Showbiz dhe TV

Ledri Vula rrëfen pengun e jetës!

16 Korrik 2018

Ledri Vula rrëfen pengun e jetës!

Në një intervistë për “Edicioni Veror” në ABC News, Ledri Vula u pyet nëse në këto 32 vite jetë kishte diçka për të cilën ishtë penduar. Këngëtarit iu desh të mendohej pak dhe pasi na la të kuptonim se nuk kishte asgjë jetike në mes u përgjigj:

Ledri Vula rrëfen pengun e jetës!

“Nëse do isha kthyer më herët [në kohë] do kisha punuar më shumë.”

Vula sqaroi se kjo nuk kishte të bënte aspak me tregun ndërkombëtar, madje pavarësisht ofertave ai kishte refuzuar vazhdimisht t’i bashkangjitej muzikës së huaj.

Ledri Vula rrëfen pengun e jetës!

Kujtojmë se kohë më parë, në një intervistë për “Thumb” Faton Shoshi tregoi se pavarësisht marrëveshjes që kishte mundur të arrinte me menaxherët e Iggy Azalea, Ledri e kishte refuzuar kategorikisht një bashkëpunim me të.