Sex

E dashura ime do që ta godas gjatë seksit, por unë ndihem në faj

2 Korrik 2018

E dashura ime do që ta godas gjatë seksit, por unë ndihem në

Dilema: Kam nëntë muaj i lidhur me partneren time dhe çdo gjë shkon shumë mirë, përveç diçkaje. Seksi është fantastik, por ajo do që unë ta godas me shuplakë. Në fillim qesha sepse m’u duk një kërkesë shumë e çuditshme. Por ishte e qartë që e kishte seriozisht dhe këtu qëndron problemi. E kam goditur disa herë dhe edhe pse e eksiton atë, mua më bën të ndihem në faj. Ndihem keq për disa arsye, por vras mendjen në mos po e ekzagjeroj. Ajo nuk është e nënshtruar në jetën e përditshme dhe siç më ka thënë: është zgjedhja e saj. E kam të vështirë të shkruaj për këtë dhe nuk e di nëse njerëz të tjerë vuajnë të njëjtin problem. Dua që ta shijoj seksin pa qenë në ankth dhe më intereson mendimi juaj. S’kam folur me askënd rreth kësaj.

Përgjigjje: Mos u shqetësoni! Çfarë jutë duket e çuditshme është krejt normale në sjelljet e pazakonta seksuale. Nëse seksi do të ishte thjesht veprimtaritë e nevojshme, do të jetonin jetë të mërzitshme. Të goditurat, kafshimet dhe forma të tjera të buta mazokismi mund të mos jenë në fakt zgjedhja e shumëkujt, por do të habiteshit çfarë roli të rëndësishëm luajnë në kënaqësinë mishtore. Prandaj fjala “konsensuale” ka rëndësi parësore në fjalorin e çdo dashnori.

Nuk jam e sigurt në ekziston diçka e tillë si seksi “normal”. Në fakt, kënaqësia varion po aq sa personaliteti. Prandaj kompatibiliteti është elementi më i rëndësishëm në një marrëdhënie. Gjëja pozitive në lidhjen tuaj është fakti se e dashura juaj ndihet mjaftueshëm komode sa të ndajë me ju dëshirat e saj seksuale. Ka shumë arsye pse ajo mund ta shohë goditjen si stimulant, por asnjë prej tyre nuk është e errët apo deviante. Në seks, jemi pengje të forcave dhe dëshirave që s’i kuptojmë e s’i shpjegojmë dot.

Nuk ke pse ndihesh në faj apo në siklet kur e godet me shuplakë nëse kënaqesh dhe s’të shkakton dhimbje. Gjithashtu, nuk ke pse i bën këto veprime nëse s’ndihesh rehat. E drejta për të zgjedhur është thelbësore. Çfarë dy të rritur zgjedhin të bëjnë në shtrat mbetet mes tyre dhe është në dorën e tyre.

Nëse nuk ndiheni mirë me kërkesat e të dashurës suaj, duhet t’ia komunikoni këtë siç edhe ajo mund të komunikojë gjërat e ndaluara në shtrat. Ndoshta e dashura juaj do të gjejë dikë tjetër që e plotëson më mirë në shtrat ose mund të bëjë një kompromis për një jetë seksuale më “normale” me ty. Sidoqoftë, e vetmja gjë që duhet të merrni parasysh është sa rehat ndiheni ju me vendimin.

Përshtatur nga The Guardian