Bota

Konfirmohet viktima e parë shqiptare nga zjarret në Athinë dhe dyshohen pesë të tjera

25 Korrik 2018

Konfirmohet viktima e parë shqiptare nga zjarret në Athinë dhe

Konfirmohet viktima e parë shqiptare nga zjarret në Athinë. Bëhet fjalë për një grua me emrin Nica Leka, e cila u gjet e shkrumbuar në banesën e saj në Mati. Bashkëshorti i saj grek ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Të paktën 74 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit dhe 200 të tjerë janë plagosur e janë detyruar të arratisen drejt detit. Në Mati, ku edhe vdiq viktima e parë e konfirmuar shqiptare, u gjetën 26 trupa pranë e pranë njëri-tjetrit në një  plazh pranë qytetit.

Konfirmohet viktima e parë shqiptare nga zjarret në Athinë dhe

Ndërkohë, dyshohet se edhe pesë viktima të tjera janë shqiptare, tre burra dhe dy fëmijë. Pritet që këto fjalë të konfirmohen nga autoritetet.