekur e larget e ftohte aq sa dhe e madhe. Dashuri qe per vite nuk arriti te simbolizohej e tille nga te dy. Ngeli ne zemren e njerit... e te tjetrit ku i dihet..? Dashuri pa puthje,pa takime,pa prekje..por keto s'jan asgje para shikimeve,para dy pale syve qe edhe pse u takuan rralle,e ruajten ndricimin e tyre thelle ne thellesin e shpirtit te njeri tjetrit...ose vetem te njerit..ku i dihet? Kam kohe pa e pare por e ndjej kaq prane saqe po ta dinte ai,po ta ndjente kete nuk do frikesohej edhe sikur princat e botes te mi rreshtonte,ate asnje sdo ta zevendesonte. Edhe pse na ndajne vite,kilometra,persona,zenka,ai eshte i imi dhe dicka qe me perket mua heret apo vone do te jete me mua. E pres,ashtu sic e kam pritur dhe do e pres deri ne frymen e fundit,deri ne venen e fundit te zemres,deri ne qelizen e fundit. E di...ju prisnit perralla me mbret,dashuri me vello nder kembe..por e dini cfare? Asnje nga keto nuk eshte aq e shenjte,aq madheshtore,aq engjellore sa nje ndjenje qe lind ne zemren e nje femije dhe rritet me te.. Jaa,sic rritet dashuria per nenen qe ne frymen e pare te jetes. Edhe nese rrethanat me shtyjne te mendoj ndryshe,eshte e pamundur! Ate e gjej nder fjale,nder kenge,nder endrra..zeri i tij ma kthen boten mbrapsht,ndal kohen,ngrin gjakun! Oh zbukuruesi i brishtesise time..te dua pertej se mires,pertej se keqes! As parajsa as ferri nuk do me pranonin mua pa ti puthur buzet e pa ti pare syte te pakten dhe nje here,te fundit here.. Parajsa do te me quante mekatare per mos dhenien jete nje lumturie me te madhe se kjo.. Ferri do t'me mirrte per engjell,per pafajshmerine pse vuajta per ty e pse nuk u bera njeri i keq pas gjithe kesaj vuajtje dhe padrejtsie. Perjetesisht,te njeri tjetrit! Armiloa

Letra 39

un e njoha ate ,e njihja qe ne vegjeli , kemi qene te dy ne te njejten shkolle ne 8 vjecare. Me pas un vazhdova ketu dhe ai iku ne angli. mbas 4 viteve ai me ngacmon ne rruge ,dhe un si vajze shtepie eci me koken ulur me vrap ne shtepi. Keshtu kaloi koha . Pak nga pak fillova ta pelqeja qe ti bie me shkurt u lidhem . Ai iku ne angli ,vinte dhe shkonte dhe ne takoheshim fshehurazi.Akoma e mbaj mend te dridhurat e mia . Sapo vinte babai ne shtepi e shikoja gjithe frike se mos i kishin thene gje , Shyqyr e morri vesht nga une ! Mbas 2 vjeteve u fejuam . Ai eshte nevriku im ndersa un kokforta e tij , Kur grindemi do jem um qe gjithmone do i kerkoj t falur edhe pse e urrej kete fakt ,cte bej e dua dreqin marrezisht.Surpizat e tij .. hmm deshira ime me e madhe nje laptop ..surpizat cdo vajz i enderron ...ne 20 vjetorin tim duke qare se ai nuk kishte mundesi te ishte afer mejet degjova 1 te gersitur tek dera gjithe force. U ngrita nga karrigia ku isha ulur gjithe nerva eh qpashe thuaj te bukrin tim me nje tufe lulesh ne dore dhe valigjen e tij ! Kishte ardhur zemra ime ! Deshirat e mia hmm u plotesua po ate nate ... ai me pranine e tij me ben te ndihem femra me e lumtur ne bote ..eshte unik ! Nuk ka rendesi nqs ke ditlindjen apo je edhe me grip ..lulet dergohen sa je gjalle ..shprehje posacerisht per te ,ndersa me 14 shkurt ehh cdite e paharruar per mua PARISI endrra ime tjeter e bere realitet ! Sot me mungon shume pasi eshte larg dhe shpresoj qe se shpejti te bashkohemi dhe un si gjithe gocat e tjera te vishem me te bardha ! E dua marrezisht shpirtin tim !

Letra 40

Letra 41

Kur njeriu rreket te shkruaje per dashurine e pare, te fundit ose dashurine e vetme te tijen, zgjon nga djepi I shpirtit ndjenjat me sublime dhe dobesite me te pafajshme qe ja kane ndertuar udhen e dashurise. Ajo qe perben cudi eshte se sa ndryshojne njerezit qe e duhen, pershtaten, futen si te themi nen lekuren e njeri tjetrit.Une jam pale e ndryshuar gjenetikisht ne nje lidhje, sepse mesa duket e doja me shume sesa ai mua, dhe me vjen vertet keq per kete, ose kemi forma te ndryshme te te dashurit.U njohem ne shkolle, pati disa jave qe vetem shikoheshim, dhe une krejt 'padashje' I dilja para syve kudo qe ai ishte, e me pas filloi te me dilte ai mua kudo qe une isha dhe nuk isha.Flisnim deri vone, per budallalleqe, per vogelsira, aq sa tani qe kane kaluar dy vite habitem si kemi shtyre 3 ore bisede ne darke duke folur per brockulla.Sa budallenj! Fillimisht nuk eshte se kisha ndonje pelqim te madh, ishte shume I pashem , I gjate, trup I formuar, por ishte vecse nje shkak ku te shfryja dufin qe kishte filluar te behej ortek se fundmi.Kaluan ashtu me te folura cdo minute, aq sa mendoj se e kemi tepruar sepse e dhame veten shume ne ate lidhje.Me te ishte hera e pare, une jam 19 vjec aktualisht.Hera e pare per gjithcka, mbaj mend qe ai me mesoi te shaja me ca fjale te cuditshme,me mesoi te pija alkool derisa ai tallej me mua dhe thoshte se me adhuronte kur isha tape, me te provova barin 2-3 here, me mesoi se cfare shijeje kishte dashuria e pare.Ne fillimet tona ai ishte shume i dhene pas meje, shume tolerant, shume fjalemire e gjithcka qe une nuk isha.Me pas, kur pashe qe po fijet po keputeshin, Isha une ajo qe beja punen e te dyve, e perpiqesha t'i mbaja lidhur me pahir.Ndenjem 7 muaj pa folur e me pas filluam te flisnim perseri, por ne bisedat e tanishme eshte ulur kembekryq nje lloj pjekurie qe ja ka hequr disi pamjen e brishte te asaj cka ne ishim para disa kohesh.Te dy e kemi pasur kaq te veshtire te duheshim, e aq me shume ta pranonim dashurine.Mbaje mend qe shume vone kemi filluar duke thene frazen "Te dua", se perdornim ate qe na dukej aq medioker sic ishte 'te kam xhan', dhe ai qe thoshte 'mua xhan me ka mami' .Jemi share e jemi grire, ore I kemi thene njeri tjetrit fjale qe edhe armiqve nuk ju thuhen, kemi vjellur vrer e kemi leshuar mjalte, jemi puthur e jemi kafshuar, po sa here jemi ndare thuaj.Jemi ndare aq shpesh saqe e zhvleftesuam fare ndarjen si proces, dhe nuk e merrnim asnjehere seriozisht.Te dy jemi natyra egoiste, natyra disi te ftohta, dhe e kemi shume te veshtire qe te lejojme dike tjeter te na rrembeje dashurine qe kemi per veten.Ne kemi mesuar kaq shume nga njeri tjetri, dhe mund te them qe kudo te na strukturohen rruget e jetes mbetet dashuria ime e pare dhe e vetme e atij lloji.E dua shume ate djale per vete faktin se me ka bere ta dua ashtu sic eshte.Anonim te lutem.

Letra 42

Dashuria ime paree ... Nisi me fjalet une me ate "KURRE".. Ai ishte i bukur syjeshil bejb 1,90 model bjond ,te gjitha e donin... dhe une si shoqet lashe koken pas tij por veten se dhash per dreq kisha shume krenari .. Nejse cuditerisht princi hodhi hapin e pare... Hodhi hapin e pare kur filloi tme ndiqte ngado pas meje (na bashkonte nje projekt) ... Rrinim vetem bashke , ndaheshim nga te tjeret bisedonim pa fund e humbisnim ne buzeqeshjet e njeri tjetrit . Njeher ngeca ne shkembinje ne plazh ,me ka ngrite ne krah si cmendur per 30 minuta pasi sandalet i.mori uji .. Me tha e qe rendoja shume madje .. Qeshem luajtem si te cmendur .. Brenda 24 oreve ne dr kaluam momente fantastike si te ishim te njohur prej vitesh .. Gjate kthimit ne tr vendosi canten ne preherin tim e mbeshteti koken .. E m tha -Me perkedhel pak floket tme zeri gjumi .. Ai ishte si femije e une u dashurova me kte femije .. Ditet ne vijim ishin plot zenka , plot takime qe zgjasnin 5-6 ore e pakta .. I perjetova te gjitha ecjet ne shi ,perqafimet e rrembyera etj etj ... Me se fundmi lajmi i hidhur .. Ai do.largohej jetonte jashte .. Ndarja ishte e veshtire .. Puthja e pare per mua .. Diku aty ne rruge , plote njerez e thua se akrepat e kohes ndaluan .. dritat e shtuan intesitetin e tyre ndersa zhurmat u shuan .. Njerezit e makinat perreth u zhduken thua se ishim vetem ne dy .. U degjua vetem dicka ,nje puthje e embel qe ndihet e sot ... Ndihet e kujtohet me mall sepse nuk harrohet puthja e pare ateher kur qesh e qan pa arsye .. Do thoni ju si shkuan gjerat .. Distanca eshte e dhimbshme dhe i ndan njerezit e i zbeh ndjenjat lehte .. Askush spati forcen

Letra 43

Dashuria, kaq e embel por edhe e hidhur!!! Ishin dite te nxehta Shtatori, edhe shkolla sapo kishte filluar. Kurre s’do e mendoja se ajo dite e Hene Shtatori do ishte ndryshimi rrenjesor I jetes time. Une sapo kasha hyre ne vitin e pare te gjimnazi, edhe isha pak e frikesuar sepse kisha te bej me njerez te rinj ne jeten time. Sic do te ishte AI. Ai ishte cunaku I qytetit, mendjemadhi, arroganti, gangster, por ne te njejten kohe me I hijshmi I atij vendi. Ne klasen time ai kishte disa shoke, dhe ju kishte thene, qe ti gjenin ‘’pjeshken’’ me te bukur te shkolles. Teksirati me ra mua. Nuk e kam ndjere kurr veten me te mire e shkolles, apo dicka te tille, por ne syte e tij me cduket isha. Kur kishte ardhur ne klasen time, une se kisha vere re, edhe pikerisht aty ai me kishte piketuar. Me kishte gjetur emrin, edhe me kishte kerkuar ne rrejetin social te Facebook. Me dergon ftese, por nuk ja pranova. Me shkruajti nje inox : ‘’….. pse nuk ma pronon ftesn?’’ Une I kthej, ‘’ se nuk te njoh’’. Biseduam pakez edhe si perfundim ja pranova ftesen. Me fliste cdo dite, sidomos darkave. Mundohej te me mbushte mendjen ne cdo lloj menyre, por isha e vendosur qe do I thoja ‘’Jo’’. Jo se nuk e pelqeja, apo dicka ashtu, por kisha frik. Folem rreth 2 muaj bashke, deri sa ne fund I thash ‘’Po’’. Ai u gezua shume, filloj te me fliste me fjale te ngrohta edhe te embla. Une I besoja sepse isha naive nga keto gjera, isha pa experience. Pas nje muaj filloj ti dilte ne pah nje ane tjeter e karakterit tij. Don me te te kishte intimitet me mua. U tmerrova kur ma tha, isha vetem 15 vjece. Ai nguli kembe shume, por pergjigja ime ishte jo, edhe si perfundim me la. U merzita shume, po shume, isha e zhenjyer, prej tij, me kishte hyre shume ne zemer. E mendoja shume, ne cdo moment se hiqja dot nga mendja. Ne dhjetor nisem per ne Itali per pushime e Vitit te Ri, ndenja atje rreth 2 jave e pak, edhe kur kthehem, ai me telefonon perseri. U kenaqa shume, mu be zemra mal, po fluturoja, po me shkelqenin syte, dridhesha e tera, po me vlonte gjaku, fluturat ne stomak me ishin terbuar fare. Por, thirrjen e pare sja hapa, kur mi ra per te dyten here, bera sikur nuk e njihja numrin. Edhe normalisht me mori me te mira, por bera pak si veshtire, per nje jave. Smunda ti rrezistoja me. Dilnim bashke, ja kalonim bukur, festuam edhe Shen Valentinin bashke. Deri ne keto momente, cdo gje shkonte mjaft bukur mesnesh, dashuria qe ndjeja per te me ishte shtuar edhe 1000 here me shume se sa e kisha patur ne fillim. Por gjerat e bukura nuk zgjasin shume, doli perseri ne temen e intimitetit, deri sa me ushtroj presion psikologjik edhe pranova. Mundohesha te shtyja takimet me te, por dita erdhi, ishte nje nga ditet e me te urryera te jetes time, e mendoja heren e pare ne nje vend romantic, e jo ne nje banjo te piset te shtire ne nje peshqir te pa lare. U krye, u be!!!! Ndihesha, bosh, shume bosh. Sme mjaftonte ajri, nuk ngopesha me fryme. Ai me ndeji shume ftohte, kjo me vrau me shume. Ndenjem bashke rreth 2 muaj te tjere, keshtu duke e shtyre me zor, edhe me la. Kisha prekur fundin, urreja veten, trupin qe me kishte prekur ai, urrej cdo gje nga vetja, por ate smundesha. Ndenjem te ndare rreth 7 muaj. Edhe ai kthehet perseri tek une. Kishte pyetur shoqe te mija n.q.s une kisha gjetur ndonje njeri tjeter, kur I kishin thene qe jo, ishte lumturuar. Shoqja ime e dinte qe une e doja edhe beri cberi edhe me nxorri ne takim me te. Po I rrija ftohte, gjithe turinj, ai mundohej te me afrohej , po e kisha te pamundur a ngrohja zemren. U desh pak kohe te ta falja edhe qe gjithcka te niste normalisht mes nesh. Nisem edhe njehere, nje lidhje te plote, te dy mundoheshim te silleshim te matur me njeri tjeterin, ndenjem edhe 3 vite te tjera bashke, u zinim shume, u pajtonim perseri. Ai kishte rene ne dashuri me mua, kujdesej per mua, me donte. Ma kishte thene edhe e besoja, ma kishte vertetuar. Ju do te thoni qe djali capken u kthye ne nje djale me ndjeja, edhe ka rene ndashuri, edhe te dy jetojme te lumtur me njeri tjetrin. Por, nuk eshte keshtu. E shkuara, vret te ardhmen, ktu e vertetova. Ne fillimet e lidhjes tone, ai kishte folur keq per mua tek shoket e tij, edhe vellezrit e tij. Tani qe gjithcka shkon mbare, fjalet jane ata qe na pengojne. Familja e tij sme don mua, pershkak te fjalve. Ai eshte I vetmi qe mundet ti kthej mbrapsht ato fjale, do te thoni ju? Keshtu them edhe une, ne fakt ja kam thene, vetem ti mund ti nderrosh fjalet. Ai mendon qe do ti thyhet krenaria, edhe do dal mashtrues ne familje edhe ne shoqeri. Kur po ndaheshim, me tha mi bej hallall vuajtjet,edhe dije qe kjo ndarje me dhemb mua me shume se ty. I besoj qe I dhemb zemra, po si fal, q eve krenarin para dashuris. Une ja fala te shkuaren, por ai sja fal vetes.

Letra 44

E njoha dashurine time te pare, dhe te vetme, dy vjet me pare. Nuk kisha dashuruar kurre para atij mashkulli qe u fut dalengadal, pastaj pernjehere ne jeten time, ne ditet e mia, ne venat e mia, ne zemren time. Nuk kisha dashuruar kurre para atij mashkulli te gjate, brun, sy zi, me nje buzeqeshje qe sdo e nderroja me asgje ne kete bote! Ai, e kunderta ime . Ne cdo gje. Ai seriozi, un karagjozja, ai tipi i qete, une tipi i hedhur qe spushoja nje sekonde. Ai, qe nuk nevrikosej kurre, une qe perpiqesha ne cdo rast te gjeja dicka per tu merzitur, llastuar, perkedhelur. Me dhuroi shume ai djale. Madje edhe zemren e tij. E dija qe me donte, e ndjeja , e ndjej ende ate dashuri qe me ka dhuruar ai shume kohe me pare. E ndjeja kur ai hapte krahet e une zhytesha ne perqafimin e tij, dhe ndjeja doren mbi koke qe me perkedhelte. E ndjeja kur me puthte qafen, pastaj ndalonte dhe merrte fryme thelle, duke thithur keshtu dhe parfumin tim. Nuk e di perse, por une dhe ai nuk jemi me bashke! Kemi 1 vit qe jemi ndare e qe nuk flasim, por per mua eshte djali qe vlersoj me shume ne kte bote. Nuk u ndam me sherr, as duke u zene, as duke mbyllur aty ndjenjat. Une e ndjej se mesh nesh ka akoma dicka. E ndjej dhe pse kam kohe pa ja degjuar zerin, e ndjej ne shikimin e tij. E ndjej kur ndalon hapat, me buzeqesh e pastaj largohet. Me buzeqesh si per te me treguar se edhe pas kaq shume kohesh, une e dua ate buzeqeshje. Si per te me treguar se kjo krenarja,kokfortja, "gangsterja" (sic me thosh ai) eshte e dobet para buzeqeshjes se tij.Por une skam nevoj te ma tregoj ai, une e di, e ndjej kur me keputen gjunjet. Ahh ajo buzeqeshje e mallkuar. Nga nje vit me te, kuptova shume gjera. Kuptova se dashuria e vertet ekziston, per kedo. Edhe kurre e gjen, nuk duhet ta humbasesh. Une e lash dashurine time te ikte, ndoshta nga krenaria, ndoshta nga gabimet e moshes. Une e ndjej ate njeri ende ne cdo qelize. Mua me mungon ai njeri, por e kam bindur veten se eshte zhdukur nga jeta ime. E se me duhet te vazhdoj pa te, por me kujtimin e tij, respektin per te, dhe lutjet qe ai te jete mire.

Letra 45

Une sdi ta pershkruaj bukur dashurine por di ta ndjeje ate sic asnjeher nuk kam ndjere. Isha vtm 15kur ne per here te pare pame njrtjr dhe qe ath nuk reshtem. Dashuria jone sipas nesh ishte nje budallek qe na bashkonte. Kur e pashe vtm ziheshim sbenim gje tjr por aman thell brenda nesh ndjenim nje ndjenj qe vtm ne perjetonim. Erdhi momenti kur ne folem dhe hmm ne vashdonim te shtireshim si njerez te ftoht pa e ditur qe brenda nesh vlonte nje ndjenj e zjarrte. U njohem dhe njohja jone ishte plot me ndodhi dhe doza cmendurie. Juve nuk ju besohet por ne kaluam 5vite shoqeri pa u puthur me njrtjr dhe pse ne dinim qe po vdisnim qe zemrat tu bashkonin pergjithmon. Mbase kjo qe kam shkuajter nuk ka fjale magjepse por ka ndjenje magjike dhe sinqeriteti qe vtm ai qe e ka provuar e kupton. Ato 5vite qe jane te paharrueshme. Jam kurioze te di si do ishte puthja e tij? Si do ishen ato ledhatimet dhe ngrohtesia prej nje mashkulli te vertet. Nuk e dime pse asnjeher nuk reagonim sa here qe e provonim ne e largonim njeri tjetrin me shaka duke share njeri tjetrin. Kur per nje moment per pak u puthem une e shtyva ate duke then. Prit dhe pak te lutem pasi ket puthje qe ti do vjedhesh eshte shume eshtrenjtw. Dhe ai vetem me qeshi dhe me tha. Spo te puth mezor pasi e di qe jam burre dhe jo dosido. Dhe ne ate moment doja ta leshoja veten por nuk e bere sepse doja ta shikoja sa do rezistonte. Dhe ai rezistoi per 5vite pa then asigje. Per 5vite ai ndnji vtm prane duke me degjuar dhe duke me ngacmuar duke me gjuajtur me shaka dhe me quantw idiote. Per 5vite nuk me kerkoi kurre te beja dicka qe e doja. Dhe vitin e 6 na u desh te largoheshim sepse filloi nje xhelozi qe asnjeri nuk e kuptoi. Dhe qe nga ath ne nuk folem me sepse ishim ne ata qe ishim m kokfortit ne kohe. Dhe njeher qe ne rrug e pashe tupri jone u shtang dhe zemra filloi te rrihste fort. Dhe ishte ai moment kur nje femer afer tij i tha: zemer largohemi. Dhe e pythi ne faqe. Me shikimin e tij prej pendimi dhe kerkimi qe donte te me thonte : nuk eshte kshu. Por as ai dhe as une nuk folem. Pelqyem heshtjen dhe vuajtjen. Thjesht shikonim njeri tjetrin me vemendje dhe asgje tjeter. Sikur te fliste i pari do i kapja doren dhe nuk ja leshoja kurre por nuk e beri kurre. Tani u be kohe qe nuk e shikoj por e di qe vashdojme te dy ta duam njeri tjetrin. Dhe pse kokfortesia jone nuk na le bashk. Asnjeher nuk e kam kuptuar pse ishim kshu? Pse nuk e pranonim dashurine? Pranonim zenkat e pafundme madje dhe ato zenka qe benim nga ballkoni apo matane rruges. Po sikut te ndodhte ndryshe dhe zemrat tona tu bashkoni cfare do te ndodhte? Nuk e di po une jam penduar. Po ai? Sa frik kam ta shohe perseri. Kame frike se do vdes ne vend dhe frymarrja ime do ndaloj. Sepse e di qe vashdoj ta dua. Por di qe nje dite he ne do i jepemi njeri tjetrit me shume dashuri. Mbase kjo histori nuk ka shume metafora shum fjale emocionuese por di qe ka shume jet. Shume emocione. Shumedridhje dhe frike. Por ama kishte shume pasione dhe shume dashuri te pafandume qe asnjeri nga ne nuk e shfaqi kurre. Por di qe kur kapnim doren e njrtjr ishim te sigurt dhe te lidhur pergjithmon

Letra 46

Do shkruaj per ate ; per te voglen time . E di qe per shume kohe nuk kam mundur tia kthej dashurine ashtu sic ajo e meriton. Per tre vjet me rradhe nuk e dija qe ajo ndinte per mua dhe gjithcka filloI ne 15 vjetorin e saj. Asgje nuk kisha kuptuar... E kisha mendjen te ajo vajza me kemishen paksa zberthyer . E kisha mendjen si e si ta gjeja fb e saj dhe nuk kuptoja se sa e lumturoja vogelushen time vec me 1 like. Nuk e dija qe kur nuk flisnim ajo sme harroi ; ajo mendonte se une isha I duhuri . Ajo I bleu arush shoqes se saj . Po ne rregull clidhje ka me mua kjo ? Nuk ka mundesi financiare por arushi ishte shume I madh dhe pikerisht me shume per tme bere pershtypje mua. U habita kur ma tha por e besova e besova sepse kishte ndjekur nje djale qe me ngjante per nje kohe te gjate vec te shuante mallin per tme pare perdite . Dhe kur profesorI matematikes shpjegonte ajo verente trekendeshat barabrinjes ku Nga kulmi A (me te cilen fillin emri im ) hiqej lartesia duke perfunduar ne emrin e saj qe fillon me shkronjen H ... Me vjen te largohem kur mendoj qe dikush ben kaq shume nderkohe qe une e vetmja gje qe di eshte tI them shpirt zemer jete ... Dhe kur fliste me mua naten mbante kuranin ne dore. Me tha e di cliber kam ketu ne preher ? Kuranin Per te pasur nje bisede te qete te dy dhe qe prinderit mos tme kapin duke folur Por kto gjera u bene me vone ... atehere kur pranova qe brenda vetes do vdisja qe ajo te mendonte per dike ne te tille menyre Tashme eshte imja Akoma eshte plot imagjinate dhe me duket sikur cdo dite bie ne dashuri me mua Jam me fat qe e kam Do te tbej te lumtur te premtoj. Shpresoj ta lexosh kets leter E di qe je fan I Anabel Me merr ne cel pastaj dil nballkon dhe tlutem mos qaj .

Letra 47

Te kam dashur qe ne momentin e pare qe te kam pare te nxitosh neper korridoret e shkolles si pinguine. Te dija emrin meqe kishim disa miq te perbashket , por vetem kaq. Nuk e kisha menduar ndonjehere qe vajza me te cilen ngjisja shkallet me nxitim cdo dite shkolle do kthehej ne personin qe adhuroj me shume ne kete planet. Gjithcka nisi diten qe 'aksidentalisht' te perplasa me krah prej nxitimi, te kerkova falje dhe ty tu ben faqet e kuqe dhe me buzeqeshe. C'buzeqeshje !!! Si mund te me hiqej prej mendje ajo fytyra jote engjellore ? Mu desh te prisja prej shatori ne dhjetor per te marre guximin te flisja. Ishte nje feste e rendomte gjimnazi dhe me ne fund mora hapin e pare , kercyem bashke. Nuk ishim te panjohur , te kisha enderruar cdo nate. Me pas folem per shkollen, per libra , per endrra , per dashurine. Te adhuroja pak me shume ne cdo fjale qe me thoje, ne cdo shikim qe me jepje, ne cdo te qeshur qe me dhuroje. Shkembyem numrat e telefonit, flisnim cdo dite, takoheshim cdo dite ne shkolle si miq te ngushte. Nje dite ne mesnate te shkruajta se isha para shtepise tende dhe kisha nevoje te takoja. Te rebelova dhe ty , erdhe me takove. Te nderpreva fjalet me gjysme kur me pyete se cfare doja dhe te putha. Me dridhet mishi e tani qe shkruaj, se nuk e ke idene sa te dua. Je e imja prej 2 vitesh dhe jam njeriu me me fat qe te kam. Te dashuroj pafund, aq sa ti nuk e imagjinon. Te premtoj qe do te pres e dashur , u bene 32 dite qe na ndajne mijera kilometra, nje oqean i tere, e nuk ka dite qe te mos mendoj per ty, qe te mos me mungojne puthjet e perqafimet e tua. Mezi pres te kem ne krahet e mi serish.

Letra 48

Takimi yne nuk ishte rastesor por as i plafifikuar.Ne nje nga kafet e Tiranes mikesha ime do takonte nje shokun e saj.Shkoj dhe une me te por pa ndonje deshire euforike.Ne fakt nuk isha ne ndjeni per kte takim.Ai u ul afer shoqes sime, perballe meje dhe perversi gjate gjithe kohes shikonte kembet e mia.Ishte veshur bukur ,spontan dhe me nje fytyre teper gazmore por nuk me terhoqi.Isha duke kaluar nje periudhe jo te qete dhe nje flirt apo lidhje me dukej e tepert.Pas nje muaji me merr ne telefon.Isha ne nje ditelindje ,shume zhurme dhe i fola me ze te trashe pa u perpjekur ta holloj pak sic bejme ne femrat dhe po ulerisja qe nuk degjoja.Me dergon sms dhe thote jam ai..U njeva e turperuar nga e folura qe i bera.Me fton ne kafe, dal bashke me ate mikeshen dhe ne momentim qe u ulem e kerkon i ati per ta cuar ne Rinas.Fat i keq per te heh? Gjate darkes shkembejme sms,un isha duke bere pizhama party me shoqet dhe ato me nxiten qe duhej ta takoja perseri.Dolem ,ecem u ulem pime kafe qendruam bashke per 5 ore.Spo shkoliteshim.Une flisja papushim me duar me kembe dhe koke .Ne moment e siper ai me puth.U skuqa u bera piperke.Nuk ndjeva gje sepse ne ato momente une ende dashuroja ishin tim dhe mbaja kontakte me.Une po e perdorja sepse doja me cdo kusht qe ta harroja ishin tim nga ana tjeter ai si cdo mashkull kerkonte momente defrimi,kenaqesie. Me nje eksperience nga nje lidhje e deshtuar dhe si nje femer qe e kerkon mashkullin pas vete e bera qe ai te dashurohej pas meje...por u dashurova me cdo qelize te tijen duke e shnderruar ishin ne nje personazh qe skish ekzistuar kurre.Ndoshta sepse une nuk jam e bukur por per te jam me e bukura e gjithe botes ,apo sepse aroma e trupave tane jane ererat qe duam te dihasim qe prej tre vitesh dhe ne vijim..Dashuri eshte kur nuk e ke pare gjithe dites,kur vjen ne mesnate i lodhur nga puna dhe te pushton ne puthje malli, dhe ngrohtesine e krevatit mos ta shuash kurre !

Letra 49

Anabel Anabel ! Me fute ne mendime . Ndoshta ka kaluar afati i dergimit te letrave po une gjss do e shkruaj sepse skam cte bej me gjithe keto qe po ndjej tani . Une dhe ai i imi jemi takuar ne universitet .E shihja shume rrale ne fillim te vitit te pare sepse zoteria nuk e pelqente degen qe i kishte dale .Pas pushimeve te dimrit mua zakonisht me enjtet ndonje dhemb sespe e kam aq merak ate te shkreten bakllava .Po dilja nga farmacia pasi kisha blere disa kokrra per dhimbjen . Bej te fus kusurin ne portofol dhe per dreq me bien poshte gjithe leket e shkoqura . Vertitem ti shoh se nga shkuan dhe vura re qe isha fix para nje lokali te mbushur plot me cuna te cilet po qeshnin . Ulem t marr kto qe kisha para dhe x cudi me zgjatet nje dore qe te mi jape . po ky nga u gjend thashe me vete ?Ishte ky shoku i klases sime qe filloi dhe te me tallte x enjtjen e dhembit . Oh edhe njehere me shume e mora inat . Por me ditet qe kalonin ai filloi te dukej me shume ne shkolle dhe gjithashtu po dilte dhe me ne te grupit x kafe . Por keto te dalat u bene si shume te dendura dhe per cudi nga 4 vajza qe rrinim ne gjithmone , ky me pyeste vetem mua ne lidhje ne orarin , detyrat e gjera si keto . Shoqet me vinin ne loje duke me thene qe sec kishte ai me mua . Amaaaan , asgje nuk kishte . Cdo kishte ? I kishte rene pak n koke x mua . Ama e di si me ka propozuar ? Kemi qene duke festuar ditelindjen e nje shoqes time dhe x nje moment kemi ngelur vetem duke diskutuar x lidhjet edhe marrdheniet e ky qe me thote mua tekstualisht : po te te kerkoja une ty te lidheshe me mua , cdo thoje ti ? Ore po me mua e gjete te besh shaka ti ore ? Aman shko gjej ndonje qe te vdese x syckat e tua se mua.... sma ndjen hic ! Po na rezultoi nje kembemgules i madh dhe nuk rreshti derisa ja arriti qe ti thoja po . Ne gusht beme 5 vjet bashke . Kemi kaluar shume gjera . Kemi debatuar pafund ,per gjera kot . Jam krenare qe ne lidhjen tone nuk ka pasur vend krenaria dhe nuk kemi kaluar me shume se dy ore pa folur me nj-tj pas nje debati . Ai per mua eshte gjithcka . Eshte arsyeja e jetes sime . Eshte nga A deri tek Zh ! Por me mungon pafund sepse ajo shkolla qe ai nuk pelqente i dha nje mundesi per te punuar jashte per njefare kohe . Nuk di cme shkrepi ne mendje kur i thashe qe e mbeshtesja nese ai do e merrte ate vendim . Ndoshta sepse gjithmone ve ate ne plan te pare . Kam 217 dite pa e prekur , pa e puthur e pa e perqafuar dhe me duket se do duroj e ca te tjera . P.s : nuk besoj qe ka marrdhenie me te bukur sesa ajo qe nis nga nje shoqeri e mire . Me ate jam vetja ime . Skam nevoje te censuroj ndjenja mendime apo fjale sepse ai me njeh me mire se kushdo . Edhe me mire sesa e njoh une veten time . P.p.s: edhe nese nuk e publikon nuk ka prb . Une u shpreha gjss dhe ndihem shume mire . anonim lytfen

Letra 50

Ishte janar te vitit 2011,isha maturante dhe gjithashtu dhe nxenese e mire..prinderit per mua kishin bere plan qe shkollen e larte ta vazhdoja ne Itali. Cdo te shtune ne shkolle kishim konsultime dhe pas shkolle dilnim si shoqeri per kafe ne nje lokal aty afer. Sa hy ne lokal syt e mi perplasen me ca sy jeshil qe po me shikonin. Kete cunin e kisha pare dhe me prepara se kishte qen te shkolla ime. E si ta pershkruaj sy jeshil,1.90 i gjate,buze te trasha,tiparet geshtenj. Mbarova kafen dhe isha gati per te ikur kur shoqet me thon qe nje cun me kishte pare gjat gjith kohes..kthej koken prap AI. Dhe nga ajo dit beri te pamunduren te me gjente numrin. Pas shume te folura pas gati 3 muaj u binda te dilja per kafe, pamja e tij me vinte shume ne siklet nuk e mohoj.. Po sikleti zgjati shume pak filluam te flisnim dhe pas pak u puthem dhe aty nisi per ne historia me e bukur e dashurise. Po kot nuk i thon cdo histori ka pengesat e saj.Mua me duhej te ikja ne itali..prinderve nuk kisha si ti thosha per lidhjen time se ishte ende shume shpejt. Vazhdova vitin e pare ne Itali dhe mbajtem nje lidhje ne largesi. Doni te dini nese ekziston dashuria ne largesi? Me plot goj NE themi PO! Nuk mohoj qe eshte shume e veshtire,nuk mohoj qe ka shume vuatje po nese vertet eshte dashuri hecen. Flisnim cdo mbremje ne skype 24 ore me mesazhe o zot sa me mungonte.Un jam dhe shume xheloze dhe ndonjeher vertet pa arsye po ai e gjente mundesin gjithmon te me qetesonte dhe pse aq larg.Per 18 vjetorin cte shikoj? Hap deren e gjej te shkallet..kaluam dit te mbrekulleshme aq emocione kaluam por dhe aq lot derdhem kur ai iku. Ishte koha ti thosha prinderve. Ata pranuan pa asnje lloj kundershtimi madje pranuan dhe te kthehesha per vitin e dyte prane atij. Dhe pak muaj kishin ngelur dashuria jone ishte e forte te kalonte cdo gje. Erdhi koha qe un u ktheva ku kishte lumturi me te madhe. Tashme ishim bashk dhe asgje nk do na ndalonte. Bem lidhjen familjare..kete vit qe kaloj jetuam bashk ne tirane. Ku kishte gje me te bukur se te zgjohesh pran tij? Ai e them plotesisht e bindur eshte mashkulli ideal. Cdo femer do donte nje princ te till. Ndonjeher kur kthehesha nga shkolla princi im kishte pregatitur dreken per princeshen e tij keshtu me thot ai. Apo kur flet si beb vetem qe te me shikoj qe un qesh me te madhe. Kan kaluar 3 vjet e gjysem nga ajo puthje qe na ndryshoj jeten. Tani ne tetor fejohemi. I uroj te gjithve te ket te pakten ngjysmen e ketij fati qe kam un.

Letra 51

E di qe jam me vonese, por ndryshimi i ores ne vendin ku studjoj ne lidhje me Shqiperine me beri te harroj. Do te doja te me jepnit nje shans per te ndare me ju letren time. Jo per konkurs sigurisht, por kam nevoje ta ndaje me dike dhe ju, familja Anabelit me dukeni te duhurit. Falminderit paraprakisht. Nuk e kam te lehte te shkruaj per ty. E kam akoma edhe me te veshtire te shkruaj per ndjenjen qe me krijon. Ndoshta sepse as vet nuk e dalloj qarte se c'eshte. Keshtu qe, ndonese mund te te dukem qesharake apo feminore, do t'i le fjalet te dalin vete, pa i shnderruar ne metaforizma apo epitete marramendese. Nuk e di se si, apo pse, por kur degjoj emrin tend, me shtyn nje doze kurioziteti te kuptoj me shume, te te njoh me shume. Pastaj mbaron. Te harroj. Ndjenja qe mu krijua pak caste me pare zhduket teresisht a thua se ti nuk ekziston. Me qellon te lexoj nje citim te bukur dhe neper mendje me kalon ti. E cuditshme. Si ka mundesi qe une te konsideroj nje person kaq te rendesishem kur ne kemi shkembyer vetem dy-tre fjale? Po, nga ato dy-tre fjale nisi gjithcka. Zeri yt ishte i ngrohte, i qete. Ishe ndryshe. I sjellshem, i vemendshem.Ndryshe. Ndodh te te shoh ndonjehere rastesisht. Ne ato momente kembet me prihen e dicka me shtrengon ne stomak. Perseri habitem. Cfare eshte ajo qe te ben ty kaq te vecante? E di, eshte ndjenja qe percjell ti tek mua. Duket sikur ty te karakterizon vetem miresia. Syte e tu kane nje ndricim hipnotizues. Gjithsesi jane te ndrojtur. Kurre skam pare te atille ndrojtjeje. Me perfshin dhe mua te gjithen dhe me ben te ule koken dhe te vazhdoj te eci. Megjithate, kur mendoj per ty ndihem nje njeri me i mire. Kete efekt ke ti tek mua. Me ben te ndryshoj. Deshiroj te jem si ti. Ah dicka. Mos mendo se eshte dashuri apo ndonje teke tipike adoleshenteske. Sepse nuk eshte tille. Vertet ti mund te mendosh: " Pse dreqin sma dergove mua, por e ndave me mijera njerez te panjohur?" - "Eh".- te them,-" frika dhe pasigura eshte gje e madhe.Sidomos kur je mijera kilometra larg vendit tend dhe facebook-u eshte vendi i vetem qe ti mund te gjesh mbeshtetje." E di, e di qe nuk e mendon kete gje, sepse ndoshta ti as nuk mendon ndonjehere per mua. Por shpresoj qe neqoftese ndodh te te kaloj neper mend te te bej te ndihesh po aq mire sa c'me ben ti mua. Nejse, e rendesishme eshte qe une te njoha. Mjaftohem me kaq vertet. Ti je nje model per mua. Nje ndryshim kolosal dhe nje njeri per tu adhuruar. Faleminderit, qe me pavetdije me mesove shume. Me mesove qe syte vertet jane pasqyra e shpirtit. Dhe ky i fundit ka vlera me te medha se cdo bukuri e botes. Te jam mirenjohese per jete. – A