Top List

Ne zbuluam ku duan t’i kalojnë shqiptarët pushimet

12 Korrik 2018

Ne zbuluam ku duan t’i kalojnë shqiptarët pushimet

Para pak ditësh në Anabel.al realizuam një sondazh, me qëllimin e vetëm për të kuptuar diçka mbi pushimet ideale të shqiptarëve.

Në vijim po ndajmë me ju rezultatet e këtij sondazhi, në mëyrë që t’ju lejojmë të merrni vesh destinacionet e prefreruara të pushimeve për këtë verë.

Ne zbuluam ku duan t’i kalojnë shqiptarët pushimet

Si fillim duhet thënë se rreth 70% e votuesve nuk i kishin nisur ende pushimet verore. 19% e tyre i kishin nisur, ndërsa 10% kanë treguar se nuk e kishin në plan të bënin pushime këtë verë.

Ne zbuluam ku duan t’i kalojnë shqiptarët pushimet

Destinacioni i preferuar për pushime në vendin tonë nisur nga rezultatet e sondazhit duket se është Bregdeti Jon. 79% e votuesve kanë zgjedhur pikëriisht këtë zonë të Shqipërisë si destinacionin e tyre të preferuar. Ndërkohë që 14% kanë zgjedhur Bregdetin Adriatik dhe vetëm 7% e votuesve në sondazh kanë klikuar në Alpet Shqiptare.

Ne zbuluam ku duan t’i kalojnë shqiptarët pushimet

Pavarësisht dëshirës për të shijuar perlat e vendit tonë, pjesa më e madhe e votuesve në sondazh kanë treguar se preferojnë më shumë pushimet jashtë Shqipërisë. 76% e votuesve kanë treguar se pushimet preferojnë t’i kalojnë jashtë Shqipërisë dhe vetëm 24% kanë përgjedhur vendin tonë si destinacion për të pushuar.

Ne zbuluam ku duan t’i kalojnë shqiptarët pushimet

Ama pavarësisht kësaj zgjedhjeje 73% e votuesve në sondazh kanë treguar gjithashtu se janë të gatshëm që vendin tonë t’ja rekomandojnë si destinacion pushimesh miqve të tyre, ndërsa vetëm 27% kanë treguar se nuk janë të gatshëm të bëjnë të njejtën gjë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.