Sport

Periodat dhe sporti: Futbollistet e Arsenalit nisin një fushatë ndërgjegjësuese

Shkruar nga Anabel

10 Mars 2025

Periodat dhe sporti: Futbollistet e Arsenalit nisin një fushatë

Ekipi i futbollisteve të Arsenal FC synon të thyejë tabutë rreth menstruacioneve në sport. Në një botë ku sportistët dhe sidomos futbollistët lavdërohen që vazhdojnë të qëndrojnë në fushë pavarësisht dëmtimeve – një njollë menstruacionesh ende shkakton siklet dhe turp.

Fushata e re e “Arsenal Women” synon të ndryshojë këtë perceptim dhe të inkurajojë diskutimin rreth një çështjeje që prek gjysmën e popullsisë së botës. Leah Williamson, kapitene e ekipit, dërgoi një mesazh të qartë, duke thënë:

“Është vetëm gjak dhe gjaku është pjesë e lojës. Por turp? Turpi nuk ka vend në sport”.

Qëllimi i fushatës është ndërgjegjësimi dhe rritja e mbështetjes ndaj sportisteve, në mënyrë që ato të ndihen rehat kur garojnë gjatë periudhës së menstruacioneve, pasi prej vitesh trajtohej si tabu, ku shumë sportiste iu janë drejtuar zgjidhjeve që shpesh ndikojnë në performancën e tyre në sport ose shmangin të folurit hapur për këtë çështje.

"Asnjë njollë gjaku nuk duhet të jetë burim turpi apo arsye për t'u frikësuar për të luajtur. Gjaku është gjak, qoftë nga hunda, gjunjët apo mitra. Duhet që të gjitha ta thyejmë këtë tabu”, thuhet në mbishkrimin e postimit të bërë nga skuadra.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arsenal (@arsenal)

Me mbështetjen dhe nismat e ekipeve të mëdha si Arsenal Women, sporti po hedh një hap të rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të barabartë. Nëpërmjet kësaj nisme, bota e futbollit po dërgon një mesazh: Menstruacionet nuk janë dobësi dhe nuk duhet të jenë asnjëherë shkak për turp. Atletet kanë të drejtë të përqendrohen te loja, pa frikë, paragjykime dhe shqetësime të panevojshme.

Periodat dhe sporti: Futbollistet e Arsenalit nisin një fushatë