Nuk e dimë nëse e keni vënë re, por që ta sqarojmë që në fillim: Cristiano Ronaldo përgjithësisht, për të mos thënë në të gjitha rastet, mban veshur fanellë me mëngë të gjata; si këtu,
apo këtu,
ja në një rast tjetër,
ok këtë e kalojmë,
e fundit kjo.
Ekzistojnë 2 mundësi për një zgjedhje të tillë: Ose Ronaldo do të krijojë një stil të vetin, të jetë lehtësisht i dallueshëm në fushë (a thua se ka nevojë), ose është supersticioz. Meqë të parën nuk e vërtetojmë dot, le të merremi me rastin e dytë.
Në kampionatet e rëndësishme si Euro 2004, Kupa e Botës 2006 dhe Euro 2012, Cristiano Ronaldo mbante fanellë me mëngë të shkurtra, të cilat nuk i sollën asgjë tjetër përveç lotëve në fushë.
Ndërsa krejt e kundërta në Euro 2016, ku jo vetëm shkoi në finale, por Portugalia u shpall kampione e Europës.
Nëse kjo është arsyeja e vërtetë, Ronaldo duhet të ndërrojë strategji se këtë herë doli huq.