Që kur doli në treg në vitin 2016, Kylie Cosmetics ka dominuar botën e bukurisë. Kylie Jenner e bëri frazën “lip kit” të njohur botërisht dhe i ktheu buzëkuqët e lëngët në një prej produkteve më popullore. Këtë vit, Forbes e vlerësoi brandin me $800 milion.
Përtej asaj vlere astronomike, Kylie Cosmetics nuk është më në krye të listës. Sipas WWD, Pat McGrath Labs, kompania e artistes legjendare të grimit Pat McGrath, vlen në gjithësi $1 miliard.
Nëse s’e njihni Pat McGrath, tani është momenti. McGrath është një prej artisteve më të mira dhe më të kërkuara në botë. Ka një bazë fansash aq të fortë, sa e quajnë “Nënë”. Produktet e McGrath lëvdohen për cilësinë e lartë dhe formulën unike, si dhe kujdesin ndaj paketimit. Një prej produkteve më të suksesshme të firmës quhet Skin Fetish dhe shërben si highlighter i dyfishtë më dy formula të ndryshme që kapin dritën dhe krijojnë një bazë të shkëlqyeshme.
Sipas deklaratës për shtyp nga Eurazeo Brands, Pat McGrath është brandi më popullor për produktet e bukurisë në Facebook dhe ka mbi dy milion ndjekës në Instagram. Dhe fiksimi s’është thjesht diçka që ndodh në internet. Mbretëresha Elizabeth e dekoroi McGrath Member of the Order of the British Empire.
Ç’pritet nga McGrath? Kemi përshtypjen se artistja e grimit më influenciale në botë ka disa paleta në zhvillim.