Teksa Greqia mban zi për dhjetëra viktimat dhe të plagosurit nga zjarret masive që pushtuan vendin, mitropoli i Kalavritës dhe Egaleso, Amvrosios deklaroi se fajtor për tragjedinë është kryeministri Tsipras, thjesht sepse është ateist.
“Alex Tsipras dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij janë fajtorët e katastrofës! Zjarri është një mesazh i qartë i qiellit!” shkruan Amvrosios.
Mitropoli grek është i njohur për opinionet e mbushura me urrejtje citoi Testamentin e Ri për të justifikuar fjalët e thëna:
“Kur të jemi larguar nga rruga e drejtë, Zoti do ta manifestojë inatin e tij me katastrofa të ndryshme natyrore si tërmete, uri, epidemi dhe sëmundje, gjakderdhje, kriminalistet, zjarre shkatërrues, re tymi që do të ngjiten në qiell.
Vras mendjen, kush është përgjegjës për distancimin e Grekut Modern nga rruga e Zotit? Kush tjetër? Kryeministri ateist, Z. Alexios Tsipras dhe bashkëpunëtorët e tij: Ja lista e arritjeve të tyre.”
Më pas, Amvosios thotë se Tsipras as i “ka pagëzuar fëmijët” dhe as “është martuar me të dashurën e tij.” mitropoli akuzon kryeminstrin se ka hequr betimin fetar për ministrat e kabinetit, ka hequr kryqet dhe ikonat nga shkollat dhe institucionet pulike, ka hequr lutjen e mëngjesit nga shkollat dhe ka ligjëruar martesat brenda gjinisë duke lejuar paradat, nudizmin dhe imoralitetin.
Në 2007-n, kur një zjarr i fuqishëm shkatërroi qytetin e Ilias dhe vrau 84 njerëz, mitropoli Amvrosio nuk tha asnjë, sepse në pushtet ishte New Democracy, një parti e djathtë.