Bashkëpunimi i Rita Orës me Bebe Rexhën, Charli XCX dhe Cardi B, “Girls”, nuk u prit dhe aq mirë pas intervistës së Ritës për People ku rrëfeu mbi seksualitetin e saj. Një numër i madh artistës iu kundërvunë, një pjesë tjetër si Charli XCX e Cara Delevigne i dolën në mbrojtje. E kësaj pjese të artistëve, pra që mbrojnë Rita Orën, iu bashkua edhe ish-i dashuri i këngëtares, James Arthur.
Në një intervistë ekskluzive për The Sun, James Arthur u shpreh se ishte totalisht në krah të Rita Orës në këtë çështje.
“Unë i respektoj shumë njerëzit që hedhin dritë dhe përkrahin komunitetin LGBT, kjo gjë është e mrekullueshme. Nëse është e vërtetë, pra nuk është thjesht përpjekje për publicitet, nuk më bën përshtypje fare. Të gjithë jemi të supozuar për të qenë biseksualë. Shumica e vajzave që njoh janë okay me një gjë të tillë, nuk është diçka e pazakontë në vitin 2018, e prisja. Pra, nëse Rita thotë se puthi një vajzë nuk është fare çudi për mua.” – tha ai.
Lidhja e dy këngëtarëve nisi pas fitores së James Arthur në The X Factor në Britaninë e Madhe. Ndarjen e tyre e vuajti më shumë Arthur, i cili më vonë u shpreh se Rita e kishte bërë të varur nga seksi.