Shqipëria

Erion Veliaj qëllohet me vezë para takimit me artistët e Teatrit

14 Qershor 2018

Erion Veliaj qëllohet me vezë para takimit me artistët e Teatrit

Pak orë më parë, Erion Veliaj arriti në takimin me artistët e Teatrit Kombëtar. Para se të niste mbledhja për prishjen dhe ndërtimin e godinës së re të Teatrit, Kryebashkiakun e qëlluan me vezë.

Jashtë hotelit ku u mbajt mbledhja me artistët, Veliaj u prit nga të rinj të Partisë Demokratike, një nga të cilët qëlloi tre kokrra vezë drejt tij. Asnjëra nuk qëlloi në shenjë.

Persona të tjerë kapën sulmuesin me vezë dhe Veliaj hyri i padëmtuar në hotel.

“Dolët huq, me atë nishan që ju çoi Luli. Hodhët 10 vezë, nuk më zuri asnjë. Kur e përballoj me sportivitet sulmin alla ISIS, pranoni me sportivitet batutën time. Duhet të stërviteni më shumë,” tha Veliaj pas incidentit gjatë bisedës me artistët.

Erion Veliajn e qellojne me veze on Vidnews.