Dieta

Po për të shtuar në peshë si t’ja bëjmë?

30 Qershor 2018

Po për të shtuar në peshë si t’ja bëjmë?

Duhet pranuar që ka edhe nga ata njerëz “fatlumë” që në vend që të kërkojnë të bien në peshë, synojnë të shtojnë kilogramë.

Ndonjëherë shtimi i kilogramëve është më i vështirë se humbja e tyre dhe këtë nuk po e themi vetëm ne. Sipas specialistëve pesha e ulët apo e lartë trupore lidhet pikë së pari me metabolizmin dhe gjithashtu me mënyrën e të jetuarit.

Për këtë arsye po ju servirim disa këshilla me ndihmën e të cilave mund t’ja dilni të shtoni në peshë.

Hani më shumë

Po për të shtuar në peshë si t’ja bëjmë?

Nuk do shumë mend që ushqyerja është çelësi i shtimit apo i humbjes në peshë. Nëse dëshironi të shëndosheni, por e theksojmë në mënyrë të shëndetshme, duhet të rrisni sasinë e ushqimit që konsumoni. E mira është që të filloni paralelisht edhe një aktivitet fizik që do t’ju ndihmojë të shtoni kilogramë aty ku duhet dhe ashtu si duhet.

Flini mirë

Po për të shtuar në peshë si t’ja bëjmë?

Është e provuar se njerëzit që flenë pak kan tendencën për të djegur më shumë kalori. Një rutinë me orë të shtuara gjumi është e duhura për të shtuar kilogramë.

Përdorni porcione të mëdha

Po për të shtuar në peshë si t’ja bëjmë?

Një mënyrë efikase për të rënë nga pesha është edhe konsumimi i porcioneve të vogla ushqimore. Kështu që për të shtuar në peshë funsionon e kundërta e kësaj teorie.

Zgjidhni detën

Po për të shtuar në peshë si t’ja bëjmë?

Një dietë e pasur me nutrientë ushqimorë është e duhura për të shtuar në peshë në mënyrë të shëndetshme. Këshillohuni me një dietolog për të gjetur dietën që ju përshtatet.

Qetësohuni

Po për të shtuar në peshë si t’ja bëjmë?

Stresi është një ndër faktorët ndikues për rënien nga pesha. Nëse dëshironi një fizik të shëndetshëm me plot kuptimin e fjalës, e rëndësishme është ta filloni gjithçka nga mendja. Flini menjen nga shqetësimet e përditshme dhe keni për t’ja dalë.