Rihanna ishte pjesë e kopertinës së Vogue, ku ndër të tjera zbuloi disa detaje, të cilat i dhanë fund lumturisë së fansave të RiRi-Drake. AubRih apo Drihanna, çfarëdo emri të keni: Rihanna dhe Drake zyrtarisht nuk janë më as miq.
Çifti, që na fiksoi me hite si “What’s My Name” dhe “Work”, ishte në qendër të vëmendjes disa vite më parë, një marrëdhënie që arriti kulmin në deklaratën e dashurisë së Drake gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve VMA. Nëse e keni harruar këtë moment të sheqerosur, për këtë jemi ne këtu.
Ndërsa prezantonte çmimin Michael Jackson Video Vanguard, ç’nuk tha ky djalë, edhe pse RiRi i qëndroi ftohtë (sepse në atë periudhë lidhja kishte marrë fund), duke i dhënë fund lumturisë së fansave të tyre.
“Bëni pak zhurmë për gruan më madhështore që kam njohur në jetën time. Ajo e ka emrin Rihanna”, tha Drake. S’kishte faj, nuk harrohej lehtë Rihanna. Por shpresat e vakta të fansave të çiftit, që ende shpresojnë për një ribashkim të tyre, Rihanna i ndërpreu pa iu dredhur qerpiku gjatë intervistës për Vogue.
“Ne nuk jemi armiq, por s’jemi më as miq. Kjo është e gjitha. [...] Ndërkohë që prisja të merrja çmimin në VMA, u ndjeva shumë në siklet. Nuk më pëlqejnë komplimentat e shumta, nuk dua të vihem nën presion”- u shpreh ajo
I'm just gonna leave this gem right here... #VMAs pic.twitter.com/31c5QZlpXJ
— Video Music Awards (@vmas) August 29, 2016
Për momentin, Rihanna është në një lidhje me sheikun nga Arabia Saudite, Hassan Jameel. Edhe pse ende nuk kemi parë ndonjë dalje zyrtare të çiftit, paparacët i kanë kapur disa herë mat.