Edhe Kris Jenner bën gabime. Mamaxherja e klanit Kardashian-Jenner rrëfeu në një intervistë për “OBJECTfied” para Harvey Levin se si ndikoi tradhtia kundrejt ish-bashkëshortit të ndjerë, Robert Kardashian.
“OBJECTified”, që shfaqet në Fox News, është ideuar nga producenti televiziv, themeluesi dhe kryeredaktori i faqes TMZ, Harvey Levin. Ai ulet me njerëz të famshëm, të cilët tregojnë historitë e tyre përmes objekteve më domethënës të gjithë viteve.
“U martova me Robert-in kur isha 22 vjeç dhe mbeta shtatzënë gjatë muajit të mjaltit. Kisha një jetë të lumtur, për të cilën kisha ëndërruar gjithnjë. Por kur i kthehem tani, them se është gjëra që pendohem më shumë në jetë, fakti që ajo martesë u shpërbë.
Ishte shumë e vështirë për mua. Nuk kisha asgjë, një ditë s’mund të blija as domate në supermarket.”
Kris pati një lidhje paralele dashurie me një futbollist, gjë për të cilën shprehet se nuk është aspak krenare, përkundrazi i vjen keq çdo ditë dhe pranoi para Levin se divorci ishte shkatërrues në atë kohë.
Kris Jenner dhe Robert Kardashian u martuan në vitin 1978 dhe patën 4 fëmijë, Kourtney, Kim, Khloe, dhe Rob Kardashian.
Ata u divorcuan në vitin 1991 ndërsa 12 vite më vonë, në 2003-shin, Robert u nda nga jeta si pasojë e kancerit në ezofag.
Intervista e plotë në “OBJECTfied” do të transmetohet të dielën, më 15 korrik, në orën 8 të darkës.