Caitlyn Jenner, 68- vjeçe këtë verë do të shkojë drejt altarit për të kurorëzuar dashurinë e saj me studenten transgjinore, Sophia Hutchins, 21.
Zëra se dyshja ishte në një marrëdhënie qarkulluan që në 2017- ën. Jenner dhe Hutchins u panë të pushonin bashkë në brigjet e Meksikës. Jenner vazhdimisht e mohonte romancën e tyre duke thënë se ishte veçse një lidhje e tipit nënë- bijë.
Së fundmi, për “Young Tribune” burime të afërta me çiftin kanë zbuluar edhe disa detaje rreth dasmës. Dasma do të zhvillohet pranë shtëpisë së Jenner- it në Malibu dhe do të jetë mjaft intime. Kardashian- ët thuhet se nuk janë përfshirë në listën e të ftuarve.
“Ajo dhe Sophia kanë shumë të përbashkëta. Diferenca e moshës nuk është problem për to.” u tha ndër të tjera.
Nëse dasma do të bëhet, për Caitlyn- in do të jetë martesa e katërt. Përpara shndërrimit të saj në grua (2015), asokohe Bruce u martua me Chrystie Crownover në 1972- in, Linda Thompson në 1981- in dhe Kris Jenner në 1991- in.