Bota

Vdes Koko, gorilla më e famshme dhe më e zgjuar në botë  

22 Qershor 2018

Vdes Koko, gorilla më e famshme dhe më e zgjuar në botë

Koko, gorilla që mësoi gjuhën e shenjave dhe formoi miqësi me disa personazhe publikë teksa jetonte në Sh.B.A., u nda nga jeta dje në moshën 46-vjeçare.

Gorilla femër u bë e famshme sepse ishte shumë e zonja në gjuhën e shenjave. Koko vdiq në gjumë, thotë fondacioni që kujdesej për të.

Koko u lind në 1971-shin në Kopshtin Zoologjik të San Franciso-s dhe u quajt fillimisht Hanabi-ko. Hanabi-ko, në japonisht, do të thotë “fëmijë fishekzjarresh”. Koko mësoi gjuhën e shenjave me ndihmën e studiueses Dr. Francine Patterson dhe kuptonte rreth 2,000 fjalë të anglishtes së folur.

Vdes Koko, gorilla më e famshme dhe më e zgjuar në botë

Koko ishte protagoniste e një sërë dokumentarësh dhe në vitin 1978 doli në kopertinën e National Geographic. Fotoja e përzgjedhur ishte një selfie që Koko bëri në pasqyrë me anë të një kamere analoge. Koko adoptoi një kotele të quajtur All Ball dhe kur macja u godit nga një makinë dhe vdiq, Patterson e pyeti Kokon për çfarë ndodhi. Koko iu kthye në gjuhë shenjash: “Mace, qaj, vjen keq, Koko dashuri”.

Një tjetër vdekje trishtoi Kokon në vitin 2014, kur aktori Robin Williams u nda nga jeta. Koko dhe Williams u bënë miq në vitin 2001, kur u filmuan teksa qeshnin dhe luanin bashkë. Kur mori vesh se Williams kishte vdekur, Koko heshti dhe u trishtua.

Koko ishte gjithashtu mik me Flea, basistin e Red Hot Chili Peppers dhe aktoren Betty White. Në 2012-n, gorilla habiti studiuesit duke i rënë fyellit. Një ditëlindje, Koko mori dhuratë një kuti të mbushur me kotele.

“Impakti i saj ishte i thellë dhe gjërat që na mësoi ajo për kapacitetin emocional dhe aftësitë nxënëse të gorillave do të jetojnë gjatë,” shkruan The Gorilla Foundation.

Burimi: The Guardian