Bota

Prifti performon ekzorcizëm mbi qindra njerëz që paguan rrogën e një muaji për të larguar djallin

5 Korrik 2018

Prifti performon ekzorcizëm mbi qindra njerëz që paguan

Seria e mëposhtme e fotove shfaq qindra etiopianë të krishterë që kanë paguar rrogën e një muaji për t’u goditur nga një prift dhe për t’u spërkatur me ujë të bekuar, ritual ky që njihet si ekzorcizëm.

Rreth 150 njerëz u mblodhën në një kishë në dalje të kryeqytetit etiopian, Addias Adaba, për t’u takuar me një shërues të famshëm, i cili besohet se e pastron njeriun nga djajtë.

Fotot shfaqin njerëz të të gjitha moshave që qajnë teka kryqi u prek ballin ose që mbahen nga të afërmit teksa shqelmojnë dhe ulërasin.

Prifti performon ekzorcizëm mbi qindra njerëz që paguan

Prifti performon ekzorcizëm mbi qindra njerëz që paguan

Të tjera foto mbreësëlënëse shfaqin një grua duke bërtitur me gjithë forcë teksa i afrohet priftit, burra që përloten dhe dhjetëra njerëz që lagen me ujë të bekuar.

Imazhet u fotografuan nga fotografi çek Davi Tesinky, i icli udhëtoi drejt Etiopisë posaçërisht për të fotografuar ekzorcizme si ky në fjalë.

Pasi tentoi për dy javë të bindte banorët e zonës ta lejonin të fotografonte eventin fetar, ai gjeti kishën Yerer Selassie, jo larg kryeqytetit, ku njerëzit po rreshtoheshin për të takuar priftin etiopian ortodoks, Memehir Girma.

“Njerëzit po qanin, po ulërisnin dhe Memehir po i godiste me grusht,” tregon Tesinsky. “Memehir, mesa mësova, ishte refuzuar nga gjithë kishat e tjera sepse fitonte më shumë para se vetë kisha.”

“Vazhdonte të kërkonte para. Vura re që një grua në moshë i dha $100 për ta pastruar nga djajtë dhe ai donte më shumë, edhe pse ajo grua mund të paguhet $100 për gjithë muajin.”

Prifti performon ekzorcizëm mbi qindra njerëz që paguan

Prifti performon ekzorcizëm mbi qindra njerëz që paguan

Prifti performon ekzorcizëm mbi qindra njerëz që paguan

Prifti performon ekzorcizëm mbi qindra njerëz që paguan

Prifti performon ekzorcizëm mbi qindra njerëz që paguan

Prifti performon ekzorcizëm mbi qindra njerëz që paguan

“Këto rituale ekzorcizmi zakonisht mbahen kur dikujt nuk i bën punë mjekësia moderne, ose nëse s’po sillen si zakonisht.”

“Familjet e tyre mendojnë e janë pushtuar nga një ‘shpirt djallëzor’ osse ‘buda’ – fuqia e syrit të keq. Ekzorcizmet duhen performuar nga një prift i zonës.”

Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së Etiopisë i përket besimit të krishterë dhe Kisha Etiopiane është kisha më e madhe pre-koloniale në Afrikë.

Etiopianët besojnë masivisht tek djajtë dhe demonët, sidomos në zona rurale. Sipas një sondazhi të vitit 2010, thuajse treçereku i të krishterëve në Etiopi kishin dëshmuar ose përjetuar një ekzorcizëm.

Prifti performon ekzorcizëm mbi qindra njerëz që paguan

Prifti performon ekzorcizëm mbi qindra njerëz që paguan

Prifti performon ekzorcizëm mbi qindra njerëz që paguan

Prifti performon ekzorcizëm mbi qindra njerëz që paguan

Prifti performon ekzorcizëm mbi qindra njerëz që paguan

Burimi: Daily Mail