Social Buzz

6 fenomene psikologjike që do t’ju fiksojnë: Keni dëgjuar më parë për to?

7 Qershor 2018

6 fenomene psikologjike që do t’ju fiksojnë: Keni dëgjuar

Paradokset, efektet apo fenomenet mentale na intrigojnë edhe atëherë kur kanë një shpjegim logjik. Në momentin që i hasni ndjeni sikur diçka po ndërhyn te ligjet e natyrës, në normalitet!

Ja disa prej tyre:

6 fenomene psikologjike që do t’ju fiksojnë: Keni dëgjuar

Fenomeni Baader- Meinhof

Ideja është shumë e thjeshtë: zbuloni një fjalë apo koncept të ri dhe krejt papritur do ta shihni të shfaqet kudo. Ja për shembull, mësuat për Baader- Meinhof? Shumë mirë, do ta dëgjoni dhe përmendni kudo. Kjo nuk është aspak rastësi dhe në fakt s’ka asgjë për t’u çuditur. Ne vëmë re një fjalë (ashtu si edhe një objekt) në momentin që njihemi me të. Që prej këtij momenti e spikasim kudo.

6 fenomene psikologjike që do t’ju fiksojnë: Keni dëgjuar

Iluzioni “fytyrë e çuditshme në pasqyrë”

Psikologu italian Giovanni B. Caputo ka studiuar iluzionin që krijohet si pasojë e të parit për disa sekonda reflektimin e fytyrës në pasqyrë. Disa njerëz shohin prindërit, disa të tjerë versione të ndryshme të fytyrës, e të tjerë krijesa ç’njerëzore.

6 fenomene psikologjike që do t’ju fiksojnë: Keni dëgjuar

Jamais vu

“Jamais vu” vjen nga frëngjishtja dhe mund ta përkthejmë si “kurrë më parë”, pra e kundërta e deja vu. Për shembull, ti di një fjalë të caktuar, e di shumë mirë ama një ditë të bukur të duket sikur po e dëgjon për herë të parë. Mënyra më e lehtë për të krijuar një “jamais vu” është ta përsërisni një fjalë disa herë. Do të keni ndjesinë se fjala tingëllon çuditshëm dhe nuk ka kuptim. Jamais vu dhe deja vu janë ende mistere për shkencëtarët.

6 fenomene psikologjike që do t’ju fiksojnë: Keni dëgjuar

Efekti Mandela

Ky efekt u emërua pas një paqartësie mbi Nelson Mandela- n, ku mendohet se vdiq në burg 40 vjet më parë. Në fakt, ai vdiq në shtëpi në vitin 2013. Natyrisht ka shpjegime shkencore për këtë, por disa njerëz preferojnë të besojnë në teorinë e universit paralel ose në ndryshimin e fakteve historike. Ja një shembull tjetër i efektit MANDELA.

6 fenomene psikologjike që do t’ju fiksojnë: Keni dëgjuar

Sa njerëz ishin me Kennedy- n kur u vra? Pjesa më e madhe mendojnë 4 , por jo. Në fakt ishin 6 njerëz në një makinë 6 vendëshe: Presidenti, Zonja e Parë, guvernatori i Texas- it, gruaja e tij, një burrë i panjohur dhe shoferi.

6 fenomene psikologjike që do t’ju fiksojnë: Keni dëgjuar

Efekti i homogjinitetit për të tjerët jashtë grupit

Të gjithë anëtarët e një grupi duken identikë nga syri i atyre të një grupi tjetër. Për shembull, të gjithë aziatikët na duken njësoj. Kjo nuk ka të bëjë me racizmin por me instiktet, me idenë: “Ata janë njësoj, ne jemi të ndryshëm.”

6 fenomene psikologjike që do t’ju fiksojnë: Keni dëgjuar

Efekti sinestezi

Kjo ndodh në momentin kur lidhet perceptimi i një imazhi me efekte tingullore. Ju mund të dëgjoni ngjyra dhe shikoni aroma. Për shembull, numrin 3 e përfytyroni gjithmonë blu. Shkaku i ngatërrimit të shqisave nuk dihet me siguri, disa studime thonë se ky efekt shfaqet 1 në 2,000 njerëz, e të tjerë 1 në 23.