Celebrity

Njerëzit mendojnë se Kate Middleton është shtatzënë sërish, po sa e mundur është kjo

2 Korrik 2018

Njerëzit mendojnë se Kate Middleton është

Princi Louis s’është ende tre muajsh dhe që tani ka filluar të përflitet shtatzënia e katërt e Kate Middleton. “Burime pranë çiftit thonë se ajo është shtatzënë me fëmijën e katërt. Kate ka gjithë shenjat dhe më parë, ajo dhe William kanë thënë se duan katër fëmijë. Në fakt, William do pesë, por Kate mendon se katër janë mjaftueshëm,” shkruan tabloidi Life & Style Magzine.

Çifti ka dy djem, Princin George, katër vjeç dhe Princin Louis, dy muajsh dhe mesa duket, shpresojnë ta bëjnë Princeshën Charlotte, 3, me një motër.

Sipas tabloidit, Kate vesh rroba të lirshme, po shmang alkoolin dhe ka neps për ushqime indiane. Si dhe, po ha biskota me livando që ndihmojnë me të përzierat e mëngjesit si pasojë e shtatzënisë.

Sa mundësi ka që Kate të jetë sërish shtatzënë, kaq shpejt pas sjelljes në jetë të një fëmijë? Pak mundësi. Përtej besueshmërisë së tabloidit apo burimit të tij, gjithë shenjat e shtatzënisë mund të jenë thjesht shenja të një gruaje që lindi para dy muajsh. Për më tepër, thuhet se Kate po e ushqen me gji të voglin e saj dhe mbetja shtatzënë në këto kushte, kaq shpejt, është thuajse e pamundur.