Nexhmije Pagarusha ka përfunduar në spital si pasojë e një incidenti në shtëpi që i shkaktoi disa lëndime serioze. Sipas raportimeve të mediave kosovare, ajo është dëmtua sepse një dollap i ra përsipër dhe është dashur që të transportohej menjëherë në spital për ndihmë të specializuar mjekësore.
Pasi i është dhënë ndihma mjekësore, autoritetet theksojnë se gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.