Që prej 2008-s, Barack dhe Michelle Obama mbahen si çifti model, çifti shembull. Kanë 26 vite bashkë, dy fëmijë dhe janë lumturisht të martuar edhe pas dy mandatesh stresuese si familja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. #couplegoals
Falë një libri të sapopublikuar, edhe ne, të vdekshmit e thjeshtë, mund të mësojmë Barack zgjodhi Michelle, që ta implementojmë në jetët tona (të shkreta) dashurore.
Dan Pfeiffer, ish këshilltar i lartë pranë Barack Obama-s, shkruan në “Yes We (Still) Can: Politics in the Age of Obama, Twitter, and Trump” se Obama ka tre kritere kur vjen puna tek dashuria e jetës, njeriu me të cilin ia vlen të lidhësh kurorë.
Si fillim, “Këtë këshillë ua jap të gjithëve kur më pyesin për martesën: a të duket njeri interesant? Aq kohë sa do të kalosh me partneren tënde, s’do ta kalosh me askënd tjetër dhe është e rëndësishme të duash ta dëgjosh ç'ka për të thënë.”
Sipas Obama-s, kriteri i radhës është të gjesh dikë që të bën për të qeshur rregullisht. Kjo shpjegon dhjetëra fotot e dyshes duke qeshur, sigurisht.
Dhe së fundi, “Nuk e di nëse do fëmijë, por nëse do, pyete veten a do të ishte një nënë e mirë?” në fjalë të tjera, sigurohuni që keni të dy të njëjtat qëllime dhe parime kur vjen puna tek familja.
Këshillat e ish-Presidentit bazohen në nocionin se martesa është një maratonë, jo një sprint. “Jeta është e gjatë. Këto gjëra kanë rëndësi në afatgjatë.”
Ndërkohë, gjendja e 29-vjeçareve beqare që duan të martohen pasi lexuan këtë.