Një muaj më parë, keçisti i famshëm John Cena dhe partnerja e tij, Nikki Bella i dhanë fund historisë 6- vjeçare.
“Ky vendim ishte një ndër më të vështirët, por gjithsesi ne vazhdojmë ta duam dhe respektojmë njëri- tjetrin. Kërkojmë vetëm të respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj periudhe.” deklaroi asokohe çifti për UsWeekly.
Por nuk zgjati shumë dhe John Cena s’bëri dot pa të. Dy ditë më parë, në një intervistë për “Today Show” Cena hapi zemrën dhe tha se dëshiron të kthehet sërish me të.
“E dua ende Nikki- n. Dua të martohem me të, dua të krijojmë familje, të kemi fëmijë bashkë. Fatkeqësisht ishin rrethanat ato që i dhanë fund lidhjes sonë.”
Ndarja e cila ndodhi 3 javë para kurorëzimit të dashurisë e ka lënë keçistin zemërthyer. Po më 14 maj, Bella dha një intervistë për “Extra” dhe kur i thanë ç’kishte deklaruar Cena pak orë më parë, 35- vjeçarja u befasua:
“Oh Zot, jo, s’e kam dëgjuar. Uauuu, uauuu jam pa fjalë. Jam në një fazë të jetës ku më duket se kam humbur veten, ndaj dua ta gjej veten dhe të punoj për të. Dua vetëm që unë dhe John- i të jetojmë të lumtur, qoftë bashkë apo të ndarë. Nuk dua që të kemi keqardhje e të themi “Unë e bëra këtë për ty” ose “Ti e bëre këtë për mua”, ndaj mendoj që në një lidhje duhet të jetojmë momentin.”