Nga Blendi Fevziu jemi mësuar të shohim copëza të shkëputura nga udhëtimet që ai bën,
nga studioja e Opinion-it,
e hera-herës ndonjë foto me vogëlushet e tij.
Por pak orë më parë, moderatori i njohur ndau me gjithë miqtë dhe fansat e tij në Instagram një foto me të atin. Për një çast, menduam se ishte Fevziu i ulur në kënde të ndryshme. Aq shumë dukej se ngjante me të.
“Me tim atë!- shkruan ai. E njëjta buzëqeshje dhe e njëjta fizionomi sigurisht nuk u ka shpëtuar as ndjekësve të tij në rrjetin social.
Tani që pamë këtë foto, e dimë me siguri si do të duket Fevziu në moshën e të atit!