Angelina Jolie së fundmi po kalon një periudhë të vështirë, pas divorcit nga Brad Pitt dhe luftës për kujdestarinë e fëmijëve.
Ama pikërisht në këtë periudhë duket se dikush është kujtuar të flasë dhe të ndajë me të gjithë botën një sekret të marrëdhënies së tij me ish- bashkëshorten Angelina.
Ai që ka folur nuk ka qenë Brad Pitt, por ish- burri i dytë i Angelinas.
Billy Bob Thornton ka treguar arsyen që sipas tij çoi atë dhe Angelinën në ndarje.
“E shoh atë kohë si një kohë fantastike. Ne thjeshtë kishim stile të ndryshme jetese, kështu që kjo mbase është arsyeja e vetme pse nuk jemi ende bashkë.”
Kështu është shprehur aktori 62- vjeçar lidhur me fundin e martesës së tij me Angelina-n.
Billy Bob është bashkëshorti i dytë i Angelina Jolie. Ata lidhën kurorë në vitin 2000 dhe u divorcuan në vitin 2003.