TV Mania

I zhveshur nga kostumi i ministrit, Blendi Klosi tregon pengun e tij më të madh!

24 Korrik 2018

I zhveshur nga kostumi i ministrit, Blendi Klosi tregon pengun e tij më

I ftuar në emisionin veror, “Pushime on Top” në Top Channel kësaj here ka qenë Blendi Klosi.  Ndryshe nga herët e tjera, Klosi nuk foli për asnjë moment si ministri i Turizmit, por vetëm si baba dhe bashkëshort.

I zhveshur nga kostumi i ministrit, Blendi Klosi tregon pengun e tij më

Prindër i 2 fëmijëve, Aroni dhe Ambla, ai u shpreh se një nga pengjet e tij më të  mëdha është koha e pakët që kalon me ta.

“Ndjehem shumë deficitar në kohën që kaloj me fëmijët. E kam peng shumë të madh se harxhoj pak kohë me ta, aq më tepër në këtë moshë që të japin gjithçka, emocione, dashuri. Aroni ka filluar të ndjehet si djali i madh, me atë bëj muhabete si shok dhe ndajmë biseda. Gjatë gjithë fazës së kampionatit botëror, unë bisedoja me të për ndeshjet dhe aty e kuptova sa larg rri me fëmijët, se ai dinte gjithçka, ndeshjet, futbollistët, ku luajnë dhe mendova ku i ka mësuar gjithë këto.”- u shpreh ai.

 

Blendi Klosi sot në #PushimeOnTop ?? #TopChannel

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on

Sigurisht, vëmendje të veçantë ka gjithnjë e vogla e familjes, Ambla, e cila është vetëm 6 vjeç. I emocionuar, ministri tregoi historinë e emrit të saj kur mësoi se një vogëlushe do të vinte në jetë.

Kur Nora më tha që do bëhemi me vajzë, e putha dhe i thashë do ia vendos emrin Ambla si puthja e mami Norës, e ëmbël” tha ministri.”

I zhveshur nga kostumi i ministrit, Blendi Klosi tregon pengun e tij më

Teksa i premtonte vetes dhe shpresonte që përgjegjesitë dhe detyrat t’i linin më shumë kohë për të qëndruar me ta, politikani tha se ka vetëm 2 gjëra që nuk do të donte t’ja lejonte të birit.

“Aronit i kam thënë futbollist dhe politikan nuk do të bëhesh. Futbollist sepse ka shumë mundësi për t’u dëmtuar dhe politikan sepse është një profesion shumë i vështirë dhe me shumë të panjohura”

Pavarësisht mungesës së tij fizike, Klosi u shpreh se është bashkëshortja e tij Nora dhe raporti i mirë që ka me të, që kompeson gjithçka.