Showbiz dhe TV

Jonida Maliqi flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti!

12 Korrik 2018

Jonida Maliqi flet për herë të parë për ndarjen nga

Lajmi se Jonida Maliqi dhe bashkëshorti i saj Gent Prizreni i dhanë fund marrëdhënies së tyre 17-vjeçare u bë publik qershorin e vitit të shkuar. Këngëtarja nuk ka folur kurrë rreth kësaj çështjeje, deri më sot. Në një intervistë për ‘Revista Who’ Jonida ka treguar se është e divorcuar prej 2 vitesh, por vetëm 1 vit më parë lajmi u bë publik.

Jonida Maliqi flet për herë të parë për ndarjen nga

“Ne e vendosëm që nuk do të ishim më bashkë. Kjo, ka qenë një ndër periudhat më të vështira të jetës sime. Është dashur shumë kohë që ne të dilnim në atë vendim. Ja qenë një luftë e brendshme të cilën nuk e kam reflektuar jashtë, ndaj shumë njerëz janë çuditur kur mësuan lajmin.

Unë vazhdova rutinën time. Kaloi vetëm në këtë mënyrë, duke menduar për veten, për Danin, për të mirën e familjes dhe të mirën tonë si çift.  Kishte arritur në një pikë që nuk mund të ishim të qetë pranë njëri tjetrit, vetëm distanca do të na bënte mirë. Ashtu sikurse jemi sot, në paqe. Koha shëron gjithçka.

Jonida Maliqi flet për herë të parë për ndarjen nga

Nuk harrohet, ama nuk ke emocionet e dikurshme dhe sa herë më pyesin, kjo është këshilla ime e vetme, efekti kohë.”- u shpreh ajo, duke shtuar se tani e ka kaluar përfundimisht periudhën e ndarjes.

Ndër të tjera, Maliqi tregoi se ka bërë mjaftueshëm përpjekje për ta shpëtuar lidhjen dhe martesën e saj, por duke qenë se janë njohur shumë të rinj, me rritjen kanë përqafuar qasje dhe perceptime të ndryshme.

Jonida Maliqi flet për herë të parë për ndarjen nga

E pyetur nëse e sheh veten me dikë në të ardhmen, Jonida ja lë në dorë kohës.

“Unë jam idealiste, kam dashur gjithmonë lidhje të shëndetshme, afatgjata. Jam paksa e frikësuar sepse nuk dua të zhgënjehem, por kjo është njerëzore. Nuk e mendoj martesën, por kurrë mos thuaj kurrë. Nuk mund të them që nuk jam pro një shoku jete, një personi që ta kem pranë në të ardhmen time, por deri tani është ende herët për të qenë e hapur për këtë temë."