Besi dhe Xhensila u bënë prindër për herë të parë pak ditë më parë. Pak orë pasi lajmi u bë i njohur për publikun, çifti postoi një foto të këmbës së vogëlushes bashkë me duart e tyre dhe në përshkrimin e saj, një dedikim emocionues.
Besi, tregoi pse zgjodhën ta quanin Ajka vogëlushen e tyre dhe ndër të tjera u kërkoi portaleve dhe ndjekësve të respektonin privatësinë e fotove të bebit dhe jo vetëm.
Duket se diçka e tillë nuk ka ndodhur.
Që nga momenti që u mësua për lindjen e vajzës, u vu re se në Instagram qarkullonin disa llogari fallco me ermin “Ajka Kallaku”, në të cilën qarkullonin foto jo reale të çiftit me të bijën e porsalindur.
Më e keqja, është se siç duket nga numri i ndjekësve, ka patur nga ata të cilët i kanë besuar faqeve të tilla.
Diçka e tillë e ka revoltuar aktorin e humorit, i cili ka reaguar përmes një Instastory.
“Ju lutem, bëjini report kësaj faqeje. Nuk ka dhe as nuk do të ketë faqe të vajzës nga ana jonë. Njerëz të sëmurë!”- shkruan ai.