Të jesh Meghan Markle s’kushton pak. Gjithë veshjet që Dukesha ka veshur në publik, që prej fejesës me Princ Harry-n, kushtojnë rreth $1 milion, tregon ekspertja mbretërore Katie Nicholl për Entertainment Tonight.
Përpara dasmës, Meghan paguante vetë për gjithë veshjet, ndërsa tani që është pjesë e familjes mbretërore, gjithë kostot pritet t’i mbulojë Princi Charles.
Përtej çmimeve të larta, Nicholl thotë se familja mbretërore bën mirë që investon në garderobën e Markle tani që ajo është “ambasadore” e monarkisë. “Shihni publicitetin që i bëri dasmës. Unë them që ia vlen çdo qindarkë,” shtoi ajo.
Sidoqoftë, Meghan mund të ketë kontribuuar në mbulimin e kostove të një ose të dy fustanet e dasmës. Le t’i hedhim një sy veshjeve më interesante të Meghan bashkë me çmimet përkatëse.
Fustani i posaçëm Givenchy për ceremoninë në kishë, mbi $440,000
Festa pas dasmës, fustan Stella McCartney, mbi $157,000
Festë në kopshtin e Buckingham Palace, fustan Goat, $643
Ditëlindja e Mbretëreshës, bluzë dhe fund Carolina Herrera, $4,000
Udhëtimi i parë me Mbretëreshën, fustan Givenchy, $18,000
Dasmë familjare, fustan Oscar de la Renta, $6,000
Veshjet e mësipërme arrijnë vlerën $625,643. Pjesa e mbetur justifikohet me veshje të tjera si fustani Givenchy;
Apo kostumi Prada;
Dhe veshje të tjera para dasmës.