Astro Fun

Zbulohet shenja astrologjike që lidh disa nga vrasësit serialë më famëkeq

Shkruar nga Anabel

15 Mars 2025

Zbulohet shenja astrologjike që lidh disa nga vrasësit serialë

Astrologjia ka ndarë gjithmonë njerëzit në dy grupe: ata që e injorojnë plotësisht dhe ata që e analizojnë me lupë, sidomos kur bëhet fjalë për njohje të reja apo partnerë romantikë.

Por pavarësisht nëse i beson apo jo, shumë njerëz janë të bindur se shenjat e horoskopit ndikojnë në tiparet e një personi. Dhe një rastësi e çuditshme ka ngritur shumë pikëpyetje në Britani: një numër i madh vrasësish serialë famëkeq kanë lindur nën të njëjtën shenjë - Bricjapin.

Bricjapi, i lidhur me yjësinë e “Capricornus” dhe njerëzit e lindur midis 22 dhjetorit dhe 19 janarit, është njohur si një shenjë e disiplinuar, ambicioze dhe e ftohtë kur vjen puna te ndjenjat. Por a mund të jetë ky një faktor që shpjegon pse disa prej vrasësve më të tmerrshëm britanikë ndajnë këtë shenjë?

Ndonëse nuk ka prova shkencore që lidhin shenjat astrologjike me krimin, nuk mund të mohohet se ky përkim i çuditshëm ka bërë që shumë njerëz të shikojnë Bricjapët me një sy tjetër. Pra, herën tjetër që takon dikë të lindur në janar, ndoshta duhet t’i bësh një kontroll më të thelluar… për çdo rast!

Burime: Daily Mail