Aktori Erand Sojli ka treguar se prej 3 vitesh është divorcuar nga bashkëshortja e tij, Rina. Në një rrëfim në “Ferma VIP”, ai tregoi se ndonëse u përpoq të shpëtonte martesën, sërish, as ai dhe as partnerja e tij nuk mundën.
“Jemi ndarë, kemi tre vjet. Kishte mbaruar por s’e kishim kuptuar. E provuam të ribashkohemi, por e kupton që është të rrahësh ujë në haca kot.”, tha ai.
Megjithatë, pavarësisht ndarjes, Erandi theksoi se mban ende komunikim me ish-bashkëshorten për shkak të vajzave. Po ashtu, ai theksoi se të dy gëzojnë respekt për njëri-tjetrin.
“Ne e respektojmë njëri-tjetrin, kemi komunikim, pasi na bashkojnë dy fëmijët. Kemi kaluar gjysmë jete shumë të mirë, kemi qenë mbështetje. Unë kam menduar më shumë për pjesën e jashtme, ajo më shumë për familjen dhe kështu e kishim stabilizuar në një farë mënyre jetën, komunikojmë kur na duhet. Natyrisht është një gjë që mund t’i ndodhë gjithkujt, nuk është një gjë e mirë. Por ne jemi përballur në historitë tona familjare si unë, si Rina, gjej momentin ta përshëndes, pra kemi pasur histori të tilla. Në kohën e diktaturës në historitë familjare me halla, me xhaxhallarë dhe për shkak se kemi qenë njerëz të mirë, na kanë dashur por nuk i kanë rezistuar presionit politik. Janë ndarë, janë rimartuar, e rëndësishme në këtë jetë është rifillimi. Nuk është e rëndësishme rënia, por ngritja.”, shtoi ai.
Nga ana tjetër, ai theksoi se dy vajzat nuk e patën problem divorcin e tyre.
“Gocat janë mësuar, e dinë që divorci nuk është problem. Gocat filluan të qeshin (kur kuptuan se do hyja te Ferma VIP) se s’më imagjinojnë dot duke pastruar bajga. E madhja studion biologji, e vogla është në gjimnaz.”, tha ai.
Aktori Erand Sojli u shkëput për disa vite nga skena shqiptare, pasi së bashku me familjen e tij u zhvendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Së fundmi, ai është bërë pjesë e reality show-t “Ferma VIP”.
Artikuj të sugjeruar: