Shendet i Pergjithshem

5- vjeçarja paralizohet nga pickimi i rriqrave: Ç’duhet të dini!

12 Qershor 2018

5- vjeçarja paralizohet nga pickimi i rriqrave: Ç’duhet

Pikë së pari na lejoni t’ju sqarojmë se rriqrat janë parazitë të jashtëm të bimëve, shtazëve dhe njeriut, të cilat për shkak të jetës parazitare, aparatin e gojës e kanë të përshtatur për thumbim dhe thithje të lëngjeve trupore. Shumica e rriqrave janë bartëse te sëmundjeve te ndryshme te njeriu, ku është i njohur edhe lloji Sarcoptes scabiei, i cili shkakton zgjeben.

Mund t’ju duket e pabesueshme, por vetëm një insekt i tillë ka forcën për t’ju paralizuar.

5- vjeçarja paralizohet nga pickimi i rriqrave: Ç’duhet

Një vajze të vogël nga Mississipi kafshimi i insektit i shkaktoi paralizë të përkohshme. Nëna e saj, Jessica Griffin tregoi se e bija u zgjua dhe nuk po mundte dot të ecte.

5- vjeçarja paralizohet nga pickimi i rriqrave: Ç’duhet

 

“Mendova se nuk po i lëvizte vetë këmbët. Më vonë e mora në prehër dhe po i kapja flokët vetëm kur pashë të ngulur në lëkurën e saj të kokës një rriqër.”

5- vjeçarja paralizohet nga pickimi i rriqrave: Ç’duhet
U duhen 10 minuta për t'u ngjitur në lëkurë

Pas kontrolleve mjekësore dhe furnizimit me gjak të ri, mjekët zbuluan se 5- vjeçarja ishte goditur nga paraliza e rriqrave.

“Ju lutem kontrollojini fëmijët. Këto të mallkuara insekte në ndryshim nga ne të rriturit, te fëmijët gjenden shumë shpesh.” shprehet mamaja.

Me ardhjen e verës, rreziku nga pickimi i rriqrave është i lartë, insekte këto që fshihen ne bar, degë apo qimet e kafshëve. Kështu sigurohuni të mbuloheni dhe të përdorni sprejin e duhur. Nëse keni qenë në një ambjent të favorshëm për këto insekte dhe më pas ndiheni të lodhur, keni temperaturë të lartë, dhimbje koke, të vjella apo dhimbje të muskujve lajmëroni një mjek.