Së fundmi gratë e Arabisë Saudite kanë marrë ligjërisht të drejtën për të drejtuar makinën. Diçka që për gratë në vendet e tjera duket si tejet e zakonshme, për vajzat saudite është një ndryshim shumë i madh.
Një ndryshim të tillë në jetën e këtyre grave dhe vajzave ka sjellë edhe modelja Taleedah Tame. 17- vjeçarja nga Arabia Saudite ka hapur këtë javë që lëmë pas, një ndër shfaqet më të rëndësishme të modës në Paris.
As kjo nuk mund të duket si diçka e madhe për vajza të tjera të moshës së saj nga vende të tjera të botës, por për modelet saudite ky është një hap i madh.
“Kur fillova për herë të parë modelingun nuk e mendoja kurrë se mund të isha unë modelja e parë saudite.”
Kështu është shprehur Taleedah lidhur me këtë eksperiencë të re pqr të dhe për të gjithë vajzat e vendit të saj.
17- vjeçarja gjithashtu ka treguar se po planifikon të zhvendoset në Milano, për të vazhduar aty karrierën dhe studimet.
Vajzat si Taleedah po sjellin një ndryshim në mënyrën se si gratë saudite e mendjnë jetën e tyre. Kujt ja merrte mendja se në pasarelat botërore do të mund të shohnim një ditë një vajzë nga vendi i kësaj 17- vjeçareje?