Duket se Beyonce dhe i shoqi Jay- z janë martuar sërish, larg gjithë vëmendjes mediatike.
Një viedeo e shfaqur ditën e djeshme një një koncert të turit që çifti aktualisht po organizon, janë parë në monitor disa momente në të cilat bashkëshortët ndodheshin në altar së bashku me fëmijët e tyre.
Videoja në fjalë ishte shfaqur nën fjalët e këngës “Forever young” si për t’i kujtuar publikut dhe kujtdo tjetër se Jay- Z dhe Beyonce do të jenë gjithmonë “On Top”.
Beyoncé & JAY-Z renewed their vows together with Blue and The Twins ?? ?#OTRII #Cardiff pic.twitter.com/MlPnV8lo0L
— On The Run II (@OTRIITour) June 6, 2018
Ama pamjet kanë shtyrë menjëherë fansat të mendojnë se dyshja ka bërë një “rifreskim” të betimeve martesore pa i treguar asgjë askujt.
Sipas asaj që thonë ediat e huaja, dy bashkëshortët kanë rifreskuar betimet në 10 vjetorin e martesës së tyre dhe momentet nga ceremonia në fjalë kanë vendosur t'i ndajnë me fansat pikërisht në turin e tyre madhështor.