Celebrity

Catherine Zeta-Jones: ‘E di mirë kush jam dhe s’kërkoj falje’

16 Qershor 2018

Catherine Zeta-Jones: ‘E di mirë kush jam dhe s’kërkoj

Catherina Zeta-Jones e di shumë se kush është ndaj nuk kërkon më falje si më parë. Në një intervistë për The Mirror, fituesja e Academy Award u kthye mbrapsh në jetën e saj për të theksuar edhe njëherë se s’do të jetë më e përulur, s’do të kërkojë më falje.

“Në fakt, nuk jam më e përulur si më parë. U lodha duke kërkuar falje të tipit ‘Më falni që jam e pasur, më falni që u martova me një yll filmash, më falni që jam e bukur’. U mbush kupa, nuk ka më falje të tilla. Gjithë çka është e rëndësishme për mua tani është puna."

Kjo është e gjitha. E dua pafund pjesën tjetër të jetës sime, kam dy fëmijë të mrekullueshëm dhe një bashkëshort të shëndetshëm dhe të lumtur.”

Catherine Zeta-Jones: ‘E di mirë kush jam dhe s’kërkoj

Ndër të tjera, Zeta-Jones vuri në dukje se vjen nga një familje e klasës punëtore dhe nuk e ka patur aspak të lehtë të ecë përpara.

“Punova shumë për të mbërritur këtu ku jam. Për shumë vite, të gjithë ishim viktima që nuk vlerësonim njëri-tjetrin; ishim modest më shumë seç duhet.”

Catherine Zeta-Jones: ‘E di mirë kush jam dhe s’kërkoj

48-vjeçarja u martua me aktorin dhe producentin e njohur Michael Douglas në vitin 2000, nga martesa e të cilëve kanë 2 fëmijë, djalin 17-vjeçar Dylan Michael Douglas dhe vajzën 15-vjeç Carys Zeta Douglas. Të dy fëmijët aspirojnë të jenë aktorë si prindërit.

Catherine Zeta-Jones: ‘E di mirë kush jam dhe s’kërkoj